Post by redbaron on Oct 28, 2007 12:09:32 GMT -5
Per sa kohe qe Bush eshte president zgjidhja duket shume larg.
SHBA propozon ngrirjen e procesit, shkruan 'Express'
“Nëse versioni i shpalljes së njëanshme të pavarësisë deri më tash është konsideruar si i vetmi opsion real për zgjidhjen e statusit të Kosovës, nga diplomatët perëndimorë është duke u konsideruar edhe një version tjetër- që parasheh ngrirjen e procesit për statusin e Kosovës", shkruan në numrin e sotëm gazeta kosovare “Express”, e cila i referohet një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti.
Një projekt i një pjese të administratës amerikane për ngrirje të procesit të negociatave ka mundësi që t’i propozohet palëve negociuese, në mënyrë që së paku për disa vite bota ta heq nga agjenda problemin e statusit final të Kosovës”.
Gazeta i referohet një zyrtari amerikan i cila ka folur në kushte anonimiteti, se tashmë shihet qartë që një kompromis midis Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, as që shihet në horizont. “Çka është më keq, ekziston mundësia e një përafrimi të qëndrimeve evropiane dhe ruse, duke e lënë në pozitë krejt të palakmueshme SHBA-në” citohet të ketë thënë burimi i kësaj gazete.
“Perëndimorët dhe rusët janë rrasur në një lojë që tashmë nuk e dinë as vetë se si mund të dalin nga kjo krizë e krijuar në Kosovë. Çdo lëvizje e theksuar, lehtë mund të krijojë humbës të ri, armiqësi të mëdha dhe të reja. Prandaj, shumica e vendeve të përfshira në proces - nuk janë të përgatitura të marrin vendime radikale”, ka thënë diplomati.
Me vendimet radikale, ky diplomat ka aluduar në njohjen e shtetit të Kosovës, jashtë një procesi në OKB dhe pa ndonjë rekomandim të Këshillit të Sigurimit. Ai ka treguar se në disa qarqe diplomatike tashmë po konsiderohet seriozisht gjetja e një rrugëdaljeje të mirë për të dyja palët.
“Një zgjidhje në të cilën nuk është humbës askush, sepse fitorja e ndonjërës nga palët negociatore, ose njërit bllok diplomatik, as që po shihet në horizont”.
Sipas tij, ideja dhe propozimi parasheh nxjerrjen e Kosovës nga stagnimi i krijuar nga mungesa e gjetjes së kompromisit jo vetëm midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe Shteteve të Bashkuara, BE’së dhe Rusisë, për statusin.
Si rrugëdalje konsiderohet një ngrirje e procesit, për një afat më shumë të gjatë se që është menduar, pranim i çdo marrëveshjeve të mëparshme, zëvendësim i misionit ndërkombëtar dhe investime miliardëshe në Kosovë - për të kompensuar stagnimin e krijuar, që do të nxirrte të gjithë nga ndeshja direkte dhe kriza.
Por, sipas të njëjtit diplomat, skenari i shpalljes së pavarësisë së njëanshme ende mbetet si opsion.
Mirëpo, ai tregon se shumica e vendeve europiane të cilat më herët e kanë përkrahur Planin e Martti Ahtisaarit, tashmë nuk e kanë të njëjtin disponim për njohjen e njëanshme te pavarësisë së Kosovës.
“Andaj shpallja e njëanshme, mund të gjejë mbështetje më të vogël se që është menduar dhe kjo do të mund të thellonte krizën edhe më tej në Kosovë”, ka shtuar ai për gazetën “Express”
Konfirmime ose mohime zyrtare amerikane për pohimet e botuara në gazetë, ende nuk ka.
mbrapa 28 tetor 2007 - 15:22:26
www.rtklive.com/?newsId=13423&PHPSESSID=613ce53072e08e04def6afd1f78ed819