Post by engers on May 5, 2009 3:35:30 GMT -5
Kryetari i organizatës politike të grekëve të Shqipërisë "Omonia" dhe njëkohësisht kryebashkiak i Himarës, Vasil Bollano, është i përjashtuar nga kandidimi për deputet.
Pas dy mbledhjeve maratonë të organizuara në degët më të mëdha të "Omonia"-s, në Gjirokastër dhe Sarandë, kandidatë të parë në listat për deputetë të PBDNJ-së janë zgjedhur dy emra të tjerë.
Nën mbikëqyrjen e vetë kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe pa pjesëmarrjen e kreut të "Omonia"-s, Bollano, fillimisht është votuar në Gjirokastër dhe një ditë më pas në Sarandë. Gjatë mbledhjeve të këshillave drejtues lokalë të "Omonia"-s është diskutuar dhe më pas votuar për emrat dhe renditjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 28 qershorit.
Vëmendja e "Omonia"-s dhe PBDNJ-së për këtë proces në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës ka qenë e madhe sepse këto janë rajonet kryesore ku kjo parti ka edhe numrin më të madh të votuesve, çka lidhet me përqendrimin në këto zona të minoritetit etnik grek.
Gjatë mbledhjes së "Omonia"-s në Gjirokastër, për vendin e dytë në listë konkurruan Spiro Ksera dhe ish-ministri Kosta Barka, pasi për vendin e parë, në bazë të Kodit të ri Elektoral, për PBDNJ do të jetë kryetari i saj Vangjel Dule. Prefekti aktual i Gjirokastrës, Ksera, mori 25 vota kundrejt 19 votave që shkuan për rivalin e tij Barka.
Një ditë më pas, në Sarandë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të "Omonia"-s ishin tre kandidatët që konkurruan për vendin e dytë në listën emërore të kandidatëve: nënkryetari aktual i Qarkut të Vlorës, Harallamb Pandeqi, Jani Babi, aktualisht drejtor i Shërbimit Pyjor dhe inxhinieri nga Vurgu, Leonidha Papa.
Pas votimit, të drejtën për t‘u renditur i dyti e ka fituar Harallamb Pandeqi, duke përjashtuar përfundimisht çdo lloj shansi për përfshirjen në këto lista të kreut aktual të "Omonia"-s dhe kreut aktual të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano.
Ajo që mbetet enigmë për qëndrimet e mëtejshme politike të PBDNJ-së është fakti se me cilin krah të politikës shqiptare do të lidhë aleancë parazgjedhore kjo parti. Vetë kryetari i partisë, Vangjel Dule, i është shmangur dje interesimit të gazetarëve për këtë çështje. "Ashtu si gjithmonë - nënvizoi Dule - të drejtën ekskluzive për të marrë vendime politike të peshës dhe rëndësisë që ka përfshirja në një koalicion parazgjedhor e ka Kongresi i partisë, i cili do të mblidhet në datën 9 qershor në Tiranë".
Sistemi proporcional rajonal i zgjedhjeve, që aplikohet për herë të parë në vendin tonë, ka vënë në vështirësi Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila, deri më, sot është përfaqësuar në Parlament nëpërmjet votave të mbledhura në çdo zonë të Shqipërisë. Gjirokastra dhe Vlora janë dy qarqet ku PBDNJ ka mbështetjen më të madhe, por edhe në këto zona nuk pretendohet të arrihen rezultate aq të larta sa t‘i japin kësaj partie më shumë se dy deputetë. Mospërfshirja e kreut të "Omonia"-s në krye të listave të këtyre dy qarqeve e nxjerr atë automatikisht nga gara për një karrige në Kuvendin e Shqipërisë.
Për më tepër, një pozicion komod në listat e kandidatëve të minoritetit ka zënë prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili njihet si kundërshtar i Bollanos në "Omonia".
Humbja - Gara e dështuar për deputet në 2001-shin
Vasil Bollano rezulton të ketë kandiduar për postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Ai përfaqësonte Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kishte rival Sabit Brokajn nga Partia Socialiste dhe Luter Nurajn nga Partia Demokratike. Në përfundim të procesit të votimit rezultoi se Bollano mori 1984 vota kundrejt 4629 votave të fituara nga Sabit Brokaj dhe 3195 vota të fituara nga Luter Nuraj. Për shkak të sistemit zgjedhor me dy raunde, në balotazh kaluan kandidatët e PS dhe PD; përkatësisht Sabit Brokaj dhe Luter Nuraj. Në përfundim doli fitues në këtë zonë kandidati socialist. Bollano kandidoi në vitin 2003 për postin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, ku dhe doli fitues pas mbështetjes së Partisë Socialiste. Në vitin 2007, Vasil Bollano u rizgjodh në këtë post pas fitores në zgjedhjet lokale, si pasojë e mbështetjes indirekte që i bëri Partia Demokratike.
albeu.com/lajme/lajmi.php?subaction=showfull&id=1241479037&archive=&start_from=&ucat=1