donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Mar 22, 2009 9:44:57 GMT -5
Algjeria fuqishëm kundër pavarësisë së Kosovës Ministri i Punëve të Jashtme të Algjerisë, Mourad Medelci e ka siguruar kolegun e tij serb, Vuk Jeremiq, se shteti i tij është i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Madje, siç raporton B92, Jeremiq gjatë vizitës në Algjer, të shtunën, ka thënë se ka marrë garanci se, “Algjeria kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Meldeci ndërkaq, në një prononcim për media ka thënë se shteti i tij i jep përkrahje të fortë Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën. I pyetur ndërkaq, nëse Algjeria ndodhet nën presion nga fuqitë e mëdha për ta ndryshuar pozicionin e saj në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Medelci ka thënë: “Ne jemi shtet i pavarur dhe vetë marrim vendime. Algjeria është në kontakt me shumë shtete, mirëpo ne marrim vendime në mënyrë të pavarur”. /Telegrafi/ www.telegrafi.com/?id=2&a=3840
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Mar 22, 2009 9:52:37 GMT -5
Ky lajm personalisht me vjen si lajm gjysem i keq, gjysem i mire. I keq sepse njohjet nuk po shkojne me ate shpejtesi te vitit 2008. Por i mire, sepse i tregon atij elementit radikal dhe super fetar, i cili sado i vogel prap nuk eshte i parrezikshem, se cfare "vellezerish" jane arabet ... dhe se po te mos ishte "kaurri", ne nuk do te ishim cliruar nga kthetrat e Serbise, dhe poashtu nuk do te kishim pavaresine.
Tani, pas gjithe kesaj vonese, dhe kundershtimin madje te arabeve per njohje te pavaresise, sigurimeve qe po i bejne Jeremicit, po behet nje buje e madhe ... dhe po dergojne mesazhin se Kosova duhet t'i hedh syte drejt qyteterimit evropian, dhe jo atij arabo-mesjetar.
|
|
|
Post by insomniac on Mar 22, 2009 21:19:05 GMT -5
^ Mos harro se vendet kryesore e kan njohur. Te tjeret jane vende Afrikane dhe Aziatike. Shumica e atyre jane shtete te deshtuara.
Ato shtetet e deshtuara e kane mendjen ti japin ushqim popullates lere mo te kene politike te jashtme. E vetmja menyre eshte ti paguash pak para sa per te marre vota ne UN. Nga vendet e lindjes mesme, Arabia Saudite dhe ndoshta Qatar me Kuwait qe jane bashkepunetore te ngushte me Ameriken kur i vjen per nafte mund ta njohin.
Nje keshille, Kosova do bente me mire se pas disa njohje te tjera te mos cante me koken per keto gjera superficiale. Te fokusohet pastaj te ndertoje nje shtet demokratike.
Se vetem po te ndertoje nje shtet demokratike, te forte, mire ekonomikisht integruar me Shqiperine. Ajo nuk do te kete me nevoje per njohje nga shtete te tjera. Njerezit gjithashtu nuk do te shqetesohen se kush do ta njohi Kosoven mepas. Por do shqetesohen per vendin e tyre. That is the best way to fight rogue states. For rogue states have a short life span.
|
|
|
Post by engers on Mar 23, 2009 2:44:44 GMT -5
Ky lajm personalisht me vjen si lajm gjysem i keq, gjysem i mire. I keq sepse njohjet nuk po shkojne me ate shpejtesi te vitit 2008. Por i mire, sepse i tregon atij elementit radikal dhe super fetar, i cili sado i vogel prap nuk eshte i parrezikshem, se cfare "vellezerish" jane arabet ... dhe se po te mos ishte "kaurri", ne nuk do te ishim cliruar nga kthetrat e Serbise, dhe poashtu nuk do te kishim pavaresine. Tani, pas gjithe kesaj vonese, dhe kundershtimin madje te arabeve per njohje te pavaresise, sigurimeve qe po i bejne Jeremicit, po behet nje buje e madhe ... dhe po dergojne mesazhin se Kosova duhet t'i hedh syte drejt qyteterimit evropian, dhe jo atij arabo-mesjetar. Sigurime shkaut jeremic se nuk do ta njeh Kosoven i kane bere edhe "vellezerit e vatikanit", perse po i merni te gjitha me fe/religjion kur ka te beje me shtetet islamike kurse per Vatikanin po heshtni. Kjo bote eshte e lire dhe kush te doj do ta njeh Kosoven, ne cdo shtet "arab" duke filluar nga Arabia e deri te Maroku jane mbi 20 shtete te cilat nuk e njohin Kosoven si shtet per shkak se qeverite e tyre fare sjane Islamike dhe jane marioneta te shteteve te medha si; Izraelit, Rusise dhe besa edhe SHBA-ve. Populli i ketyre shteteve nuk pyetet aspak, shiqoni se si perendimi eshte dy ftyresh kur behet fjale per shtetet me shumice Muslimane sepse te gjitha qeverite dhe kryetaret jane Diktatoriale dhe jane pushtet per 30-40 vite me radhe dhe populli nuk pyetet fare; Siria, Jordani, Egjipti, Jemeni, Libia, Algjeria, Maroko, tunisi etj jane shtete ku kryetaret e shteteve apo mbreterit kane fjalen e fundit e jo populli. Kosova do e njihet nga shume shtete por duhet kohe dhe pune dhe gjithashtu kur nje shtet do ta njoh nje shtet ajo studion mire situaten e pastaj shiqon interesat e veta personale e jo te popullit te saj ne kete rast te popujve te shteteve te lartepermendura. Ju lutem mos u ngutni te thoni Arabet keshtu Arabet ashtu sepse jam i bindur 100% se populli Arab neser me se largu do ta njihte Pavaresin e Kosoves.
|
|