Post by engers on Sept 29, 2008 2:18:02 GMT -5
Avni Klinaku
Në qoftë se deri dje shteti serb nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në çfarëdo mënyre është përpjekur ta minojë atë si “një veprim i paligjshëm ndërkombëtar”, ajo tani po e kërkon mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës!
A paraqet kjo fuqinë apo pafuqinë diplomatike të shtetit serb? A paraqet kjo tërheqje apo avancim të pozitave ndërkombëtare të Republikës së Serbisë në raport me Kosovën dhe faktorin ndërkombëtar?
As njërën, as tjetrën!
Në qoftë se themi se diplomacia serbe me iniciativën e fundit e ka vënë në siklet diplomacinë e Kosovës dhe atë ndërkombëtare, sidomos atë të vendeve që tanimë e kanë njohur krijimin e shtetit të Kosovës, kjo do ta tregonte fuqinë e diplomacisë serbe në raport me diplomacinë e Kosovës dhe atë ndërkombëtare. Por nuk është as kështu! Kjo, në radhë të parë, para se ta paraqesë fuqinë diplomatike të shtetit serb, paraqet paaftësinë politike të institucioneve të Kosovës dhe “paaftësinë” e qëllimshme të politikës ndërkombëtare.
Populli shqiptar zhvilloi në vazhdimësi luftëra për çlirimin e Kosovës nga thundra serbe, por nga faktorët ndërkombëtarë ato asnjëherë nuk u cilësuan me emrin e vërtetë: luftëra të drejta për çlirim. Madje, si për ironi, lufta e fundit, edhe sepse nuk arriti të shkonte deri në fund, u quajt konflikt!
Shteti serb kreu krime të rënda - deri në gjenocid - mbi popullin shqiptar dhe kjo nuk u gjykua nga bashkësia ndërkombëtare. Madje, vazhdon përkëdhelja e shtetit serb!
Serbia e shkatërroi plotësisht Kosovën dhe asnjëherë askush nuk kërkoi nga ajo që t’i paguajë dëmet e luftës!
Kosova me (mbi) nëntëdhjetë për qind shqiptarë, sipas “zgjidhjes” aktuale (Pakoja e Ahtisarit), nuk është tokë e askujt, ose e të gjitha komuniteteve (e pse jo edhe e Serbisë!)!
Pakicës serbe me (nën) pesë për qind të popullsisë së Kosovës i lihet mundësia e barabartë me shumicën shqiptare e kontrollimit të shtetit të brishtë të Kosovës!...
Situata do të ishte krejt ndryshe po qe se:
Populli shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Kosovë do të trajtohej si komb. Ai i plotëson të gjitha karakteristikat e kombit: është një bashkësi historikisht e formuar në bazë të gjuhës së përbashkët, formimit të njëjtë shpirtëror e psikik si dhe e ka kompaktësinë ekonomike e territoriale dhe rrjedhimisht i takon e drejta e kombeve për vetëvendosje;
Populli serb i cili jeton në Kosovë të trajtohej ashtu siç është në realitet - pakicë kombëtare dhe t’i garantoheshin të gjitha të drejtat e pakicës kombëtare;
Shteti serb të gjendej sot në bankën e të akuzuarve për krime lufte e për gjenocidin e kryer në Kosovë...
Serbia të detyrohej t’ia paguante Kosovës dëmet (reparacionet) e luftës.
Pra, po të trajtohej drejt çështja shqiptaro-serbe, Serbisë as nuk do t’i binte ndërmend se ekziston ndonjë gjykatë ndërkombëtare e drejtësisë.
Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh, sepse faktorët ndërkombëtarë nuk kanë “vullnet” (janë vënë thonjëzat, sepse nuk është punë vullneti, por është punë e interesave shtetërore) për një gjë të tillë, ndërsa institucionet e Kosovës nuk kanë as vullnet, as dije, as interesa kombëtare e shtetërore (njerëzit që i drejtojnë këto institucione njohin vetëm interesa të ngushta personale).
Prandaj Serbia po “luan” me të gjithë, e sidomos po luan me ndjenjat dhe fatin e popullit e popullit shqiptar.
avni klinaku
Prishtinë
28.9.2008
www.telegrafi.com/?id=26&a=664