donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on May 19, 2010 19:33:22 GMT -5
Elez Biberaj i Voice of America? Vjen nga familje anti-komuniste....ne Tropoje mezi gjen njeri pro-Berishian...ne Vucidol, fshatin e tij, ia kane bere bene Ca thote ai libri ne pergjithesi? Kam lexuar vetem pjese te librit ... se shpejti planifikoj ta huazoje dhe ta lexoje. Ate cfare mbaj mend konkretisht eshte se ne nje vend i kritikonte socialistet duke thene se PS'ja akuzonte Berishen dhe PD'ne se nuk beren gje per te parandaluar skemat, dhe se perfituan madje nga ato ... kurse faktikisht, para se te dilte ne shesh katastrofa dhe kur skemat piramidale ende ishin ne mode, PS'ja dilte me deklarata duke thene se po te vinin ne pushtet, do te vazhdonin mbeshtetjen e ketyre "investimeve" ... me fjale te tjera, "kritika" e tyre ishte thjesht nje shfrytezim i situates sepse po te ishin shnderruar rolet, PS'ja gjithashtu do t'i kish mbeshtetur keto skema. Gjithashtu thote se as Banka Boterore nuk kishte bere nje parashikim te hershem te asaj se cfare do te ndodhte, pra ajo krize qe vinte s'kishte se si te parashikohej (si te bente parashikime qeveria kur nje institucion boteror si BB nuk arriti te ben nje gje te tille, keshtu logjikonte Biberaj) .. Pra mbante nje ton kritik ndaj socialisteve, por kjo sduhet thene se e kishte ne qejf Berishen; kete konkluzion do ta nxjerri kur ta lexoje librin. PS Gjithashtu, nje tjeter kritik qe hidhte ndaj socialisteve, shkruante se Nanua dhe PS'ja kishte lidhje te ngusht me bandat ne jug, qe faktikisht sherbenin si zeri apo organi politik i tyre, pra me fjale te tjera se djegia e shtetit apo barra/pergjegjesia e djegies bien ne PS. Pra ishte teper kritik ndaj PS'se dhe rolit te socialisteve gjate atij viti te kobshem ... ndonje kritik konkrete ndaj Berishes dhe qeverise se tij dhe ndaj impotences se tyre apo madje pjesemarrjen ne trazira, s'mbaj mend.
|
|
|
Post by leshte on May 19, 2010 22:45:32 GMT -5
Elez Biberaj eshte ai i Zerit te Amerikes. Me sa mbaj mend une ka qene gjithmone pro Berishe. Ne vitin 1997 Berisha na hoqi gjithe kanelet e huaja ne TV (ne qe nuk kishim satelit por shumica nuk kishte ate kohe) dhe hoqi edhe radio si psh BBC apo dhe Deutche Welle. Zerin e Amerikes nuk e hoqi se Biberaj i dilte pro. Jo vetem kaq por Canale 5 i Berlusconit kishte nje emision per te qeshur te quajtur "Striscia la Notizia" (Fiks Fare e Top-Channel kopjon kete emision). Ne 1997 ky emision tallej me Salen cdo dite. E pame nja nje jave edhe e hoqi Sala edhe kete kanal. Pra do te thoja qe Sala e la emisionin e Biberaj se ishte pro Sales. Keto BBC, Deutche Welle etc etc i hoqi. Mbas ca kohesh edhe CNN na e hoqi. Flas per Tiranen ketu. Sa per firmat leket i moren te dyja palet. Une mbaj mend Salen ne TV nja 3-4 dite para falimentimit te firmes priamidale te Sudes ne mos gabohem, qe dilte e thoshte se keto firma jane te sigurta. Me vone kur firmat piramidale rane leket u transferuan ne bankat Greke. Ai palla tjeter Nano thoshte se do ja u jap leket ne 100% te shumes qe ju keni dhene. Ne fund fare i ndane ato leke qe iken ne Greqi bashke me Salen.
P.S Nuk e di a ka lidhje Elez Biberaj me ate Biberaj qe eshte ne PD qe e hoqi Sala para nja 3-4 muajsh se e kritikoi, dhe ne vend te tij vuri ate qe i ka bythet e mira; Ciljeten. Une e dija qe ishte cuni i Elez Biberajt
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on May 20, 2010 21:13:26 GMT -5
Mund te jete ai ... sidoqofte, do ta huazoje librin e pastaj mund te japi mendimin tim ... te shohim a vlen gje.
PS Lexova ne nje artikull se Zani eshte shkurt per Myrteza Caushi, i quajtur ndryshe "i forti i Vlores". Kete lexova ne lidhje me nje lajm ku kumtohej martesa e tij me nje femer 27 vjecare... kete perkunder faktit se ai ndodhet ne qeli.
|
|