|
Post by Teuta1975 on Jun 19, 2008 20:38:20 GMT -5
Vasil Bollano, princi trashëgimtar i Principatës Himariote duhet të paraqitet në gjykatën e qytetit të Vlorës, e cila ndodhet pranë kufirit që ndan Himarën me Shqipërinë. Pasi prefekti i Vlorës (që çuditërisht është ende në detyrë), ka ngritur një padi absurde. Akuza fare e padrejtë ndaj Bollanos është ndërtuar mbi ca gjoja fakte boshe, se paska hequr tabelat në gjuhën shqipe nga rrugët. Për këtë gjykata kërkon ekstradimin e Bollanos nga shteti himariot, në ambientet e paraburgimit shqiptar. Avokati i Bollanos ka deklaruar për mediat, se hedh poshtë akuzat mbi heqjen e tabelave, pasi zyrtarisht në Principatën e Himarës, shqipja nuk është gjuhë zyrtare. Seanca e parë e gjyqit është shtyrë në pritje të gjetjes së një përkthyesi për qirje Bollano, pasi ai nuk flet allvanishçe.
Gazeta Shqiptare June 19, 2008
|
|