|
Post by engers on May 4, 2010 13:28:34 GMT -5
Dy vëllezër kosovarë, Nysret dhe Imer Gashi, 21, përkatësisht 20 vjeç, akuzohen për dhunimin e një vajze 19-vjeçare, në Kentwood, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas aktakuzës, vëllezërit Gashi e futën me dhunë vajzën në dhomën e gjumit, dhe e detyruan të bëjë seks me të dy. Aktakuza është një përsëritje e 2008-ës, kur personat e njëjtë u akuzuan për dhunimin e një 17-vjeçareje, por rasti u hodh poshtë nga autoritetet, në mungesë provash. “Po më trajtojnë si kriminel, dhe unë nuk jam kriminel”, ka thënë Nysret Gashi, në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, teksa mbante një maskë në gojë, për shkak se vuan nga tuberkulozi. Imeri, ndërkaq, u detyrua të largohet nga dhoma e gjykimit për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Kur në vitin 2008, ata u liruan nga aktakuza u përmend edhe fakti se kishin përjetuar trauma gjatë luftës në Kosovë. Familja Gashi jeton në SHBA që prej kohës së luftës në vitin 1999, kur erdhën në Michigan si refugjatë. www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/29936/C4/C16/
|
|
|
Post by engers on May 4, 2010 13:34:35 GMT -5
duhet kastruar idiotat!
|
|