Ilirdardani,
here is the full article published by Top Media. Obviously you can pbelieve that this is a lie too, and Edi Rama's media is trying to defame your beloved and patriotic Berisha and his PD. But then again, you can do that with everything. Also, if that's the case (and I think that there's less than 0.1% of that being true), then Pango will take the matter to court and get experts to analyse whether the tapes have been edited or not. Let's wait and see if he does. But based on the past, these officials launch such accussations of "framing" and politically-motivated attacks in their media conferences, yet chose to get their bos, Berisha, to protect them and avoid sorting it out in the court of the law. They all avoid the factual battles. If you say PS controls the courts too - which would sound like a conspiracy theory at that point - then there are unbiasly-guaranteed european courts that can take care of it. So stop with the fvcking naivity. A man who hides from court in this environment
is guilty.
"Rekrutimet" perverse të Pangos
Investigimi bombë i "Fiks Fare". Skandali i ministrit të Kulturës, u ofron takime intime vajzave që i kërkojnë punë. Berisha e shkarkon nga detyra
Një ministër i qeverisë abuzon me postin. Ministri i Kulturës dhe i Turizmit, zoti Ylli Pango, kërkon takime intime me vajzat që i shkojnë në ministri për të kërkuar një vend pune. Kush troket në derën e ministrit Pango duhet të kalojë nga zyra e tij jashtë ministrisë. "Fiks Fare" tregoi dje dy raste të këtyre abuzimeve. Të dyja ishin vajza që kishin përfunduar arsimin e lartë, të kualifikuara dhe kërkonin një vend pune në ministri.
Si nisi kjo histori? Fillimisht, një vajzë me shkollë të lartë me CV-në në dorë trokiti në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për punë. E priti vetë ministri, zoti Ylli Pango. Pritja e saj në zyrën e ministrit nuk është e filmuar, sepse nuk e paragjykuam ministrin dhe as sjelljet e veprimet e tij. Pas takimit të parë, vajza erdhi e tmerruar në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" dhe tregoi se titullari më i lartë i Ministrisë së Kulturës i kërkoi takim pasdite, jo në institucion, por diku jashtë tij. Atëherë "Fiks Fare" vendosi të ndjekë rrjedhën e ngjarjeve që do të pasonin.
Çfarë ndodhi më pas? Pas takimit në zyrë, ministri Pango i telefonoi vajzës, e cila nuk iu përgjigj, por erdhi në zyrat e "Fiks"-it. Dhe telefonata që i bëri ministrit është e regjistruar. Kjo telefonatë ishte thjesht përgjigje ndaj telefonatës së humbur të ministrit, i cili këmbëngulte ta takojë vajzën në një vend jashtë ministrisë dhe jashtë orarit të punës. Madje, nxehet dhe mërzitet kur vajza nuk i paraqitet në takimin e fiksuar, në një zyrë të Institutit që e ka të tijin. Vajza është gjithë kohën e tërhequr dhe nuk pranon të shkojë në Institut, por kërkon në ministri. Ministri i propozon ta marrë në makinën e tij, me shoferin e tij, për të biseduar sy ndër sy. Në një telefonatë të dytë me këtë vajzë (e cila kërkon punë në Ministrinë e Kulturës), zoti Pango i shpjegon me hollësi asaj (vajzës) adresën e saktë të zyrës së tij private, orarin pasdite, pas orës 18:00, kur do ta merrte vetë në telefon etj. Ka edhe telefonata të tjera, ku ministri këmbëngul për takime, por vajza nuk pranon të hyjë në këtë lojë dhe nuk dëshironte të takohej vetëm për vetëm me zotin Pango.
Edhe pas këtyre telefonatave, redaksia e "Fiks Fare" nuk u bind për t‘i transmetuar. Për t‘u bindur, në Ministrinë e Kulturës shkoi për të kërkuar punë kësaj radhe një gazetare e "Fiks"-it.
Gazetarja nuk i bëri asnjë provokim, por thjesht kërkoi punë. Ministri e thirri në zyrë gazetaren. Çuditërisht, në fund të takimit, vetë ministri i kërkoi numrin e telefonit celular vajzës, që i shkoi për herë të parë në zyrë. Të gjithë e dimë se, për të hyrë në punë, në një institucion të këtij rangu, duhet të shpallet konkurs për vende të lira pune, të specifikohen kushtet që duhet të plotësojë kandidati, dhe më pas, komisioni përkatës vendos për pranimin. Në të gjitha këto procedura nuk ka punë fare ministri. Megjithatë, Pango i shkel të gjitha rregullat, ligjin dhe merret vetë.
Ministri Pango ndjek të njëjtën skemë si me vajzën e parë. Ai i lë takim, sikurse dhe vajzës së parë, pasdite vonë. Por jo në zyrën e Institutit, por në Qytetin Studenti. Grupi i xhirimit të "Fiks Fare" u nis për në Qytetin Studenti. Është ora 21:00 e mbrëmjes. Ishim të detyruar të ndiqnim hap pas hapi kërkesat e ministrit, për të parë se deri ku shkon ky anëtar qeverie me vajzat që i kërkojnë punë në ministri. Vendi, ku ministri Pango i kishte lënë takim gazetares së "Fiks Fare" ishte vila e tij personale, pranë Qytetit Studenti. Pra, i la takim në apartamentin e tij, vajzës që kërkon punë në ministri. Gjatë këtij takimi, me justifikimin se do t‘i sigurojë vajzës një vend pune në promocionet e turizmit, ministri i kërkon asaj (vajzës) t‘i shikojë trupin. Vajza nuk pranoi.
"Fiks Fare" vetëm pasqyroi realitetin siç është, pa tentuar në asnjë rast të provokojë dikë, qoftë ky edhe i këtij funksioni. Gjithçka që u transmetua, e vërtetoi këtë gjë.
Bisedat telefonike
të vajzës që kërkoi një vend pune në Ministrinë e Kulturës dhe ministrit Ylli Pango
TELEFONATA E PARE
Ylli Pango: Po.
Fiksi: Alo!
Ylli Pango: Ç‘kemi?
Fiksi: Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango: Mirëmbrëma.
Fiksi: Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja.
Ylli Pango: Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Fiksi: Jo, jo. Si ia kaluat?
Ylli Pango: Dëgjo tani. Unë, meqë u bë shumë vonë për nesër, tani ta fiksojmë...
Fiksi: Urdhëro?
Ylli Pango: Meqë për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi: Ok, por rreth çfarë ore?
Ylli Pango: Shiko, ta bëjmë kështu. Se kam hall që të të tregoj rrugën shoferi ty ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë... Si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek ministria, le të themi rreth orës 5-5:30. Nga 5:30 tek ministria, më kupton? Pastaj do të të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi: Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e ...
Ylli Pango: Më mirë të ta tregoj shoferi, që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi...
Fiksi: Hë, se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango: Lër makinën tënde, me makinën e tij, që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton? Edhe një herë, kur të vish, do të të presë shoferi me makinën time.
Fiksi: Shoferi juaj...
Ylli Pango: Shoferi, i imi, i imi. Ti, me makinën tënde... vazhdoni... Do të tregojë se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi: Ok. Do ndalem një herë tek ministria apo të vazhdoj?
Ylli Pango: Te ministria, te ministria.
Fiksi: Dokumentet i pe?
Ylli Pango: Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa idera që lidhen edhe me... Prandaj, po të them edhe për Institutin, sepse lidhen edhe me Institutin. D.m.th, kam disa gjëra për punën, gjithmonë që po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Fiksi: Ok, ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që...
Ylli Pango: Po, e pashë pra, e pashë. Ti the që mesataren e ke kështu... mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte e vlerësova, e kupton? Hajde në 5:30 në ministri, a e kupton?
Fiksi: Tek Instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango: Po pra, po. Jo mo, ka zyrë aty, ka zyrë, është normale, ka zyra asnjë gjë tjetër. Hajde në ministri që të të tregoj shoferi se ku është Instituti dhe kaq. Asgjë tjetër. Pastaj në Institut, punët që janë atje për t‘u bërë dhe kaq. Do rrimë një çikë vetëm dhe ik pastaj...
Fiksi: Ok. Në orën 5:30?
Ylli Pango: Në 5:30 jam në ministri si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu, nuk e gjen dot se ku është Instituti, a më kupton sepse do të vijë shoferi? Që të të tregojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem më kupton?
Fiksi: Ok, ma shpjego se po vij, më mirë se e kupton... të vij...
Ylli Pango: Mirë, dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë që sot, të ta tregoj si vend ku është dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "ProCredit"?
Fiksi: "ProCredit", ku i bie?
Ylli Pango: Ajo rruga që të thashë unë, që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi: Tek "Koha Jonë"?
Ylli Pango: Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët që të çon tek Tirana e Re...
Fiksi: Po, po tek Tirana e Re.
Ylli Pango: Tek sheshi, sa fillon sheshi d.m.th.
Fiksi: E kam idenë, "ProCredit Bank", tek LSI-ja aty.
Ylli Pango: Aty, LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Fiksi: Po për 20 minuta them... nga Vora.
Ylli Pango: Ok, ok. Hajt pra ciao!
Fiksi: Ok, kur të jem aty pastaj, do të të bëj telefon.
TELEFONATA E DYTE
Ylli Pango: Ke ardhur?
Fiksi: Alo, profesor Ylli, më fal, se të mora për të njoftuar se ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë, edhe nuk e di sa mund të vonohem...
Ylli Pango: E pashë, e pashë se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo...
Fiksi: Po pra.
Ylli Pango: Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëherë këtë po ta them në telefon unë, që mos të ashtu... të vish me nge. D.m.th LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re, është në krah të majtë apo jo, është kështu?
Fiksi: Po, po.
Ylli Pango: Kur vjen tek rruga e gjatë, që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të djathtë është "ProCredit Bank". E ke të shënuar "ProCredit Bank", duket ajo.
Fiksi: Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango: E parasysh, kalon këto mobileri, lojëra fati çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe, para se të dalësh tek sheshi i madh, krah për krah është banka "ProCredit". Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është Instituti, në kat të gjashtë dhe ka tabelën tek dera: "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". E ka të shënuar tek dera, me tabelë të kuqe, të madhe. D.m.th, pallati jeshil është përballë bankës, në krah tjetër të rrugës, e ke parasysh?
Fiksi: Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango: Që ka poshtë dyqan këpucësh dhe gjëra të tilla... Dyqani i madh me xhama të mëdhenj. T‘u kujtua?
Fiksi: Po, po m‘u kujtua. Kam parasysh edhe LSI-në.
Ylli Pango: LSI-ja është aty afër apo jo?
Fiksi: Po, po, përballë pothuajse.
Ylli Pango: Dhe aty e ke d.m.th. Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 5:30 atje direkt dhe e gjen d.m.th.
Fiksi: Në orën 5:30 të vij direkt atje, mos të vij fare tek ministria?
Ylli Pango: Jo, po në qoftë se e ke kështu, ti kontrolloje një herë në mëngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? D.m.th bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj. Po nuk e ke gjetur, më thuaj, nuk e kam gjet dhe vij e të marr edhe tek ministria po të duash. Është shumë kollaj.
Fiksi: Ok, se unë mendova që meqenëse do fle sonte në Tiranë mund të vij nesër nga ora 9-10 tek ministria...
Ylli Pango: Epo tek ministria e ke një çikë zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete e ke parasysh? Në ministri ti do vish, nuk ka problem. Kjo është, sepse në Institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra, se unë kam tjetër ide, ta thashë. Prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam idera edhe tek Instituti brenda se janë dy gjëra, ministria dhe Instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote, të tjerë, më kupton?
Fiksi: E kuptoj!
Ylli Pango: Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që nuk ka... kjo është thjesht për të... emrin e mundshëm, pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord?
Fiksi: Ok. D.m.th, gjithsesi, mos të të bëj telefon, sepse unë jam nisur në Tiranë. Ora është 7:30 e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem, mos të të bëj telefon...?
Ylli Pango: Po ja, ti po ashtu bëj, ta llogaris çfarë të të them unë ty... gjithsesi unë vendin ta thashë se ku është...
Fiksi: Ok, por thjesht që mos të të prish punë, se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty?
Ylli Pango: Nuk më prish punë. Unë jam tek rrugica tek "Kapriço". Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di ti je duke ecur tani?
Fiksi: Po pra, jam bllokuar në trafik.
Ylli Pango: Ku në trafik, në ç‘vend është kjo...?
Fiksi: Është aty tek kjo, autostrada që ka filluar... po bëhen punime.
Ylli Pango: Mirë, gjithsesi kur të vish, më bëj një telefon se unë edhe mund të lëviz... se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë ta lëmë në orarin e nesërm. Dakord?
Fiksi: Ora është 7:30, mendoj që maksimumi, maksimumi në orën 8:00 të darkës, unë jam aty.
Ylli Pango: Po nejse, ti kurdo që të vish, më bëj një telefonatë. ok?
Fiksi: Ok, përndryshe nesër pas orës 5:30.
Ylli Pango: Pastaj, nesër e kemi të sigurt. Vjen e gjen vendin ku është. E merr vesh që në mëngjes se ku është, që ta gjesh kollaj pasdite ose pasdite e gjen. Më merr mua në telefon... e gjete, nuk e gjete që të të orientoj, mirë?
Fiksi: Ok, mirë faleminderit!
Ylli Pango: Për çdo rast, më bëj mua telefon kur të vish. Ciao! Gjithsesi, ti ec një çikë shpejt, apo je penguar nga trafiku?
Fiksi: Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet, se nuk e di, për çështjen e punës besoj që...
Ylli Pango: Pse, pse je në siklet? Çfarë sikleti ke?
Fiksi: Po, e kupton, më pëlqen shumë ai vend pune edhe... u bë edhe shumë që jam papunë edhe...
Ylli Pango: Sa kohë ke ti pa ashtu?
Fiksi - Ka 8 muaj.
Ylli Pango: Po jo mo jo, se në qoftë se ti i plotëson kriteret është normale ajo, nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta kesh me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem, nuk e kam për kështu.
Fiksi: Nuk e di nëse e keni parë CV-në, unë personalisht mendoj që deri diku i plotësoj kriteret...
Ylli Pango: I pashë, i pashë. I pashë, por nuk është problemi aty. Do t‘i shikojmë me detaje pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës, një herë, është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë, sepse edhe një fraksion i huaj...
Fiksi: Edhe gjuhët i zotëroj mirë. I kam të shkruara të gjitha aty.
Ylli Pango: Mirë, por për anglishten do të doja të të pyesja një çikë, sepse ka kontakte, ka ligje, ka gjëra. Do bisedojmë, do bisedojmë t‘i shikojmë të gjitha. Dakord?
Fiksi: Ok, mirë. Faleminderit! Natën!
Ylli Pango: Hajt pra!
TELEFONATA E TRETE
Fiksi: Prof. Ylli?
Ylli Pango: Tani erdhe?
Fiksi: Po, tani sa kam hyrë në Tiranë.
Ylli Pango: Aaaaa, po tani ika unë se kam lënë takim tjetër kështu që vazhdo, do ta lëmë nesër. Dakord?
Fiksi: Do e shtyjmë për nesër?
Ylli Pango: Po, po ashtu pra siç e lamë?!
Fiksi: Ok, se edhe unë këtej do jem, kështu që nuk është problem. Nesër nga ora 5:30.
Pas refuzimeve ministri nxehet me vajzën që i ka kërkuar punë
Ylli Pango: Tani, në radhë të parë, unë jam shumë korrekt. D.m.th. në radhë të parë, kur bashkëpunoj me dikë për punë... që mos të mendoni absolutisht se e mora për ndonjë kështu... d.m.th. thjesht për t‘ju thënë se përse nuk erdhët, d.m.th., sepse jam shumë korrekt dhe kërkova që t‘ju tregoja gjithçka, ndërkohë që ju nuk is**t korrekt. Tani, unë nuk ju thashë që do ju marr prapë. Unë ju thashë që hajdeni në orën e caktuar. Unë lë njerëz kastile dhe më vjen shumë keq që...
Unë telefonin ia hap kujtdo... kjo... një e para... dhe e dyta, unë jam shumë korrekt me oraret, kështu që ideja ka qenë për të bashkëpunuar. Tani nuk e di, më vjen keq! Nuk mund të flisja më parë se isha me njerëz. Unë kam çuar edhe njerëz kastile që të të prisnin derisa të vija unë. D.m.th., çdo gjë ishte shumë korrekte. Ju thashë edhe një herë, që unë ju kam takuar edhe në ministri. Po deshët ju, rrini, edhe në ministri, por edhe Instituti ishte diçka.. ideja ime, sepse unë kam pasur gjithnjë njerëz që kanë punuar edhe nga fakulteti. Kam pasur njerëz, të cilët kanë bashkëpunuar dhe meqenëse atë Institut do ta mbaj prapë në këmbë dhe duke marrë parasysh që ti je juriste dhe s‘ka nevojë për intervistë thashë... t‘i tregoj edhe ato. Këtë po e them disa herë. Unë nuk e di se si e keni? Në qoftë se keni ndonjë paragjykim, më falni, nëse keni ndonjë paragjykim në emrin tonë, ma thoni, por unë jam shumë korrekt.
Fiksi: Më vjen keq. Unë nuk kam asnjë lloj paragjykimi, mbase thjesht jemi keqkuptuar. Ideja është se, duke ditur që ju mund të jeni shumë i zënë dhe në një farë mënyre prita që...
Ylli Pango: Unë jam i zënë, por i respektoj njerëzit. Dëgjo, unë jam i zënë, por i respektoj njerëzit. Unë sot e kisha caktuar, e kisha vënë në axhendë dhe gjersa të thashë që do të lë njerëzit për çdo rast, unë të lë. Ju, pas një ore më merrni, por të paktën më merrni pak më para, që ta di, d.m.th. që t‘u them njerëzve ose të mos shkoj. Juve më merrni pas një ore e ca dhe më thoni që mendova kështu... Merret më para, që ta dinë edhe njerëzit, më kupton?
Fiksi: Në fakt, nuk doja t‘ju shqetësoja prandaj. Unë prita sa prita edhe thashë që...
Ylli Pango: Dëgjo, a e di se çfarë më shqetëson mua? Mua më shqetëson mungesa e korrektesës dhe po qe se do të bashkëpunojmë, dhe unë kam dëshirë të bashkëpunojmë, unë korrektesën e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Është e habitshme, sepse ju morët pas një ore e ca. Tani ndoshta mund të keni punë të tjera, unë nuk e di se çfarë...
Fiksi: Jo, absolutisht. Unë thjesht isha në pritje dhe thjesht për të mos ju shqetësuar.
Ylli Pango: Jo, jo mua nuk më shqetëson. Si t‘i lësh gjërat me mua duhet të dish që unë gjithmonë do të jem shumë korrekt.
Fiksi: Ju siguroj që thjesht ka qenë një keqkuptim. Mbase unë prisja telefonatën tuaj. Gjithsesi, unë jam e gatshme të vij edhe tani, sepse ndodhem në Tiranë.
Ylli Pango: Si të të them, sepse unë ika tani. Nuk jam as te ministria, as atje tek Instituti. Sinqerisht, të mora me një ide shumë pozitive, duke parë edhe rezultatet.
Fiksi: Më vjen keq, unë nuk kam asnjë lloj paragjykimi në këtë drejtim...
Ylli Pango: Nëse është ashtu, në rregull atëherë. Unë të thashë që të ndiheni ju mirë, sepse u thashë këtyre që të isha korrekt, çova njerëzit edhe një tip asistenti që ka punuar aty dhe thashë që do vijë... Pas një ore ka ardhur njeri? Jo, s‘ka ardhur njeri. Atëherë u thashë largohuni.
Fiksi: Të më falni për të gjitha këto keqkuptimet dhe vonesat e orareve. Gjithsesi, ju premtoj që herën tjetër do jem shumë korrekte në orar.
Ylli Pango: Jo, nuk është puna ashtu. Gjithsesi, për nesër mendoj unë. Kam dhe një seancë te dentisti dhe duhet ta mendoj një orar tamam se kur mund të mbarojë ai. D.m.th., unë mbaroj tek dentisti, unë do të jem rreth orës 5 tek dentisti. Sado që të zgjasë, kur të mbaroj se mund të më shkojë 1 orë, 1 orë e ca dhe, sa të mbaroj të telefonoj dhe ju do jeni aty, diku rrotull, se aty e kam edhe dentistin unë, në atë zonë.
Fiksi: Atëherë, unë nesër të pres telefonatën tuaj, meqenëse do jeni...
Ylli Pango: Po, po. Nesër në intervalin midis 6 dhe 7 prit në telefonatë. Mund të të marr që në 6. Kur të mbaroj 6, 6 e ca...
BISEDAT
E gazetares së "Fiks Fare" me ministrin Ylli Pango
Gazetarja e "Fiks Fare" shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë. Ministri Pango e pret personalisht në zyrë
Ylli Pango: Ç‘kemi? I ke sjellë dokumentet?
Fiksi: Jo.
Ylli Pango: S‘ke sjellë asnjë dokument?
Fiksi: Jo, se nuk e di se çfarë dokumentesh duhen dhe nuk kisha dijeni nëse keni vend pune.
Ylli Pango: Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës… gjuhë të huaj ke?
Fiksi: Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten...
Ylli Pango: Atëherë do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Fiksi: Këtu...
Ylli Pango: Me kë rri?
Fiksi: Vetëm.
Ylli Pango: Sa e ke numrin?
Fiksi: 069…
Ylli Pango: (lexon numrin që i dha gazetarja dhe e regjistron në celular) E ke telefonin me vete? (i bën zile në celular gazetares me celularin e tij).
Fiksi: Normal.
Ylli Pango: Ai është numri im.
Fiksi: Ok!
Ylli Pango: Merr dokumentet, bëji të gjitha gati….
Fiksi: Pasdite, në çfarë ore?
Ylli Pango: Nga darka, nga 6-a, nga 7-a. Do të të marr në telefon unë dhe… Ok?
Fiksi: Ok. Faleminderit shumë, mirupafshim!
Pasi ministri i çon një mesazh në celular, ku i kërkon takim në orën 21.15, gazetarja niset për ta takuar. Fillimisht komunikon me ministrin në celular
Fiksi: Unë jam, me aq sa ma shpjeguan, është këtu tek një klub 24-orësh. Është këtu përballë shtëpisë suaj? Ok, unë jam këtu jashtë. Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private. Ministri i hap derën e shtëpisë.
Fiksi: Mirëmbrëma. Si jeni mirë?
Ylli Pango: Si jeni mirë? Je me njeri?
Fiksi: Jo.
Ylli Pango: Të pret njeri?
Fiksi: Jo.
Ylli Pango: Hajde, ngjitu më lart. Po ç‘kemi ndonjë gjë?
Fiksi: Asgjë, të përditshmet.
Ylli Pango: Eeeee pra. Po çfarë ke bërë?
Fiksi: Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.
Ylli Pango: Hiqe xhupin...
Fiksi: Kjo është zyra juaj?
Ylli Pango: Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat...
Fiksi: Se mos ju kam bezdisur, mbase...
Ylli Pango: Jo, përkundrazi, nuk më keni bezdisur, më keni dhënë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?
Fiksi: Jo, jo.
Ylli Pango: Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin, apo nuk ke njeri?
Fiksi: Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja.
Ylli Pango: E çfarë mendon që të fillosh?
Fiksi: Po nuk e di të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek ...
Ylli Pango: Çfarë bëje aty?
Fiksi: Tek... kam punuar si...
Ylli Pango: Po. Sa kohë ndenje aty?
Fiksi: Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha shkollën.
Ylli Pango: Shkollën e mbarove tani ti? Sa t‘u bë?
Fiksi: Vjet.
Ylli Pango: Që vjet d.m.th. nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?
Fiksi: Jo. Thjesht mendova një herë të trokas se mbase... Nuk e kisha idenë nëse kis**t nevojë për të punësuar.
Ylli Pango: Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet kur femra është e guximshme edhe i lindin idera... të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka (qesh). Si më shikon...
Fiksi: Shtëpia shumë gjigante.
Ylli Pango: Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla, që do t‘i tregoj. Ç‘kemi tjetër?
Fiksi: Asgjë.
Ylli Pango: Çohu një herë të të shikoj.
Fiksi: Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango: Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë (momenti kur tenton të zbërthejë këmishën).
Fiksi: Uauuuuuuuuuuuuu të lutem!
Ylli Pango: Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Fiksi: Jo nuk është... të lutem!
Ylli Pango: Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër (qesh).
Fiksi: Jo, por... të lutem, të luuuuuuuuutem.
Ylli Pango: Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Fiksi: Ju nuk më keni parë më parë se si kam qenë...
Ylli Pango: Të thashë më parë, që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove, guxove. Nejse, nuk ka problem dilni aty, sepse unë nuk të prek.
Fiksi: Po më vini në siklet.
Ylli Pango: Nuk të vë në siklet, sepse problemi është ky, që ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh, në qoftë se ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira, sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që, unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jesh e guximshme mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj më thuaj, unë nuk është se ashtu...
Fiksi: E guximshme në ç‘sens?
Ylli Pango: Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj, se aty mund të dalësh me rroba banjoje...
Fiksi: Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango: Po mo, dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë... normal siç del në plazh. E dyta, mund të dalësh me rrobe që paraqitesh me kostum kombëtar. D.m.th. janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet, Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty është se do të të fus tek Agjencia e Turizmit, që kam vend për goca, që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Nëse ti që tani rezervohesh dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj...
Fiksi: Jo unë....
Ylli Pango: Dëgjo diçka, mbaje mend, siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se, kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti hajde. Pastaj që kur ke ardhur në Tiranë e ke kapur jetën. Kështu që si fillim, hiq vetëm këtë këmishën, që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë...
Fiksi: Të lutem, uuu më qenka zbërthyer... të lutem më vjen shumë rëndë, të lutem shumë!
Ylli Pango: Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s‘më vjen fare asnjë kështu...
Fiksi: Të lutem!
Ylli Pango: Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Fiksi: Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango: Ca i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën).
Fiksi: Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor!
Ylli Pango: Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua?
Fiksi: Joooo, të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem, të lutem...
Ylli Pango: Ja, deri këtu, deri këtu (për të zbërthyer bluzën).
Fiksi: Po, nuk është gjë se... boll të lutem, boll.
Ylli Pango: Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës).
Fiksi - Të luuuutem, a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango: Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra, se nuk po të prek.
Fiksi: (e shtyn)
Ylli Pango: Shih!
Fiksi: A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango: Po qetësohu ti qetësohu.
Fiksi: A mund të qetësohem, të lutem! Po më vjen shumë rëndë...
Ylli Pango: Po nuk u mësove me mua ti, i bie që...
Fiksi: Si do mësohem të më shikosh para...
Ylli Pango: Po, po...
Fiksi: Të më shikoni ju nudo para dhe pastaj?
Ylli Pango: Jo, nudo jo...
Fiksi: Ok, me të brendshme...
Ylli Pango: Avash, mos bërtit, se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit se nuk do të vras. Me dal me rroba banjoje, shiko si bën imagjino...
Fiksi: Jo, unë tronditem. Në qoftë se ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nëse pranoj këtë lloj pune, ok! Por në këto kushte, ora 9 e darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem, unë tronditem.
Ylli Pango: Hë moj, qetësohu se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja është kjo: në Agjencinë e Turizmit e kam menduar që ka një vend për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani në atë agjenci që varet nga unë, se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire ne veçojmë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar, si malet detet e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Fiksi: Mirë, shumë mirë.
Ylli Pango: Ok. Kam marrë edhe një tekst, aty, që po munde ta përkthesh ta marrësh me vete. Tekst anglishteje është, një nga fjalimet e mia, që do ta mbaj kur të shkoj atje. Nëse ti i jep këto prova dhe i plotëson, ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë, kur të kem panaire jashtë, në të gjitha, bashkë me grupin do të të marr edhe ty. Në Evropë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ato lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën mirë, nuk e bën ma thuaj... se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.
Fiksi: Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?
Ylli Pango: Aha, duhet të mendohesh? Po mirë mendohu, si të duash?! Pastaj çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire...
Fiksi: Ka këtë pjesën që unë nuk e kisha menduar që unë mund të dal edhe me rroba banjo.
Ylli Pango: Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë, ndërsa periudhën tjetër mund të jesh organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë, në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne, publicitare. Këto janë në përgjithësi, ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë...
Fiksi: Nuk e di nëse do më lini të paktën të mendohem deri nesër?
Ylli Pango: Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rri 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do, më bëj telefon.
Fiksi: Ok, do komunikojmë në telefon.
Ylli Pango: Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?
Fiksi: Po.
Ylli Pango: Ok në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri?
Fiksi: Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.
Ylli Pango: Tani, sonte?
Fiksi: Po.
Ylli Pango: Çudi!
Fiksi: Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjesht dorëzim dokumenti dhe kaq prandaj.
Ylli Pango: Dakord, herën tjetër rrimë më gjatë, dakord?
Fiksi: Do shikohemi në ministri herën tjetër?
Ylli Pango: Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë? Pastaj...
Ylli Pango: Ato, m‘i solle mua dokumentet?
Fiksi: Po. Janë thjesht një curriculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen, certifikatat e gjuhës... t‘i sjell.
Ylli Pango: Kur t‘i marrësh, m‘i bëj gati edhe ato dhe m‘i sill mirë?
Fiksi: Ok, natën e mirë!
Ylli Pango: Natën e mirë! Ciao!