Post by bato2 on Feb 5, 2010 5:46:26 GMT -5
Nga Enton Palushi
Një mik po më thoshte se tashmë janë plotësuar pesë shenjat që paralajmërojnë humnerën “Berisha 2”, ashtu si në vitin 1996. Sipas tij, tani një ndër dy diploma që lëshohen janë diploma juridiku, një ndër dy lokale është vend ku luhet bixhoz, një gazetë është bërë kurban, një biznesmen i dyshimtë po bën shfaqjet më të shtrenjta në Europë e së fundmi, leku është zhdukur nga qarkullimi. Herën e parë i merrte Sudja, tani i merr Bechteli. Me shumë gjasë, sipas tij, apokalipsi shqiptar do ndodhë përpara mbarimit të kalendarit maja.
Mirëpo shifrat e drejtuesit të Financave, janë shumë më rozë. Sa herë të duhet të përballesh me to, të kujtohet ajo loja që bënim të vegjël kur ti fshihje duart pas shpinës dhe kundërshtari duhej të gjente sa gishta ke nxjerrë. Gjithçka varej nga ndershmëria jote për të treguar numrin e vërtetë.
Ka megjithatë një ndjenjë triumfi nga ana e shefit të Financave, sa herë përballet me gazetarët. Kjo vjen më së pari për shkak të një kulture të turpshme që po formohet në gazetari, ku ajo që thotë qeveria është e vërteta. P.sh, kur TemA raportonte për kontrabandën me naftën që po bënte Rezart Taçi, duke ofruar një hetim profesional që përfshinte fletën e analizave të naftës, laboratorin ku ishin bërë, letërkëmbimin e tij me kryeministrin dhe ish-ministrin Ruli për të lejuar naftën e pastër të kalonte si naftë e pastër, lajmin se një doganier që kishte guxuar të zbatonte ligjin, kishte ngrënë dru nga truprojat e Taçit, e të tjera, të nesërmen shumica e gazetave botuan në faqe të parë një njoftim zyrtar të METE që thoshte se asnjë anijë nuk po hyn kontrabandë, duke lënë gojëhapur lexuesit e tyre që nuk e dinë se kur është raportuar për këtë kontrabandë.
Së dyti, qendrat kërkimore, grupet e interesit, katedrat etj, shumë rrallë kanë qenë në gjendje që të sjellin informacione të gjëra të besueshme për ekonominë, që të përballen me shifrat zyrtare. P.sh para disa kohësh, kur çmimi i karburanteve u rrit ndjeshëm, një nga këto grupime, që njihet si mjaft aktiv në ekonomi, tha se kishte bërë një studim për efektet e kësaj rritje në ekonomi dhe arrinte në përfundimin se këto efekte ishin ose të drejtpërdrejta, ose të tërthorta, dhe në rastin e parë kostot ishin disa dhjetëra milionë dollarë, e në rastin e dytë mbi 100 milion dollarë. Më shkoqur nuk ka ku shkon.
Sigurisht arsyeja e tretë është niveli i gazetarëve, të cilët kryeministri i quan edhe injorantë kur ia do puna. Po çfarë do na duhet të mendojmë për kryeministrin që thotë publikisht në konferencë për shtyp për rritjen ekonomike se kur them afërsisht gjashtë përqind, ajo mund të jetë dhe 12 përqind.
Megjithatë kriza është e lehtë për tu dalluar.
Ajo shihet tek fqinji nga Dumreja, që ka punuar gati dy dekada në Greqi dhe të gjithë pasurinë e ka hedhur në një dyqan e apartament në Tiranë, dhe që e kalon gjithë ditën duke luajtur domino, pasi blerësit nuk duken kund në një zonë me të paktën 10 minimarkete rreth e qark.
Kriza duket tek ai hypermarketi, që ekzaktësisht dy muaj pas hapjes, shkurton jo pak, por gjysmën e stafit.
Kriza duket dhe tek rrjeti më i madh i dyqaneve në vend që është dendur me mallra serbë, që nga djathi e deri tek sapuni. Sa herë na është dashur të ankohemi se nuk po konkurrojmë me ekonominë e Maqedonisë fqinje. Tani kemi në listë një konkurrent akoma dhe më të fortë, të cilit po i çojmë dhe rrugën deri në Merdare, duke paguar mbi 2 miliard euro nga buxhetet më të rrënuara në Europë. Qeveria e di mirë se kjo konkurrencë nuk fitohet vetëm pse një gocë e bukur del çdo gjysëm orë në televizor e na thotë “blej shqip”. Sikundër e dinë shumë mirë vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët edhe pse bëjnë thirrje për bojkot, apo bëjnë manovra pa fund për të nxjerrë të dëmshme pijet serbe, në fund e pranojnë se është një betejë e humbur dhe se as qenin e Sharrit nuk po ua njohin si prodhim vendas, por si markë maqedonase.
Kriza duket edhe tek fakti që biznesi po merr kredi për të shlyer borxhet, duke u ngarkuar më keq; duket edhe tek përpjekjet e qeverisë për të hyrë borxh mbi borxh; edhe tek rënia e remitancave; edhe tek fakti që ato lekë që kanë sjellë emigrantët ndoshta janë lekët më të keqpërdorur në ekonominë tonë, etj.
Kriza nuk zgjidhet as pse tropojani i mirë Sahit Muja nuk lë blog të mediave të mëdha ndërkombëtare pa shkruar se Shqipëria është vendi më i mirë për të investuar, se vendlindja e tij fsheh miliarda dollarë pasuri nëntokë.
Kriza nuk zgjidhet edhe pse një agjenci e huaj imobiliare, e përfolur për lidhje me vajzën e kryeministrit, të shfaqet gjithandej duke njoftuar se vendi ynë është ideal për të blerë prona, kur shumëkush e di që investimi në prona është si një bombë me sahat.
Kriza zgjidhet më së pari duke e pranuar atë. Kryeministrit tonë iu deshën muaj e muaj për të pranuar se ka një krizë politike. Sa për krizën ekonomike, ta harrojmë.