donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Dec 29, 2008 10:18:35 GMT -5
Cfarë mendimi keni rreth miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve në Shqipëri? Dhe pse Amerika, armiku kryesor i komunizmit dhe ideologjisë marksiste, i ka jep vërejtje qeverisë së Salos për këtë hap ... mua më cudit mjaft kjo. Më ka interesuar të bisedoja me shqiptarë për këtë cështje ,,, por meqë ku banoj jemi të paktë, ky forum e mbush ate zbrazëtirë!
|
|
|
Post by epiroti on Dec 29, 2008 12:28:40 GMT -5
Te vetmen njohuri qe kam mbi kete teme eshte nga nje emision ne Top Channel ku ishin ftuar dy deputete (PS dhe PD). Ne te mungonte kontrolli i debatit (moderimi) dhe me e shumta ishte akuza dhe kunder-akuza nga te dyja palet. Arsyeja qe dha PS-ja pse eshte kunder hapjes se dosjeve ishte sepse ata mendojne se kjo do behet ne menyre te seleksionuar, dhe jo ne menyre te drejte. Qe PS-ja do demtohet me shume se PD-ja nga ky vendim, eshte lehtesisht e kuptueshme per ata qe e njohin Salen. Une s'po them se kjo eshte arsye e mjaftueshme per te qene kunder ligji. Thjesht s'besoj pretendimet e drejtesise qe Sala gjoja perfaqeson.
Cfare tjeter perfiton Shqiperia nga kjo levizje? Nje vendosje e se drejtes ne vend?! B.s. Sa dosje jane djegur kur u nderrua regjimi, dhe kush e di se sa te tjera nga PD-ja kur humbi pushtetin ne '97-en. Pastaj, sikur ata te deshironin drejtesi, le te merren me te tashmen qe u jep shume me teper mundesi ne vend te se shkuares. Lidhja e shtetit me krimin momentalisht eshte ne nje nivel turperues. Me shume gjasa, votimi i ketij ligji eshte thjesht nje hakemarrje qe kerkohet nga te perndjekur politik qe tashme jane me PD-ne, dhe per te hedhur balte mbi PS-ne. Ne qofte se ky dyshim i imi eshte i vertet (sic thashe me larte, nuk kam edhe aq shume njohuri per kete ceshtje), atehere kjo do te sherbej thjesht per perkeqesimin e frymes paqesore qe i nevojitet aq shume politikes shqiptare. Sa per SH.B.A.-te, ka mundesi te kene si qellim ruajtjen e stabilitetit ne Shqiperi. Eshte e ditur tashme qe ne jemi aleate te flakte te tyre, ne nje kohe qe atyre u nevojiten te tille.
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Dec 29, 2008 14:04:21 GMT -5
Nëse hapja e dosjeve bëhet në mënyrë të përzgjedhur nga ana e PD'së dhe Salos, kjo gjë është e gabuar dhe kuptohet me të drejtë droja e majtistëve. A ka rrënjë këtu kritika e Amerikës?
Personalisht mendoja se droja dhe frika e PS'së rrjedh nga fakti se një numër më i madh nga ata e kanë zanafillën e tyre politike qysh në kohën e komunizmit, sic është rasti i Edi Ramës i jati i të cilit, në mos gabofsha, (Kristaq Rama?), ishte gjykatës në kohën e Enver Hoxhës dhe ka dënuar njerëz dhe intelektualë në mënyrë të padrejtë alla komunistce. Apo rasti i njëfarë Diana Culit (apo ndoshta s'është anëtare e PS'së?) e cila me punën e saj i dënoi me vdekje dy poetë dhe intelektualë nga Cermenika!
|
|
|
Post by epiroti on Dec 29, 2008 15:03:24 GMT -5
Nuk e di se cfare arsye ka dhene amerika per kundershtimin e projekt-ligjit. Une thjesht presupozoj se ne kete rast ata duan te miren e stabilitetit tone. Ka edhe shume mundesi qe akuza e PS-se per perzgjedhje dosjeve te jete akuze boshe. Por duket evidente, sic the ti, qe imazhi i PS-se do demtohet me shume se ai i PD-se nga kjo ceshtje (shto ketu edhe kenaqesine e hakmarrjes qe do ndjejne shume drejtues dhe simpatizante te PD-se). Gjithsesi, mua me duket si nje loje e piste veprimi i PD-se. Pse te hapen vetem dosjet e eres se komunizmit dhe jo ato te skandaleve dhe gabimeve fatale te '96-'97-es kur PD-ja ishte ne fuqi? (pyetje retorike )
|
|
PARIS DIO_MYSUS!
Amicus
It's Nice to be Important but It's more Important to be Nice!
Posts: 3,681
|
Post by PARIS DIO_MYSUS! on Dec 29, 2008 21:48:44 GMT -5
Po ti hym thelle problemit ne shqiptaret dalim te gjithe fis dhe kusherinj te pare me njeri tjetrin. Ne rast se dosjet do te hapeshin atehere do te ndodhe bjeri ti bim ndaj njeri tjetrit miku kundra mikut si dhe vellai kundra vellait Kjo pastaj do te ishte shume e rrezikshme dhe anarshi e plote .
|
|
|
Post by ILIRI I MADH on Dec 30, 2008 1:14:37 GMT -5
një ish-sigurimës më tha që as një nga ata të sigurimit nuk ishte budall ti mbante dosjet, i kanë zhdukur ato gjëra që ju bëjnë donjë dëm atyre...
|
|
|
Post by servus on Dec 30, 2008 2:08:28 GMT -5
I agree with Epirot here. this is not timed right and i feel there's political motives by this move.
|
|
|
Post by ILIRI I MADH on Dec 30, 2008 2:39:55 GMT -5
Cfarë mendimi keni rreth miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve në Shqipëri? Dhe pse Amerika, armiku kryesor i komunizmit dhe ideologjisë marksiste, i ka jep vërejtje qeverisë së Salos për këtë hap ... mua më cudit mjaft kjo. Më ka interesuar të bisedoja me shqiptarë për këtë cështje ,,, por meqë ku banoj jemi të paktë, ky forum e mbush ate zbrazëtirë! Sepse Sala do ti hap dosjet e te tjereve, po vete do kete immunitet dhe nuk do ti hape dosjet e vetvetes. Prandaj Amerika don qe tja hap te gjitheve dhe jo vetem disa... Une punoj ne TV shqip aty ne MI dhe i takoj me te mbedhenjte aty dhe mi tregojne keto gjera "te fshehta"
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Dec 30, 2008 8:41:25 GMT -5
Mirë e tha Epiroti; le të hapen të gjitha dosjet, si ato të erës komuniste por edhe ato të vitit '97 kur PD'ja e Salos ishte në pushtet.
Por të them të vërtetën, nëse është një propozim i sinqertë nga ana e PD'së, dhe nëse shqyrtohen njësoj pavarësisht prapavijave dhe lojalitetëve politike/partiake, unë e mbështes. Vara e komunizmit rron dhe është e pranishme ende në mendjen e shumë njerëzve, sidomos atyre që kanë qenë të përndjekur. E meritojnë një mbyllje dhe satisfaksion ...
|
|
PARIS DIO_MYSUS!
Amicus
It's Nice to be Important but It's more Important to be Nice!
Posts: 3,681
|
Post by PARIS DIO_MYSUS! on Dec 30, 2008 12:47:20 GMT -5
I am for dosje open either Video, Enver Hoxha was a Peerlessly GREAT MAN and World's Greatest & Best Leader Ever !!!
|
|
|
Post by leshte on Dec 30, 2008 19:41:29 GMT -5
Donnie ne mos gaboj i ati i Edi Rames ishte skulptor dhe jo gjykates. Mos degjo propaganden dhe pordhet e Sales. Po degjove ate, te gjithe ne Shqiperi, pervec atij jane njerez te degjeneruar. E dyta, Edi Rama dhe jo Sali Berisha ka qene ne themeluesit e PD-se. Sala erdhi si negociator i Ramiz Alise, e dergoi partia komuniste te negocionte me studentet, kur u bene grevat studentore. Kjo con te pika e 3-te. Sala ka qene ne mos gaboj per nje kohe te gjate me post te larte ne partine komuniste, Komiteti Ekzekutiv. Ka qene doktor i udheheqeseve te partise komuniste. E kane derguar me studime ne France ne nje kohe kur edhe delja po te kalonte kufirin te vrisnin gjith familjen. Sala ne mos ka qene spiun ka qene komunist i thekur dhe si i tille ma merr mendja ka bere shume gjera per partine. Pse nuk derguan disa nga baballaret tane te studionte ne France po cuan Salen? Tani Sala kerkon hapje te dosjeve meqe eshte ne pushtet. Kerkon te hape cdo dosje te doje, por dosjen e tij e kontrollon vete. Kjo behet per shantazh ndaj kundershtareve te tij politik. Prandaj dhe Amerika eshte kunder.
|
|
|
Post by libofshe on Jan 2, 2009 7:08:15 GMT -5
mesa di une babai i edi rames ka qene skulptor, ka qene edhe i dekoruar biles, artist i popullit apo dicka e tille? ky ka patur nje xhaxha te tijin qe ka qene funksionar ne kohen e enverit...por gjith kjo mesele nuk behet per kete, eshte shume e koklavitur faktikisht, por me nje permbledhje te shkurter do thosha qe ky eshte vit elektoral edhe duhet nje buje e madhe, duhet nje sensacion per te terhequr vemendjen, lind pyetja vetvetiu, pse pikerisht tani kur kjo shume mire mund te ishte bere sa erdhi pd-ja ne pushtet? situata ishte shume here me e favorshme atehere, madje te djathteve u interesonte nje gje e tille sepse 1) permbushnin nje premtim elektoral edhe 2) spastronin administraten nga njerez me biografi te dyshimte edhe u jepnin vetes nje fillim te paster. Por kjo ndodh pikerisht tani, ne prag zgjedhjesh, Saliu eshte dhe mbetet nje demagog i persosur, di si ti perdori situatat ne momentin e duhur per te fituar terren, ashtu sic perdoren fotot nudo te edi rames per te perbaltur imazhin e tij, nje taktike e turpshme qe nuk beri gje tjeter por e beri me popullor se kurre ramen. kjo eshte nje ceshtje qe mund te ishte anashkaluar pa asnje gjullurdi mediatike, vendos rregulat e lojes, perpilo kriteret edhe kaq, ata qe i permbushin kriteret te grisin bythen...me ne krye saliun vete.
|
|
|
Post by bordura on Jan 2, 2009 23:24:34 GMT -5
Kristaq Rama ka qene skulptor. Diana Culi letrare dhe kritike. Hapja e dosjeve e ka humbur vleren ne shqiperi. Arsyeja eshte se mbas 90 komunistet ndenjen 2 vjet ne pushtet dhe i pastruan arkivat nga faktet kompromentuese. Shume dosje jane kontaminuar me dashje ose jane pastruar nga faqet qe zbulojne e kompromentojen gjate vitete 90 dhe eshte shume e rrezikshme t'iu besosh sot.
e vetmja llogjike qe une gjej te dobishme eshte te hapen per publikun e intresuar e jo per aksion politik. nese politika perzihet atehere Sala i pari duhet te pranoje se si sekretar partie i universitetit iu ka nxire jeten kushedi sa studenteve gjate komunizmit
|
|