|
Post by Teuta1975 on Sept 25, 2008 20:42:27 GMT -5
Presidenti i Serbisë paralajmëroi dje Maqe doninë dhe Malin e Zi kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si një hap që do të destabilizonte rajonin. Në një intervistë dhënë 'Zërit të Amerikës', Tadiç tha se Serbia nuk do të tregonte aspak mirëkuptim për Maqedoninë dhe Malin e Zi, nëse këto vende do t'u bashkoheshin 47 shteteve që e kanë njohur tashmë Kosovën. "Nëse ndonjë prej tyre do të njohë pavarësinë e Kosovës, kjo do të shkaktonte destabilitet në Serbi dhe Beogradi nuk do të mbetej pa një përgjigje lidhur me këtë", - tha ai. Tadiç nuk specifikoi se për çfarë përgjigje bëhej fjalë, por shtoi se sidoqoftë, Serbia nuk do të niste kurrë më një luftë. "Ne nuk do të destabilizojmë një vend tjetër, do të veprojmë si një vend fisnik që mbron dinjitetin dhe integritetin e tij. Kjo është dhe arsyeja pse i kërkojmë Shkupit dhe Podgoricës ta marrin parasysh këtë", - shtoi Tadiç.
|
|
|
Post by sotneser on Sept 26, 2008 21:29:28 GMT -5
WTF are these serbs on about? I swear the amount of shit that comes out of this place (serbia) esipicially from these so called politicians is just mind blowing.
|
|