|
Post by PrijesDardanian on Jan 8, 2008 4:26:36 GMT -5
“Illyricum Sacrum 10”
E Hene, 19 Nentor 2007
Cilesuar si nje kryeveper monumentale, “Illyricum Sacrum 10” u promovua paraditen e djeshme ne mjediset e panairit te librit, ne prani te dy autoreve, Musa Ahmeti dhe Etleva Lala. Musa Ahmeti, ne fjalen e tij theksoi se, “per “Illyricum Sacrum” punuan tre gjenerata studiuesish: at Filip Riceputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, te cilet ne nje periudhe kohore prej 125 vjetesh (1695-1819) hulumtuan, mblodhen dhe studiuan burime te shumta dhe te shumellojshme; doreshkrime dhe dokumente; libra te rralle dhe moderne te kohes, hartuan disa prospekte te vepres, perpiluan tete vellime me indekse, si dhe shkruan me shume se njeqind kataloge te ndryshem. Por, te paperfshire ne vepren e tyre te botuar, lane ne doreshkrime me qindra vellime dokumentesh dhe burimesh te dores se pare per historine e Ilirise ose, thene ndryshe, te Gadishullit Ballkanik dhe popujve qe jetuan dhe ende jetojne aty”. Rendesia e kesaj vepre eshte shume e madhe dhe ka qene shtepia botuese “Ombra GVG” ajo ka “riskuar” ta botoje kete liber. Riskuar, pasi dihet qe botime te tilla kane nje kosto teper te madhe, e duke mos qene aspak komerciale eshte teper e veshtire te terheqe lexues, pos atij te specializuar. Por ne te njejten kohe eshte ne nderin e kesaj shtepie, te botoje nje veper kaq te rendesishme per Shqiperine.
Bashkautorja e ketij libri Etleva Lala, ka theksuar ne fjalen e saj se, “Vepra qe po merr ne duar lexuesi i nderuar, e titulluar “Illyricum Sacrum 10, burime dhe dokumente” eshte nje perpjekje per te sjelle me prane tij nje veper te paperseritshme te historiografise boterore, me rendesi te jashtezakonshme per trojet shqiptare, sic eshte Illyricum Sacrum, permasat e se ciles mund te krahasohen pa frike me ato te nje ajsbergu: pjesa e botuar eshte vetem maja e ajsbergut, nderkohe qe vete trupi i ajsbergut, d.m.th. pjesa me e madhe e punes qe u be per kete veper, gjendet neper arkivat dhe bibliotekat evropiane, duke pritur qe te shohe driten e botimit”. Duke vijuar, per te thene se, ne kete veper ata jane perpjekur qe te parashtrojne para lexuesit te dy keto dimensione te vepres “Illyricum Sacrum”, duke vene theksin tek pjesa e nenujshme e ajsbergut, pra te baza burimologjike e kesaj vepre, qe gjendet e pastudiuar dhe e pabotuar neper arkiva, me qellimin qe jo vetem te tregojne vlerat e verteta te punes se bere per kete veper, por edhe te nxisim historiografet dhe studiuesit shqiptare e me gjere, qe t’i kthejne syte nga keto burime, qe jane te gatshme, te mbledhura nga vete autoret e “Illyricum Sacrum” per t’u inkorporuar ne historiografine shqiptare. Ketu qendron edhe vazhdimesia ne titull, punojme me te njejtat burime qe kane punuar autoret e “Illyricum Sacrum” dhe ketu qendron edhe e vecanta e ketij vellimi: vihet theksi tek dokumentet qe nuk jane botuar akoma ne korpusin “Illyricum Sacrum”. Sipas saj, por jo vetem, “Korpusi ‘Illyricum Sacrum’ eshte vepra me e plote dokumentare e shkruar ndonjehere per historine e territoreve te Ilirise se dikurshme te Justinianit”.
Nga fjala e autorit Musa Ahmeti
Vellimet me doreshkrime
“Nga doreshkrimet dhe dokumentet e mbledhura, at F. Riceputi themeloi “Bibliotheca Illyricana” ose “Musaeum Illyricum”, qellimi i te cilit ishte ruajtja e mirembajtja e lendes arkivore, i kesaj pasurie qe kishte jo vetem rendesi imediate per botimin e vepres, por edhe per brezat e ardhshem, qe do te merreshin me historine e Ilirise. Ne kete biblioteke-muze ishte mbledhur pothuajse gjithcka, qe kishte te bente me historine kishtare dhe laike te Ilirise. Nga Iliria, ne kuptimin e gjere te fjales, por edhe nga Italia, Vatikani, Austria, Shqiperia, Dalmacia, Kroacia, Gjermania, Hungaria, e vende te tjera dhe ishte sjelle lende arkivore origjinale ose e noterizuar, e barasvlefshme me origjinalin.
Lenda burimore, e mbledhur deri ne vitin 1721 e “Bibliotheca manuscripta Illyricana”, sipas deshmive arkivore ishte jashtezakonisht e madhe. Ajo perfshinte treqind e pesedhjete e nente vellime me doreshkrime, ku pervec te tjerash kishte edhe bula papnore, diploma te ndryshme, privilegje, fletedhurata, doreshkrime sinodesh e koncilesh, qe nga shekulli i VI-te e deri ne shekullin e XVII-te, gjenealogji, stema, ditare te ndryshem udhepershkrimesh, biografi te shumta te personaliteteve nga me te ndryshmet, legjenda, deftesa, leterkembime, kontrata, akte noteriale, relacione dhe dokumente te tjera, te cilat i kishin marre si dhurate, huazuar apo u kishin bere pershkrime nga origjinalet, etj. Pervec ketyre kishte doreshkrime te medha, si teresi te vecanta, kodike, por edhe libra te ndryshem, libra te rralle, si dhe 268 tituj te botuar, pra gjithsej, 627 zera. Per gjendjen e mevonshme te doreshkrimeve te mbledhura, autoret qe vazhduan botimin e “Illyricum Sacrum”, Farlati e Koleti, nuk perpiluan asnjehere nje katalog, regjister apo indeks te lendes burimore, qe ata shfrytezonin apo kishin te mbledhur. Keto doreshkrime sot ruhen te shperndara neper, kryesisht, Split, ne Muzeun Arkeologjik; ne Padove, ne Arkivin e Seminarit Ipeshkvnor; ne Arkivin Shteteror Kroat, ne Zagreb; ne biblioteken Marciana te Venedikut; ne arkivin e Akademise se Arteve te Zagrebit; ne Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Zagrebit; ne Biblioteken e Metropolitane te Zagrebit; Museun Correr te Venedikut; ne Biblioteken Laurenciane te Firences, ne Arkivin Sekret te Vatikanit dhe Biblioteken Apostolike te Vatikanit; ne Biblioteken Guarneriane te Friulit dhe dy vellime te fotokopjuara nga Arkivi i Seminarit te Padoves ne Muzeun Historik Kombetar, ne Tirane, si dhurate e Dhimiter Pilikes etj”.
Koha Jone
|
|
|
Post by PrijesDardanian on Jan 8, 2008 4:27:20 GMT -5
“Illyricum Sacrum”
Klementi XI dhe Illyricum Sacrum
Një nga pjesët më interesante të librit "Illyricum Sacrum", është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi), për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesë e madhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Venedik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës. Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhet: "Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike. Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Këshllin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Këshillit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim. Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte Raguza ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u këthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër dioçezane shqiptare andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qëndra e parë e kishave ilire ka qenë Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Vendik, për arsye praktike u caktue Raguza si qëndër mbasi ishte ma e përshtatëshme edhe gjeografikisht. Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Vendik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Vendiku kishte edhe Institute e njerëz të përshtashëm për historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedkikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar lëndën historike të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare për të përballuar shpenzimet e duhura për atë punë. At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut duke u ndaluar në të gjitha qëndrat ku kishte lëndë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e brendëshme të vendit prej nga i dërgohej lënda e duhur në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguan lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën duke i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë duke kaluar Drinin e humbi e gjithë ngarkesa e caktuar për At Riceputt-in. Riceputti e ndau të gjithë lëndën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndarjet e renditjet përkatëse simbas skemës që kishte përpiluar Klementi XI. Pas vdekjes se tij, At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pati gati për shtyp, mbaruan ditët e jetës së tij e vdiq. Jezuitët, siç e kanë zakon kur vdes çdo anëtar i shoqërisë së tyre që ka në dorë çdo punë të rëndësishme, ngarkuan që të kujedesej për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre më të aftë për historografi, At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkruar nga At Filip Receputti, ishte punë me kritere historike të vjetëruara. Mbasi u studiua mirë çështja e rezultoi si kishte raportuar At Daniel Farlati, eprorët ngarkuan këtë të niste punën përsëri simbas kritereve historiologjike moderne të kohës. At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllimet e para të veprës Illyricum Sacrum e ndërroi jetë. (AQSH F.1069 D.40 fq.221)
Figura e Klementit XI në historinë shqiptare
Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si nje Papë me "gjak shqiptar, "si nje Pape me "origjine shqiptare, " si Papa qe ka thirrur Kuvendin e Arberit me 1703 dhe se ka patur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Emri i tij nga disa studjues është përmendur sikur ai te ishte larg botes shqiptare dhe sikur ti takonte nje bote qe nuk ishte ne lidhje te vazhdueshme me shqiptaret dhe Shqiperine. Ne kete menyre, kesaj figure madheshtore te popullit shqiptar nuk i është kushtuar nje kapitull i domosdoshem ne historine e Shqiperise. Megjithate i rendesishem është fakti se ne asnje rast nuk shperfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë te huaj, por përkundrazi theksohet "krenaria" e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për ceshtjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si nje veprimtari atdhetare. Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire ate fjalen ungjillore "se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e saj," ashtu si kunder çdo shqiptar, veçanerisht ne shtetet e huaja, dallohet ne shqiptarizmen e tij, nga veprat qe ai kryhen ne dobi te çështjes kombetare dhe te jetes se shqiptareve. Keshtu qe edhe për Papa Klementin XI - Albani mund te thuhet se me mire e dine te huajt shqiptarizmen e tij se sa e dine ne te vertete vete shqiptaret, te cilet ne tjetersimin e tyre gjate sundimeve te huaja janë larguar pak a shume nga traditat evropiane. Qendrimet politike dhe origjina e tij shqiptare do te ndikonin qe Kardinal Francesk - Albani te zgjidhet Pape, për te dhene nje kontribut me te madh edhe ne jeten politike ne ato vite, kur Evropes po i kercenohej rreziku nga Perandoria Osmane, e cila mbante nen sundim gati te gjithe Evropen Juglindore. Kohet e fundit e sidomos nga autoritetet me te larta te Kishes Katolike, është permendur emri i Papa Klementit XI- Albani, nepermjet levizjeve me te mira te se kaluares se lavdishme te shqiptareve dhe te luftes se popullit shqiptar për liri dhe pamvaresi. Keshtu p.sh: Papa Pali IV, me 17 Janar 1968, me rastin e perkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti, Skenderbeut, nder te tjera ka shpallur: "Ndër ata, qe hypën mbi katedren e Shen Pjetrit, me kenaqesi po e kujtojme paraardhesin tone Klementin XI-Albani, i cili mburrej për rrjedhën e tij te moçme shqiptare." Ndersa, Papa Gjon Pali II gjate vizites qe beri ne Shkoder, me 25 Prill 1993 dhe ne intervistat qe i parapriu kesaj vizite, disa here e ka permendur emrin e Papa Klementit XI-Albani, duke theksuar lidhjet e tij, madje edhe ne forme te ngushte, ne mes te Vatikanit dhe Shqiperise, lidhje keto qe ishin te vazhdueshme dhe gjithmone te mira për udheheqesit popullore shqiptare. Si dallim nga Papet e tjere, autori gjerman, (mbase me i njohuri i historise se Papeve) L.B. Von Pastor, pikerisht Papa Klementit XI-Albanit i ka kushtuar hapesiren me te madhe ne nje vëllim, çka do te thote se edhe nga aspekti bashkëkohor, Papa Klementi XI- Albani konsiderohet Pape "i madh", qe ka lene gjurme te thella ne Kishen Katolike dhe ne jeten politike evropiane. Epiteti "i madh" zakonisht perdoret për ata Papë, qe kishin sukses ne organizimin kishtar, ne jeten politike, etj. Prandaj dhe trupi i tij i shenjteruar gjendet sot, sipas rradhes, ne anen e djathte ne pjesen lart te Bazilikes se Shen Pjetrit ne Vatikan, kurse portretet dhe bustet e tij janë te shumta, si ne Rome ashtu edhe ne Urbino, ne vendin e lindjes, e ne vende te tjera. Krenaria e origjines Shqiptare e Papes Klementi XI -Albani u shfaq edhe ne çastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, për tu dalluar perpara botes se është shqiptar. Ne kete menyre, ai vazhdimisht emrin Alban e ka motivuar me boten Shqiptare. Ne historine e gjate te Papatit, qe se bashku me Papen Gjon Pali i II, behen 263, ky rast do te ishte ndoshta i vetmi, qe Papa paraqitet me mbiemrin e vet karakteristik te kombesise se tij. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M.Reoule e ka theksuar kete çast te pa kujdesur te Papes për çështjen kombëtare, duke thënë: "Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte nje fitore e madhe për kulturën dhe kombesine shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe." __________________
apa Klementi XI, Gjon Françesk Albani
Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani u lind në Urbino ( Itali) me 23 korrik 1649. Me 9 tetor 1700 fillon detyren e Papes. Papa Klementi XI - Albani vdiq me 19 mars 1721 mbasi e udhehoqi kishen katolike për 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katerti për nga vitet ne krye te Kishes Katolike mbas Shen Pjetrit me 35 vjet, Papa Pio IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali-t me 26 vjet.
Jeta dhe veprimtaria
Në vitin 1660, pas kryerjes së shkolles fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti XI u emërua sekretar i Brevave (dekreteve papnore). Me 13 shkurt 1690, emërohet kardinal. Me 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike.
Ndihmesa e Klementit XI për Shqipërinë
Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishtërimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku Kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore. Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartesinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit bizantin funksiononte në Himarë qe nga viti 1628. Përveç kësaj, në shekullin XVIII, në shumë zona verilindore dhe qëndrore u vu re dukuria e kriptokrishtërimit (krishtërimi i fshehur), e cila zgjati deri në ditët tona (sidomos gjatë periudhës komuniste); e edhe ata që përqafuan islamin, parapëlqyen në shumicë sektet më heterodokse dhe më pak të largëta nga krishtërimi, si psh bektashinjtë.
Familja Albani
Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbint. Mikel Laçi pati dy djem Giorgio (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe Filippo di Michele de’ Lazi, (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papes se ardhshem. Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të rrafshit të lartë: Giovanni Girolamo (1509-91): kardinal dhe kont, zv-komandant i forcave të armatosura të Republikës së Venecias, kandidat për papë në dy konklave, historiograf, këshilltar juridik vetiak i papës Gregori XIII (1572-1584) dhe papës Sisto V (1585-90). Oracio (1576-1653): diplomat, emëruar senator i Romës nga Papa Urbani VIII (1623-44). Annibale (1682-1751): kanunor i Shën Pjetrit, president i Dhomës Apostolike, sekretar i Memorialeve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm papnor në Vjenë ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjte të Romës, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit, peshkop i Sabinës e më tej i Porto e Santa Rufina, nëndhjak i Kolegjit të Shenjtë. Alkssandri (1692-1779): që në moshen pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialeve, i dërguar në Vjenë, kardinal (1721), bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i Austrisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i Villa Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve. Gjon Françesku, (Klementi i XI 1720-1803): kardinal (1753), mbrojtës i Çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet me Katerinën II (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në Rusi, peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më 1775 si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop i Ostias dhe Velletrit, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23). Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomës së papës Pio VI (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e kryedukës Ferdinand që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letrave Papnore dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i papës Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i papës Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër Dërgata pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pezaros dhe Urbinos. Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familia u shua. Është diçka e veçantë dhe për t’u vënë re që pothuajse njëkohësisht me familjen shqiptare të Albani-t, në Lindje, një tjetër derë e madhe shqiptare vezirësh të mëdhenj, përcaktonte fatet e perandorisë otomane në shekujt XVII-XVIII: familja e Qyprillinjve. Para papës Klementi XI, tre papë të tjerë kishin qenë me origjinë shiptare: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).
|
|
|
Post by PrijesDardanian on Jan 8, 2008 4:28:01 GMT -5
18/11/2007 “Illyricum Sacrum”, ‘zbulohet’ korpusi historiografik
Titulli: ILLYRICUM SACRUM 10
Burime dhe dokumente (Botohen për herë të parë)
Autorët: Musa Ahmeti, Etleva Lala
Recensentët: Aleksandër Stipçeviq, Robert Elsie, Rexhep Ismajli, Josip Kolanoviq, Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Vepra që po merr në duar lexuesi, e titulluar “Illyricum Sacrum. Burime dhe Dokumente, vëll. 10, është një përpjekje për të sjellë më pranë tij një vepër të papërsëritshme të historiografisë botërore, me rëndësi të jashtëzakonshme për trojet shqiptare, përmasat e së cilës mund të krahasohen pa frikë me ato të një ajsbergu: pjesa e botuar është vetëm maja e ajsbergut, ndërkohë që vetë trupi i ajsbergut, d.m.th. pjesa më e madhe e punës që u bë për këtë vepër, gjendet nëpër arkivat dhe bibliotekat evropiane, duke pritur që të shohë dritën e botimit. Në këtë vepër jemi përpjekur që të parashtrojmë para lexuesit të dyja këto dimensione të veprës “Illyricum Sacrum”, duke vënë theksin tek pjesa e nënujshme e ajsbergut, pra baza burimologjike e kësaj vepre që gjendet e pastudiuar dhe e pabotuar nëpër arkiva, me qëllimin që jo vetëm të tregojmë vlerat e vërteta të punës së bërë për këtë vepër, por edhe të nxisim historiografët dhe studiuesit shqiptarë e më gjerë, që t’i kthejnë sytë nga këto burime që janë të gatshme, të mbledhura nga vetë autorët e “Illyricum Sacrum” për t’u inkorporuar në historiografinë shqiptare.
Korpusi “Illyricum Sacrum” është vepra më e plotë dokumentare e shkruar ndonjëherë për historinë e territoreve të Ilirisë së dikurshme të Justinianit. Themi kështu jo vetëm, sepse përfshin dokumente nga një periudhë e gjatë kohore, përkatësisht që nga antikiteti deri në shekullin e tetëmbëdhjetë, dokumente këto që u referohen të gjitha territoreve që quheshin Iliri në kohën e Justinianit, por edhe për shkak të shumëllojshmërisë së çështjeve që trajtohen në këto dokumente. Në këto dokumente gjenden të dhëna jo vetëm për vendndodhjen, historinë dhe kulturën e qyteteve dhe të qendrave të ndryshme të qytetëruara, ekzistuese apo të zhdukura me kalimin e kohës, por edhe për personalitete të ndryshme që janë pak apo aspak të njohura gjetiu. Është e vërtetë që këto personalitete vijnë kryesisht nga jeta dhe hierarkia kishtare, por ato përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së inteligjencës së popullsisë gjatë periudhës kohore prej Antikitetit e Mesjetës, dhe dokumentet që ndriçojnë këto personalitete na ndihmojnë për të parë në një dritë më të plotë jetën, aktivitetin dhe mentalitetin e individit në periudhat përkatëse, zhvillimet shoqërore, ekonomike, politike, tregtare, ushtarake, kulturore dhe shpirtërore të popujve që jetuan në këto treva.
”Illyricum Sacrum”, i cili erdhi në dritë si rezultat i punës së gjatë e gjithëpërfshirëse prej 125 vjetësh të tre studiuesve, që u përkisnin tri gjeneratave të ndryshme, dhe ndihmësve e kolegëve të tyre: at Filip Riçeputit (1667-1742), at Daniel Farlatit (1690-1773) dhe at Jakob Koletit (1734-1827), është quajtur me të drejtë edhe enciklopedi ilirike, për shkak të materialit të gjerë që përfshin.
Nga dorëshkrimet dhe dokumentet e mbledhura, at F. Riçeputi themeloi “Bibliotheca manuscripta Illyricana,” ose “Musaeum Illyricum”, qëllimi i të cilës ishte ruajtja e mirëmbajtja e lëndës arkivore, i kësaj pasurie që kishte jo vetëm rëndësi imediate për botimin e veprës, por edhe për brezat e ardhshëm që do të merreshin me historinë e Ilirisë. Në këtë bibliotekë/muze ishte mbledhur pothuajse gjithçka që kishte të bënte me historinë kishtare dhe laike të Ilirisë. Nga Iliria, por edhe nga Italia, Vatikani, Austria, Shqipëria, Dalmacia, Gjermania, Hungaria, e vende të tjera dhe ishte sjellë lëndë arkivore origjinale ose e noterizuar, dhe e barazvlefshme me origjinalin. Lënda e mbledhur përfshinte 359 vëllime me dorëshkrime si dhe 268 tituj të botuar, pra gjithsej 627 zëra.
Për një studim të mirëfilltë të korpusit “Illyricum Sacrum” përveç vëllimeve të shumta me dorëshkrime, rëndësi të veçantë ka edhe letërkëmbimi i të tre autorëve: at Riçeputit, at Farlatit dhe at Koletit. Ky letërkëmbim përfshin një periudhë kohore prej 133 vjetësh; përkatësisht fillon me 17 nëntor të vitit 1694 dhe përfundon më 29 korrik të vitit 1827. Gjatë gjithë kësaj kohe janë shkruar një numër jashtëzakonisht i madh letrash nga autorët e korpusit “Illyricum Sacrum”, por edhe nga shumë të tjerë si p.sh. nga papë, kardinalë, udhëheqës urdhrash, kryeipeshkvë, ipeshkvë, prelatë kishtarë, intelektualë, shkencëtarë, historianë, fisnikë të familjeve të njohura të kohës si dhe persona të thjeshtë, të cilët në forma të ndryshme shprehim miratimet, inkurajimet, falënderimet, mirënjohjet e tyre për punën e jashtëzakonshme, por në anën tjetër pati edhe të atillë, që kërcënonin, fyenin, mohonin punën e bërë, shprehnin dyshime, ishin skeptikë dhe dëshironin të pengonin gjithë projektin. Të gjitha këto mund të ndiqen me saktësi, duke shfletuar me mijëra letra origjinale që ruhen nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, jo vetëm shtetërore, kishtare dhe civile, por edhe në ato private. Janë shumë befasuese sfidat të cilat detyrohen të përballojnë autorët, veçanërisht at Riçeputi, në punën e tyre, duke treguar se me punë dhe përkushtim mund të arrihen rezultatet e dëshiruara.
Letërkëmbimi është i shkruar në disa gjuhë, por dominojnë gjuhët italiane, latine, frënge, greke dhe gjermane. Pjesa më e madhe e letërkëmbimit që na është ruajtur, është në origjinal, pra autograf. Ne kemi shfrytëzuar pjesën më të madhe të këtij letërkëmbimi, duke bërë indeksimin dhe identifikimin e tij si dhe duke përpiluar një regjistër kronologjik e alfabetik, me emrat e të gjithë atyre që u kanë shkruar autorëve të veprës. Historia fetare e shqiptare ka mbetur e paplotë deri më sot edhe për shkak të shpërndarjes së figurave të saj kishtare nëpër vëllime të ndryshme të këtij korpusi, që nuk ka qenë kurrë i tëri (me të gjithë vëllimet) në duart e studiuesve shqiptarë. Kjo gjë ua ka bërë të vështirë historianëve punën për gjetjen dhe paraqitjen e jetëve dhe aktiviteteve të tyre. Megjithatë, rëndësia e këtij korpusi qëndron kryesisht edhe në vetë vështirësinë për ta përdorur atë: pjesët përbërëse të tij janë të ndërthurura shumë mirë dhe të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën.
Megjithëse në kuadër të veprave të botuara, “Illyricum Sacrum” është vepra më e plotë burimore e shkruar ndonjëherë për historinë e Ilirisë, dhe vlera e kësaj vepre nuk është kapërcyer akoma, me gjithë arritjet e historiografisë në ditët tona, korpusi “Illyricum Sacrum” duket i paplotë dhe i papërsosur kur e krahason me gjithë materialin e pabotuar që është mbledhur nga autorët e tij dhe që akoma ruhet në biblioteka e arkiva të ndryshme të Italisë, Dalmacisë, Hungarisë, Austrisë, Francës, e më gjerë. Nëse një ditë do të mund të inkorporoheshin në këtë korpus edhe të gjitha dokumentet e mbledhura nga autorët e këtij projekti ambicioz, pa dyshim që nuk do të kishte më asnjë arsye për historianët për t’u ankuar për mungesë burimesh në lidhje me historinë e Ilirisë jo vetëm kishtare, por edhe në atë laike e në tërësinë e vet. Ky libër dëshiron pikërisht të ofrojë një ndihmë të tillë në identifikimin e materialit burimor të pabotuar dhe në theksimin e rëndësisë që ka ky material për historiografinë shqiptare, por edhe atë rajonale.
Përveç përmbajtjes së korpusit “Illyricum Sacrum” (kapitulli i parë i librit) profilit të autorëve dhe ndryshimit të projektit të tyre (kapitulli i dytë), një vend të veçantë në librin që lexuesi i nderuar ka në dorë zë edhe identifikimi i dorëshkrimeve të pabotuara dhe vendndodhja e tyre (kapitulli i tretë), si dhe korrespondenca e autorëve me të tjerët (kapitulli i katërt). Shpresojmë që ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i mirë si për ata që duan të dinë për vetë korpusin “Illyricum Sacrum”, ashtu edhe për ata që duan të studiojnë burimet e pabotuara të mbledhura nga autorët e këtij korpusi.
Gazeta Metropol
|
|
|
Post by PrijesDardanian on Jan 8, 2008 4:28:33 GMT -5
Çfarë nuk është thënë për kryeveprën “Illyricum Sacrum”
Nga Mr. sc. Etleva Lala - Vatikan
Në kryeveprën monumentale “Illyricum Sacrum”, punuan tre gjenerata studiuesish: at
Filip Riçeputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, të cilët, në një periudhë kohore prej 125 vjetësh (1695-1819), hulumtuan, mblodhën dhe studiuan burime të shumta dhe të shumëllojshme; dorëshkrime dhe dokumente; libra të rrallë dhe modernë të kohës, hartuan disa prospekte të veprës, përpiluan tetë vëllime me indekse si dhe shkruan më shumë se njëqind katalogje të ndryshme. Por, të papërfshirë në veprën e tyre të botuar lanë në dorëshkrime me qindra vëllime dokumentesh dhe burimesh të dorës së parë për historinë e Ilirisë, ose thënë ndryshe të Gadishullit Ballkanik dhe popujve që jetuan dhe ende jetojnë atje.
Megjithëse në kuadër të veprave të botuara, “Illyricum Sacrum” është vepra më e plotë burimore e shkruar ndonjëherë për historinë e Ilirisë dhe vlera e kësaj vepre nuk është kapërcyer akoma, megjithë arritjet e historiografisë në ditët tona, korpusi “Illyricum Sacrum” duket i paplotë dhe i papërsosur kur e krahason me gjithë materialin e pabotuar që është mbledhur nga autorët e tij dhe që akoma ruhet në biblioteka e arkiva të ndryshme të Italisë, Kroacisë, Hungarisë, Austrisë, Francës, e më gjerë. Nëse një ditë do të mund të inkorporoheshin në këtë korpus të gjitha dokumentet dhe burimet e mbledhura nga autorët e këtij projekti ambicioz, pa dyshim që nuk do të kishte më asnjë arsye për historianët dhe stuiduesit për t’u ankuar për mungesë burimesh në lidhje me historinë e Ilirisë, jo vetëm kishtare, por edhe atë laike.
Ky libër titullohet “Illyricum Sacrum 10”, por nuk është përgatitur as nga Riçeputi, as nga Farlati, as nga Koleti dhe as nga Buliq (autorët e nëntë vëllimeve të para), por nga ne, unë dhe kolegu Musa Ahmeti. Megjithatë, vetë titulli “Illyricum Sacrum” tregon që edhe në të këtë vëllim vazhdon të bëhet fjalë për të njëjtën temë, d.m.th Ilirikun e Shenjtë dhe numri 10 tregon që flitet për gjëra të tjera që nuk janë thënë në 9 vëllimet e para.
Vepra që po merr në duar lexuesi i nderuar, e titulluar “Illyricum Sacrum 10, Burime dhe Dokumente” është një përpjekje për të sjellë më pranë tij një vepër të papërsëritshme të historiografisë botërore, me rëndësi të jashtëzakonshme për trojet shqiptare, siç është “Illyricum Sacrum”, përmasat e së cilës mund të krahasohen pa frikë me ato të një ajsbergu: pjesa e botuar është vetëm maja e ajsbergut, ndërkohë që vetë trupi i ajsbergut, d.m.th pjesa më e madhe e punës që u bë për këtë vepër, gjendet nëpër arkivat dhe bibliotekat europiane, duke pritur që të shohë dritën e botimit.
Në këtë vepër jemi përpjekur që të parashtrojmë para lexuesit të dyja këto dimensione të veprës “Illyricum Sacrum”, duke vënë theksin tek pjesa e nënujshme e ajsbergut, pra te baza burimologjike e kësaj vepre që gjendet e pastudiuar dhe e pabotuar nëpër arkiva, me qëllimin që jo vetëm të tregojmë vlerat e vërteta të punës së bërë për këtë vepër, por edhe të nxisim historiografët dhe studiuesit shqiptarë e më gjerë, që t’i kthejnë sytë nga këto burime që janë të gatshme, të mbledhura nga vetë autorët e “Illyricum Sacrum” për t’u inkorporuar në historiografinë shqiptare.
Këtu qëndron edhe vazhdimësia në titull, punojmë me të njëjtat burime që kanë punuar autorët e “Illyricum Sacrum” dhe këtu qëndron edhe e veçanta e këtij vëllimi: vihet theksi tek dokumentet që nuk janë botuar akoma në korpusin “Illyricum Sacrum”.
Korpusi “Illyricum Sacrum” është vepra më e plotë dokumentare e shkruar ndonjëherë për historinë e territoreve të Ilirisë së dikurshme të Justinianit. Themi kështu jo vetëm, sepse përfshin dokumente nga një periudhë e gjatë kohore, përkatësisht që nga antikiteti deri në shekullin e tetëmbëdhjetë, dokumente këto që u referohen të gjitha territoreve që quheshin Iliri në kohën e Justinianit, por edhe për shkak të shumëllojshmërisë së çështjeve që trajtohen në këto dokumente. Në to gjenden të dhëna jo vetëm për vendndodhjen, historinë dhe kulturën e qyteteve dhe të qendrave të ndryshme të qytetëruara, ekzistuese apo të zhdukura me kalimin e kohës, por edhe për personalitete të ndryshme që janë pak apo aspak të njohura gjetiu. Është e vërtetë që këto personalitete vijnë kryesisht nga jeta dhe hierarkia kishtare, por ato përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së inteligjencës së popullsisë gjatë periudhës kohore prej antikitetit e mesjetës dhe dokumentet që ndriçojnë këto personalitete na ndihmojnë për të parë në një dritë më të plotë jetën, aktivitetin dhe mentalitetin e individit në periudhat përkatëse, zhvillimet shoqërore, ekonomike, politike, tregtare, ushtarake, kulturore dhe shpirtërore të popujve që jetuan në këto treva.
Pjesa e nënujshme e ajsbergut, pra dokumentet e pabotuara që janë mbledhur, por nuk janë inkorporuar në 9 vëllimet e “Illyricum Sacrum” ishte qëllimi i vërtetë i këtij libri që ju keni sot në duar. E ata nuk janë pak: vetëm nga at Filip Riçeputi këto burime janë katalogizuar në më shumë se njëqind katalogje të ndryshme dhe indeksuar në tetë vëllime me indeksa që në vitin 1721 dhe ajo do të njihej me emrin “Bibliotheca manuscripta Illyricana”. Kjo bibliotekë përfshinte 359 vëllime me dorëshkrime. Në të gjendeshin bula papnore, diploma të ndryshme, privilegje, fletëdhurata, dorëshkrime sinodesh e koncilesh që nga shekulli VI e deri në shekullin e XVII, gjenealogji, stema, ditarë të ndryshëm udhëpërshkrimesh, biografi të shumta të personaliteteve nga më të ndryshmet, legjenda, dëftesa, letërkëmbime, kontrata, akte noteriale, relacione dhe dokumente të tjera, të cilat i kishin marrë si dhuratë, i kishin huazuar ose i kishin kopjuar fjalë për fjalë nga origjinalet. Përveç këtyre kishte dorëshkrime të mëdha, si tërësi të veçanta, kodikë, por edhe libra të ndryshëm, libra të rrallë si dhe 268 tituj të botuar, pra gjithsej 627 zëra. Sot ato dhe të tjerat e mbledhura nga bashkëpunëtorët e Riçeputit, gjenden në arkive dhe biblioteka, akoma të pabotuara.
Megjithatë, “Illyricum Sacrum” erdhi në dritë si rezultat i punës së gjatë e gjithëpërfshirëse prej 125 vjetësh të tre studiuesve, që u përkisnin tri gjeneratave të ndryshme dhe ndihmësve e kolegëve të tyre: at Filip Riçeputit (1667-1742), at Daniel Farlatit (1690-1773) dhe at Jakob Koletit (1734-1827) dhe at Riçeputi ishte vetëm i pari prej tyre. Një sasi e madhe dokumentesh u mblodh edhe nga pasardhësit e tij, at Farlati dhe at Koleti, kështu që sasia e dorëshkrimeve duhet të ketë qenë shumë më e madhe sesa numri i dhënë më sipër. Themi “duhet të ketë qenë”, sepse nuk kemi katalogizim të mëvonshëm të këtyre dokumenteve.
Në këtë libër, megjithatë ne flasim edhe për autorët e “Illyricum Sacrum”, për të treguar më mirë, jo vetëm potencialin intelektual dhe akademik të autorëve të “Illyricum Sacrum” (ishin Jezuitë dhe me rezultate absolute në sistemin arsimor), por edhe punën që ata arritën të bënin. Të mblidhje një sasi të tillë materiali dokumentar, në një kohë kur arkivat ishin të mbyllur për specialistin e zakonshëm ishte një punë që nuk mund ta bënte kushdo. Pa dyshim që ishte përkrahja e jashtëzakonshme e papëve, ajo që u hapi rrugën këtyre autorëve për mbledhjen e një materiali të tillë kolosal dokumentar.
Gjatë audiencës në vitin 1720 që at Riçeputi pati te papa Klementi XI dhe ku ai i dhuroi papës edhe një kopje të dorëshkrimit të Prospectus-it, papa ishte aq i entuziazmuar për përgatitjet për veprën “Illyricum Sacrum”, saqë i dhuroi Riçeputit të gjithë koleksionin e tij të dorëshkrimeve, dokumenteve dhe librave të shumtë që kishte mbledhur që kur ishte i ri. Qëllimi i këtij donacioni ishte që Riçeputi të mund të shkruante veprën: “Le Origini e le Antichita” për origjinën e tij dhe lidhjet që kishte me familjet fisnike shqiptare, por edhe ato fqinje, sllave, greke, malazeze, etj. Me këtë rast, papa Klementi XI urdhëroi që Prospectus, të shtypet me shpenzimet e tij dhe t’u shpërndahet falas të gjithë të interesuarve. Për Riçeputin, papa bëri edhe një veprim tjetër shumë të favorshëm duke i dhënë atij Privilegium Apostolicum, me të cilin atij i hapeshin të gjitha dyert për të studiuar në të gjitha arkivat dhe bibliotekat e Italisë dhe të vendeve të tjera, edhe kur ato nuk ishin gjithmonë të hapura për publikun, as për studiues dhe të interesuar të tjerë, dhe madje as për personalitete kishtare. Një leje e tillë shumë speciale, të cilën mund ta jepte vetëm papa e askush tjetër, d.m.th as mbretërit e princërit lokalë, i mundësoi Riçeputit të konsultonte edhe ato burime, dorëshkrime e dokumente të cilat mbanin siglën sekret apo shumë sekret.
Kur përdori metodën e tij të ekonomizimit të hapësirës dhe kohës, at Farlati, formatori kryesor i veprës së botuar “Illyricum Sacrum”, la pa botuar pjesën më të madhe të dorëshkrimeve, sepse ishte e pamundur që të inkorporonte të gjithë atë material voluminoz. Këto dorëshkrime gjenden edhe sot e kësaj dite nëpër arkiva, ashtu siç i lanë vetë autorët e “Illyricum Sacrum”.
Përveç përmbajtjes së korpusit “Illyricum Sacrum” (kapitulli i parë i librit) profilit të autorëve dhe ndryshimit të projektit të tyre (kapitulli i dytë), një vend të veçantë në librin që lexuesi i nderuar ka në dorë zë edhe identifikimi i dorëshkrimeve të pabotura dhe vendndodhja e tyre (kapitulli i tretë), si dhe korrespondenca e autorëve me të tjerët (kapitulli i katërt), për t’u përmbyllur me kapitullin e fundit në të cilin paraqiten sifdat e shumta për tentimet e vazhdueshme për ribotomin e kësaj kryevepre, të cilën përfundimisht e ribotojnë shqiptarët.
Shpresojmë që ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i mirë si për ata që duan të dinë për vetë korpusin “Illyricum Sacrum”, ashtu edhe për ata që duan të studiojnë burimet e pabotuara të mbledhura nga autorët e këtij korpusi. Ky libër dëshiron pikërisht të ofrojë një ndihmë të tillë në identifikimin e materialit burimor të pabotuar dhe në theksimin e rëndësisë që ka ky material për historiografinë shqiptare, por edhe atë rajonale.
Historia fetare shqiptare ka mbetur e paplotë deri më sot edhe për shkak të shpërndarjes së figurave të saj kishtare nëpër vëllime të ndryshme të këtij korpusi, që nuk ka qenë kurrë i tëri (me të gjithë vëllimet) në duart e studiuesve shqiptarë. Kjo gjë ua ka bërë të vështirë historianëve punën për gjetjen dhe paraqitjen e jetëve dhe aktiviteteve të tyre. Megjithatë, rëndësia e këtij korpusi qëndron kryesisht edhe në vetë vështirësinë për ta përdorur atë: është i ndërthurur shumë mirë.
Korpusi “Illyricum Sacrum”, duket i paplotë dhe i papërsosur kur e krahason me gjithë materialin e pabotuar që është mbledhur dhe që akoma ruhet në biblioteka e arkiva të ndryshme të Italisë, Dalmacisë, Hungarisë, Austrisë, Francës e më gjerë. Megjithatë,
në kuadër të veprave të botuara, “Illyricum Sacrum” është vepra më e plotë burimore e shkruar ndonjëherë për historinë e Ilirisë. Vlera e saj nuk është kapërcyer akoma, megjithë arritjet e historiografisë në ditët tona. Nëse një ditë do të mund të inkorporoheshin në këtë korpus edhe të gjitha dokumentet e mbledhura nga autorët e këtij projekti ambicioz, pa dyshim që nuk do të kishte më asnjë arsye për historianët për t’u ankuar për mungesë burimesh në lidhje me historinë e Ilirisë, jo vetëm kishtare, por edhe në atë laike e në tërësinë e vet.
Tema
|
|
|
Post by PrijesDardanian on Jan 8, 2008 4:29:34 GMT -5
Zbulohen dokumente të reja për Shqipërinë
Dërguar më: 19/11/07) Oliverta Lila
Dokumente origjinale, dorëshkrime dhe letërkëmbime të pabotuara më parë. Studiuesit Musa Ahmeti dhe Etleva Lala, i kanë kërkuar nëpër arkivat e shumtë. Një punë 10-vjeçare në arkivin Sekret të Vatikanit, në arkivat e Venedikut, të Kroacisë, Austrisë, Hungarisë, Greqisë, Francës. Të gjitha materialet i kanë përmbledhur në një botim luksoz nga “Ombra GVG” i titulluar “Illyricym Sacrum 10”. Për herë të parë vjen në shqip një vëllim i kësaj kolane, një prezantim i punës së paçmuar që kanë bërë jezuitët në Shqipërinë e asaj kohe. Është një udhërrëfyes i vlefshëm (nis nga shek VI deri në vitin 1910) për një numër të madh dorëshkrimesh, kodikësh, korrespondencash, libra të rrallë të pabotuar më parë e që presin t’u hiqet pluhuri i arkivave. Gjatë prezantimit, autorët janë shprehur se ky është vetëm fillimi i një pune që do të pasohet me botimin në shqip të gjithë kësaj lënde të pashfrytëzuar. Studiuese Musa Ahmeti tregon për punën disavjeçare.
Një vëllim i “Illyricym Sacrum” për herë të parë në shqip. Ku synon kjo sipërmarrje?
Në kryeveprën monumentale “Illyricum Sacrum” punuan tri gjenerata studiuesish: at Filip Riçeputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, të cilët, në një periudhë kohore prej 125 vjetësh (1695-1819), hulumtuan, mblodhën dhe studiuan burime të shumta dhe të shumëllojshme; dorëshkrime dhe dokumente; libra të rrallë dhe modernë të kohës, hartuan disa prospekte të veprës, përpiluan tetë vëllime me indekse si dhe shkruan më shumë se njëqind katalogje të ndryshme. Por të papërfshirë në veprën e tyre të botuar, lanë në dorëshkrime me qindra vëllime dokumentesh dhe burimesh të dorës së parë për historinë e Ilirisë ose thënë ndryshe, të Gadishullit Ballkanik dhe popujve që jetuan dhe ende jetojnë aty. Shpresojmë që ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i mirë për ata që duan të studiojnë burimet e pabotuara, të mbledhura nga autorët e këtij korpusi. Ky libër ofron ndihmë në identifikimin e materialit burimor të pabotuar, dhe në theksimin e rëndësisë që ka ky material për historiografinë shqiptare por edhe atë rajonale.
Çfarë përfshihet në këtë vëllim dhe në cilat arkiva keni hulumtuar?
Kemi bërë punë kërkimore shkencore në arkivin sekret të Vatikanit, por edhe në arkiva të tjera në Itali, Kroaci, Austri, Hungari, Greqi, Francë. Në këto arkiva ruhet një lëndë e jashtëzakonshme burimore e pabotuar, e cila ka të bëjë me historinë e mesjetës shqiptare. E gjithë kjo lëndë është përfshirë në “Illyricum Sarum 10” (Iliria antike, e shenjtë), në të cilën paraqitet historia në bazë të burimeve dhe dokumenteve të pabotuara ndonjëherë që nga antikiteti deri në shek e XIX-të. Lënda e përfshirë botohet për herë të parë. Këto dokumente janë origjinale ose të noterizuara. Autorët nuk botonin ose përdornin si burim një dokument që nuk ishte origjinal, ose i noterizuar. Të gjitha këto materiale janë të sakta dhe korrekte edhe në citimet që bëjnë.
Si paraqitet historia e Shqipërisë në këto dokumente?
Në gjithë këto dokumente që zbulohen për herë të parë, pasqyrohet në mënyrë besnike Shqipëria që ishte, dhe ajo çka ndodhte në atë kohë. Paraqitet gjendja reale dhe nuk ka hiperbolizim të situatës. Sigurisht pas pushtimit turk kjo ishte shumë e rëndë. Ndërsa dokumentet tregojnë se para pushtimit kishte një lulëzim të kulturës, një jetë e nivelit evropian, e zakonshme për shtete e qytete të zhvilluara të asaj kohe.
Sa e vështirë ishte përshtatja në shqip e gjithë këtij materiali arkivor?
Ka qenë shumë e vështirë, sepse kur gjejmë një dokument, ai jo vetëm do përkthyer, por së pari duhet të transkriptohet e më pas të sillet në gjendjen reale për gjuhën shqipe. Problemi i veçantë është terminologjia kishtare. Një fjalor i tillë për momentin nuk ekziston në gjuhën shqipe. Ne zakonisht konsultojmë njerëz që kanë përvojë në një fushë të tillë, qoftë teologjike, priftërinj të ndryshëm, ku ndër ta është edhe Don David Xhulio që jeton e vepron në Vatikan, zotin Vili Kamsi dhe zotin Zef Simoni si përkthyes i njohur. Kemi pasur bashkëpunime me specialistët dhe jemi konsultuar para botimit.
Keni punuar mjaft arkivin sekret të Vatikanit. Sa është moria e dokumenteve që ruhen aty?
Arkivi sekret i Vatikanit është një nga qendrat kryesore për historinë e popullit shqiptar në trojet etnike, jo vetëm në Shqipërinë e kufijve të sotëm politik. Aty ruhen një mori e jashtëzakonshme dokumentesh. Sipas të dhënave zyrtare që disponon arkivi sekret i Vatikanit, një lëndë arkivore lineare është 4 kilometra e 400 metra me dokumente që nuk janë të njohura e të botuara. Por kjo mund të zgjerohet dhe më tutje, sepse deri më sot nuk ka një regjistër të saktë.
Sa janë shfrytëzuar nga historianët shqiptarë?
Për fat të keq kemi shumë pak studiues që kanë bërë kërkime shkencore në arkivin sekret të Vatikanit. Më 1743-ën është Gjon Nikoll Kazazi, 1992 Pranvera Bogdani, nga viti ’92 jam unë dhe nga viti 2000 e sot është Etleva Lala. Këta janë gjithë studiuesit shqiptarë që kanë bërë studime në arkivin sekret të Vatikanit. Të tjerët flasin duke hamendësuar, pa qenë asnjëherë prezentë. Këto janë të dhëna zyrtare të publikuara nga arkivi i Vatikanit. Ka pengesa për hulumtimin e këtyre arkivave? Nuk ka pengesa, por kërkohen kushte të veçanta pune. Duhet të jesh i përgatitur me gradë shkencore, duhet të kesh botuar disa tituj shkencorë me karakter ndërkombëtar dhe të jesh njohës i mirë i të paktën gjuhëve latine e greke. Duhet të kesh mbaruar një nga kurset e Akademisë Papnore për diplomaci dhe paleografi.
Shqipëria laike dhe kishtare, si qëndrojnë këto dy dimensione në dokumentet e Vatikanit?
Të dyja janë të barabarta. Nuk ka një favorizim të njërës apo tjetrës, mund të bësh kërkime për ato që interesohesh dhe je i specializuar. Tema është e saktësuar që në fillim dhe është shumë e vështirë t’i largohesh asaj.
Do ta vazhdoni këtë iniciativë?
Patjetër. Ky është libri i parë në shqip dhe së shpejti do të sjellim edhe vëllime të tjera, ku do të përfshihen dokumente, dorëshkrime dhe letërkëmbime të pabotuara më parë, të cilat janë gati. Sipas një marrëveshje me shtëpinë botuese “Ombra GVG”, do të vazhdojmë botimin.
BalkanWeb
|
|
|
Post by panagiotopoulos on Jun 16, 2008 22:26:32 GMT -5
Do you enjoy talking to yourself?
|
|
|
Post by Teuta1975 on Jun 19, 2008 23:45:27 GMT -5
I don't see him talking to himself....after having read your post ;D
|
|
libofsha
Amicus
socially inept village idiot who is having a meltdown daily
Posts: 611
|
Post by libofsha on Jul 1, 2008 14:17:21 GMT -5
hah nice one
|
|