Post by meltdown711 on Dec 8, 2008 16:24:48 GMT -5
Zagoll Mustafai

Kurveleshi, kështjella e zëmra e Labërisë,si një sofër madhore mbi ata male të lartë,ka qenë shtylla kurrizore e historisë tonë kombëtare për shekuj me radhë e deri në ditët tona. Kurveleshasit, gjithmonë me armën tek koka, i kanë treguar vendin cilitdo armiku dhe shkelësi të trojeve të tyre, duke derdhur lumenj gjaku.
Gjatë pushtimit Osman, ata asnjëherë s'pushuan së luftuari, nuk paguanin detyrimet e taksat që kërkonte Sulltani, nuk dërgonin djemtë nizamë, por vazhdimisht në luftë.
Janë të njohura kryengritjet kundër reformave të tanzimatit të udhëhequra nga kapedanët kurveleshas Çobo Golëmi, Çelo Picari, Zenel Gjoleka, Hodo ali Nivica, Balil Nezha, Tafil Buzi, Leskodukajt etj.
Ishin pikërisht këta kapedanë që dolën nga shkolla e Ali Pashë Tepelenës që duke vazhduar veprën e tij u bënë paraardhësit e kryengritjeve të tjera të mëvonshme të cilat u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë. Në këtë shkrim do të përqendrohemi në një prej figurave më të spikatura të kryengritjeve të 1847-ës kundër reformave të Tanzimatit, Çobo Golëmin.
Kush ishte Çobo Golëmi (Mustafaraj) dhe pse historiografia shqiptare nuk ka folur për të. Çobua lindi dhe u burrërua në Golëm të Kurveles**t, një fshat që historikisht ka mbajtur peshën më të rëndë në luftërat kundër pushtuesve si portë për të hyrë në të gjithë Kurveleshin, në një familje e cila edhe disa breza para Çobos kishte nxjerrë burra të cilët i dilnin për zot vatanit sa herë që ai shkelej nga i huaji se patriotët golëmas me në krye Çobon janë shquar e dëgjuar jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij por që historia e tyre u shkruajt nga populli dhe jo nga historianët.
Sot që populli ynë mbas një skllavërie sllavo-komuniste 50 vjeçare është i lirë është detyrë e të gjithëve që të hulumtojmë e të zbulojmë dhe të dokumentojmë historinë me qëllim që brezat që vijnë të mos futen në qorrsokak nga pseudohistorianët sllavofilë si deri më sot.
Golëmasit, ashtu si gjithë kurveleshasit, s'kanë pranuar të bëjnë Pazar me historinë, përkundrazi, duke qenë njerëz krenarë dhe të drejtë, në shumicën e rasteve kanë lënë mangësi në shkrimin e historisë së tyre.
Rapsodi e sjell fare të qartë figurën e Çobo Mustafait (Golëmi) dhe pozitën shoqërore të fisit të tij kur thotë:
"Porta me bojë të verdhë
Marrë mostër n"Ingliterë"
Më pastër s'ka si shprehet niveli, kultura dhe lidhjet e kësaj familjeje me botën perëndimore dhe kryesisht me fuqinë më të madhe të kohës Anglinë. E... duke vazhduar më poshtë:
Lisi me degë të rënda
E mbylle valiun brënda.
Kryengritja e madhe e popullit të Kurveles**t në vitin 1847-48 e gjen kapedan Çobo Golëmin në krye të asj ushtrie vullnetare e cila përfshinte të gjithë kazanë e jugut të vëndit. Kapadan Çobua kishte marrëdhënie vëllazërore edhe me të krishterët, me shumë prej të cilëve kishte luftuar krah për krah kundër osmanëve.
Ishte Çobo Golëmi ai kapedan të cilit ju besua t'u bënte thirrje të gjitha kazave të jugut për luftë kundër osmanëve, kjo për arsyen e autoritetit të tij të padiskutueshëm në të gjithë Labërinë, detyrë të cilën siç vërtetohet edhe nga vargjet e mëposhtme ai e realizoi duke mbledhur parinë e të gjitha fshatrave në kryeqendrën e Labërisë në atë kohë në Delvinë.
Që në Himarë e Muzinë
Çobua nga Labëria
Te rrapi ndënë Delvinë
Seç u mblodhë kristjania
Çobua me fustanellë
Çepeziu si ombrellë
Jatagani për mënjanë
Delvinë mblodhi kazanë"
Nuk mund të mos bjerë në sy vargu "seç u mblodh kristjania", varg shumë sinjifikativ i unitetit dhe dashurisë vëllazërore shqiptare, kombëtare dhe jo fetare gjë që tregon se ata lisa shekullorë e dinin shumë mirë se kujt i shërbente ndasia fetare dhe se sa e rrezikshme ishte për fatin e atdheut. Në fakt historia na tregon se kjo traditë luftarake në jug të vendit ka qenë shumë e hershme, që në kohën e të madhit Gjergj Arianit Komnenit (Golemit) i cili i thyen keqas turqit në 1435 në grykat e Rehovës e të Kaparielit (dy hyrjet e mundshme për të pushtuar gjithë Kurveleshin nga lindja dhe jugu), ku osmanët patën disfatën më të rëndë nga goditjet e labërve të udhëhequr prej tij.
Thuhet se varri i atij kollosi gjendet në Golëm te bregu i Mustafare dhe që sot akoma quhet "varri i Gjergjit". U takon arkeologëve dhe historianëve shqiptarë të hulumtojnë dhe të zbulojnë të vërtetën. Një heroizëm të rrallë ka trefuar kapedan Çobua në kryengritjen e vitit 1833 kundër ekspeditës osmane të kryesuar nga Emin Pasha. Golëmas e kurveleshas, myslimanë e të krishterë, zunë pozicionet në malin e Buretos në Peshkëpi e deri në Kakavi. Në këto luftime plagoset rëndë Balil Nesha por që se lëshoi shpatën nga dora.
Forcat e Emin pashës nën komandën e dy oficerëve madhorë Hasan beu e Shishko Mirjallai u tërhoqën e u futën në fshatin Guvernë të Paleopogonit dhe kur panë që kapedan Çobua u doli përpara me vringëllimën e shpatave të djalërisë kurveleshase osmanët luftuan trup me trup shtëpi më shtëpi duke shkaktuar dëme të mëdha edhe fshatarëve të Guverrnit.
Shqiptarët u bënë thirrje disa herë osmanëve për t"u dorëzuar por ata nuk pranuan duke e përkeqësuar edhe më tej situatën luftarake. Në këtë luftë bien disa djem kurveleshas midis të cilëve u vra Duro Mustafaraj,vëllai i kapedan Çobos, dhe u plagos rëndë Sulo Mustafaraj i biri Çobos.
Në pikun e hidhërimit për vëllanë dhe shokët e tjerë që ju vranë kapedan Çobua vendos që: o të vritet dhe vetë ose të kapë të gjallë komandantin e kësaj ekspedite osmane dhe në fakt ashtu ndodhi. U kapën të gjallë të dy oficerët e lartë turq, Hasan beu dhe Shishko Mirjallai, ngjarje të cilën rapsodi popullor e ka përjetësuar me këto vargje:
O halldup shallvare gjerë
Në ta zënça dot Guberë
Do të bëj njëmijë të prerë
Zu Hasan beun të gjallë
Edhe Shishko Mirjallanë
I preu për të vëllanë
Atë Duro Mustafanë
Dhe për shokët që ju vranë
Të dy robërit i nxori para luftëtarëve shqiptarë për t'i gjykuar sipas rregullave ushtarake të kohës për krimet që kishin kryer. Me të marrë fjalën të dy robërit filluan t'i thurin lëvdata dhe t'i premtojnë ofiqe të larta dhe pasuri të mëdha. Përgjigja e kapedanit trim qe e prerë:
Po, kam në dorë tu bëj vetëm një nder, tua pres trupin vetëm me një të rënë dhe sakaq trupat e të dy robërve u ndanë më dysh.
Kapedan Çobo Golëmit, gjeneralit pa grada i vajti fama në portën e lartë dhe sulltani i zëmëruar e i egërsuar për humbjen dhe vrasjen e dy oficerëve të tij të lartë kërkoi që kokën e kryekapedanit golëmas t'ia çonin në sini në Stamboll.
Pra porta e lartë në më pak se 30 vjet pas Ali pashës kërkoi kokën e Çobo Golëmit gjë që tregon se sa i madh ishte dëmi që ky burrë me trimat e tij i shkaktoi Stambollit.
Ishte e natyrshme që fama e këtij trimi nuk mund të mbetej vetëm në jug të vendit por do shkonte edhe në veri të vendit dhe këtë e vërteton edhe vizita që i bën kapedan Çobos edhe një kapedan nga Mirdita me suitën e tij të cilin populli e mbiquajti Gega.
Pritja që iu bë këtij trimi malësor qe shumë vëllazërore dhe për nder të tij sipas traditës së kohës u zhvillua edhe një dyluftim simbolik ku fitimtar doli një nga trimat e kapedan Çobos.
Natyrisht, porta e lartë nuk mund të rrinte duarkryq dhe ta falte popullin e Kurveles**t dhe kapedan Çobon për vrasjen e dy gjeneralëve dhe për të marrë hak në vitin 1853 ndërmerr një sulm të gjerë me forca shumë të mëdha kundër kësaj krahine kryeneçe e të pa nënshtruar. Në këtë luftë të pabarabartë bie heroikisht me shpatë në dorë edhe kapedani famëmadh Çobo Mustafaraj (Golëmi). Rënien e këtij burri të pamposhtur rapsodi popullor e përjetësoi me këto vargje:
Ra tërmet e u tund vëndi
Thonë u vra Çobo Golëmi
Kapedan i këtij vëndi
Kapedan që kur kish lerë
Rriturë nëpër bejlerë...etj
Bashkë me Çobon në luftë kundër turqve bie edhe Sulo Mustafaraj i biri i Çobos. Por martirët e këtij fisi të rënë në luftra të ndryshme për mbrojtjen e atdheut gjatë një shekulli nuk janë pak por 11 vetë:
1- Hito Mustafaraj (u vra bashkë me Ali pashë Tepelenën më 1822 në Janinë)
2-Çobo Mustafaraj(Golëmi)
3-Duro Mustafaraj
4-Sulo Mustafaraj
5-Ismail Mustafaraj(Golëmi)
6-Shefqet Mustafaraj
7-Merqez Mustafaraj
8-Nezir Mustafaraj
9-Neki Mustafaraj
10-Brahusho Mustafaraj
11-Xhemil Mustafaraj
Më 1878 forca shoviniste greke, duke përfituar nga që Turqia ishte e zënë në luftë me Rusinë, mësynë në jug të vendit për ta pushtuar atë.