Post by Teuta1975 on Sept 25, 2008 20:40:44 GMT -5
GAZETA SHQIPTARE
Projektrezoluta" serbe
kundër pavarësisë
së Kosovës në OKB
pritet me skepticizëm
nga ambasadorët europianë.
Disa vende anëtare
të BE-së bënë të ditur dje se
po shqyrtojnë mundësinë e
abstenimit si qëndrim të përbashkët,
për t'iu përgjigjur
nismës së fundit të Serbisë,
e cila synon të kërkojë nga
Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë mendimin për
ligjshmërinë e pavarësisë së
Kosovës. Në fillim të Asamblesë
së Përgjithshme të Kombeve
të Bashkuara, presidenti
serb, Boris Tadiç, u
kërkoi vendeve anëtare të
OKB-së që të përkrahin vendin
e tij në kërkesën që
Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë
e pavarësisë së Kosovës.
"Ne besojmë se dërgimi
i çështjes së Kosovës në
Gjykatën Ndërkombëtare të
Drejtësisë do të pengojë që
kjo krizë të shërbejë si precedent
i thellë problematik në
çdo pjesë të globit, ku janë
trimëruar ambiciet secesioniste".
Menjëherë pas deklaratës
së tij, Italia paralajmëroi
abstenimin e saj nga
vota për projektrezolutën
serbe. Ministri i Jashtëm i
Italisë, Franco Frattini, tha
se Roma zyrtare do të abstenojë
në OKB ndaj nismës
serbe për të kërkuar vlerësim
juridik të pavarësisë së Kosovës.
"Ne e respektojmë vendimin
e autoriteteve serbe që
të kërkohet mendim nga
Gjykata Ndërkombëtare, por
ne do të duhet të vendosim
në nivel të BE-së për këtë
çështje shumë të rëndësishme,
dhe të arrijmë qëndrim
të përbashkët të Bashkimit
Evropian". "Shpresoj
se kjo do të jetë e mundur.
Qëndrimi im personal është
në favor të abstenimit, por ne
do t'i vazhdojmë diskutimet
rreth kësaj", - tha Frattini.
Edhe ministri i Jashtëm i Finlandës,
Alexander Stubb, tha
se mënyra më e mirë për
pozicion të përbashkët të
vendeve të BE-së është abstenimi
ndaj propozimit
serb. Por, Stubb, i cili është
edhe kryesues i OSBE-së, tha
se vendi i tij nuk do të votojë
kundër nismës serbe. "Kemi
pasur diskutime të zgjeruara
në mesin e ministrave të Jashtëm
të BE-së, se çfarë do të
duhet të bëjmë lidhur me
nismën serbe. Kuptohet, janë
tre opsione: të votojmë
kundër saj, të votojmë për të
dhe të abstenojmë. Pozicioni
finlandez është shumë i
qartë: ne nuk do të votojmë
kundër". "Ne i mbështesim të
gjitha gjykatat ndërkombëtare
dhe do të ishte
kundër parimeve tona që t'ia
mohojmë Serbisë këtë të
drejtë. Nëse duam të kemi
pozicion të përbashkët të BEsë,
mënyra e vetme për ta bërë
këtë është përmes abstenimit",
- tha Stubb. Ndërkohë,
presidenti francez, Nikolas
Sarkozi shprehu haptazi
synimin e Parisit për të votuar
kundër nismës serbe, ndërsa
deklaroi se pavarësia e
Kosovës është një moment
stabilizues i rajonit të Ballkanit.
Pavarësia e Kosovës
është njohur nga Shtetet e
Bashkuara dhe shumica e
vendeve të BE-së, por vetëm
një e katërta e shteteve anëtare
të Kombeve të Bashkuara e
kanë ndjekur këtë hap.
“VOTAT”
ITALIA
Ministri i Jashtëm
italian, Frattini, deklaroi
dje se Italia do të
abstenojë ndaj kërkesës
serbe për rivlerësim
juridik të pavarësisë.
FINLANDA
Presidentja e
Finlandës, Tarja
Halonnen, bëri të
ditur se Helsinki nuk
do të kundërshtojë
planin serb.
FRANCA
Ministri i Jashtëm
francez, Bernard
Kushner, konfirmoi se
vota e Francës do të
jetë kundër rivlerësimit
të pavarësisë.
PARALAJMËRIMI I SARKOZISË
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi i bëri të ditur dje
Serbisë se njohja e pavarësisë së Kosovës është në
favor të stabilitetit të rajoni. "Çdo vonesë në njohje do ta
kërcënonte paqen në rajon dhe do ta destabilizonte
atë", - deklaroi ai gjatë asamblesë së OKB-së.
Projektrezoluta" serbe
kundër pavarësisë
së Kosovës në OKB
pritet me skepticizëm
nga ambasadorët europianë.
Disa vende anëtare
të BE-së bënë të ditur dje se
po shqyrtojnë mundësinë e
abstenimit si qëndrim të përbashkët,
për t'iu përgjigjur
nismës së fundit të Serbisë,
e cila synon të kërkojë nga
Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë mendimin për
ligjshmërinë e pavarësisë së
Kosovës. Në fillim të Asamblesë
së Përgjithshme të Kombeve
të Bashkuara, presidenti
serb, Boris Tadiç, u
kërkoi vendeve anëtare të
OKB-së që të përkrahin vendin
e tij në kërkesën që
Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë të vlerësojë ligjshmërinë
e pavarësisë së Kosovës.
"Ne besojmë se dërgimi
i çështjes së Kosovës në
Gjykatën Ndërkombëtare të
Drejtësisë do të pengojë që
kjo krizë të shërbejë si precedent
i thellë problematik në
çdo pjesë të globit, ku janë
trimëruar ambiciet secesioniste".
Menjëherë pas deklaratës
së tij, Italia paralajmëroi
abstenimin e saj nga
vota për projektrezolutën
serbe. Ministri i Jashtëm i
Italisë, Franco Frattini, tha
se Roma zyrtare do të abstenojë
në OKB ndaj nismës
serbe për të kërkuar vlerësim
juridik të pavarësisë së Kosovës.
"Ne e respektojmë vendimin
e autoriteteve serbe që
të kërkohet mendim nga
Gjykata Ndërkombëtare, por
ne do të duhet të vendosim
në nivel të BE-së për këtë
çështje shumë të rëndësishme,
dhe të arrijmë qëndrim
të përbashkët të Bashkimit
Evropian". "Shpresoj
se kjo do të jetë e mundur.
Qëndrimi im personal është
në favor të abstenimit, por ne
do t'i vazhdojmë diskutimet
rreth kësaj", - tha Frattini.
Edhe ministri i Jashtëm i Finlandës,
Alexander Stubb, tha
se mënyra më e mirë për
pozicion të përbashkët të
vendeve të BE-së është abstenimi
ndaj propozimit
serb. Por, Stubb, i cili është
edhe kryesues i OSBE-së, tha
se vendi i tij nuk do të votojë
kundër nismës serbe. "Kemi
pasur diskutime të zgjeruara
në mesin e ministrave të Jashtëm
të BE-së, se çfarë do të
duhet të bëjmë lidhur me
nismën serbe. Kuptohet, janë
tre opsione: të votojmë
kundër saj, të votojmë për të
dhe të abstenojmë. Pozicioni
finlandez është shumë i
qartë: ne nuk do të votojmë
kundër". "Ne i mbështesim të
gjitha gjykatat ndërkombëtare
dhe do të ishte
kundër parimeve tona që t'ia
mohojmë Serbisë këtë të
drejtë. Nëse duam të kemi
pozicion të përbashkët të BEsë,
mënyra e vetme për ta bërë
këtë është përmes abstenimit",
- tha Stubb. Ndërkohë,
presidenti francez, Nikolas
Sarkozi shprehu haptazi
synimin e Parisit për të votuar
kundër nismës serbe, ndërsa
deklaroi se pavarësia e
Kosovës është një moment
stabilizues i rajonit të Ballkanit.
Pavarësia e Kosovës
është njohur nga Shtetet e
Bashkuara dhe shumica e
vendeve të BE-së, por vetëm
një e katërta e shteteve anëtare
të Kombeve të Bashkuara e
kanë ndjekur këtë hap.
“VOTAT”
ITALIA
Ministri i Jashtëm
italian, Frattini, deklaroi
dje se Italia do të
abstenojë ndaj kërkesës
serbe për rivlerësim
juridik të pavarësisë.
FINLANDA
Presidentja e
Finlandës, Tarja
Halonnen, bëri të
ditur se Helsinki nuk
do të kundërshtojë
planin serb.
FRANCA
Ministri i Jashtëm
francez, Bernard
Kushner, konfirmoi se
vota e Francës do të
jetë kundër rivlerësimit
të pavarësisë.
PARALAJMËRIMI I SARKOZISË
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi i bëri të ditur dje
Serbisë se njohja e pavarësisë së Kosovës është në
favor të stabilitetit të rajoni. "Çdo vonesë në njohje do ta
kërcënonte paqen në rajon dhe do ta destabilizonte
atë", - deklaroi ai gjatë asamblesë së OKB-së.