Post by engers on Jan 13, 2009 3:30:17 GMT -5
Festohet 18-vjetori i "Omonia"-s: Mua më sulmojnë shovinistët shqiptarë
Gjatë një takimi të organizuar dje në fshatin Dervician të Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër, në përkujtim të 18-vjetorit të themelimit të organizatës së grekëve të Shqipërisë, "Omonia", nuk munguan as urimet, as akuzat dhe as përplasjet mes palëve. Të pranishëm në takim ishin drejtues të PBDNJ-së dhe "Omonia"-s, drejtues të njësive të qeverisjes vendore, drejtues institucionesh të të gjitha niveleve dhe përfaqësues të shtetit dhe politikës greke. Kryetari aktual i "Omonia"-s, Vasil Bollano, ka ngritur akuza të ashpra ndaj të ashtuquajturve prej tij "qarqe shoviniste dhe qendra vendimmarrëse në Shqipëri". Ai i ka akuzuar këto grupe vendimmarrëse interesash për sulme të vazhdueshme dhe të padrejta ndaj kësaj organizate. "Shumë herë dhe me qëllim të keq, shumë qendra vendimmarrëse dhe interesash i janë kundërvënë "Omonia"-s dhe udhëheqjes së saj në mënyrë të paprecedent nga një vend që rrugëton drejt Evropës", tha Bollano. Në të njëjtën linjë kanë qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe deputeti grek i PASOK, Mihalis Pandulas. "Pas 18 vitesh diskutimi për çështjen e Himarës, të kemi sot kryetarin e bashkisë së këtij qyteti edhe kryetar të ‘Omonia‘-s do të thotë shumë, edhe në arritjen e qëllimeve strategjike të organizatës", tha Dule. Deputeti grek i PASOK-ut, Mihalis Pandulas, tha në fjalën e tij se "‘Omonia‘ mbështet integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe më shkakton dhembje fakti që mjetet e informimit publik, politikanë e persona politikë e disa komentatorë përpiqen të dezinformojnë", tha Pandulas, ndërsa më tej shtoi se "në këtë shesh, në vitin 2003 presidenti i atëhershëm, Stefanopulos, kishte deklaruar se perspektiva evropiane e Shqipërisë kalon domosdoshmërish nga Greqia, duke nënkuptuar sigurisht që Greqia është i vetmi shtet evropian që beson në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe e mbështet me sinqeritet, por njëkohësisht Shqipëria në këtë proces ftohet të plotësojë detyrime konkrete në favor të minoritetit grek". Ndërkohë, përfaqësuesi i qeverisë, zv/ministri i Jashtëm, Thedhoros Kasimis, i cili nxiti një vit më parë reformimin e "Omonia"-s, ka mbajtur edhe dje një qëndrim objektiv, madje edhe kritik për lëvizjen greke në Shqipëri. Një dukuri që u reflektua edhe në këtë përvjetor të "Omonia"-s ishte përplasja midis dy partive kryesore dhe tradicionale të Greqisë. Kështu u vu re se zv/ministri i Jashtëm u shpreh ashpër ndaj linjës së udhëheqjes aktuale të "Omonia"-s, ndërkohë që përfaqësuesi i opozitës dhe PASOK-ut ishte më afër krerëve aktualë dhe i mbrojti ata hapur. Në mbyllje të takimit, një grup banorësh minoritarë etnikë grekë nga Derviciani përfituan nga rasti për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj përfaqësuesve diplomatikë të Greqisë në Shqipëri.
www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=56790