|
Post by fannoli on Feb 23, 2008 13:42:30 GMT -5
Pse bardh e blu? S'jane fare si ngjyrat kombetare. Me shume i ngjan ngjyrave te Serbis.
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Feb 24, 2008 6:54:56 GMT -5
Pse bardh e blu? S'jane fare si ngjyrat kombetare. Me shume i ngjan ngjyrave te Serbis. Është imponim i ndërkombëtarëve. Formalitet. Personalisht me duket se ngjan shumë me flamurin boshnjak
|
|
|
Post by epiroti on Feb 25, 2008 9:57:14 GMT -5
O Noli, kush po e can koken per flamurin!! Shum mire eshte - per zyrat. (ne shtepi - ne rast festash - une shpresoj qe te perdoret flamuri i mirefillt shqiptare; le te ndahet territori, por jo kombi)
Akoma me duket e pabesueshme qe u arrit pavarsia!!! ;D
Sa e sa minoritete te tjera ne bote po vuajn per te njejten enderr. Tha mire Kadare para disa ditesh: "jemi popull me me fat se c'mendojm".
|
|
|
Post by kasso on Feb 25, 2008 10:01:35 GMT -5
the Kosovo flag could be described as unserious
|
|
|
Post by engers on Feb 25, 2008 11:01:18 GMT -5
Flamuri i Kosovës – plagjiat
Nexhmedin Spahiu
- Harta e Kosovës me ngjyrë ari në sfond të kaltër, me propozimin tim, ka qenë logo zyrtare e Kuvendit të OJQ-ve të Kosovës si trup përfaqësues i Shoqërisë civile Kosovare që nga Shtatori 1999. Vite me radhe këtë e kam propozuar për flamur të Kosovës.
- Kjo është sikur t'ia shtosh edhe 6 vargje poemës epike "Lahuta e Malcisë" dhe të konkurrosh në një konkurs letrar, dhe konkursin ta fitojë ky që ka shtuar 6 vargje dhe jo Gjergj Fishta.
Harta e Kosovës me ngjyrë ari në sfond të kaltër ka qenë logo zyrtare e Kuvendit të OJQ-ve të Kosovës si trup përfaqësues i Shoqërisë civile Kosovare që nga Shtatori 1999. Autori i këtyre rreshtave ka qene kryetar i Kuvendit të OJQ-ve të Kosovës dhe propozues i kësaj llogoje. Ka pasë kundërshtime, por ndërkombëtaret më kanë përkrahur. Kjo ide është bartur më pastaj kur UÇK është shndërruar në TMK vetëm se këtu janë ndryshuar ngjyrat (jo më verdh e kaltër por kuq e zi). Pastaj në SHPK (jo më verdh e kaltër po bardh e kaltër) dhe më ne fund Qeveria e Bajram Rexhepit, pikërisht logon e shoqërisë civile e ka adaptuar për logo të Qeverisë duke ia shtuar 3 yje dhe spiralet.
Në kopertinën e librit tim “Drejt Kombit Kosovar” të botuar me 2004 janë të paraqitura të gjitha këto versione të kësaj ideje. E vetmja ide konkurrente ishte ajo e Nëntorit 2002 kur Presidenti Rugova shpalosi propozim flamurin e tij.
Gjatë gjithë kësaj kohe në shkrimet e mia dhe paraqitjet televizive unë kam insistuar që të hapet debat për simbolet e Kosovës dhe të miratohen ato sa më parë. Nuk ishte me rëndësi se a do të pranohet ideja ime, ajo e presidentit Rugova apo ndonjë tjetër, me rëndësi ishte që Kosova të kishte sa më parë simbolet e veta. Duke parë vështirësitë në këtë drejtim nga kundërshtitë mes forcave politike shpesh kam lobuar që jo propozimi im po ai i Rugovës të miratohet. Në një shkrim të korrikut 2006 pata insistuar që simbolet të përcaktohen me kompromis mes forcave politike: Flamurin e Himnin – LDK-ja, stemën – PDK-ja, ndërsa AAK e ORA të përcaktonin se cilën ditë do të festojë Kosova si ditë kombëtare.
Pasi vdiq Presidenti Rugova, u pa se që propozim-Flamuri i tij do të binte nga kombinimi. Edhe pse propozimi gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisaari nuk e përjashtonte që propozim-flamuri i Rugovës të shpallet flamur kombëtar i Kosovës ai qëllimisht u interpretua si i përjashtuar nga Pako e Ahtisaarit.
Duke e parë që propozim-flamuri i Rugovës tashme kishte më pak gjasë se propozimi im unë gjatë vitit 2006 e 2007, në disa raste në gazetat “Epoka e re”, “Kosova Sot”, e “Java” propozova që logo zyrtare e shoqërisë civile kosovare të miratohet si flamur kombëtar i Kosovës. Në konkursin e shpallur nga Ekipi i Unitetit unë konkurrova me ketë propozim.
Në emisionin e realizuar para disa javësh nga TV Klan ku të ftuar ishin edhe Sali Berisha e Hashim Thaçi, kryeministri Thaçi i pyetur për preferencat e tij pohoi se Kosova tashmë qe disa vite përdorë simbolin me hartë të Kosovës. Natyrisht kjo më bëri që të ndjejë kënaqësi.
Tani u përzgjodh po ky flamur po me 6 yje sipër dhe me autor dikë tjetër. Ky është plagjiat sepse ideja dhe shpjegimi janë të ngjashëm më atë çfarë kam thënë publikisht para se të shpallej konkursi. Madje jo pak përpara po 8 vjet e gjysmë. Kjo është sikur t’ia shtosh edhe 6 vargje poemes epike "Lahuta e Malcisë" dhe të konkurrosh në një konkurs letrar, dhe konkursin ta fitojë ky që ka shtuar 6 vargje dhe jo Gjergj Fishta.
Kështu shteti i ri i Kosovës po nis me një simbol plagjiat. Për t’u ndërtuar një shoqëri e shëndoshë duhet të krijohet një frymë që respekton pionieret e ideve. Kjo jo për hir të pionierëve po për hir të vet ideve.
Sa është i qëlluar propozimi? Kjo mbetet gjithmonë pikëpyetje por më e keqja është së nuk është zhvilluar debat, që ka mund të bëhej qe 8 vite. Propozimi im po edhe ai i Rugovës nuk është debatuar por është anatemuar dhe ne fund pa debat u pranua versioni im i modifikuar nga dikush tjetër. Kjo nuk është fer. Nuk është fer ndaj publikut në radhë të parë. Dua t’i përkujtojë lexuesit se libri im “Drejt Kombit Kosovar” është shqyer publikisht gjatë promovimit të librit në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 2004 pikërisht se përmbante këtë ide dhe këtë simbol në kopertinë. Po për këtë arsye (se “po e përçajë kombin”, se “po dua ta ndryshojë flamurin kombëtar”) më kanë larguar për dy vite nga procesi i mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës. Shumë miq dhe simpatizerë të shkrimeve të mia m’u kanë larguar pikërisht pse kam dhënë këto “ide përçarëse”, “jo patriotike” etj. Dhe në fund po del se vetëm pse dikush pas 8 vitesh kujtohet që këtij propozim flamuri t’ia shtoj 6 yje krejtësisht të panevojshme të bëhet fitues i çmimit kombëtar.
[ftp]http://www.telegrafi.com/?id=26&a=250[/ftp]
|
|
|
Post by atlantis on Feb 25, 2008 22:34:02 GMT -5
the Kosovo flag could be described as unserious You can see their flag here,nobody did that in this world ....only kosovars
|
|