|
Post by shqipo on Apr 20, 2009 20:55:16 GMT -5
TMRO: Maqedonasit të mos shesin pronat në zonat shqiptare
20/04/2009 18:41:39
;D
Lëvizja politike maqedonase TMRO e afërt me VMRO-DPMNE-në në pushtet i ka bërë thirrje maqedonasve që të mos shesin pasuritë e tyre në komunat me shumicë shqiptare.
Kryetari i kësaj lëvizje, Vanço Shehtanski theksoi se populli maqedonas në Çair, Butel, Tetovë, Gostivar, Mavrovë, Kërçovë dhe Strugë të mos bien pre e luftës psikologjike dhe të mos i shesin pronat e tyre atyre që siç thuhet “kanë para të panumërta me qëllim të formimit dhe lidhjes së territoreve të pastra etnike në territorin e Maqedonisë”.
Sipas kësaj lëvizje janë rritur fondet shqiptare në vazhdën e statusit final të çështjes shqiptare në Ballkan. TMRO tërheq vërejtjen se maqedonasit janë viktima të një eksodusi të ri dhe se kjo organizatë i bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërpresin shitjen e pronave me një ligj të posaçëm dhe investime në zonat ku komuniteti maqedonas është pakicë.(INA)
|
|
|
Post by iliridardani on Nov 15, 2009 7:04:43 GMT -5
:-Xmirpo shqiptaret e shkupit i shiten te gjitha pronat e stergjyshve te vet ne rrethin e shkupit psh ne Nerez,shitet toka shqiptare ne te madhe ju shesin te gjith sllavoshkijve e gjith vodno ka qen pron private e shqiptareve por tani i kan shitur shqipetaret dhe kjo vazhdon ende me te madhekurse shkijet nuk te shesin asgje shqipterve.
|
|
|
Post by ilirdardani on Nov 15, 2009 12:10:17 GMT -5
^ good name  lol
|
|