Post by meltdown711 on Dec 24, 2008 4:38:23 GMT -5
Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut.
Emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia. Në bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografik nuk do t’i kishin rezistuar kohës në rast se vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi përdorimi në radhë të shekujve… Një pjesë e mirë e popullsisë së trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t’i rezistonte proçesit të romanizimit dhe më pas të sllavizimit, që përfshiu pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik”, nënvizon në studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.
Sipas materialeve arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.
Të tilla janë ato të “Shpellave të Velçës”, “Shpellave të shkruara të Lepenicës” (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), “Shpellat e Spilesë” (Himarë) apo “Mozaikët e Mesaplikut”, pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, “Pitosa” të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vete Vlora (Aulona) etj.
Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte “Aulona - Vlora e sotme”. Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj - “Vajza aulonase”, një skulpturë “hyjnesh” 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.
Emrin e qytetit - Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë - qëndër tregëtare - dhe Kanina - qëndër administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop, varur nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.
Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman (thuhet se ne kalane e Skeles, u sulmua dhe vra princi i Hohenstaufen), siç e përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.
Si një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.
Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI, nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më 1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t’i bërë ballë rrezikut të pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.
Në regjistrin turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më 1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi “Flamurtari”), gurët e së cilës u morën nga kështjella e Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.
Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën, Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori austriak “Lloid” dhe ai italian “Pulja”, të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë, kripë - 1.5 milion kilogram, lesh të palarë - 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri - 20.000 copë, breshka - 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të Nartës dhe verë “Vlosh” të Vlorës.
Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine…Ulliri i markës “Vlonjak”, që ishte më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.
Në vitet 1908-1912 klubi “Labëria” u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.
Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italian. Pas zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në “Termopilet” e Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.
Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u krijua Federata “Atdheu” (1921) dhe dega e shoqërisë “Bashkimi” (1922). Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat “Politika”, “Mbrojtja Kombëtare”, “Fjala e Lirë”, “Shpresa Kombëtare” etj që botoheshin në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe kontributi i saj ishte i shquar.
Shtese…
Ne gjirin e Vlores, ne kohen antike shek.VIp.e.s –VI.e.s.ishin kater qytete e qyteza: Oriku, Thronioni(Kanina), Triporti dhe Aulona. Po te shtonim ketu edhe Amantien, Olympian, Cerjen, mund te flisnim per nje intesitet banimi per nje jete qytetare shume te zhvilluar. Secili prej ketyre qyteteve ka historine e vet te lindjes, te lulezimit dhe renies. Te gjitha keto formojne historine e qyteterimit antik te treves se Vlores.
Gjetjet arkeologjike deshmojne per nje qyteterim te lashte, per nje port tregetar te rendesishem ne rajon: Oriku (Orikumi i sotem) i cili daton shek.VI.p.e.s.
Liqeni i Valltos (Orikum) ruan ende sot brenda tij rrenojat e vjetra te ketij qyteti. Oriku, ky liman i rendesishem ekonomik, i forcuar me mure luajti nje rol te rendesishem ne luften mes Cezarit dhe Pompeut. Si fillim ate e mbante Pompeu si stacion per floten e tij ushtarake, me pas me 6 janar te vitit 48 para Krishtit, u pushtua nga Cezari pa lufte, i cili vendosi aty legjionin e vet.
Me pas Oriku u shfrytezua nga romaket, ne lufterat kunder ilireve, dhe nga maqedonasit. Flota maqedonase e Aleksandrit te Madh te Maqedonise e pushtoi ate ne vitin 214. Ne shekullin III para Krishtit, Oriku preu monedhat e para ne emer te bashkesive qytetare.
Ne periudhen bizantine dhe ne mesjete Oriku del me emrin Jeriko.
Ne kohen e pushtimit osman te Arberise, turqit e quajten Pashaliman.
Oriku vazhdoi te luaje rol paresor deri ne shekullin I pas Krishtit. Ato qe kane mbetur prej tij jane: teatri, pusi i ujit, shkallet shkembore, dhe pjese rrugesh te qytetit qe futen ne liqen.
● Teatri daton ne shek. I para Krishtit, ndertuar me nje kapacitet prej 400 spektatoresh, ka te zbuluar sheshin e Orkestres.
● Pusi i ujit duhet te kete qene rreth 20 m i thelle, sot ai eshte rreth 12 m i thelle si rrjedhoje e mbeturinave aluvionale.
● Shkallet shkembore kane nje gjeresi prej 2.5 m dhe distance te barabarte nga njera- tjetra.
Amantia uthemeluasi qytet ne fund te shek.V p.e.s.quhet me emrin grek polis, qe do te thote qytet, me kuptimin e vertete qe kishte qyteti ne kohen antike. Kishte Akropolin e vet, si dhe monumente te rendesishme si tempulli i Aferdites, rrenojat e nje teatri, varret monumentale, dhe mbi te gjitha stadiumin, i cili eshte dhe sot i ruajtur shume mire.
Triporti nga i cili ka dale ne drite nje shtrese kulturore protourbane, e cila ndiqet nga nje periudhe qytetare me jete intesive ne shek.IV-III p.e.s. Jeta ne Triport ka vazhduar edhe gjate shek.I-II e.s Ptolemeu ne shkrimet e tij mendon se rrenojat e Triportit mund te identifikohet me Aulonen.
Aulona u be tashme qendra me e rendesishme tregetare e ekonomike. Rrenojat e saj gjenden ende ne qender te Vlores se sotme, pas monumentit te Pavaresise, tek Sheshi i Flamurit. Si deshmi arkeologjike e lashtesise dhe autoktonise se saj eshte vete simboli i saj-“vajza aulonase”, nje skulpture “hyjneshe” me lartesi 87cm, e gdhendur nga mjeshter vendas me gur gelqeror te Kanines. Ajo simbolizon veshjen e grave ilire.
Ne mesjete Vlora dhe viset e saj rane nen sundimin normand, me pas ne ate venedikas dhe me vone nen pushtimin e Hohenstaufeneve gjermane. Keto pershkruhen nga Jireceku ne studimet e tij.
Ne mbreterine e Arberise, 1272, Vlora permendet per lulezimin e zejtarise, tregetise, blegtorise dhe pemetarise. Ne shek.XIV Vlora ishte nen sundimin e principates se Balshajve. Duhet permendur ne kete periudhe kryengritja e Laberise se Vlores kunder pushtuesve bizante me 1335-1336.
Me 1417 Vlora pushtohet nga osmanet. Gjergj Araniti, i cili organizoi qendresat kunder pushtuesve osmane me 1431-1432 ne grykat e Laberise, mori pergezimet prej Fuqive te Medha te Europes se asaj kohe.Vlora sherbeu si baze e sulltan Sulejmanit kunder Italise se Jugut, Himares e Korfuzit. Per kete ai ngriti dhe keshtjellen e Vlores, aty ku sot ndodhet Stadiumi “Flamurtari”.Gjate shek XVI-XIX popullsia e Vlores zhvilloi nje sere kryengritjesh kunder pushtuesve osmane.
Ne shek. XVII-XVIII Vlora ishte limani kryesor i Shqiperise se Jugut. Qyteti zhvillonte tregeti me Triesten, Venedikun, Vjenen, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Janinen, Malten e Qipron. Vapori austriak “Lloid” dhe ai italian “Pulja” hynin ne Vlore cdo jave duke eksportuar apo importuar prodhime te ndryshme bujqesore e industriale. Vlora eksportonte vaj ulliri, ullinj, kripe, lesh, lekure qengji e lepuri, breshka, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish te therur, peshk te kripur, veze peshku, sere, asfalt, miser, tershere, theker, fasule, dru zjarri, valanidh, mjalt, vere te Nartes dhe vere “Vlosh” te Vlores.
Ne fund te shek.XIX dhe fillim te shek.XX ne Vlore u krijuan nje sere shoqatash patriotike e kulturore si “Vlora”(1887) “Lumi i Vlores” (1900), “Laberia”(1908), “Lidhja kombetare per perhapjen e shkollave shqip” (1908) etj, te cilat luajten rol te rendesishem ne ruajtjen e kultures dhe hapjen e shkollave shqipe-me 7 gusht 1908 u cel Shkolla shqipe e Muradies.Te tera perpjekjet e atdhetareve u kurorezuan me shpalljen e Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 nga plaku i urte dhe diplomati i shquar Ismail Qemali bashke me shoket e ardhur nga vise te ndryshme te vendit. Ata ngriten Flamurin Kombetar ne Vlore dhe formuan Qeverine e Perkohshme me ne krye Ismail Qemalin.
Gjate luftes se I e II Boterore, Vlora ka luajtur rol vendimtar ne ruajtjen e kufijve tokesore e detare. Lufta e Vlores me 1920, ishte nje nga epopete me te lavdishme te shiptareve kunder pushtuesve italiane. Gjate viteve 1925-1939 Vlora ka qene nen regjimin e mbretit Ahmet Zog. Lufta e II Boterore beri qe Vlora te kthehet nje nder vatrat me te rendesishme te Levizjes Antifashiste Nacionalclirimtare kunder pushtuesve nazi-fashiste.
Clirimi i Vlores ndodhi me 15 tetor 1944, dhe me pas me 29 nentor 1944 u clirua gjithe Shqiperia. Pas kesaj gjithe vendi bie nen sundimin diktatorial te Enver Hoxhes, i cili e izoloi Shqiperine nga perendimi, per rreth 50 vjet me radhe.
Me 1990 populli e rrezoi diktaturen, dhe vitet qe pasojne i perkasin sistemit pluralist. Vlora ka qene nje nder qytetet qe u prek me shume si pasoje e ndryshimeve politiko-sociale ne vend. Tashme gjithcka eshte normalizuar-shpirti dashamires e tregetar i vlonjatit po i jep dita dites nje pamje te re qytetit, e sidomos turizmit, qe po zhvillohet me hapa te shpejte.