Post by meltdown711 on Feb 8, 2009 22:50:30 GMT -5
Shqiptarët kërkojnë sundimin e gjysëm hënës dhe jo të kryqit
Manastir, 11 dhjetor 1913
Raport nga konsullit britanik në Manastir C. A. Greig
Marrë nga O.J., arkivat e Foreign Office, Londër
Ndodhemi akoma ne Manastir duke pritur me padurim të kthehemi në Korçë. Shpesh kam dashur tju shkruaj por sherbimet postare kane qene te zena, megjithese nga ana tjeter nuk kam dashur te bej publike ato çfare me kane pare syte kete fund viti.
Ka kaluar një vit qe kur forcat turke hynë në Korçe pas disfatës së tyre ne Manastir. Ajo çka na befasoi ishte se, edhe pse te uritur ata nuk moren asgje me force por vetem kerkuan lëmoshe nga vendasit. Korçarët ju ofruan ushqim por shume prej tyre nuk arritën të gjenin ushqim dhe hanin bar dhe rrënjë bimësh. Ishte e pa imagjinueshme që nje ushtri kaq e uritur të ruante akoma rregullat dhe gjakftohtesinë. Autoritetet e ushtrisë turke morrën nën kontroll dhe shfrytëzuan vetem ndertesat publike, ndersa banesat dhe objektet private nuk u prekën. Ushtaret turq flinin si qentë, në terren te hapur edhe kur bënte kohë e keqe. Te vetmen strehë ata kishin shpellat dhe për dysheke kishin baltën e madhe. Te gjithë ishin në ankth se ç'do të ndodhte në të ardhmen. Ishin perhapur zera të ndryshëm por asgje nuk ishte e sigurtë. Populli korçar priste te çlirohej, por nga kush?
Një natë u zgjuam papritur nga disa të shtëna armësh qe zgjaten rreth 5-6 ore, menduam se po zhvilloheshin luftime diku ne afërsi të Korçës. Xhavit Pasha, komandanti i ushtrise turke kishte hapur zjarr mbi municjonet që ndodheshin në periferi të qytetit, ndërsa numri i vogël i ushtarëve që bënin rojë luftuan heroikisht me avangardën e ushtrisë greke. Shumica e tyre u vranë gjate luftimeve. Një djalë i ri musliman shqiptar luftoi heroikisht nga një minare, në fshatin Plasë, 2 kilometra në veri të Korçës, deri sa i mbaruan municionet. Pasi u kap rob, në vend që të mbahej në burg, trupi i tij u copëtua dhe ju dha qenve per ushqim. Më pas i gjithe fshati Plasë u dogj. Ja se si mund të veprojë një shtet i krishterë në shekullin e XX.
Po atë natë, gratë, pleqtë dhe femijët muslimanë nga fshati Dishnicë, nje fshat i vogel në veri të Korçës, erdhen të strehoheshin në qytetin tonë. Ishin të tmerruar dhe të zbathur sepse ishin ngritur nga gjumi për të ju shpëtuar militantëve grekë që sapo kishin plaçkitur fshatin afër tyre me një mizori te pa përshkrueshme, kishin plaçkitur shtëpitë dhe shumicën e tyre i kishin djegur. Për orë të tëra muslimanë shqiptarë, vinin turma turma në qytet. Ishin pamjet më të tmerrshme që kam parë ndonjëherë. Askush nuk mund ta besoj atë realitet pa e pare me sytë e tij.
Kur ushtria e pushtuesve hyri ne qytet, u mirëprit nga populli i Korçës, i cili shpresonte se mbartësit e kryqit do i sillnin paqe dhe lumturi shtetit te tyre. Por ndodhi qe ata nuk sollen atë që pritej, por mizori dhe shkatërrim, sidomos për popullin muhamedan shqiptar. Na tërhoqi vëmendjen vjedhja që kishin bërë pushtuesit grekë në shumë fshtara, pasi i kishin djegur dhe shkatërruar. Harmonia dhe respekti që kishin shijuar vendasit gjatë qendrimit të turqve ishte tejkaluar nga pushtuesit kristjanë. Gjëja e parë që bën grekërit ishte shkatërrimi i asaj që ata e quanin "propagandë shqiptare dhe tradhëti ndaj shtetit të tyre" . Ata filluan te persekutonin, burgosin dhe perzënë të gjithë ata që nuk pranonin se janë greke. Meqënëse ndërtesat publike nuk ishin të mjaftueshme për ta, grekët hyne nëpër shtëpitë private, me apo pa pëlqimin e pronarëve të tyre. Ata plaçkisnin çdo gjë që mundnin derisa nuk ngeli asnjë musliman shqiptar pa u plaçkitur. Pasi ushtria u stabilizua në qytet, urdhëra u dhanë që popullsia duhet të flasë greqisht pasi "Korça është një qytet i pastër helen". Më pas u bë çdo gjë në mënyrë të atillë, që ti tregohej Europes se kjo ishte e vërtetë. Kështu ata po mashtronin jo vetem fuqitë evropjane por dhe veten e tyre. Me anë të dhunës dhe përdorimit të bajonetave u organizuan takime te mëdha ku u mblodhën firma për ti dërguar në Londër që të vërtetonin se Korça, qendra edukative dhe politike shqiptare, ishte qytet helen. Pena nuk mund të përshkruaj mjerimin dhe pakënaqesinë e madhe që mbizotëron mbi këtë popull të varfër. Rasti më kritik për ne ishte se (shkolla shqiptare) ishte në Pashken e parë pas përzënjes së zotit Kenedi (nje misjonar amerikan, i cili u perzu me një mandat 24 orësh pasi kishte lidhje me shkollën shqiptare) nga qyteti. Trupat greke rrethuan shkollën në të cilën ne ishim strehuar. Kjo zgjati për tre netë ndërsa miqtë tanë prisnin me ankth që të vinin në ndihmën tonë, pasi fjalë u hapën që do të na djegin të gjallë.
Incidenti i mësipërm është një rast qesharak, në krahasim me ato që kanë ndodhur por që pena ime nuk i shkruan dot kurrë. Bota duhet të mahnitet nga fakti që shtete që e quajnë veten kristjane, ushtrojnë barbarizma të këtilla ndaj vëllezerve të tyre. Ajo çfarë ne prisnim nga turqit e morrëm shumëfish nga të krishterët. Në vend të biblotekave dhe paqes për të cilat rezistuam kaq vjetë (shkolla shqiptare u mbajt e hapur për 20 vjetë në kundërshtim me deshirën e qeverise turke) ata sollën gjithë ndytësinë e "civilizimit" te tyre; ndërsa me një pasion dhe uri të shfrenuar treguan se janë një katastrofë per tokat tona të pushtuara.
Është e vërtetë se aleatët luftuan për shkatërrimin dhe shfarrosjen e kombit tonë. Por është befasuese kur shikon të vërtetën e thjeshtë të këtij populli i cili tashmë që ndodhet nën regjimin grek dhe serb, kërkon sundimin e gjysëm hënës dhe jo të kryqit.
-----
Interesant, huh bre korcar? ;D