Post by Prespari on Aug 18, 2008 0:34:54 GMT -5
(Journal Article in Albanian[with footnotes] after the English summary)
S u m m a r y
ASPECTS OF ISLAMIZATION IN ÇAMËRI
The ancient Hellenic historians as Herodotus, Scymnus, Thucydides etc.,
studying the population of Epirus arrived at the conclusion that the Epirote tribes were
considered as non-Hellenic. So, for example, the tribe of the Thesprotyans, who
inhabited the today’s Çamëri, by Herodotus, who was considered the father of Greek
history, was believed to be barbarian (read: non-Hellenic) (VIII-47) and by Scymnis,
too, (443-444).
The ethnic structure of the Albanians in Çamëri finds its reflection in the
defteri Nufasal of the Ottoman administration, of the kaza of Delvine, where are
registered the names of the heads of families of the inhabited centres, of the towns and
villages in the year 991 Hegira (1583). Leafing through the Defter one can observe that
many of the heads of families have Christian names in the onomastic field: Lekë, Gjin,
Zhupë etc. Christian names of the albanianized form as Pal, Vasil, Kol etc. In any case,
the presence in the Ottoman registers of the names which are characteristic and
exclusively Albanian confirm the general conclusion that the Albanian ethnos at that
time was present and dominated in Çamëri.
The Ottomans occupied Janina in 1424 and accompanied it with a cruel
massacre erecting a pyramid with 2000 cut heads of Christian people. The occupiers
found in the occupied territories a population of Christian faith, mainly Roman
Catholic. The Christians in Çamëri (in the ancient Thesprotia), before and after the
occupation had an unprepared and unorganized clergy to face the pressures of the
occupier. Also it lacked the church discipline, in the churches was not performed any
religious ceremony, what meant that Christiannity hadn’t deep roots there.
The Ottoman occupation exploited the weakness of the church and clergy and
made efforts to make them indifferent towards every action undertaken against the
believers. In the meantime the Turkish administration let understand to the priests and
the high clergy that if they would approach the Ottoman power, they would have its
support and privileges. The weakness of the clergy and its powerlessness to react
towards the Ottoman power made him to detach the attention from its Christian
believers and to turn to an ardent propaganda in favour of the power, and
propagandazing among the Christian believers “to accept without regret the subjugation
and the heavy taxes”.Meanwhile the Ottoman administration implemented a discriminating fiscal
policy, especially for the Christians. If the Christian converted to Islam the burden of
the taxes was lifted. Thus, the islamization according to the propaganda of the Sublime
Porte, not only delivered the Christians from a heavy burden of taxes, but also secured
to the Christian feudals ways to enrich themselves and to have a successful career in the
military feudal state apparatus.In the second half of the XVI century in all the space of Çamëri the Christians
constituted over 90% of the general number, while the Moslems, who had abandoned
the Christian faith, didn’t pass the 10%. So, the report of the Christian population to the
Moslem in general was in favour of the Christians. Meanwhile, the pressures of the
Ottoman power as well the compromise made with the clergy and Christian timariots
began to change the reports of the religious faith of the islamized population.
The name list of the local officials who after the islamization had occupied
high pasts in the Ottoman administration in the beginning of the XVII century had
incresad. Among them there were persons who had reached to the highest posts in the
administration of the regions in Lower Albania as sandjakbej in Delvine or Paramithi or
Janina or as head administrator of Paramithi, military leaders in the war known as the
“Venetian-Turkish” war, etc. At the end of the XVII century and in the following
decennies the Islamization in Çamëri had reached a high degree. The Christian villages
of Filat, Margelliç and Paramithi in the greater part were completely islamized. As one
can see the overwhelming majority of the Christian population, founding themselves
under the pressure, choosed better to convert to the Islam faith.
In Çamëri the relations between the Moslems and the Christians were never
characterized by religious hatred. The islamized knew not only their origin, the kinship
ties they had with the Christians, but nearly even the time when they were islamized. It
is this a reason why the good relations and the harmony between the Moslems and the
Christians in Çamëri didn’t never extinguish.
Nr. 3-4 STUDIME HISTORIKE 2004
HAJREDIN ISUFI
ASPEKTE TË ISLAMIZIMIT NË ÇAMËRI∗
1 – Rreth etnicitetit të popullsisë çamePër të përcaktuar etninë e shqiptarëve të Epirit, në radhë të parë duhen
marrë në konsideratë përshkrimet për etnografinë e Epirit. Ato janë publikuar
bollshëm, sidomos në fund të shek.XVIII, në shek.XIX e gjatë shek.XX. Kjo
gjë mund t’i atribohet më shumë famës së Ali Pashë Tepelenës si qeveritar i
Epirit, vali i Janinës që në vitin 17781.
Të huajt i tërhiqte një kureshtje e fortë drejt Epirit, për shkak të
ngjarjeve që zhvilloheshin aty, nën frymëzimin e një qeveritari të ri dhe të një
populli të vogël e të panjohur shumë deri atëherë. Të gjithë autorët që u morën
me çështjen e çamëve, pohojnë prerazi se ata janë shqiptarë dhe i njesojnë me
suliotët. Për të ilustruar këto pohime, do të përmendim një varg veprash të
autorëve të huaj2, disa prej të cilëve janë përkthyer pjesërisht e pasqyruar në
∗ Çamëria është një krahinë që shtrihet në anën perëndimore të Epirit. Rrethet
kryesore të saj janë Filati, Gumenica, Parga, Margëlliçi, Paramithia e Preveza. Në veri
kufijtë e saj shkojnë deri në zonën e Delvinës, në jug kufizohet me gjirin e Artës
(Prevezës), në perëndim laget nga deti Jon, kurse në lindje ndahet prej pellgut të Janinës
nga malet e Olliçikës e të Llakës. Është një krahinë mjaft e begatë me fusha, si fusha e
Frarit apo me kodra të buta e të përshtatshme për kultivimin e ullirit e të agrumeve. Shih
Chr. Soulis, Tzamouria, “Megale Ellenike Enkyklopedia “Pyrsos”, vëll.23, Athinë,
1933, f.405; Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f.149-150; A. Gobinaou, Deux
estudes sur la Grece moderne, Paris, 1905, f.113; V.Z. Mollossos, Dhromologion tes
Hellenikes, Chresonesou, Tom.I, Athinë 1878 e pasim, f.4; A. Philippson, Thesalien
und Epirus Reisen und Forschungen in nördlichem Griecheland, Berlin, 1878, f.222-
228; P. Xhufi – H. Isufi, Aneksimi i dhunshëm i Çamërisë nga Greqia dhe lufta e
shqiptarëve për mbrojtjen e saj, në “Studime Historike”, Tiranë, 1996, nr.1-4, f.7; H.
Holland, Thessaly, Macedonia, London, 1819. Vargun e dëshmive, që shkruajnë për
shtrirjen e Shqipërisë së Poshtme, do ta mbyllim me dëshmitë e dijetarit anglez W.M.
Leake, i cili ishte si konsull i Britanisë së madhe në Janinë në dhjetëvjetëshin e parë të
shek.XIX, (1807-1810), shkruante se “Kufijtë e Shqipërisë në bregdetin e Epirit arrijnë
deri në Prevezë”. W.M. Leake, Researches in Greece, London, 1814, f.156.
1Sp. Mouselimi, Istorikoi peripatai anà ti Thesprotia, 1976, f.41.
2 W.M. Leake, Travels and researches in northern Greece, London, 1814;
Pouqueville: Voyage dans la Grèce et Règènèration de la Grece; H. Smart, Voyage en
Constantinopole, en Morèe et en Albanie; A. Cerbeer, i quajturi Ibrahim Menzur
Effendi, Mèmoires sur Ali Pacha; J.C. Hobhouse - Lord Branghton, A Journey through
18 Hajredin Isufi
revistën “Dituria” të Lumo Skëndos. Në atë revistë lexuesi njihet me një
material të bollshëm si dhe shënime të nxjerra nga veprat e autorëve të huaj, ku
pasqyrohet etnia shqiptare e banorëve të Çamërisë.
Vetë historianët e lashtë helenë si: Thukididi, Herodoti, Skimni etj.,
duke u marrë me studimin e popullsisë së Epirit, arrinin në përfundim se fiset
epirote ishin jo helene. Kështu p.sh., fisin e Thesprotëve, që banonte në
Çamërinë e sotme, Herodoti, që konsiderohet me të drejtë babai i historisë
greke, e quante barbar (lexo: jo helene) (VIII- 47).
Përkatësia etnike e shqiptarëve në Çamëri e gjen pasqyrimin e vet në
Defterin e hollësishëm osman të sanxhakut të Delvinës, të vitit 991 (1583), ku
janë regjistruar emrat e kryefamiljarëve të qendrave të banuara: qyteteve e
fshatrave. Duke shfletuar fletët e këtij defteri vihet re se shumë kryefamiljarë
mbajnë emra të krishterë të fushës onomastike shqiptare, si: Lekë, Gjin, Zhupë,
Gjon, Nik, Dedë, Gjeta, ose emra të krishterë të trajtës së shqiptarizuar si Pavël,
Vasil, Kol, Pal, Jorgo, Kosta, Andrea, Dhimo etj.)3.
Nga ky defter po sjellim si shembull emrat e kryefamiljarëve të katër
fshatrave të sotëm të Çamërisë:
I – Fshati Koskë: (në Filat, në vitin 1583, kishte 182 kryefamiljarë)4.
___________________________
Albania... vep. e përm., London, 1813; Ami Bouè, La Turquie d`Europe, Paris, 1840;
Poujade, Turcs et Chrètiens; Cervinius, Histoire de la Rèvolution de la Grèce; G.
Finlay, History of Greece; Bopp, L`Albanie et Ali Pacha; M. Brun, Gèographie; E.
Rechus, Geographie etj., etj.
3 Për këto çështje shih edhe: F. Duka, Realiteti etnik i Dropullit, në “Studime
historike”, Tiranë, 1991, nr.3-4.
4 Ankara Tapu ve Kadastro General Mudurlugu Arþivi, Defter-i Mufassal-i
liva-i, Delvina, nr.455, viti 991 (Hixhri) 1583, f.60. Këta emra i ka përkthyer nga
osmanishtja historiani prof. Ferit Duka. Po i botojmë sipas përkthimit të tij.
Emrat e kryefamiljarëve të fshatit ishin: Todri, Ali Todri, Gjon Todri, Hasan
Kondi, Andrea, Ukçe Lalça, Nika Ukçe, Jorgo Proti, Staso Kosta, Jorgo Gjini, Jorgo
Tupe, Sinan Pjetri, Dhimo Pjetri, Andrea Gjoni, Qiro Jorgo, Pjetër Jorgo, Gjon Llaqi,
Xhupa Llaqi, Kont Gjoni, Qira Xhupa, Murat Kondi, Kond Murati, Dhimo (?), Qesar
Deda, Dhimo Deda, Adrian Deda, Duka Deda, Jorgo Kondi, Gjon Qira, Stamo Gjini,
Ded Qira, Leka Tupe, Jorgo Tupe, Leka Staso, Staso Jorgo, Kosta Pjetri, Leka Lala,
Jorgo Leka, Niko Leka, Gjon Kondi, Xhupa Gjoni, Sinan Proti, Gjin Kondi, Deda
Muliqi, Ahmet Andrea, Mustafa Tupe, Leka Muja, Zhupa Koçi, Nika Kondi, Gjin Deda,
Gjon Qira, Deda Kondi, Leka Pjetri, Mehmet Andrea, Gjin Kola, Kola Mertira, Ali...
(?), Niko Doda, Jani Nika, Dod Nika, Andrea Gogo, Hasan Dogo, Andrea Dhimo,
Mertira Qira, Leka Miçe, Gjin Kondi, Ali Hyseni, Andrea Gjini, Gjin Andrea, Kond
Gjini, Kond Deda, Kond Qezari, Dhiago Kondi, Pano Zhupa, Mehmet Qesari, Gjin
Deda, Dhimo Nika, Dhimo Jorgo, Mehmet Mitrushi, Dhespot Gjini, Zeji Velo, Dhimo
Velo, Merd Mustafai, Ali Mustafai, Skënder Mustafai, Tumbe Dhimo, Koço Tupe, Kola
Tupe, Dhimo Gjoni, Gjon Deda, Dhiro Deda, Gjoka Gjini, Ukçe Nika, Merko Jorgo,
Kola Kondi, Kond Deda, Kosta Kondi, Qira Kondi, Mehmet Silesi, Kond Gjini, Hasan
Jorgo, Qira Nika, Dhiogo Duka, Koço Dhiago, Leka Ruli, Staso Deda, Gjin Kola, Staso
Aspekte të islamizimit në Çamëri 19
II – Fshati Gurrëz (në Filat në vitin 1 583 kishte 34 kryefamiljarë)5.
III – Fshati Imlahor (varej nga Parimithia – Ajdonati), në vitin 1583
kishte 42 kryefamiljarë6.
IV – Fshati Mehor (varej nga Paramithia – Ajdonati) në vitin 1583
kishte këta kryefamiljarë7.
Mund ta shtrinim edhe më shumë listën emërore të kryefamiljarëve në
fshatrat e qytetet e Çamërisë nga defteri osman, por nuk e pamë të arsyeshme,
sepse listat do të ishin të njëjta me emra të krishterësh katolikë në trajtën e
shqiptarizuar. Sidoqoftë, prania në regjistrat osmane e emrave karakteristikë dhe
ekskluzivisht shqiptarë, vërteton konkluzionin e përgjithshëm se popullsia e
Çamërisë i përkiste etnisë shqiptare.
Fillimet e islamizimit në krahinën e Çamërisë
Në vështrimin e parë të listave emërore të fshatrave që përmendëm
vihet re se kthimi i të krishterëve në muslimanë është i papërfillshëm, si p.sh.,
në Gurrëz, Imlahor, Nehor etj. nuk figurojnë të krishterë të konvertuar. Ndryshe
nga këta fshatra, fshati Koskë ka një dukuri tjetër. Në atë fshat defteri osman i
vitit 1583 shënon 48 persona të islamizuar të cilët në raport me popullsinë e
fshatit përbënin 27 për qind të saj. Ndërsa fshati Gardhiq i Paramithisë nga
___________________________
Jorgo, Kol Kondi, K... Zhupa, Kosta Kondi, Mehemet Deda, Jani Duka, Fuat Fuati,
Leka Kasemi, Ded Kasemi Gjin Nika, Dhiago Hasani, Thimo Dhiago, Ruli Hasani,
Pavël Janaqi, Osman Sinani, Jorgo Leka, Hasan Ahmeti, Kol Mertiri, Jorgo Kosta,
Hasan ... (?), Ded Kondi, Qira Nika, Dhiago Koçi, Dhimo Deda, Andrea Deda, Andrea
Dogo, Koç Gjoni, Prot Kondi, Deda Pjetri, Stamo Gjini, Deda Qiro, Qesar Deda, Gjin
Deda, Deda Kola, Leka Pjetri, Kostandin Pjetri, Mustafa Deda, Gjin Duka, Mirush
Simoni, Ferhat Zhulla, Llaqi Dhimo, Kosta Andrea, Ali Kosta, Ali Dhimo, Gjon Nika,
Hasan Aliu, Ali Kondi, Ferhat Zhupa, Hasan Jorgo, Qesar Kosta, Kond Gjini, Kond
Qesari, Dhimo Jorgo, Kola Gjoni, Dhimo Kondi, Hasan Dhimo, Qiro Janaqi, Pavel
Janaqi, Nikolla Janaqi, Zhupa Janaqi.
5 Po aty, f.100. Kond Llazari, Lej Deda, Stathi Leja, Nik Pepa, Ded Llazari,
Kond Deda, Gjergji Kondi, Gjin Zhupa, Zhup Gjini, Nikoll Gjini, Stamo Gjini, Nik
Llazi, Jano Popa, Jano Kondi, Nikoll Gjoni, Nik Deda, Manol Mertiri, Zhupa Manoli,
Gjere Nika, Gjere Kondi, Lik Prifti, Stathi Pepa, e Ded Kristo.
6 Po aty. Emrat e tyre janë: Istathi Dhimitri, Jorgo Istathi, Nik Koçoja, Nik
Izgjuri, Istathi Teodori, Jani Istathi, Papa Nikolla, Niço Kosta, Temija Argjoro, Jani
Temija, Istathi Jorgji, Istefan Tomani, Jani Simoni, Jorgo Jani, Nik Mihali, Jorgo Stasi,
Nikolla Jorgo, Stathi Nikolla, Miço Jani, Jani Barsi, Nike Tomani, Istathi Valanga, Nike
Kosta, Nike Boloni, Nikolla Nika, Nike Tomani, Istathi Nika, Mihal Tomani, Jani
Mihali, Jorgo Mihali, Jorgo Tomani, Nikolla Ismaqeda, Dhimitet Nikolla, Miço
Ismaqeda dhe Jani Miçedia.
7 Po aty. Jorgo Petro, Biço Petro, Nike Jani, Dhimo Jorgo, Nike Mihali,
Dhimitër Valendari, Popa Stathi, Miço Toma, Vili Dhimo, Jani Dhimo, Pjetër Papa,
Nikoll Papa dhe Andrea Papa.
20 Hajredin Isufi
gjithsej 112 kryefamiljarë, në regjistrimin osman shënohen vetëm dy prej tyre të
kristianizuar8.
Në gjysmën e dytë të shek.XVI, në krejt zonën e Çamërisë, të krishterët
përbënin mbi 90 për qind të numrit të përgjithshëm, kurse muslimanët nuk i
kalonin as 10 për qind. Kështu, raporti i popullsisë kristiane me atë myslimane
në përqindje ishte në favor të të krishterëve.
Forcat osmane, shkruan Dora d’Istria, e shkatërruan Janinën në vitin
1424 dhe kthyen në skllevër një pjesë të banorëve të saj. Turakani ngriti para
qytetit një piramidë prej dy mijë kokash. Megjithatë, Thesprotia e lashtë u ngrit
mbi rrënojat e saj9. Pushtuesit osmanë pasi mposhtën rezistencën e vendasve,
një pjesë të forcave nën komandën e Sulejman Haxhi Beut e dislokuan në
kështjellën e qytetit të Paramithisë.
Ishte në traditën e Perandorisë Osmane që sapo pushtohej një territor,
për nder të sulltanit ngrihej një xhami në qendër të këtij territori. Kështu, në
vitin 1490, në Paramithi, u ndërtua xhamia e parë e madhe që u pagëzua –
xhamia e Sulltan Bajazitit II10. Ajo, njihej edhe me emrin Xham-i Sherif
(xhamia e Shenjtë). Kjo ndërtesë kulti, fillimisht, do të shërbente për të kryer
ritet fetare ushtria dhe oficerët turq të dislokuar në qytet dhe rrethina, por, nga
pushtuesit e rinj, shihej në perspektivën e afërt dhe si një qendër fetare për të
krishterët, që do të ndërronin fenë në atë rajon. Ndërkohë, edhe në qytetin e
Margëlliçit, një lagje, e banuar kryesisht nga ushtarë dhe oficerë osmanë, mori
emrin lagjja e sulltan Bajazitit.
Pushtuesit osmanë në territoret shqiptare gjetën një popullsi të krishterë
ortodokse e katolike. Predikuesit e fesë islame patën një terren të favorshëm
edhe në zonën e Çamërisë. Ata nuk hasën ndonjë kundërpërgjigje të vendosur
nga kleri dhe kisha.
Të krishterët shqiptarë para e pas pushtimit osman të shek.XV-XVI,
kishin një kler të papërgatitur e të paorganizuar për të përballuar presionet e
pushtuesit. Gjithashtu edhe disiplina kishtare ishte e shthurrur aq sa në faltore
nuk kryhej asnjë ceremoni fetare11. Dobësinë që manifestonte kleri dhe kisha në
këtë kohë, studiuesi Ferdinand Braudel e shpjegon me faktin që, sipas tij,
“krishterimi në këtë vend nuk kishte hedhur rrënjë të thella”12.
Perandoria Osmane u përpoq të bënte sa më pasiv rolin e dobësuar të
kishave ndaj çdo veprimi që do të merrte kundër kishave, manastireve dhe
besimtarëve të tyre. Administrata osmane u dha të kuptonin priftërinjve dhe
klerit të lartë se, po të afroheshin me qeverisjen e pushtetit osman, ata do të
8 Po aty.
9 Dora d’Istria, Rinia e një shqiptareje, Tiranë, 2002, f.31.
10 “Estija”, 1953, f.163-165; Sp. Muselimi, vep. e përm., f.18.
11 Historia e Shqipërisë, vëll.I, Tiranë, 1959, f.366-367.
12 F. Braudel, Mesdheu dhe bota mesdhetare në kohën e Filipit të dytë, 1949
(cituar nga Sh. Delvina në librin “E vërteta mbi Epirin”, Tiranë, f.315).
Aspekte të islamizimit në Çamëri 21
kishin mbështetjen e saj. Klerikët, duke mos pasur as forcë e as mbështetje për
të kundërshtuar strategjinë e pushtuesit të ri, pranuan më mirë të bëheshin
përkrahës të pushtetit osman dhe të gëzonin privilegjet që i ofronte ai, sesa të
deklaroheshin kundërshtarë të tij13.
Kleri i krishterë, jo vetëm që nuk reagonte, por, përkundrazi, nisi të
heshte ndaj dhunës, e sidomos ndaj përpjekjeve të pushtuesit për islamizimin e
popullsisë së krishterë përmes rrugëve të ndryshme si: vështirësitë ekonomike,
presioneve etj. Madje, ai u bë propagandues i flaktë i nënshtrimit ndaj së keqes,
duke iu drejtuar besimtarëve të tij “që ta pranonin pa keqardhje nënshtrimin dhe
taksat e rënda”14. Ndërkohë klerikët e krishterë të fshatrave e të rajonit të
Çamërisë, sa herë që hasnin në qëndresën e fshatarëve për të mos paguar taksat
që i detyroheshin kishës, për shkak të varfërisë së tyre, u drejtoheshin për
ndihmë pushtetarëve osmanë, për mbledhjen me dhunë të tyre15.
Ndërkohë, administrata osmane vuri në zbatim një politikë
diskriminuese fiskale, sidomos për të krishterët. Vendin kryesor të taksave në
këtë kohë e zuri tributi i xhizjes16. Popullsia e krishterë përballej me taksa të
rënda, të cilat, pushtuesi, gjatë fundit të shek.XVI e gjatë shek.XVIII, i rriste
vazhdimisht. Shto këtu edhe faktin se shlyerja e taksave kërkohej të bëhej me
flori, vështirësonte akoma më shumë gjendjen ekonomike të shqiptarëve të
krishterë, e cila nuk ishte në gjendje t’i lante. Kjo u ndie në mënyrë të veçantë
nga popullsia e krishterë, që kishte të ardhura të pakta nga prodhimet bujqësore.
Të krishterët, për të ruajtur fenë e tyre duhet të paguanin këtë taksë dhe,
kush nuk e shlyente ose nuk ishte në gjendje ta paguante, burgosej menjëherë.
Në se i krishteri e mohonte fenë e krishterë e kthehej në mysliman, barra e
tatimeve i hiqej menjëherë po kështu edhe familjarëve të tjerë. Një nga format e
qëndresës ndaj depërtimit të fesë së re ishte krishterimi i fshehtë
(kriptokristianizmi). Ai përfaqësonte një gjendje kalimtare dybesimi, përmes së
cilës, individë të krishterë e pranonin islamin vetëm formalisht, me qëllim që të
shmangnin pagesën e haraçit dhe të gëzonin barazinë me popullsinë myslimane
në jetën shoqërore. Në publik këta individë paraqiteshin si myslimanë që
mbanin emra në besimin islam e shkonin në xhami, në familje, fshehtas,
ushtronin ritin kristian17.
13 Enkyklopedia eleftheroundaqi, vëll.V, f.306.
14 J. Sarras, Isteria tis Igumenitsis, 1550-1950, Athinë, 1985, f.39.
15 P. Pipineli, Historia e Revolucionit Grek, 1928, f.42; J. Kordatos, Lulëzimi
dhe dekadenca e Bizantit (materiali i përkthyer në AIH, Tiranë).
16 Xhizja – taksë për kokë, detyrim që vihej në të holla vetëm për shtetas të
krishterë fshatarë dhe qytetarë, kur me vendim të gjyqit lokal të Sheriatit një i krishterë
kalonte në fenë myslimane, ai shkarkohej nga detyrimi për të paguar xhizjen. Vjelja e
kësaj takse ishte shprehje e diskriminimit shoqëror ndaj masave të popullsisë së shtypur.
Shih për më shumë hollësi, Historia e Popullit Shqiptar, vëll.I, 2002, f.592.
17 Historia e Popullit Shqiptar…, vep. e përm., f.592.
22 Hajredin Isufi
Në shumë raste, në një familje e pranonte fenë islame vetëm kryetari i
saj, përfaqësuesi i familjes në marrëdhëniet me pushtetin osman, ndërsa
pjesëtarët e tjerë mbeteshin kristianë18.
Shteti osman kishte si parim bazë në strategjinë e vet sigurimin e
nëpunësve dhe funksionarëve në të gjitha nivelet e administratës nga
kontigjentet e islamizuara vendase që kishte, por të përgatitur në Stamboll
(robër lufte, të kapur në beteja të ndryshme të ushtrisë osmane). Këta robër, pasi
islamizoheshin, edukoheshin në kolegjet osmane me një frymë të lartë
devotshmërie ndaj islamit dhe sulltanit19.
Të tillë kishte edhe nga krahina e Çamërisë. Këta, pasi kishin braktisur
besimin e krishterë, siç thuhet në burimet historike të kohës, hynin si drejtues të
administratës osmane në Çamëri. Njëri prej tyre është edhe i krishteri nga fshati
Vica i Zagorisë, djali i së krishteres së ve, Bunës. Ky djalë, i islamizuar dhe i
përgatitur në kolegjet e Stambollit, ishte pagëzuar me emrin muhamedan Ali
dhe në vitin 1580 ishte vendosur në një nga postet më të larta në Paramithi: shef
i xhandarmërisë osmane. Në burimet e kohës përmendet me emrin Ali Pasha20.
Në vitet që pasuan, dhe veçanërisht në fillim të shek.XVII, emrat e të
islamizuarve, që kishin zënë poste të larta në administratën osmane, ishin shtuar
edhe më shumë. Dy prej tyre në këtë kohë kishin marrë titullin e lartë Pasha:
Osman Pasha dhe vëllai i tij Ali Pasha – të dy paramithiotë të islamizuar.
Cili ishte Osman Pasha? Një i krishterë me origjinë nga fshati Zavrus
ose Turkogranicë i Paramithisë21. Ai, në fund të shek.XVI, u emërua
sanxhakbej* i Delvinës dhe i Paramithisë (Ajdonatit), ndërsa vëllai i tij, Aliu, u
bë sanxhakbej i Vlorës. Osman Pasha, më 26 qershor të vitit 1606, u transferua
në Vlorë për të zëvendësuar të vëllain, i cili kishte marrë një detyrë tjetër nga
Porta e Lartë: të kryesonte një ekspeditë turke kundër forcave hungareze, ku
mbeti i vrarë në vitin 160822. Osman Pasha dy vjet më vonë, në vitin 1610
emërohet qeveritar i Paramithisë, dhe në marsin e vitit 1611 transferohet në
postin e sanxhakbeut të Janinës23.
Në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XVII, kur të krishterët dukeshin se nuk
kishin më asnjë mbështetje, pati edhe klerikë të lartë ortodoksë që dolën në
mbrojtje të popullsisë së shtypur të krishterë si dhe për të kundërshtuar
islamizmin që kishte nisur dalëngadalë të shtrihej në çdo fshat e qytet të
18 Po aty.
19 Po aty, f.597.
20 Sp. Muselimi, vep. e përm., f.34.
21 P. Xhufi, Dionis Filozofi dhe Kryengritja e Shqipërisë së Poshtme e vitit
1611, në “Studime historike”, Tiranë, 1997, nr.1-4, f.32; V. Krapsites, vep. e përm.,
f.131; K.D. Maricios, në “Epirotika Hronika”, 1940, f.34, 89.
* Sanxhakbej – komandant ushtarak – administrator i një sanxhaku.
22 V. Krapsites, vep. e përm., f.131-133; K.D. Maricios në “Epirotika Hronika”,
1940, f.38; Sp. Mouselimi, vep. e përm., f.31-32.
23 Po aty.
Aspekte të islamizimit në Çamëri 23
Çamërisë. Reagimet qenë të ashpra. Ato arritën deri në kryengritje të armatosur.
Si vatra të qëndresës antiosmane ishte Paramithia, Margëlliçi dhe Suli. Dionis
Filozofi nga Paramithia, asokohe kryepeshkop i Larisës dhe i Tërhallës, u bë
vetë frymëzuesi dhe udhëheqësi i kryengritjes. Ajo nisi në ditët e para të
shtatorit të vitit 1611 dhe arriti kulmin e saj më 10-11 shtator të vitit 1611.
Vendi ku u zhvilluan ngjarjet e vjeshtës së atij viti ishte territori i Çamërisë, nga
Bastia e Sajadhës, në bregdetin Jonian, në Paramithi e Margëlliç, duke përfshirë
këtu edhe banorët e fshatrave të malësisë së Sulit.
Sipas burimeve të kohës, ishin ngritur në këmbë rreth shtatëdhjetë
fshatra24 dhe numri i kryengritësve arrinte në rreth 1 100 vetë25. Kryengritja
kishte tiparet e një lëvizjeje të gjerë popullore dhe mbështetej jo vetëm nga të
krishterë, por edhe nga elementë vendas të islamizuar kundër dëshirës së tyre.
Sanxhakbeu i Janinës, Osman Pasha, sapo mësoi se në Çamëri kishte
shpërthyer kryengritja, i nisi një raport të gjatë Portës së Lartë në Stamboll, ku
ndër të tjera akuzonte banorët e Çamërisë për rebelim, madje, sipas tij, kishin
krijuar lidhje edhe me spanjollët kundër madhërisë së tij, Sulltanit.
Së fundi, Osman Pasha kërkonte urdhër nga Stambolli se si të
vepronte26. Kuptohet se përgjigja nga Porta qe e shpejtë dhe e prerë: të shtypej
me zjarr e hekur dhe kundërshtarët e Divanit të ndëshkoheshin ashpër që të
merrnin mësim edhe banorët e tjerë të vendit.
Osman Pasha u nis vetë nga Janina në krye të forcave të shumta osmane
për të shtypur kryengritjen. Ai, marshimin drejt Çamërisë, e shihte si një
inkursion me rreziqe të mëdha për atë dhe forcat e tij. Këtë frikë që përjetonte
pashai i islamizuar nga Paramithia, ia shprehu hapur njërit prej shoqëruesve të
tij, duke i thënë se ishte rrezik i madh të udhëtojë nëpër këto vende për shkak të
kryengritësve që ishin ngritur me armë në dorë nëpër male dhe që kishin zënë të
gjitha shtigjet dhe qafat27. Përballë forcave të shumta osmane, dhunës dhe
presioneve që ata ushtruan kryengritja u shtyp. Kjo edhe sepse organizimi i
kryengritjes nuk mundi t’i përgjigjej kësaj lëvizjeje, ndaj dhe masakrat e
ushtrisë së Osman Pashës ishin çnjerëzore ndaj popullsisë së pafajshme. Rreth
dyqind kryengritës i dogjën të gjallë, bashkë me udhëheqësin e tyre, Dionis
Filozofin28.
Pas shtypjes së kryengritjes ai u kthye në Janinë si triumfator duke lënë
pas një tmerr dhe përgjakje në popullsinë çame29. Ndërkohë, vatrat ku kishte
24 P. Xhufi, art. i përm., f. 27; K.D. Mertziou, I epanastasis tou Dionisiou
fhilosofous, në “Epirotika Hronika”, nr.13, 1938, f.86; Megale helenike, “Encyklopedia,
“Pyrsos”, vëll.IX, Athinë, 1929, f.406.
25 K.D. Mertziou, art. i përm., f.84-85.
26 V. Krapsites, Oi mousoulmanoi tzamides tis Thesprotias, Athinë, 1986, f.18.
27 Po aty, f.19.
28 K.D. Mertziou, art. i përm., f.85; P. Xhufi, art. i përm., f.29.
29 D. Sorros, Maksimou tou Steliotikos kata Dionisou tou epiklepentos
skilozophos, në “Chronika Epirotika”, 1928, f.203.
24 Hajredin Isufi
shpërthyer kryengritja: Margëlliçi, Paramithi e Pargë, u përforcuan me trupa të
shumta ushtarake, ndërsa administrata e lartë osmane në Janinë dërgonte herë
pas here inspektime për të vëzhguar nga afër situatën në rajonin e Çamërisë, që
për disa vjet u mbajt nën një kontroll të fortë.
Administrata osmane me seli në Janinë, kur u bind se qëndresa vendase
ishte ulur ndjeshëm, largoi një pjesë të forcave nga Çamëria dhe emëroi në vitin
1624 si kryeadministrator të Çamërisë me qendër në Paramithi, Mehmet
Pashën, një tjetër timariot të islamizuar nga rrethinat e Paramithisë30.
Mehmet Pasha njihej në fshatrat e krishtera të Çamërisë jo vetëm si
pronar i madh çifligjesh, por edhe si një njeri që, pas shtypjes së kryengritjes të
vitit 1611, ishte sjellë shumë keq me popullsinë vendase dhe kishte bërë shumë
presione të dhunshme për të detyruar shumë të krishterë të islamizoheshin31.
Është me interes të vihet në dukje se pushtimi osman në vendet e
pushtuara nuk përdori dhunë të organizuar e të drejtpërdrejtë shtetërore për të
imponuar kthimin nga feja e krishterë në atë islame32. Porta e Lartë, në
strategjinë e vet, synonte të arrinte përhapjen e islamit, fesë zyrtare të shtetit
osman, nëpërmjet presioneve dhe taksave. Megjithatë, raste të mirëfillta të
dhunës së ushtruar nga administratorët vendas të islamizuar, nuk munguan.
Kështu, për shembull, Mehmet Pasha, për t’u treguar eprorëve të tij në Janinë se
ishte i suksesshëm në funksionet që kishte dhe besnik ndaj sulltanit, nuk
kursente asnjë mjet për t’i detyruar vendasit që t’i nënshtroheshin pushtetit
osman. Madje për të kaluar nga feja e krishterë në atë islame, ai jo rrallë
përdorte edhe dhunën.
Burimet e kohës tregojnë se, kur ai bëri një inspektim nëpër fshatrat e
krishtera nga Paramithia në Pargë, kudo ku kalonte, me forca të shumta që e
shoqëronin, bënte presione të shumta dhe ushtronte dhunë mbi të krishterët për
t`i detyruar të bëheshin muhamedanë33.
Nga statistikat e vitit 1875 del se shumica e fshatrave në Çamëri si
Grava, Galbaqi, Karbunari, Rrezanji, Kurtesi, Dramesi, Spatari, Koska, Lopsi
e të tjera ishin islamizuar plotësisht. Ndërkohë, në Çamëri, i njëjti autor grek jep
edhe raportin e besimeve (myslimanë e të krishterë) në qytetet kryesore. Kështu
p.sh. qyteti i Filatit nga 600 familje që kishte, vetëm 100 familje ishin të
krishtera, ndërsa në qytetin e Paramithisë nga 900 familje që kishte, vetëm 300
familje ishin të krishtera.
Në Çamëri kishte dhe fshatra të përziera (laramane) si Grikohori,
Njihori, Gurrëza, Picari, Minina etj. Ndërkohë kishte fshatra me popullsi të
30 “Epirotika Hronika”, 1940, f.38; V. Krapsites, I istorija tis Paramithias...,
f.134-135.
31 Po aty.
32 Historia e Popullit Shqiptar…, vep. e përm., f.596.
33 “Epirotika Hronika”, 1940, f.38; V. Krapsites, I istorija tis Paramithias...,
f.134-135.
Aspekte të islamizimit në Çamëri 25
pastër të krishtera si Malluni, Rehania, Spatharati, Morfati, Shenica, 24 fshatrat
e Farit34 etj. Është me interes të vihet në dukje se nga 189 fshatra që kishte
Çamëria, në 124 prej tyre pa marrë parasysh besimin fetar flitej në familje
vetëm gjuha shqipe, ndërsa vetëm në 55 fshatra flitej greqishtja35.
Dukuria e presioneve të individëve vendas të veshur me pushtet dhe të
pasuesve të tyre të islamizuar fanatikë, u duk në çdo familje të krishterë. Në
këto rrethana, elementi i krishterë, shkruan Pukëvilli, për të mbijetuar e për të
shpëtuar nga zgjedha e pronarëve muhamedanë dhe të fqinjëve të tyre, ndërruan
fenë36. Ndërkohë, ata të krishterë, që tregoheshin të panënshtruar, ishin vënë nën
presione të dhunshme. Kështu p.sh., në fshatin Smokovinë, një i krishter, edhe
pse u keqtrajtua publikisht në mes të fshatit, nuk pranoi të bëhej mysliman. Për
këtë kokëfortësi që tregoi “kaurri i pabindur” me urdhër të autoriteteve osmane
u var te rrapi shekullor në qendër të pazarit të Paramithisë37.
Një konflikt tjetër i dhunshëm në mes të krishterëve e myslimanëve
ishte ai që ndodhi në fshatrat Dushkar e Guralesh. Në këto dy fshatra, të
krishterëve u bëhej presion nga bashkëfshatarët e tyre të islamizuar, nga
spahinjtë e fshatrave të rajonit, që të bëheshin myslimanë. Kjo bëri që në mes të
bashkëfshatarëve të shpërthente një konflikt i ashpër mes myslimanëve dhe të
krishterëve e për pasojë të mbeteshin të lënduar nga të dyja palët38.
Në vitet 30 të shek.XVI, spahinjtë shqiptarë, shkruan Aravantinoi,
kishin mbushur radhët e taborëve osmanë. Ai përmend se, në betejën kundër
persëve, në radhët e ushtrisë osmane ishin mijëra spahinj myslimanë e të
krishterë. Në këtë kohë sulltan Murati IV, për të shtyrë edhe më tej
strategjinë e fushatës së islamizimit, nxorri një dekret sipas të cilit
spahinjtë shqiptarë, pavarësisht nga lidhjet që kishin treguar me pushtetin
osman, për t’i mbajtur e trashëguar pronat e tyre, duhet të ktheheshin në islam39.
Ky dekret sulltanor jo vetëm që nuk gjeti kundërshtim te spahijtë vendas, por
ata u treguan sa të bindur, aq dhe të vendosur në mbështetje të administratës
osmane në realizimin e planeve të saj dhe në islamizmin e tyre pa ngurrim.
Ndërkohë, spahinjtë jo vetëm që arritën të legalizojnë pronat që kishin
fituar nga shërbimet që kishin kryer, por një pjesë e tyre, duke fituar pushtet, i
zgjeruan pronat dhe morën shumë pushtet. Kështu p.sh., Shahin Beu nga
Paramithia, në vitin 1642, arriti të bëhej një pushtetar i lartë në Paramithi dhe
kishte nën administrimin e tij një territor që shtrihej nga Paramithia deri në
Lefkade. Më pas, pushteti i tij, duke fituar besimin e Portës, u rrit edhe më
34 B.D. Zotou Mollosos, Epirotikai Meletoi, Tom I, Athinë, 1875, f.31, 37, 42,
57, 59.
35 Po aty.
36 Pouqueville, Voyage de la Grèce, vëll.I, f.259.
37 “Epirotika Hronika”, 1922, f.42; Sp. Mouselimi, vep. e përm., f.33.
38 Sp. Mouselimi, vep. e përm., f.56.
39 K. Lazaridis, Oi Furkai Spaides, “Estia”, 1952; V. Krapsites, I Istorija tis
Paramithias..., f.27; J. Sarras, vep. e përm., f.31-32.
26 Hajredin Isufi
shumë. Në vitin 1644 ishte një ndër titullarët e lartë të administratës osmane në
brigjet e detit Jon dhe kontrollonte çdo lëvizje të anijeve veneciane në Korfuz,
të cilat sapo ankoroheshin në brigjet e Frarit, menjëherë tatoheshin me një taksë
arbitrare40.
Për Mehmet beun, të birin e Hysen Shahin beut, kryeadministrator i
Paramithisë, thuhet se së bashku me të atin e tij, kishte marrë pjesë në luftën 20-
vjeçare kundër Kretës që njihet në histori me emrin “Lufta veneto-turke”41.
Ndër ushtarakët e lartë të islamizuar të Çamërisë përmendet edhe Bejko
beu nga Paramithia. Ai rridhte nga një timariot i islamizuar nga rrethinat e
Paramithisë qysh në shek.XVI. Emrin e Bejko beut e hasim për herë të parë në
postin e ushtarakut të lartë në ndërmarrjen e forcave osmane për të pushtuar
Pargën që ishte nën zotërimin e venecianëve. Bejko beu, në krye të forcave
turke, në vitin 1657, e rrethoi Pargën, por për shkak të një moti të keq që filloi
në vjeshtën e tretë të atij viti, u detyrua të largohet për të filluar sulmin kundër
venecianeve disa muaj më vonë, më 18 shkurt të vitit 1658, pasi mori edhe
përforcime të shumta edhe nga garnizonet turke në Vlorë.
Bejko beu organizoi e drejtoi operacione të suksesshme kundër
venecianëve në Pargë, por u kap rob nga kundërshtarët e tij dhe që nga ky
moment, mori fund karriera e tij ushtarake, edhe pse u lirua më pas nga
venecianët42.
Mund të përmenden edhe individë të tjerë të cilët, duke përqafuar fenë
islame, arritën të zënë në Çamëri pozita të rëndësishme administrative si dhe të
shtojnë me shpejtësi pasuritë dhe pronat e tyre. Ndër individë të tillë mund të
veçohet edhe Hysen Xhelepi, një i afërm i Osman Pashës. Ai, në burimet
historike përmendet që në vitin 1612. Ishte ndër spahinjtë e parë të Paramithisë i
islamizuar që në fund të shek.XV, Hysen Xhelepi, duke përfituar nga
mbështetja që kishte nga dy funksionarë të lartë të farefisit të tij, vëllezërit
Osman Pasha dhe Ali Pasha, sanxhakbej në Delvinë, Vlorë, Paramithi e Janinë,
arriti të verë nën zotërimin e tij shumë prona jo vetëm të fshatarëve të krishterë,
por edhe të manastireve.
Ky spahi taksambledhës arriti që çifligjet e tij t`i shtrijë deri në fshatin
Koron të Frarit. Thuhet se Hysen Xhelepi, sapo mori nën zotërimin e tij çifligun
në fshatin Koron, mobilizoi 200 të krishterë, mjeshtra e fuqi punëtore dhe
ndërtoi një mur të gjatë rrethues me gurë për të kufizuar çifligun e tij nga fqinjët
e tjerë çifligarë. Ndërtuesit punuan të detyruar si skllevër për afro pesë vjet për
nxjerrjen e gurit, transportit si dhe ndërtimit të murit rrethues43.
40 K.D. Mertziou në “Epirotika Hronika”, 1940, f.38; V. Krapsites, I Istorija tis
Paramithias..., f.131-133; Sp. Mouselimi, vep. e përm., f.131-132.
41 Po aty.
42 Po aty.
43 Shih “Epirotika Hronika”, 1940, f.37; V. Krapsites, vep. e përm., f.52, 135.
Aspekte të islamizimit në Çamëri 27
Këta çifligarë të rinj si Hysen Xhelepi, Mujo Xhelepi dhe Bejko Pashai,
të tre nga Paramithia, i përmend edhe Evlia Çelebiu, që me sa duket i ka njohur,
kur ka vizituar Paramithinë në vitin 167044.
*
* *
Islamizimi në Çamëri mori përmasa të mëdha dhe arriti kulmin në 30
vjetët e para të shek.XVIII. Në vitin 1732, me urdhër të Portës së Lartë, u nis
një ekspeditë ndëshkimore kundër suliotëve të “pa bindur” e të rebeluar ndaj
pushtuesit osman dhe agallarëve myslimanë vendas. Suliotët, qysh në fillimet e
pushtimit osman ishin larguar nga ultësirat e Çamërisë për të ruajtur fenë e tyre
të krishterë dhe ishin vendosur në lartësitë e maleve të Sulit, ku kishin krijuar
vendbanimet e reja të tyre. Suli, një krahinë malore, bënte pjesë nga pikëpamja
administrative në kazanë e Paramithisë. Ai ndodhej në juglindje të saj. Suliotët
zotëronin toka të pakta bujqësore, prandaj në jetën e tyre ekonomike rolin
kryesor e luante blegtoria, e përfaqësuar nga bagëtitë e imta, kryesisht dhia. Jeta
ekonomike-shoqërore, politike dhe juridike e banorëve të saj rregullohej sipas të
drejtës zakonore lokale. Pushtuesit osmanë u orvatën t`ua hiqnin suliotëve
venomet tradicionale. Kjo ekspeditë u nxit edhe nga venecianët45. Ndërmarrja e
forcave osmane nuk qe e suksesshme. Qëndresa e vendosur e suliotëve bëri që
forcat e shumta ushtarake osmane të zmbrapsen, duke lënë nëpër honet e
grykave e gërxheve të Sulit shumë të vrarë. 12 vjet më vonë, në vjeshtën e vitit
1759, komanda e lartë e ushtrisë osmane në Janinë, ndërmori një ekspeditë të re
kundër suliotëve.
Disfata që pësuan osmanët në ekspeditat ushtarake kundër Sulit e
suliotëve, bëri që të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj fshatrave të krishtera
në Çamëri, (sipas historianëve P. Aravantino, Spiro Muselimi, V. Krapsiti, K.
Perovoi etj). Këto veprime bënë që shumë fshatra të krishtera në krahinën e
Margëlliçit të pranonin fenë myslimane46. Islamizimi në Çamëri njohu shtrirje
të dukshme pas ngjarjeve të Orllovit (1768-1774), Traktatit të Kyçyk-
Kajanxhisë (1774) midis dy shteteve ndërluftuese, Rusisë dhe Perandorisë
Osmane, si dhe pas ngjarjeve me Kaconin (1787-1791) dhe nënshkrimit të
paqes së Jasit (1792)47.
P. Aravantinoi shkruan se në mesin e shek.XVIII fshatrat e krishtera
Draganji, Nikolicanji, Grika, Njihori, Minina, të Paramithisë, Markati, Ninati,
Janjari, Pjadhuli e Koska në Filat si dhe fshatrat e Margëlliçit, Vrohonai,
44 V. Krapsites, Thesprotika, 1973, f.131; I Istorija tis Paramithia…, f.135.
45 Kr. Perevou, Istoria Souliou kai tis Paragos, Athinë, 1857; V. Krapsites, I
Mousoulmanoi Tzamides tis Thesprotias, Athinë, 1986, f.18-19.
46 P. Aravantinoi, Chronographia tis Ipeirou, vëll.I, f.245-146; V. Kraspites, I
Istorija tis Paramithias…, f.28.
47 Eteria Ipirotikon Spoudon (Ipirotikon Merologio), Janinë, 1979, f.208.
28 Hajredin Isufi
Arpica, Vola, Pllatare, Vrastova, Salica, Grava, Varfanji, Koriqani, fshatrat e
Gropës së Kuçit dhe Koshovica, islamizohen pothuajse plotësisht48.
Pjesa dërrmuese e popullsisë së krishterë në Çamëri, siç shihet,
zgjodhën kthimin në besimin islam. Këta të krishterë, shkruan Zef Skiroi, duke
përqafuar fenë e re, sakrifikuan përgjithmonë identitetin e tyre fetar, duke patur
parasysh moton e tyre të vjetër “Perëndia në fillim krijoi njeriun e pastaj fetë”49.
Profesor Stefanaq Pollo në veprën e tij, “Në gjurmë të historisë
shqiptare”50, shkruan se në islamizimin e shqiptarëve ndikuan një sërë
faktorësh, si padija dhe paragjykimet, bindja e të krishterëve se perëndia i kishte
braktisur në mëshirën e osmanëve, bindje që u përforcua nga fitoret e këtyre,
ndjenja e sigurisë që fitonin nga ndryshimi i fesë. Këtyre faktorëve, thekson
historiani St. Pollo, u duhen shtuar dhe indiferentizmi fetar i shqiptarëve.
Toleranca fetare në Çamëri
Autorë të huaj që e kanë vizituar Çamërinë në fillim të shek.XIX
dëshmojnë për tolerancë fetare të shqiptarëve çamë dhe indiferentizmin e tyre
ndaj fesë. Lidhur me këtë Bartoldy shkruan se shqiptarët e islamizuar nuk ishin
në gjendje të shpjegonin se si kishin kaluar në fenë islame. Lidhur me këtë, ai
shkruan se myslimanët e Paramithisë kanë shumë pak njohuri për fenë e tyre,
gratë nuk i mbajnë të mbuluara me ferexhe, ata pijnë verë e nuk e kanë për zor
të bëjnë lidhje martesore me të krishterët∗. I njëjti autor shton se në qoftë se
bashkëshortët janë të feve të ndryshme, gruaja, në të njëjtin tigan, skuq një copë
mish dashi për njërin dhe një copë mish derri për tjetrin51.
48 Po aty.
49 Z. Skiroi, Shqipëria dhe çështja ballkanike, Napoli, 1940, f.3.
50 St. Pollo, Në gjurmë të historisë shqiptare, vëll.II, Tiranë, 2004, f.31.
∗ Eteria Ipirotikon Spoudan…, vep. e përm., f.212. Përmes burimeve historike
mësojmë për lidhjet martesore të familjes së madhe çifligare të dinenjve me të
krishterët. Kështu p.sh. Hysen Pasha, djali i Vejsel Dinos dhe nipi i Abedin Pashë
Dinos, ishte martuar me Katerina Preveziane, që rridhte nga fisi i madh dhe me emër i
të krishterëve të Prevezës, Llamba-Kulias. Nga kjo martesë patën dy fëmijë: Xhemilin
dhe Xhemilenë. Fillimisht fëmijët u pagëzuan me emra myslimanë, por e ëma e tyre,
Katerina, që asnjëherë nuk mori emër mysliman në familjen e dinenjve, shpesh të birin
e thërriste me përkëdhelje Jorgo dhe të bijën Ollga.
Po aty. Në atë fis, edhe njëra vajzë e Rasih bej Dinos, Fatimeja (1847-1939),
mbesa e Abedin Pashë Dinos, ishte martuar me të krishterin Jo. Cologllun. Ajo fill mbas
martesës u pagëzua me emrin Katerinë dhe këtë emër e mbajti deri sa vdiq në vitin
1939, në moshën 65-vjeçare. Nga ajo martesë Fatimeja (Katerina) pati dy djem –
Kostandinin dhe Andonin. I pari punoi për një kohë të gjatë si gazetar në gazetën greke
“Kathemerini”, ndërsa djali i dytë, Andoni u vra në Peloponez gjatë luftës civile që
shpërtheu në Greqi në vitin 1946-1949).
51 J.L.S. Bartholdy, Voyage en Greece, Tom II, f.243–245.
Aspekte të islamizimit në Çamëri 29
Hjuzi52 ishte një klerik anglikan, që ka shëtitur nëpër Çamëri në fillim të
shek.XIX e ka dhënë disa shpjegime që shprehin qartë tolerancën fetare në atë
krahinë. “Shqiptarët muhamedanë, - shkruan ai, - me fenë e re që morën nuk i
respektojnë doktrinat fetare islamike”. Myslimani merr për bashkëshorte një
grua të krishterë, i çon djemtë në xhami dhe i lejon vajzat ta shoqërojnë nënën e
tyre në kishë.Përfundimet që kishin arritur nga afër dy studiuesit dhe vrojtuesit, që
përmendëm më sipër, i shpie edhe më tej një autore tjetër, Montagy, e cila duke
shpjeguar lidhjet dhe tolerancën fetare mes myslimanëve e të krishterëve tek
shqiptarët, shkruan se myslimanët e të krishterët shqiptarë nuk ishin në gjendje
të përcaktonin se cila prej feve të tyre ishte më e mira, prandaj të premten ata
shkonin në xhami e të shtunën në kishë53.
Një aspekt tjetër të indiferentizmit fetar na e jep edhe oficeri francez,
Adolf Carber nën emrin Ibrahim Mensur Efendiu. Ai ka qëndruar për shumë
kohë pranë Ali Pashë Tepelenës. Në veprën e tij54 shkruan se ata që njihen si
muhamedanë, nuk dinë gjë tjetër, nga pikëpamja fetare, veçse të deklarojnë se
janë turq, se fjalën mysliman nuk e njohin dhe akoma më shumë nuk njohin
islamin. Ndërsa ata që e konsiderojnë veten të krishterë, vazhdon më tej ky
autor, mjafton ta quajnë veten kaurë, që është një bastardim i fjalës turke
guyaur, që do të thotë i pabesë, sipas riti të kishës greko-bizantine55.
Shembuj të tolerancës fetare në Çamëri na jep atdhetari i shquar Musa
Demi nga Filati në një artikull të botuar në gazetën “Dielli” të Bostonit, më 22
tetor të vitit 1909: “… përpara lirisë (lexo: përpara revolucionit xhonturk të vitit
1908), myslimanët e të krishterët kanë shkuar shumë mirë dhe si u shpall liria
pa vështruar fe a din, të gjithë bashkë u puthën në xhami të Filatit, që të mos
mbetej asnjë armiqësi e vogël midis tyre. Akoma edhe për të ngrirë fanatizmin e
besës (besimit – H.I.) në kishën e Filatit, që s`kishte këmbanë, u zotuan
myslimanët shqiptarë që të bien këmbanën dhe kështu e prunë. Ditën që u var
këmbana, u mblodhëm në mitropoli më shumë se 150 myalimanë dhe hoxhë
dhe e shpunë në kishë dhe repara (përpara) që e vuri dhe i ra qe hoxhë”. E më
tej Musa Demi vijon duke thënë se me këtë parathënie “dua të them që
52 T.S. Hughes, Travels in Greece and Albania, London, 1830, bot. II, vëll.II,
f.105. Lidhur me tolerancën fetare historiani grek Aleks Manopoulos na jep detaje
interesante. Ai shkruan: “Hoxha merr grua për djalë të bijën e priftit dhe prifti vajzën e
hoxhës për djalin” (Shih: A. Manopoullos, Ipiron, 1961, f.18. Kur flasim për tolerancën
fetare në Çamëri, nuk duhet lënë pa përmendur kujtimet që sjell historiani Sharra, nga
myslimanët e familjes së Kastrizës (Gumenicë). Ai tregon se fëmijët myslimanë që
shkonin dhe së bashku me bashkëmoshatarët e tyre këndonin këngën e Lazaridhit (J.
Sharra, po aty, f.667).
53 Lady Mori Wartheley Montagy: Letra dhe vepra, Leret Warnhiffe,
Filadelphie, 1837, vëll.I, f.252.
54 I.M. Efendi, Kujtime për Ali Pashën, Tiranë, 2003, f.57.
55 Po aty.
30 Hajredin Isufi
fanatizëm bese (besimi) nuk ka”. Dhe ai shtronte pyetjen: “kur u shthurën
myslimanët me ca të krishterë? Kur ne hapëm klubin dhe shkollën shqipe këtu
dhe Ethniqi Eteria, i mbushi me armë dhe i këshilloi me anë të dhespotit të
bashkohen me Greqinë e të punojnë për “Ethniqi Eterinë”. Kështu u derdhën
kundër shqiptarëve sa qe një shqiptar mysliman s`vij dot me një fshat të
krishterë se pa dëm s`kthehej”.
Në Çamëri, si në mbarë trojet shqiptare, marrëdhëniet midis
myslimanëve e të krishterëve, nuk u karakterizuan asnjëherë nga urrejtja mes
tyre. “Myslimanët e Çamërisë, - shkruan J. Sharra në veprën e tij56, - nuk
vepruan kurrë me dëshirën e tyre kundër të krishterëve, përveç elementëve të
veçantë dhe reagimeve momentale. Çdo veprim i dhunshëm që mund të kryhej,
- thotë autori, - nxitej drejtpërdrejt sidomos nga nacionalistë e çifligarë”. Ata
ruajtën me xhelozi traditën shqiptare: doket, zakonet, marrëdhëniet miqësore e
vëllazërore mes tyre. Në ditë feste, shkruan historiania greke e ditëve tona Toula
Mallakata, në veprën e saj “Margariti”57, “myslimanët e të krishterët festonin
bashkë: Xhemua me violinë, Fantasi me lahutë, Xurri me def dhe Pulisi me
klarinetë ekzekutonin melodi të bukura të këngës së “Minushit” e këngë të tjera
çame e të gjithë së bashku kalonin çaste të gëzuara”.
Kjo studiuese në këtë vepër sjell një të dhënë interesante që tregon
marrëdhëniet e mira mes myslimanëve e të krishterëve çamë. Ajo tregon se në
vitet 30 të shekullit të shkuar në një kishë greke në periferi të Margëlliçit kishte
rënë një zjarr. Ndërkohë, burrat ishin të gjithë në fusha e në Pazar. Në kohën
kur flakët dhe tymi doli nga çatia e Kishës, të parat që i dalluan ishin gratë
myslimane. Ato nisën menjëherë fëmijët për në Pazar e në fusha të lajmëronin
banorët e fshatit se kisha kishte marrë flakë. “Të parët që mbërritën për të shuar
flakët dhe luftonin me zjarrin, thotë autorja, ishin myslimanët e Margëlliçit”,
mes tyre ajo përmend Hasanin dhe Osmanin nga lagjja “Driza”. Më pas arritën
edhe të tjerë, si Taqi e Nikolla dhe që të gjithë së bashku, si vëllai me vëllanë,
luftuan me flakët dhe arritën të shpëtonin kishën nga djegia58.
Ajo gjithashtu tregon se, në ditët e krishtlindjeve, në meshën festive në
kishën e fshatit Margëlliç merrnin pjesë edhe shumë myslimanë margëlliçiotë si
dëgjues në atë ceremoni të shënuar fetare. Gjithashtu autorja ve në dukje se të
krishterët për pashkët zienin dhe ngjyrosnin shumë vezë të kuqe, se në shtëpitë
e të krishterëve shkonin për urim shumë myslimanë dhe të gjithë qeraseshin veç
të tjerave dhe me vezë të kuqe, jo vetëm për ata myslimanë që ishin për vizitë,
por edhe për pjesëtarët e familjes.
Kur flitet për procesin e islamizimit në Çamëri është e rëndësishme të
theksohet dhe një dukuri tjetër interesante: të islamizuarit e dinin jo vetëm
prejardhjen e tyre, por edhe origjinën e tyre të fshatit e të qytetit, lidhjet fisnore
56 J. Sarras, vep. e përm., f.171.
57 T. Stefanidou Malakata, Margariti, f.37.
58 Po aty, f.37.
Aspekte të islamizimit në Çamëri 31
që kishin me të islamizuarit, madje përafërsisht dhe kohën kur ishin bërë
myslimanë59. Dinin dhe lidhjet farefisnore që kishin shumë familje myslimane e
të krishtera midis tyre.
“Besnikëria e myslimanëve shqiptarë ndaj Islamit nuk i përngjan aspak
bindjeve kokëforta të muhamedanëve aziatikë”, - thotë Dora d’Istria60. Ajo
vijon më tej: “Krenaria kombëtare ishte e gjallë te shqiptarët, saqë edhe ato që e
kishin përqafuar Islamin i përbuznin osmanët”61.
Burimet historike tregojnë se shqiptarët që mohuan krishterimin, kanë
luajtur në Perandorinë Osmane një rol të rëndësishëm. Por këta shqiptarë që
ishin në sferat e larta në Perandorinë Osmane, nuk pushuan së lëvizuri heshtazi
për të krijuar një Shqipëri të pavarur.
59 Pouqueville, Voyage de la Grèce, vëll.I, f.259.
60 Dora d’Istria, vep. e përm., f.119.
61 Po aty, f.54.
32 Hajredin Isufi