|
Post by shqipo on Jan 28, 2008 6:41:32 GMT -5
|
|
|
Post by shqipo on Jan 28, 2008 6:46:45 GMT -5
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Jan 28, 2008 11:48:14 GMT -5
I jati ishte në Greqi gjatë '80-tave. E vizitoi Greqinë nja dy herë. Kur ishte atje, disa net fjeti edhe në Korinth. Në këtë kohë ende nuk kishte ra komunizmi dhe shqiptarët nuk e kishin namin që do ta merrnim në Greqi në dhjetëvjeçarin që do vinte.
Sidoqoftë, me shokë fliste shqip, dhe një punëtor grek ndëgjoi. I pyeti në anglisht se çfarë gjuhe flisnin, dhe i jati me shokë u përgjigjën "Albanian". "I know an Albanian as well" u gjegj greku, duke e thirrur një tjetër punëtor pranë tij. Kur nisën të flisnin në gjuhën shqipe, kamarieri i dytë, që në fakt ishte arvanitas, bëhej sikur nuk kuptonte. Pas një kohe, i jati me shokë vendosën të vazhdojnë. Por kamarieri i ndali. Nisi të fliste në arbërisht. Thoshte se nuk deshi të fliste shqip para grekut, se një gjë e tillë nuk shihej me sy të mirë. Kështu u bërën miq dhe arvanitasi deshi të mësonte për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Një tjetër arvanitas, treonte i jati, i shërbente këtë grup shqiptarësh të Kosovës me pulë, falas, vetëm pse e flisnin një gjuhë. Por kur nisën ta vërshojnë Greqinë shqiptarët mërgimtar, nisi dhe rracizmi grek ndaj neve. Shqiptarët, disa me faj disa pa faj, i thërrisnin hajdut, kriminela, njerëz të rrezikshëm. Dhe atë simpati, atë ndjenjë e të qenurit arvanitas, i të qenurit e diçka jogreke për nga prejardhja dhe gjuha, u mohua shpejt nga komuniteti arvanitas mëqenëse ishte "marrëzi" .....
Por, disa arvanitas prapseprap e ruajtën identietin e vet duke e bashkuar atë identitet me identitetin e ri i të qenurit helen, apo helen modern. Në këtë mes hyjnë njerëz si i ndjeri Aristidh Kola dhe pasardhësi i tij Jorgo Jerua.
|
|