Post by meltdown711 on Aug 13, 2008 17:53:56 GMT -5
Gjirokastër- qarkullimi, problem në zonën muzeale
• Zona muzeale dhe akset e lagjeve të sipërme në qytetin e Gjirokastrës kanë krijuar një kaos të vërtetë në qarkullim, kjo si rezultat i shtimit të madh në numër të emigrantëve, që kalojnë kufirin. Version multimedial i ketij lajmi
GJIROKASTER- Ardhja e emigrantëve me rastin e sezonit veror ka rënduar mjaft qarkullimin rrugor në qarkun e Gjirokastrës prej disa ditësh me rradhë .Sipas burimeve nga sektori i qarkullimit rrugor, në drejtorinë e policisë së rrethit numri i automjeteve që lëvizin në këtë qytet ka arritur në shifra të larta dhe numërohen mbi 23 mijë automjete ku 10 mijë prej tyre janë automjete me targa të huaja. Në këtë aspekt
zona muzeale dhe akset e lagjeve të sipërme të qytetit kanë krijuar një kaos të vërtetë në qarkullim. Shefi i këtij sektori, Agron Çela thekson se puna e tyre ka qënë e vështirë, pasi nuk ka gjetur mirëkuptimin e duhur nga drejtuesit e automjeteve, ku me problematike bëhen drejtuesit emigrantë të cilët nuk janë të njohur me tabelat orientuese dhe kodin e ri rrugor.
Zona muzeale mbetet shqetësuese për qarkullimin e automjeteve kjo për vetë faktin se rrugët janë një kalimshe si mungesës vendparkimeve të automjeteve në këtë zonë.
Situata bëhet e rënduar në orët e para të mëngjesit, ku lëvizja e makinave është edhe me e shpeshtë. Policia bashkiake ka ndërmarë një insiativë mbi kontrollin e vazhdueshëm në këtë zonë dhe aplikim bllokim të gjithë automjeteve që nuk respektojnë tabelat e vendosura
(a.r/news24/balkanweb)
----------
Sic duket nga artikulli, keto nuk jan emigranta por turista... po pse i quajn 'emigrant'? Kush ka qen ne Gjirokaster gjat kohes e fundit? Cfar kombesi jan keto?
Nuk e di pse i lejon akoma makinat ne zonen muzeale...