|
Post by shqipo on Aug 27, 2009 21:02:02 GMT -5
Qeveria po e fut arsimin shqip në “kontejner” Edhe ky vit shkollor po fillon me shumë probleme dhe të pazgjidhura, në arsimin e mesëm dhe ate fillor në gjuhën shqipe. Por, përveç kësaj po shfaqen hapur tendenca institucionale për ndarje në arsim dhe kjo po ndodhë në Kumanovë, Strugë, Shkup dhe qytete të tjera Qeverisja aktuale në mënyrë të hapur po promovon politikën e ndarjes apo segreguese, sidomos me vendimin për të refuzuar hapjen e paraleleve shtesë në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup, ndërsa nëpërmjet këtij refuzimi lejohet që të njejtat paralele të hapen në gjimnazin “Zef Lush Marku”. Refuzimi për t`u zgjeruar shqiptarët në shkollën e mjekësisë tregon sipas arsimtarëve shqiptarë se me këtë tentohet që të largohen edhe ato paralele shqipe nga kjo shkollë. Arsimi shqip sipas udhëheqësve të shumë shkollave të mesme po përballet me mungesë të objekteve dhe ambienteve mësimore, për shkak të numrit të shtuar të nxënësve, ndërsa Qeveria aktuale në mungesë të një plani strategjik për ndërtimin e objekteve shkollore, krijon kaos duke i dërguar nxënësit shqiptarë nëpër objekte të braktisura fabrikash, nëpër kontejnerë dhe ndërtesa të boshatisura, që improvizohen si shkolla. Një gjendje e tillë e rëndë gati për nëntë vite po ndodhë me nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës, të cilët po vijojnë shkollimin në kushte mizore, nëpër objekte të tilla, që nuk mund të konsiderohen shkolla. Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) në Kumanovë e Likovë, Etem Xheladini thekson se arsimi i mesëm shqip është në gjendje të mjerueshme, ndërsa nuk dëgjohet zëri i tyre për të përmisuar këtë gjendje. “Kemi një realitet të hidhur, pa objekte të posaçme shkollore dhe mësohet me improvizime për nëntë vite. Drejtorët e shkollave të mesme në Kumanovë janë maqedonas, të cilët aspak nuk interesohen për kushtet e nxënësve shqiptarë, ndërsa përgjegjësit shqiptarë për paralelet shqipe nuk i përfill askush. Edhe departamenti i arsimit në Kumanovë është kryekëput antishqiptar, për shkak se ai udhëhiqet nga njëfarë Mile Stojmenoviç, i cili njihet kundër arsimit shqip. Në këtë departament me keqardhje themi se nuk ka asnjë shqiptarë”, thekson Xheladini. Sipas tij, është një kaos i përgjithshëm në shkollat e mesme shqipe dhe nuk dijmë për momentin se si do të dilet nga kjo gjendje e rëndë. Ish-rektori i Universitetit të Tetovës dhe një nga veprimtarët e dalluar të arsimit shqip, prof.dr. Fadil Sulejmani vlerëson se qëllimisht qarqet e pushtetit maqedonas pengojnë avancimin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare. “Problemet janë më të mëdha se sa duken në fakt. Shqiptarët diskriminohen në mënyrë Kushtetuese, sepse nuk jemi të barabarë me maqedonasit dhe nuk investohet në mënyrë të barabartë. Nuk ngriten objekte mësimorë për shqiptarët dhe projekte të tjera që na bëjnë shumë inferiorë. “Maqedonasve i pengon dukshmëria shqiptare dhe prandaj duan të pengojnë progresin shqiptarë në të gjitha sferat . Në kokat e maqedonasve ka një bindje se Maqedonia është vendi i tyre dhe se aty nuk mund ta shohin shqiptarin qoftë edhe si punëtor fizik, bujk dhe jo më si njeri institucional ose të shkolluar. Nuk mund të arrihet asnjë përmirësim, por duhet të kërkohet një çlirim nga ligjet diskriminuese dhe krejt më pastaj duhet të kërkohen edhe forma të tjera të zgjidhjeve urgjente”, ka theksuar ish-rektori i USHT-së, Fadil Sulejmani. Së fundi edhe komuna e Tetovës po përballet me injorimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sidomos rreth meremetimit të disa shkollave dhe pajisjes së tyre me mjete dhe inventar të nevojshëm. Departamenti i Arsimit të kësaj komune ka apeluar që kjo ministri të përmbush kushtet sidomos për shkollën fillore të Drenovecit, ku kërkohet ndërhyrje urgjente për pajisjen e saj me mjete themelore për vijimin e procesit mësimor. (INA) *********************************************** Agjentë serbë nëpër Maqedoni Në mesin e agjentëve serbë është edhe ish-zëvendëshefi i Shërbimit sekret serb, Milorad Braçanoviç gjatë periudhës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili shpeshherë është parë në Shkup dhe kryen detyrën e një zbulimsi në ambasadën serbe. Një numër i madh i agjentëve serb janë të strehuar nëpër Maqedoni dhe aktivitetet e tyre i realizojnë në forma të ndryshme, nëpërmjet përfaqësive të bizneseve, diplomatë dhe nën petkun e kamuflimeve të tjera. Për praninë e agjentëve serb, kryesisht nga ata që kishin vepruar gjatë regjimit të kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviç janë alarmuar edhe përfaqësuesit të disa ambasadave perendimore në Shkup. “Prania e tyre është tejet me një mision të caktuar që ka për qëllim vetëm destabilizimin. Kjo konsiston edhe me disa deklarata që vijnë nga koluare zyrtare të Beogradit për të krijuar një situatë destabilizuese dhe për të goditur imazhin e shqiptarëve”, ka theksuar një diplomatë perendimor ekskluzivisht për gazetën “24 orë”, duke apeluar që kjo çështje të ngritet edhe në nivel të politikave. Në mision zyrtar në Maqedoni është edhe ish-zëvendësshefi i shërbimit sekret serb BIA, Milorad Bradanoviç, në cilësinë e një zyrtar për çështje sigurie në ambasadën serbe në Shkup. Ai është një nga figurat më të afërta me klanin e njerëzve të ish-kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviç, të cilët operacionalizuan aktivitete të ndryshme në luftën në Kosovë. Derisa Bradanoviç kryen misionin e tij në Shkup, ai në Beograd nga gjykatat akuzohet për krim të organizuar, i dyshuar për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliç dhe veprime të tjera kriminale dhe të dhunës në Kosovë, sepse gjatë kësaj periudhe ai ishte në krye të detyrës së shërbimit sekret BIA në Serbi. Deklarata ndërlidhet me lansimin e lajmeve të ndryshme nga media të Beogradit, ku si qëllim është krijimi i një klime destabilizimi në Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës. Në të njejtën vijë ishte edhe deklarata e fundit e presidentit serb Boris Tadiç, i cili ka nënvizuar se “ekstremistët shqiptarë tentojnë të destabilizojnë Maqedoninë”. Deri tani nuk është ngritur asnjë nismë për të shqyrtuar këto elemente destruktive që janë të pranishme në Maqedoni dhe që paraqesin rrezik për vendin. ****************************************** Maqedonia e shurdhër për “Rrugën e Arbërit”lajmpress.com/lajme/maqedoni/859.html******************************************* Gruevski kërkoi para nga Beogradi për ta penguar Kosovën
27/08/2009 Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Lubomir Frçkovski thotë se nuk ekziston as edhe një pengesë juridike që do të pengonte dhe prolongonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Sipas pas tij, shtyrja e vendosjes së marrëdhënie diplomatike me Prishtinën bëhet për arsye politike dhe qëllimeve tjera për të përfituar nga Beogradi. “Ekipi i Qeverisë së Maqedonisë në vizitën e fundit në Beograd, kërkoi para dhe investime nga Serbia, kurse kusht për këto investime është të mos i zhvillojnë marrëdhëniet me Kosovën. Ky është një moment politik në të cilin duhet të vlerësohet përse kjo Qeveri e bënë këtë. Çështja e dyta është se sipas të gjitha gjasave presin ndonjë balancë me demarkacionin e kufirit”, theksoi Frçkovski.
|
|
|
Post by L0gjICK on Aug 28, 2009 8:32:12 GMT -5
Albanians of Macedonian are dumbasses -- all of them. To claim to be 35% and to allow the Slavs to do this is unacceptable. Unite under a single party and maybe you would get somewhere. 
|
|
rex362
Senior Moderator 
Pellazg
PELASGIANILLYROALBANIAN
Posts: 19,010
|
Post by rex362 on Sept 5, 2009 15:55:05 GMT -5
Albanians of Macedonian are dumbasses -- all of them. To claim to be 35% and to allow the Slavs to do this is unacceptable. Unite under a single party and maybe you would get somewhere.  I have always agreed with that .... politics in Macedonia is a bich....kemi shum se sh1ten per pozit ,puna edhe interest te vetje I call back home to a few cousins and 1 brother is in this party the other brother from same house in this other ...I'm like wtf if anything is our downfall it will be this ...otherwise we are good its just a matter of time
|
|
|
Post by shqipo on Sept 17, 2009 9:03:22 GMT -5
Rritet fobia ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Mungesa e precizimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, tejmase po mban në qendër të vëmendjes fobinë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.
Shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj, një situatë që shfaqë dozën e pranueshmërisë së albanofobisë. Praktikimi ndodhë në tabela treguese, faqe interneti, panoa dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri tek treguesit e rrugëve, ku në një fshat me maqedonas në perendim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shlyer. Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët,andaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale.
Ekspertë dhe njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni vlerësojnë se shkalla e albanofobisë në vend është në rritje e sipër. Sipas tyre, po krijohet paragjykim për shqiptarët dhe çështjet që i përkasin atyre në përgjithësi.
Analisti, Jeton Shasivari në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA pranon se ky fenomen destruktivë është i pranishëm në Maqedoni.
“Mendoj se kjo ka të bëjë me rënien diskrete të vlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit e cila trajtohet si një dokument i thjeshtë për punësime të shqiptarëve nëpër institucionet e ndryshme, edhe ata si shifra e jo si pika, nga ana tjetër askush nuk mban llogari për demolimin e frymës multietnike dhe multikulturore nëpër institucionet e shtetit. Kjo frymë assesi nuk arrin të nikoqirizohet sepse maqedonasit ende konsiderohen si më të privilegjuarit dhe më të barabartë prej të tjerëve mendoj se kjo marrëveshje është jo efikase dhe multinacionale ku bllokohet nga politika maqedonase”, thekson analisti dhe ligjëruesi universitar pranë UEJL-së në Tetovë, Jeton Shasivari.
Në të njejtën vijë është edhe ligjëruesi universitar Osman Kadriu, i cili pohon se albanofobia është e pranishme edhe në nivel institucional.
“Kjo është si rezultat i mospranimit të kërkesave të të drejtave të shqiptarëve që janë në Maqedoni. Kështu që kemi të bëjmë me një lloj averzioni ndaj asaj se çka është e drejtë dhe si duhet të realizohet. Institucionet e Maqedonisë deri tash për shumë çështje nuk e kanë parashtruar dhe nuk e kanë garantuar të drejtën e shqiptarëve në formë institucionale”, ka theksuar Kadriu, duke shtuar se urgjentisht duhet të shmanget fobia institucionale dhe injorimi dhe të merret përgjegjësi për zhvillime të barabarta dhe respektim të ndërsjelltë.
Sipas tij, derisa në Maqedoni nuk krijohen kushte dhe të realizohen kërkesat e shqiptarëve për të drejtat e plota të tyre për barabarësi me maqedonasit, gjithmonë do të ekziston fobia ndaj shqiptarëve.
“Kjo ka qenë edhe ne sistemin nje partiak edhe tash nuk ka ndryshuar në sistemin e ri demokratik”, ka theksuar profesori universitar Osman Kadriu.
Hulumtimet e opinionit publik thonë se ky fenomen mund të marrë forma racizmi dhe diskriminimi që ndikojnë në dhunimin e të drejtave të njeriut dhe kërcënojnë direkt kohezionin social. Ekspertë dhe njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni vlerësojnë se shkalla e albanofobisë në vend është në rritje e sipër.Ne Maqedoni mësohet se krijimi i ndjenjave antishqiptare behet me përkrahjen e haptë apo të fshehtë të disa partive maqedonase që janë pjesëmarrëse në Qeverisjen aktuale.
************************************************** ***************
Qeveria skenarë ogurzi për Strugën
Çka po përgatitet për Strugën dhe cilat janë skenaret e radhës të Qeverisë aktuale, këto janë pyetjet e përsëritura të qytetarëve shqiptarë të Strugës, të cilët janë të revoltuar dhe kundërshtojnë hapur planin qeveritar për ndërtimin e shkollës së mesme për nxënësit shqiptarë në fshatin Veleshtë
Projekti i fundit qeveritar për ndërtimin e shkollës së mesme në Veleshtë të Strugës, për të cilën u ndanë me urgjencë një milion euro nga buxheti qeveritar, është një nga planet e fshehta qeveritare të pritura nga partia maqedonase në pushtet. Struganët theksojnë se me këtë plan qeveria synon që të realizojë qëllimet përfundimtare që Strugën ta kthejë në kufijt e vjetër, duke i hequr komunën e Veleshtës.
“Po duken qartë qëllimet e tij dhe strategjitë sekrete që kohë më parë ishin shpalosur edhe në fushatat e fundit zgjedhore se Struga do të kthehet në kufijt e vjetër”, theksojnë për agjencinë INA, struganë e veleshtarë, duke mos e mbështetur planin e ndërtimit të shkollës së mesme në Veleshtë, por duke kërkuar që një shkollë e tillë të ndërtohet në Strugë. Por kundër këtij skenari janë deklaruar të gjithë këshilltarët dhe përfaqësuesit komunal shqiptarë, por sipas tyre, ky skenarë është një marrëveshje politike mes krerëve të lartë politik të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Këshilli nismëtar për bllokimin e këtij projekti ka tubuar të gjithë banorët shqiptarë të Veleshtës, por edhe të Strugës, të cilët janë të tmerruar që me këtë vendim qeveritar të çohen nxënësit shqiptarë të mësojnë në shkolla rurale të mesme dhe jo aty në qendër të qytetit të Strugës. Bashkësia lokale e Veleshtës ka dalur hapur kundër këtij projekti, duke refuzuar ndërtimin e shkollës. Por në të njëjtin zë janë edhe këshilltarët komunal si nga PDSH-ja, ashtu edhe nga BDI.
Xheladin Kica, këshilltar i PDSH-së ka theksuar se plani është destruktiv për ndërtimin e kësaj shkolle të mesme në zonë rurale, gjegjësisht në fshatin e tyre dhe jo siç shpjegon ai të ndërtohet shkollë apo të arrihet zgjidhje për një objekt në qytetin e Strugës. “Këtë plan e kemi hedhur poshtë kategorikisht, sepse Qeveria në bashkëpunim me komunën kanë rënë në ujdi për këtë plan të dëmshëm për shqiptarët, duke i çuar nxënësit shqiptarë të mësojnë shkollë të mesme në zona rurale. Raste të tilla nuk ka askund. Pse nuk shkojnë maqedonasit le të ndërtojnë me miliona euro shkolla në fshatrat e tyre, nuk jemi kundër. Por dihet se kjo ka qëllime që nxënësit shqiptarë të largohen nga shkollat aktuale amë në qytet”, thekson Xheladin Kica.
I të njëjtit mendim është edhe këshilltari i BDI-së, Pëllumb Qyra, i cili thekson se ai mbështet çdo kërkesë dhe qëndrim të banorëve shqiptarë, sepse ai është i zgjedhuri i tyre. “Unë jam me vlerësimin e përgjithshëm që del nga qytetarët e mi dhe nuk heqi dorë nga ato kërkesa. Mbetemi për ta shqyrtu situatën”, ka theksuar Qyra, i cili është pjesë e grupit të iniciativës qytetare për të kundërshtuar projektin. Derisa po vazhdojnë këto debate, Qeveria ka ndarë mjetet, por edhe është shpallur një kompani fituese e tenderit, por sipas banorëve të Veleshtës asnjëherë nuk do të lejohet ndërtimi i kësaj shkolle.
************************************************** *********
600 administratorë shqiptar këmbëkryq nëpër shtëpi
Shumica prej administratorëve shtetëror të pranuar gjatë këtij viti po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të mos sistemimit nëpër vendet e tyre të punës nëpër institucionet shtetërore.
Kjo bëhet e ditur nga burime brenda sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, ku ekskluzivisht për agjencinë “INA” konfirmohen faktet se gati të gjithë administratorët e pranuar gjatë këtij viti nuk janë të sistemuar nëpër vendet e punës. Edhe anëtarë të BDI-së, që janë pranuar si terkut partiak konfirmojnë për gazetën se kanë ngelur në shtëpi dhe se nuk dijnë se ku do të sistematizohen nëpër vende të punës. Të gjithë këta kandidatë të pranuar posedojnë vendimet për punë dhe se rrogat për çdo muaj mbërrijnë në kontot e tyre. Në dikasteret që drejtohen nga VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera nuk pranohen administratorët shqiptarë, me arsyetimin të mbingarkesës së administratës së tyre. Dy javë më parë nga Ministria e Kulturës u larguan disa administratorë të rinj, edhe ate me urdhër të zëvendësministrit, Dragan Nedelkoviç.
Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi pohojnë se po bëhet procesi i sistematizimit dhe se brenda një periudhe të shkurtër, të gjithë kandidatët e pranuar do të vendosen në vendet e punës nëpër ministri e institucione tjera. Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka theksuar se është në procedurë zgjidhja e problemit të sistematizimit të administratorëve të pranuar.
“Momentalisht sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit ka kërkuar prej të gjitha institucioneve shtetërore që të informojnë se sa vende pune kanë në dispozicion dhe pas kësaj do të fillojë sistemimi i administratorëve të rinj, varësisht nga profesionet e tyre që i kanë”, ka theksuar Duraku, duke shtuar se nga muaji i ardhshëm do të hapet konkursi i ri për pranimin e kandidatëve të tjerë në administratë.
Sipas sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit, gjatë vitit 2009 janë pranuar 600 nëpunës shtetëror, ndërsa është paralajmëruar se deri në fund të vitit të pranohen edhe 300-400 administratorë të tjerë
************************************************** **************
Mësim nën qiell të hapur
Mësojnë të shkruajnë dhe të shumëzojnë nën qiell të hapur. Nxënësit shqiptar të fshatit Trapiçndol në Kërçovë në mungesë të shkollës mësojnë në natyrë, nën qiell të hapur. Afërsisht para pesë muajve gjysma e kulmit të shkollës kanë rënë në klasë. Muret në klasa janë krisur dhe çarë, kurse edhe pjesa tjetër e kulmit rrezikon të bie. Për këtë rast është informuar Ministria e Arsimit të Maqedonisë e cila pasi ka analizuar situatën ka ndërprerë mësimin, shkaku i kushteve të vështira dhe rrezikut që pjesa tjetër e tavanit dhe kulmit të bie mbi kokat e nxënësve. “Për fat të keq ky nuk është mësim, ne kemi improvizuar diçka, as nuk pranohet, as që duam të pranohet. Kjo është vetëm sa për të mos i lënë pa mësim nxënësit”, thekson Shefqet Ramadani, arsimtar në këtë shkollë. Prindërit e nxënësve kërkojnë nga Ministria e Arsimit ta rinovojnë shkollën ose të ndërtojnë një të re. Ata ankohen se edhe pas pesë muajve Qeveria e Maqedonisë nuk ka marrë ndonjë iniciativë për të siguruar mësim normal për nxënësit shqiptar.
************************************************** **
Ministria e Arsimit kundër kërkesave të nxënësve shqiptarë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës hapur është deklaruar se nuk do të përfillë kërkesat e prindërve shqiptarë për t`i regjistruar fëmijët e tyre në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Rreth 180 nxënës shqiptarë të rajonit të Tetovës edhe përkundër suksesit të shkëlqyeshëm kanë ngelur në rrugë dhe të paregjistruar. Për shkak të kësaj gjendje prindërit e tyre janë hedhur në protesta para shkollës, duke kërkuar zgjidhje urgjente për hapjen e paraleleve shtesë. Mirëpo, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, por edhe zëvendësja e tij, Lindita Qazimi u deklaruan të prerë se nuk do të ketë paralele shtesë dhe nuk do të përfillen kërkesat e prindërve shqiptarë, të cilët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave, edhe para Qeverisë. Zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi theksoi se në shkollën e mjekësisë nuk ka probleme, por sipas saj, po tentohet të krijohen probleme.
“Nuk besojë se 180 nxënës kanë ngelur të paregjistruar. Të gjithë shkollat kanë kriteriumet e veta dhe një numër i nxënësve pa dashur të ofendojë dhe nënçmojë janë nga ata nxënës që ndoshta nuk e kanë plotësuar kriterin që është paraparë nga shkolla e mesme e mjekësisë. Ata mund të regjistrohen në shkolla tjera, ku ka plotë vende të lira”, ka theksuar zëvendësministrja Qazimi.
Edhe ministri i Arsimit, Nikolla Todorov ka theksuar se rasti më i fundit në mjekësinë e Tetovës është i motivuar. “Nuk e di se nga janë të motivuar që në këtë mënyrë të shprehin revoltën e tyre. Paralelet nuk mund të hapet me kërkesë të një individi sepse ka një procedurë.Kërkesa nga pushteti lokal parashtrohet në qeveri dhe pastaj në koordinim me Ministrinë e Arsimit, përgjigja i kthehet pushtetit lokal”, ka theksuar ministri Todorov. Por nga ana tjetër, sektori për arsim i komunës së Tetovës, thekson se ka parashtruar kërkesën për hapjen e paraleleve shtesë në mjekësi. Krerët e lartë të arsimit dje kanë marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të shkollës fillore në Drenovec të Tetovës, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi dhe ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.
************************************************** ***********
Iljazi: Qeveria po shkatërron arsimin shqip
Partia Demokratike Shqiptare në një konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria e Maqedonisë synon ta shkatërroj arsimin shqip në Republikën e Maqedonisë. “I tërë opinioni i gjerë është dëshmitar se Qeveria e R.Maqedonisë, e veçmas BDI-ja është tejet e interesuar për të shkatërruar arsimin shqip në Maqedoni. E gjithë kjo argumentohet me paralelet shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, me situatën e shkollës në Idrizovë, me getoizimin e arsimit shqip në Strugë, me kantierët në Kumanovë dhe tani zullumi ka filluar edhe në Tetovë. Në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, qëllimisht mbyllen 5 paralele në gjuhën shqipe, ndërsa në anën tjetër paralelet në gjuhën maqedonase nuk preken fare”, theksoi deputetja e PDSH-së, Sadije Iljazi.
Ajo theksoi se po ashtu qeveria e R.Maqedonisë jep përgjigje negative për hapjen e 3 paraleleve të reja në gjuhën shqipe po në këtë shkollë.
“Situatë e njëjtë është edhe në shkollat tjera në Tetovë. Kjo Qeveri përveç përurimeve nuk di gjë tjetër, por edhe kjo në Tetovë nuk u eci për dore. Shkolla e cila u përurua në Drenovec, që nga ajo dite nuk u hap më. Ata menduan se tetovarët dhe gjithë shqiptarët do t’ju besojnë kësaj gënjeshtre”, theksoi Iljazi.
PDSH i apelon BDI-së që ti mbajë duart larg nga arsimi shqip në Maqedoni.
“Ne do ta mbrojmë me çdo kusht arsimimin e gjeneratave të reja në gjuhën tonë shqipe. Publikisht pyesim BDI-në kur do të bëhet partnere e vërtet e koalicionit qeveritar, pasi që serviliteti i saj është bërë i padurueshëm për shqiptarët”, theksoi deputetja e PDSH-së.
************************************************** ******
Promovohet enciklopedia maqedonase, reagojnë historianët shqiptarë
Kryetari i Shoqatës së Historianëve në Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar se Enciklopedia Maqedonase është në vazhdën e projekteve fashizoide që i përgatit Bllazhe Ristevski me bashkëpunëtorë në krye me Pasko Kuzmanin
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në praninë edhe të kryeministrit Nikolla Gruevski dje ka promovuar Enciklopedinë të ashtuquajtur “Maqedonase” dhe jo të “Maqedonisë”, ku përmblidhen fakte kryesisht që kanë të bëjnë çështjen sllavomaqedonase dhe duke mos përfshirë asnjë elementë të rëndësishëm shqiptarë. Në prezantimin e kësaj vepre, kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov ka theksuar se kjo enciklopedi nxjerrë në shesh fatin e kombit dhe popullit maqedonas dhe rrugëtimin e tij. Me fjalime të tyre rreth kësaj vepre janë paraqitur edhe akademikët Vllado Kambovski dhe Gane Todorovski.
Kryetari i Shoqatës së Historianëve në Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar se kjo enciklopedi është në vazhdën e projekteve fashizoide që i përgatit Bllazhe Ristevski me bashkëpunëtorë në krye me Pasko Kuzmanin.
”Ky projekt është në vazhdën e projekteve të mëparshme antishqiptare dhe për këtë çështje si shoqatë do të ngrejmë zërin dhe do të hedhim poshtë këtë projekt të tillë që është kryekëput maqedonas”, ka theksuar historiani Dervishi.
Sipas tij, përderisa nuk merr pjesë asnjë historian shqiptarë në përpilimin dhe përgatitjen e saj kjo nënkupton se është krejtësisht antishqipare. ”Kjo enciklopedi qëllimin kryesor e ka që shqiptarët t’i përjashtojë nga antikiteti deri në shekullin 17 dhe të dëshmojë se kinse shqiptarët janë të ardhur “, ka theksuar kryetari i shoqatës së historianëve, prof.dr. Nebi Dervishi, duke paralajmëruar që është momenti i fundit për një Enciklopedi paralele të shqiptarëve.
Edhe historiani prof.dr. Vebi Xhemaili ka theksuar se këto punime shkencore janë tendencioze kundër autoktonisë së shqiptarëve dhe vlerave të mirëfillta të trungut shqiptar. “Për ne shqiptarët është e papranueshme kjo enciklopedi e tyre e shkruar në mënyrë tendencioze. Prandaj, në anën tjetër, shqiptarët dhe brezi i ri asnjëherë nuk do ta përdor këtë dokument dekstruktiv dhe të rrezikshëm për të ardhmen”, ka theksuar ligjëruesi universitar në USHT, Vebi Xhemaili.
************************************************** *
Përralla e sallës së Sllupçanit
Nazmije Kamberi - MURATI
Kumanovë, 16 shtator - Punimet në sallën sportive të fshatit Sllupçan ende nuk kanë përfunduar. Për këtë shkak ende nuk është bërë edhe inaugurimi pasi afatet e dhëna për përfundimin e plotë të punimeve shtyhen, duke e hedhur fajin institucional herë te njëra e herë të pala tjetër. Përfaqësuesit e shkollës thonë se ka një kohë të gjatë që nuk është prekur punë me dorë nga ana e punëtorëve, kurse e gjithë salla ka mbetur në një status quo, edhe pse nevoja është mjaft e madhe, sidomos tash kur edhe fillon të sezoni i vjeshtës dhe moti i ftohtë.
"Është dashur madje gjatë muajve të verës të punohet diçka kur nxënësit nuk kanë qenë në shkollë. Ka mbi 2 muaj që nuk është punuar asgjë, asnjë punë nuk ka lëvizur. Edhe pse sipas planit salla është me standarde të larta moderne, por nuk besoj që një plani i plotë do të realizohet. E mira e gjithë kësaj është se deri tash ka arritur salla të mbulohet, gjë që na jep shpresë se të paktën nxënësit do të strehohen brenda gjatë orëve të Edukatës fizike" thotë Nehat Jahiu, zëvendësdrejtor në shkollën fillore "Faik Konica" në Sllupçan.
Sallat sportive të cilat janë pjesë e projektit të Qeverisë në mbarë vendin janë nën kompetencë të Agjencisë për Rini dhe Sport. Ndërkaq, këta të fundit thonë se problemet apo vështirësitë që kanë hasur deri më tash gjatë procesit nuk janë të natyrës së financimit, por thjesht disa probleme që hasen mes njerëzve gjatë punës në këto salla.
"Është e vërtetë se punimet kanë ngecur në sallën sportive të Sllupçanit, por kjo është bërë për shkak të një problemi mes punëtorëve, që e ka ngadalësuar procesin. Ne do të mbajmë një takim me drejtorin e Agjencionit dhe kryetarit të Komunës së Likovës Sadulla Durakun, që të shohim se cilët janë ata që pengojnë punën dhe sa më shpejtë të bëhet inaugurimi", thotë Fevzi Mani, zëvendës drejtor i Agjencionit për Rini dhe Sport.
Sipas Manit ngecjet e punimeve nëpër sallat sportive tek vendbanimet shqiptare qëndron te firmat e ndërtimit. Nga ana tjetër, realizatorët e punimeve për këto salla nëpër vendbanimet shqiptare gjithmonë janë ankuar për mjetet financiare që nuk ndahen me kohë. Ndërkaq, zv. drejtori Mani potencon faktin se edhe salla sportive në Zherovjan është gati, megjithatë pritet një kohë e lirë për përfaqësuesit qeveritare që të vendoset në agjendën e tyre ditorë për të bërë inaugurimin solemn. Realizator i ndërtimit të disa sallave sportive në vendbanimet shqiptare është ndërmarrja "Vigan" nga Struga.
************************************************** ***************
Libra shqip me shkronja cirilike
Laura PAPRANIKU
Shkup, 16 shtator - Fraza të tëra dhe teste të plota në gjuhën maqedonase i gjen të shkruara në librat shkollore në gjuhën shqipe. Kjo është "moda" më e fundit e sakatimit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, ndërsa maqedonishtja me alfabetin e saj cirilik po kapërdihet pa u vërejtur nga kompetentët. Libra, të këtillë të cilët po çorodisin shqipen e teksteve shkollore, po shpërndahen pa asnjë problem nëpër shkolla dhe që aty u imponohen për mësim nxënësve shqiptarë.
"Makedonski"që në kopertina
Shtëpia botuese maqedonase, si "Tabernakulla", "Albi" apo Makedonska iskra, me të madhe po e imponojnë maqedonishten dhe ciriliken nëpër tekste shkollore. Të gjitha shkollat shqiptare, pa përjashtim janë shfrytëzuese të ndonjërës prej librave të këtyre shtëpive, në të cilat i gjen me mijëra "margaritarë" të zhvleftësimit të shqipes dhe alfabetit të saj latin dhe mbivlerësimit të maqedonishtes dhe cirilikes. Edhe atë kjo tendencë po bëhet aq hapur, sa në librat shqip të këtyre shtëpive botuese maqedonishtja servohet që në kopertinat e teksteve. Të shkruara me cirilikë "Tabernakulla", "Albi" dhe emërtimi i ndonjë shtëpie të ngjashme, nisin e bëjnë kërdinë edhe brenda teksteve shkollore. Me pretekstin e ilustrimit, aty gjen të shkruar më tepër maqedonisht se sa shqip, sikurse është rasti me Kulturën qytetare, për klasat VIII. Në disa fletë të këtij libri, botuese e së cilës është "Makedonska iskra", ndodhën që e numëruar në rreshta dhe e përpjesëtuar në hapësirë, të ketë më shumë tekst maqedonisht se sa shqip, edhe pse teksti shkollor u dedikohet nxënësve shqiptarë. Librin "Kultura qytetare" sivjet do ta shfrytëzojnë 90 për qind të shkollave shqiptare. Nëpër komuna, prej ku bëhet distribuomi i librave, thonë se nuk është shënuar asnjë rast që ndonjë shkollë të ketë kthyer mbrapsht librat e Makedonska iskra, ndërsa shkollat nuk ia kanë idenë se çfarë "malli" po u servohet në rastin konkret. Kështu, në Komunë e Çairit, në përjashtim të shkollës fillore "7 Marsi', të gjitha shkollat e tjera e kanë në program atë libër. Arsimtarët që do të mbajnë kulturën qytetare, thonë se ai është teksti i vetëm shkollor për këtë lëndë.
"Lavdi Shën Kirilit"
Në këtë mënyrë edhe kur do të edukohen për rolin e medias në shoqëri, shqiptarëve u nxirren para syve vetëm gazetat maqedonase, ndërsa kur për ilustrim u jepet një tekst gazete, "Makedonska iskra" është kujdesur që në konotacionin negativ të fokuson shqiptarët. I këtillë është rasti me shkrimin "Tetova dhe Gostivari të pa përgatitura për zgjedhje" që shërben në librin shkollor si ilustrim përmes një faksimile që tërheqë vëmendjen. Po të analizohet ana vizuale e librave, nuk ka dyshim se ato kanë krijuar një Maqedoni ekskluzivisht të maqedonase dhe kishave. Në njësinë e trashëgimisë kulturore është vetëm një xhami dhe vetëm një pasues i vetëm për trashëgiminë kulturore islame, edhe pse gjysma e popullatës i takon këtij konfeksioni. Ndërsa në trashëgiminë kishtare është shkuar aq larg, sa nxënësve u imponohet mitizimi i misionarëve kishtarë. "Lavdi Shën Kirilit filozof" qëndron poshtë fotografisë, e shoqëruar me vargjet "të jetë bekuar goja jote/ Kiril, baba i bekuar, nga ajo në gojën time/ u derdh ëmbëlsira shpirtërore". Tekste me kësi lloj përmbajtjes gjen në Kulturën qytetare të SHB "Iskra maqedonase", faqja 51. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mungesë autorëve dhe botuesve shqiptarë, në konkursin për botimin e tekstit nga lënda e kulturës qytetare, kanë lejuar përkthimin e këtij libri nga maqedonishtja në shqip. Mirëpo, askush nuk është kujdesur, që të paktën ilustrimet teksteve të korrespondojnë me nevojat e nxënësve, të cilëve u dedikohet. Mbishkrimi për Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë shuam mirë mund të qëndron edhe në shqip, pasi është i përkthyer dhe si i tillë shtetet dhe në gjuhën shqipe.
"Razmislli" në "makedonski"
Duke mos mbajtur llogari për nxënësit shqiptarë, apo për t'ua çoroditur gjuhën dhe përfytyrimin mbi vetveten, kur u mësohet për rolin e medias në shoqëri ilustrimi u bëhet vetëm me gazeta maqedonase. Edhe kur poshtë fotografive vendoset legjenda shpjeguese e fotografive (me tekste dhe shkronja të mëdha cirilike) shqipja nisë të flet "makedonçe". Shembull për këtë është Historia e klasave V të "Tabernakullit", ku në shqip shkruhet "Nezavisna Makedonija", apo "Makedonija". Arsimtarët thonë se janë të detyruar ti kapërcejnë rastet e këtilla. "Ashtu është kur librat ti bëjnë të tjerët", thotë një arsimtar në shkollën "Penko". Në librin e Historisë që ai duhet ta ligjërojë me nxënësit e klasave të pesta, jo vetëm që në vend të fotografisë së Bajo Topullit është vendosur fotografia e Konstantin Kristoforidhit, por në pjesën "Mendo dhe përgjigju" vendin e ka zënë fjali "Razmislli i odgovori". Në SHB "Prosvetno dello", vulën e të cilës e mban libri në fjalë i historisë, arsyetohen se "duhet të jetë ndonjë gabim teknik", mirëpo për një shtëpi me 50 vjet përvojë në botim teksteve dhe që nuk është shëruar ende sa duhet prej manisë për të përdorur toponiminë maqedonase në libra shqip, është pak vështirë të bëhet në "gabime të pa qëllimshme".
|
|
|
Post by shqipo on Oct 8, 2009 9:10:33 GMT -5
Autoritetet kufitare keqtrajtojnë shqiptarët e Shqipërisë
08/10/2009
Enciklopedia maqedonase që u promovua dy javë më parë nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA) ka thelluar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Prej ditës së botimit të enciklopedisë ku fyheshin shqiptarët janë shtuar edhe keqtrajtimet e qytetarëve shqiptarë që dëshirojnë të hynë në Maqedoni. Pyetjet se ku shkoni, pse shkoni, tek kush shkoni, sa para keni me vete?, etj, etj nuk kanë të sosur, madje atyre shpesh herë u kërkojnë edhe numra telefoni të personave që duan të vizitojnë. Një qytetar nga Shqipëria rrëfen për “Lajm” se në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” i kanë mbajtur një orë peng me pyetje banale. “Në autobus ishim katër persona me pasaporta të Shqipërisë. Që të katërtëve na zbritën nga autobusi dhe nisën të na pyesin, ku shkoni, pse shkoni, etj., etj. A thua se po hynim në Kubë”, rrëfen Arjan M. Ai thotë se ishte nisur për në Tetovë, tek një i afërmi i tij dhe se ka pas edhe biletë kthyese. “Sa i panë pasaportat e Shqipërisë nisën me avazin. Si e ka emrin i afërmi juaj, sa e ka numrin e telefonit dhe budallallëqe të tjera. Se di se çfarë kërkonin. Gjoja i hoqën vizat dhe mund të kalohet lirshëm”, thotë ai, duke shtuar se në asnjë kufi tjetër nuk i kanë ndodhur kështu lloj budallallëqesh. “I gjithë autobusi na priti ne një orë, sepse u ishte tekur atyre të merren me idiotizma”, thotë ai.
Edhe vozitësit e linjave të rregullta të autobusëve pohojnë se dy javët e fundit kanë nis maltretimet e qytetarëve të Shqipërisë në kufirin e Maqedonisë. “Se di se pse, por kohëve të fundit kanë nis ti pyesin ca si tepër qytetarët e Shqipërisë”, pohojnë ata, duke shtuar se ka shumë raste kur atyre u kërkojnë edhe numra telefonash të personave ku planifikojnë të shkojnë.
Në shkurt të vitit të kaluar Maqedonia dhe Shqipëria hoqën përfundimisht viza. Në bazë të Marrëveshjes, qytetarët e të dy shteteve do të mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë lirisht në shtetin tjetër 90 ditë në periudhën prej 180 ditëve, ose gjashtë muaj brenda një viti. /ANILA LIMANI/
|
|