Post by engers on Mar 3, 2009 7:35:19 GMT -5
Shteti i Kosovës, si njësi e rritur politikisht duhet të de-etnizohet për t’u ngritur në shtet qytetar (e kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se këta qytetarë-përbërës të kombit të shtetit të ri do të jenë më pak shqiptarë seç ishin), kurse skena politike duhet të de-heroizohet, në kuptimin e legjitimitetit vertikal dhe horizontal (Holsti), e jo të asimilimit ose heqjes dorë nga përkatësia etnike.
Nga Halil Matoshi më 02.03.2009 në ora 13:41
Ndonëse ende me pavarësi të mbikëqyrur, Kosova ka marrë njohje të jashtme ndërkombëtare si shtet klasik i pavarur dhe sovran.
Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova sërish mbetët me tre pushtete, me UNMIK’un brenda (që po merr gjithnjë rol subversiv ndaj shtetit të ri dhe që duket se e trajton veten si garant të gjashtë pikëshit të Ban Ki-Moon’it), me Eulex’in dhe ZCN (si pushtet e Brukselit) dhe me qeverinë vendore, si rezultat i zgjedhjeve nën kornizën kushtetuese, për institucionet e përkohshme vetëqeverisëse. Këto tre pushtete janë legale, por që të gjitha me një legjitimitet të brishtë ose fare pa të (ndërkaq që, ekzistojnë shumë qendra fuqie politike, të barasvlershme me pushtetet faktike, siç janë NATO’ja, OSBE’ja, Ambasadat perëndimore etj.) Tash pas një viti pavarësie, Kosova ballafaqohet me një model etnonacionalist, kleptokratik dhe autokratik të qeverisjes, karshi qytetarëve të saj, kurse karshi faktorëve perëndimorë, ky model i qeverisjes ka rrëshqitur në dëgjueshmëri të skajshme, të cilën ish ambasadori slloven Volk e cilësoi si “servilizëm të frikshëm”.
Në Kosovë ka deficite të mëdha demokratike. Dhe ky model qeverisjeje po ia gërryen përditë legjitimitetin vertikal dhe horizontal. Së këndejmi ky model qeverisjeje po e dështon shtetin e Kosovës. Pa integritet territorial, pa lirinë e shprehjes për sa u përket qeverisjes dhe rrjedhave shoqërore, e me abuzimin e saj në kontekstin e fesë/feve, pa liri ekonomike (pa të drejtën e punës dhe mirëqenies) dhe pa liri nga frika, Kosova është në vitin zero.
Sot, shtrohet sfida e thyerjes së sindromit të vitit zero dhe sfida e ruajtjes së Kosovës unike? Shumë teoriticientë të gardës së vjetër, por habitshëm edhe nga të rinjtë në Kosovë i mëshojnë fort tezës se Kosova shtet i pavarur dhe sovran nuk do ta mbijetojë historinë dhe se ajo, është një projekt pragmatik si rezultat i kompromiseve të mëdha me Washingtonin dhe Brukselin, dhe se vetëm bashkimi i shqiptarëve në një shtet të madh do t’i përmbushë jo vetëm aspiratat politike por edhe kërkesat për fuqi ekonomike dhe ushtarake. Në këtë aspekt, lidershipi kosovar duhet të investojë në de-territorializimin e nacionalizmit, sepse kjo logjikë anon kah bosnizimi i vendit, pra kah ndarja etnike, që aktualisht u dëgjua nga lideri i serbëve të Bosnjës Dodik. Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyej me ngjyrën e vet. E për ta ruajtur një Kosovë unike në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht (sipas Kushtetutës së vitit 1974 nën Federalizmin jugosllav) duhet të realizohet një pluralizëm kulturor (dy ose më shumë kanale televizive kombëtare të jenë njëlloj të kapshme në po të njëjtin “truall”) dhe de-fetishizimi i truallit, përndryshe, alternativë e kësaj është spastrimi etnik. Natyrisht se shqiptarët nuk mund t’i ndalë askush të integrohen në aspektin kulturor, komunikativ dhe njerëzor, përbëjnë një treg unik vlerash, e tjetër gjë është se çfarë kanë për t’i dhënë njeri tjetrit. Përfundimisht roli i kufijve po zbehet. Pas deklarimeve zyrtare të Tiranës se tregut kosovar ia dedikon Portin e Shëngjinit, që sot mund të thuhet se integrimi ndërshqiptar por edhe rajonal po bëhet realitet. Natyrisht se për integrime euro-atlantike shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të mos kenë barriera (asnjë telash me fqinjët) por të krijojnë Strasbourgët e tyre. P.sh. Strasbourg’u mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë Presheva. Nëse e pranojmë që, në fund të shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20 (kur u krijua kombi shqiptar i rrënjëve dhe kulturës) shumica e kombeve evropiane dhe posaçërisht atyre të Ballkanit Perëndimor ishin prodhime të nacionalizmit, kurse ky i fundit derivat i industrializimit dhe modernizimit, atëherë na dalin të gabuara llogaritë se çështja e komb-krijimit tek shqiptarët trajtohet si e mbyllur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Me vet faktin se të gjithë ithtarët e kësaj teze e pranojnë faktin se shqiptarët ishin pothuajse 90% analfabetë (e shqiptarët e Kosovës edhe më 1945 ishin gati 98% analfabetë), kurse për industrializim dhe modernizim as që mund të bëhet fjalë, e si mund të flitet pra, në këso rrethanash për një komb të kryer shqiptar në fund të shekullit 19 dhe fillimshekullin e kaluar? Prandaj, kombi shqiptar as me krijimin e shtetit më 1912-13 nuk ishte punë e kryer, për këtë mund të flitet tek në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit 20 kur me diktatin e komunistëve u rikthyen në histori miti për Ilirët, Skënderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit si dhe u vendos standardi gjuhësor (1972.) Ndërkaq që, në Kosovë, etnia shqiptare u ngrit në njësi të rritur më 17 shkurt 2007 dhe gjatë procesit të shtet-krijimit po e ndërton identitetin e vet kombëtar (kombin e shtetit). E hapat e parë janë aprovimi i deklaratës së pavarësisë kombëtare, simbolet kombëtare/shtetërore, pastaj Kushtetutën...
Dhe, kësisoj më 17 shkurt e drejta e vetëvendosjes së jashtme është konsumuar, ngase Kosova i ka plotësuar tre kushtet themelore për të qenë shtet sipas parimit të vetëvendosjes së popujve të kolonizuar: 1. Kosova u trajtua si territor i okupuar nga Serbia (më 1989), 2. Shumica e kosovarëve kishin një vullnet politik për pavarësi dhe 3. Trajtimi gjenocidal i tyre nën shtetin serb; Së këndejmi, klasa politike e Prishtinës duhet ta zgjedhë de-territorializimin e nacionalizmit, në një nacionalizëm konstitucional (Habermas), diversitetin kulturor dhe qeveri me autoritet mbi-kombëtar, e jo ta rikthejë nacionalizmin etnik të modelit të serbëve në Kroaci e Bosnjë dhe në vet Serbinë.
Shteti i Kosovës, si njësi e rritur politikisht duhet të de-etnizohet për t’u ngritur në shtet qytetar (e kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se këta qytetarë-përbërës të kombit të shtetit të ri do të jenë më pak shqiptarë seç ishin), kurse skena politike duhet të de-heroizohet, në kuptimin e legjitimitetit vertikal dhe horizontal (Holsti), e jo të asimilimit ose heqjes dorë nga përkatësia etnike. Në kontekstin kosovar, shteti është krijuesja e kombit të shtetit, që “harron” prejardhjen, duke punuar shumë në ndërtimin e të sotmes demokratike dhe të nesërmes së përbashkët, sipas asaj që thoshte Ortega Y Gasset, se nuk na mban së bashku në shtet e kaluara e përbashkët, por ajo që synohet të arrihet në të ardhmen.
www.gazetaexpress.com/index.php/editorial/lexo/3594/C67/C79/