Post by engers on Jan 13, 2009 11:00:51 GMT -5
Zhvillimet në Lindjen e Mesme mund të kuptohen më së miri vetëm nëse historia e saj rishikohet. Më
poshtë janë të shënuara disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë sjellë situatën e tashme. Me këtë
kronologji nuk pretendohet të përmblidhen të gjitha ngjarjet në Lindjen e Mesme. Me këtë vetëm krijohet
një pasqyrë e ngjarjeve të cilat në njërën apo mënyrën tjetër e kanë determinuar lëvizjet pasuese.
Sipas statistikave te Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të kryera për vitet 2000-2007, raporti i
vrasjeve të palestinezëve me hebrenjtë arrin përpjesëtimin 1:25, pra për 1 hebre të vrarë
634 - Prej kohës së halifit Omer r.a. e deri në fillimin e kryqëzatave ka qenë në duar të myslimanëve.
1099 - Kryqëzatat e para pushtojnë Jerusalemin me ç'rast
ne Palestinë vendoset ligji kristian.
1187 - Sulltan Saladini i Egjiptit e kthen Jerusalemin dhe
myslimanet kontrollojnë Palestinen deri në fund të
Luftës së Parë Botërore.
1516 - Osmanlinjtë e marrin nën kontroll Sirinë,
Palestinën dhe Egjiptin.
1917 - Britania e Madhe gjatë Luftës së Parë Botërore krijon
Deklaratën e Balfurit në të cilën premtohet një vend për popullin hebre në Palestinë.
1922 - Pas humbjes së Perandorisë Osmane në Luftën e
Parë Botërore, Lidhja e Kombeve (paraardhësja e
Organizatës së sotme të Kombeve të Bashkuara) e
konfirmon mandatin britanik mbi Irakun dhe
Palestinën dhe mandatin francez mbi Sirinë dhe
Libanin. Transjordania ndahet nga mandati
palestinez dhe behet mbretëri autonome.
1936 - Myslimanët palestinez ndërmarrin masa për
mbrojtje me të cilat e ndalojnë ardhjen e emigrantëve
dhe shitjen e tokave për hebrenjtë që jetonin në
Palestinë.
1939 - Britania propozon rregullime të tjera për emigrantët
hebrenj dhe shitjen e tokave në Palestinë. Gjatë kësaj kohe krijohen lëvizje të fuqishme në kampin e militantëve hebrenj.
1947 - Britania i jep të drejtë Organizatës së Kombeve të
Bashkuara të vendosë për fatin e Palestinës. 55% e
territorit i jepet shtetit të Izraelit.
1948 - Përfundon mandati britanik mbi Palestinën dhe
Izraeli deklarohet si shtet i pavarur. Myslimanët ngrihen
në mbrojtje të shtetit. Shënohet një aktivitet i ngjeshur
ndërkombëtar që shkon në favor të shtetit të
ri të Izraelit në Palestinë.
1949 - Marrëveshjet ushtarake i lejojnë Izraelit të përfitojë më shumë tokë (rreth 70% të Palestinës). Egjipti e merr Rripin e
Gazës. Transjordanisë i jepet një emër i ri - Jordani,e cila e kontrollon pjesën tjetër të pjesës perëndimore të lumit Jordan, përfshirë këtu dhe Jerusalemin e
vjetër, ndërsa në vitin 1950 e anekson këtë territor.
1964 - Krijohet Organizata për Çlirimin e Palestinës. Ajo
është e vendosur për të pasur
një betejë të ashpër për t´i çliruar tokat e palestinezëve nën
pushtetin e Izraelit.
1967 - Sulme të fuqishme të Izraelit kundër Egjiptit,
Sirisë, Irakut dhe Jordanisë. Izraeli e pushton
Rrafshnaltën e Golanit, Gazës dhe Sinait dhe bregun
perëndimor duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin. Gjatë këtyre
zhvillimeve shënohen viktima të shumta civile si pasojë
e masakrave nga forcat izraelite.
1974 - Në samitin e shteteve arabe të mbajtur në Rabat,
Maroko voton që Organizata për Çlirimin të Palestinës
të jetë përfaqësuesja e vetme legjitime e popullit
palestinez. Izraeli bie dakord që të tërhiqet nga territoret
siriane përveç Rrafshnaltë së Golanit.
1978 - Intensifikohen aktivitetet ndërkombëtare për
të arritur paqe afatgjate në Lindjen e Mesme. Të gjitha
këto aktivitete dështojnë.
1979 - Nënshkruhet një marrëveshje paqeje ndërmjet
Izraelit dhe Egjiptit, duke garantuar tërheqjen e trupave
Izraelite nga mali i Sinait, vendosen marrëdhënie
diplomatike normale ndërmjet këtyre dy vendeve
dhe vendoset e drejta e patrullimit në Kanalin e Suezit
për Izraelin.
1981 - Izraeli arrin t'i zgjerojë zonat e pushtimit në territoret
palestineze. Presidenti egjiptian Enver el-Sadat
qëllohet për vdekje.
1982 - Në kundërpërgjigje te sulmeve të a.q. terroriste
përgjatë kufirit me Libanin, trupat izraelite hyjnë ne
Liban me qëllim për ta shkatërruar Organizatën
për Çlirimin e Palestinës dhe forcat e saja atje. Në këtë vit krijohet organizata libaneze e njohur me emrin Hezbollah. Veprime të njëpasnjëshme nga trupat izraelite në Liban çojnë ne
kritika të ashpra të ndërkombëtarëve.
1987 - Izraeli kundërpërgjigjet me forcë ndaj lëvizjeve rebele
në kampin palestinez. Si reaksion i kësaj, në këtë
vit krijohet organizata Palestineze e njohur me emrin Hamas.
1988 - Jordania i paraqet të drejtat e saj mbi Bregun
Perëndimor dhe pjesën lindore të Jerusalemit te Organizata
për Çlirimin e Palestinës. Kryetari i OÇPsë, Jasir Arafat kërkon që
të drejtat e Izraelit të ekzistojnë dhe kërkon që të shmanget dhuna. SHBA dhe OÇP-ja kërkojnë rrugën e dialogut.
1991 - Lufta e Gjirit Persik bën që forcat irakiane që e kishin pushtuar Kuvajtin të tërhiqen. Shumë palestinezë të shpërngulur
zhvendosen në Jordani.
1994 - Krijohet autoriteti kombëtar palestinez. Izraeli
dhe Jordania nënshkruajnë një marrëveshje paqeje.
1995 - Kryeministri izraelit Jitcak Rabin qëllohet për vdekje nga një fanatik i krahut të djathtë izraelit.
1996 - Palestinezët e zgjedhin Jasir Arafatin si president
të tyre dhe i zgjedhin me vota anëtaret e Këshillit Legjislativ. Izraelitët e sjellin në pushtet Partinë Likud që e ndalon procesin
e Marrëveshjes së Oslos.
1998 - Pas bisedimeve midis palestinezëve dhe izraelitëve
nën mbikëqyrjen e SHBA-ve lëshohet Memorandumi i Lumit Vie.
2000 - Forcat Izraelite tërhiqen nga Libani, përveç një rajoni
problematik të quajtur fushat Shebaa. Negociatat e paqes në Kamp David marrin fund. Ariel Sharoni e viziton Tempullin Mali dhe
kështu merr frymë një kryengritje e dyte, por kësaj radhe më e dhunshme se ajo e para.
2001 - Ariel Sharoni zgjedhet kryeministër i Izraelit duke
qenë i vendosur për ta tërhequr nënshkrimin nga Marëveshja e Oslos.
2002 - Luftime të ashpra mes IIzraeliteve dhe palestinezëve
si pasojë e ngacmimeve të herëpashershme. Ariel Sharoni
i lë fajin Arafatit për dhunën dhe e ngujon atë në zyrën e tij në Ramallah. Izraeli fillon të ndërtojë një barrierë ndarëse në Bregun
Perëndimor.
2003 - Grupi i të katërtave (SHBA, OKB, BE dhe Rusia)
bien dakord për gjetjen e një "rruge paqeje". Palestinezët
kanë mbështetje të plote, por Izraeli i hedhë poshtë
pikat themelore. Dhuna vazhdon dhe barriera e sigurisë
në Bregun Perëndimor i merr kritikat e ndërkombëtarëve
si pengesë për procesin e paqes.
2004 - Vdes Jasir Arafat - lideri i OÇP-së.
2005 - Mahmut Abas (Abu Mazen) zgjedhet president i Autoritetit Kombëtar Palestinez. Izraeli i evakuon trupat e saj nga territoret e pushtuara në mënyrë laterale, pikërisht nga Rripi i Gazes dhe katër të tjera nga Bregu Perëndimor.
2006 - Ariel Sharon sëmuret nga një goditje cerebrale.
Palestinezët e zgjedhin një qeveri të re, me në krye Hamasin me një shumice votash dhe me më shumë vende në parlament. Izraeli dhe SHBA e izolojnë Palestinën duke i ndërprerë fondet.
2008 - Bombardime dhe luftime aktuale në Gaza.
gazeta KOHA