Post by engers on Jan 28, 2008 3:36:31 GMT -5
1.
Para dy ditësh gazeta Express botoi një reportazh të gazetës amerikane The New York Times të datës 31 dhjetor 1912. Një doktor i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar i cituar në këtë reportazh shprehej: “Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë. As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin çdo ditë.”
2.
Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj që shkruhej në atë reportazh që përshkruante tmerret e serbëve mbi shqiptarët në atë kohë. Sado që kishte kaluar gati një shekull dhe distanca kohore ishte e largët, nga përshkrimet u rrëqetha, sepse mua me dukej se e kisha jetuar atë realitet, më dukej shumë e afërt ajo barbari që përshkruhej aty, më dukej e freskët sikur të fliste për vitin 1999. Në fakt, ky imazh dhe kjo fotografi është ajo se si e mbaj mend Boris Tadiqin (Serbinë) unë, gjyshi e katragjyshi im, sepse që nga viti 1912 e këtej, deri në vitin 1999, është përsëritur dhe është rifreskuar brenda çdo dekade apo më shpesh. Kjo fotografi lëvizëse në mbamendjen tonë ka ardhur identike deri në ditën e sotme, me të njëjtat përmasa dhe me të njëjtit aktorë. Veç ata që kanë lindur pas qershorit të vitit 1999 nuk do ta kujtojnë dhe nuk do ta jetojnë e përjetojnë këtë tregim që ka përcjellë breza të tërë, ndërsa brezi im do ta ketë të ngulitur në memorie deri në fund të jetës dhe sa më shumë të largohemi në kohë nga viti 1999 do të themi “një herë e një kohë...”
3.
Tani kohët kanë ndryshuar, realiteti është ndryshe. Para disa ditësh, Boris Tadiqin (Serbinë) e pamë në një rol dhe në një pozitë të pazakonshme, ashtu siç nuk e kemi parë ndonjë herë më parë, e pamë në Këshillin e Sigurimit, tek lutej dhe me emocione lexonte letrën e një vogëlusheje serbe nga Kosova. Tadiqi (Serbia) ishte i sinqertë dhe nuk po gënjente kur lexonte vargjet e shkruara nga vogëlushja për presidentin e saj. Këtë e vërtetuan gazetarët kosovarë, ata nuk lanë fije dyshimi se letra ishte e shpifur apo e porositur, e vërtetuan se ajo ishte letër fëmije dhe nuk kishte ndikuar askush në shkrimin e saj. Pra, si e tillë ishte e sinqertë dhe paraqet realitetin e asaj vogëlusheje dhe shumë të tjerave si ajo. Tadiqit (Serbisë) nuk i kishte mbetur tjetër, pos të lutej për atë vogëlushe dhe të tjerat si ajo, por ama ai lutej vetëm për faktin se ajo ishte serbe, ndërsa Tadiqi (Serbia) me breza të tërë nuk kishte kursyer vogëlushët shqiptarë e as të fqinjëve të tjerë gjatë gjithë historisë. Ai Tadiq (Serbia, gjyshi, stërgjyshi dhe katragjyshi i këtij të sotmit) që lutej dhe lutej para Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot, që nga viti 1912 kishte vrarë dhe masakruar fëmijët shqiptarë. Po ky Tadiq (Serbi), në vitin 1999 nuk ka kundërshtuar vrasjet e fëmijëve në Kosovë, ndërsa jam i bindur, se po të mos ishte realiteti kështu siç është, po të ishte si në vitin 1998, ky Tadiq do të ishte dhe do të vepronte njëlloj si Milosheviqi. Andej do ta dërgonte Miti Serb për Kosovën, andej do ta orientonte Kisha, Akademia e Shkencave e Serbisë dhe gjithçka që e ka orientuar këdo që ka qenë në krye të shtetit serb. Tadiqi (Serbia) do nuk do të ishte ndryshe, edhe sikur Tadiqin e sotëm ta kthenim në vitin 1912 dhe po i njëjti përfundim do të kishte qenë: duke u lutur në KS të OKB-së siç bëri para disa ditësh, ku mungonte vetëm një gjë: që Hashim Thaçi t’ia fshinte lotët me shami dhe t’i thoshte se ai do të kujdeset më mirë për atë vogëlushe se që është kujdesur Tadiqi dhe paraardhësit e tij.
4.
Në pozicion të “panatyrshëm” dhe të paparë deri atë ditë ishte edhe Hashim Thaçi (Kosova). Z.Thaçi në OKB fliste për shtetin e Kosovës që do të ishte i të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe do të ofronte kushte të njëjta për të gjithë - edhe për atë vogëlushen serbe që i kishte shkruar presidentit të saj. A nuk është e vërtetë kjo që thoshte z.Thaçi, po aq e vërtetë sa ajo që shkruhej në atë letër? Jam i bindur se afërsisht të njëjtën përmbajtje do ta kishte pasur edhe letra e një vogëlusheje shqiptare të Kosovës, sepse janë me mija e mija që jetojnë në kushte të njëjta dhe që ndajnë fajin e njëjtë me të, sepse Kosova kaq mund t’u ofrojë të gjithëve, pa marrë para sysh etninë. Jam i bindur se po lexuat hartimet shkollore të vogëlusheve shqiptare të moshës së asaj vogëlushes serbe kanë po atë përmbajtje dhe ndihen njësoj, “si një fletë që nuk dihet se kah do ta dërgojë era”. Prandaj z.Tadiq (Serbia), lirisht le ta marrë atë letër sikur ta kishte shkruar një vogëlushe shqiptare, mirëpo, të mos interesohet vetëm për fatin e vogëlushes serbe, sepse këtu është gabimi që e ka bërë gjatë gjithë historisë dhe me këtë ai tregon se do të bënte të njëjtën gjë ndaj fëmijëve shqiptarë vetëm me vetëm që ta lumturonte një fëmijë serb. Z.Thaçi (Kosova) fliste për trajtimin e të gjithëve njësoj, ndërsa Tadiqi (Serbia) vetëm për vogëlushen serbe. Këtu qëndron dallimi. Këtu është pikëpjekja dhe ndarja e dy koncepteve anakronike. Nga kjo pikë, nëse do t’i lihej në dorë Tadiqit (Serbisë) skenari do të ishte i njëjti i aplikuar me shekuj, ndërsa nëse do t’i lihej në dorë Thaçit (Kosovës), nuk është i njëjti skenar, por është krejtësisht tjetër, ai i botës së qytetëruar që i takon të gjithëve pa dallim etnie.
5.
Vogëlushja serbe, që i kishte dërguar letër presidentit të saj, ka bërë shumë mirë që i ka shkruar atij, sepse është ai, Tadiqi (Serbia), që e ka bërë të ndihet ashtu, që e ka në dorë fatin e saj dhe që po e pengon lumturinë e saj. Lumturia dhe liria e saj nuk mund të kërkohet në marrjen e lumturisë dhe dhunimin e lirisë së bashkëmoshatareve të saj shqiptare, por në bashkimin dhe njëjtësimin e tyre, prandaj ka bërë mirë që i ka shkruar atij (Tadiqit-Serbisë), sepse ai është fajtori për këtë gjendje, është ai që nuk e do lumturinë dhe lirinë e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, është ai që po e lufton me mjetet që i kanë mbetur për të pamundësuar Lumturinë dhe Lirinë (Pavarësinë e Kosovës) e vogëlushes serbe dhe të gjitha vogëlusheve kosovare pa dallim etnie. A nuk do të ishte më mirë që milionat e harxhuara kundër lumturisë dhe lirisë së vogëlushes (për diplomaci kundër pavarësisë së Kosovës) t’i jepeshin asaj dhe vogëlusheve tjera si ajo? (Tadiqi e ka dhënë këtë përgjigje gjatë historisë që nga viti 1912 e këtej.)
6.
Sot, nëntë vjet pas luftës, Kosova dhe fati i vogëlushes serbe (vogëlushes kosovare) është peng i statusit të pazgjidhur, është peng të cilin po mundohet ta mbajë si të tillë, Tadiqi (Serbia), i njëjti që e ka krijuar këtë gjendje. Megjithatë fatin e saj nuk e ka gjithë popullata. Për dikë kjo situatë ka qenë e mirë dhe do të ishte mirë të zgjaste edhe shumë vite të tjera. I njëjti do të kishte dashur të zgjaste çdo etapë e përparme që nga viti 1912 e deri në vitin 1999. Të tillët janë po aq në numër, si atëherë edhe tash, të tillët nuk e kanë problem, vetëm qimen e ndërrojnë...Mirëpo, për shumicën nuk është kështu. Shini familjarët e të zhdukurve, shihni familjet e dëshmorëve, të invalidëve, shihni jetimët e luftës, shihni shumë e shumë shtresa të tjera që jetojnë në varfëri, shihni përqindjen e të varfërve sipas Bankës Botërore. Të gjitha këto nëse i sheh Tadiqi (Serbia) kënaqet, por nëse e lexon letrën e një vogëlusheje atëherë shqetësohet, e në fakt këto të dyja janë të lidhura dhe nuk mund të ndahen më, fati i tyre është i përbashkët. Prandaj, sot Tadiqit (Serbisë), nuk i duhet mitologjia dhe miti për Kosovën, nuk i duhet historia, nuk i duhen planet e Akademisë Serbe për shfarosjen e shqiptarëve, nuk i duhen heronjtë dhe dëshmorët e rënë në Kosovë, nuk i duhen objektet fetare, sepse ai sot ka heronjtë dhe dëshmorët e gjallët të kombit të tij të cilët ai vetë i ka martirizuar për së gjalli; as Thaçit (Kosovës) nuk i duhet më historia e as pasuritë nëntokësore e mbitokësore të Kosovës, nuk i duhen as heronjtë e dëshmorët, as lavdia e dikurshme e tij, sepse mjaftë ka heronj dhe dëshmorë të gjallë, mjaftë po vuajnë familjarët e dëshmorëve, invalidët e jetimët e luftës, mjaftë ka martirë të gjallë në Kosovë, nga të gjitha etnitë.
7.
Vetëm pavarësia e Kosovës është ajo që e bën të lumtur vogëlushen serbe dhe të gjitha vogëlushet tjera të Kosovës, vetëm pavarësia mund të ndryshoj realitetin dhe raportet e krijuara me shekuj ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ndërsa, Tadiq (Serbia) në vend të lutjes kundër pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duhet ta falënderojë Zotin me vite e ndoshta edhe me shekuj, që Thaçi (Kosova) nuk ka trashëguar prej Tij (Tadiqit-Serbisë) mitin, historinë dhe shkencën e tij; le ta falënderojë Thaçin (Kosovën) dhe të jetë i lumtur që vogëlushja që i ka shkruar letër atij, me Thaçin (Kosovën) do ta ketë perspektivën më të mirë dhe të ardhmen më të lumtur, bashkë me vogëlushet e të gjitha etnive që jetojnë në Kosovë, por ama në Kosovën e pavarur.
[ftp]http://www.telegrafi.com/?id=26&a=189[/ftp]