Post by engers on Apr 27, 2009 5:01:51 GMT -5
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano tenton të "hakmerret" ndaj shtetit shqiptar pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, që e dënoi atë me 6 muaj heqje lirie.
Gazeta Shqiptare zbuloi se nëpërmjet Organizatës së Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) që drejtohet prej tij, ai i ka kërkuar kryeministrit grek, Kostas Karamanlis të anulojë vizitën zyrtare në Shqipëri të planifikuar për ditën e sotme, duke u përpjekur kësisoj ta shndërrojë në një incident diplomatik mes Athinës dhe Tiranës, raportin e tij personal me drejtësinë shqiptare.
Apelit drejtuar Karamanlisit i është bashkuar edhe Federata Pan-Epirotike, ku bëjnë pjesë shoqatat që mbrojnë kauzën anti-shqiptare të Vorio-Epirit. Në një letër të përbashkët që ato i kanë drejtuar shefit të qeverisë greke, pretendohet se anulimi i kësaj vizite "do të ishte përgjigja e duhur që Greqia do t'i jepte persekucionit të përshkallëzuar të helenizmit në Shqipëri".
Sikundër OMONIA edhe Federata Pan-Epirotike e mbështetin këtë pretendim në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, që dënoi me 6 muaj burg kryebashkiakun e Himarës, Bollano.
"Kjo është një goditje ndaj minoritetit grek, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lërë vatrat e tij atërore për të shkuar si refugjat drejt Greqisë", citojmë nga kjo letër. Ajo mbyllet me bindjen se kryeministri Karamanlis do të dijë "të hedhë hapin e duhur për rritjen e performancës efektive të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri", duke nënkuptuar kësisoj se i vetmi hap i duhur është anulimi i vizitës së tij në Tiranë.
Ndërkohë sot Berisha dhe Karamanlis nënshkruajnë në Tiranë marrëveshjen aq shumë të rëndësishme, atë të kufijve detarë mes dy vendeve, vendim që u miratua të mërkurën e kaluar nga qeveria shqiptare. /Balkanweb/
www.telegrafi.com/?id=3&a=2879