Post by engers on May 14, 2009 6:43:02 GMT -5
E kështu e kanë “pasardhësit” e Aleksandrit të Madh, me prejardhje sllave!
Naim Sinani
Nuk mjafton që të jeni shqiptar i fisit dardan, që të mund të vizitoni, kryeqendrën e stërgjyshërve Shkupin, sepse paraprakisht për këtë duhet ti pysni “pasardhësit” e Aleksadrit të Madh, me prejardhje sllave. Sado që t’u duket paradoksale dhe në kundërshtim me historinë, forca nuk pyet. Një ditë mund t’ju ndalojnë që të hyni edhe në oborronin e shtëpisë tuaj, anipse tapinë mund ta keni që nga perandoria Osmane. E as mos merrni guxim që ta përmendni këtë perandori, sepse trashëgimtarët e të Madhit Aleksandër, nuk duan t’ja din për asgjë, sepse të “mëdhenjt” asnjëherë si pyesin të vegjëlit. E për Vilajetin e Kosovës, i cili “rastësisht” e ka pasur kryeqendrën në Shkup, mos t’u shkojë mendja ta përmendni, sepse pasojat s’mund t’i merrni as me mend. E pra, kështu e kanë të mëdhenjt z.Albin Kurti, prandaj mos na e zeni për të madhe që s’mundëm të ndërmarrim diç konkrete, ne të fisit tënd, që ende jetojmë këtu, sepse ne që s’jemi shpërngulur për në Anadoll, moti kohë kemi hequr dorë nga të qenurit zot i këtyre trojeve. Jo që s’duam, por ende shkencëtarët, nuk po e zbulojnë dot ilaçin për shërimin e politikanëve, nga virusi i karrierizmit dhe interesit personal, i cili ne shqiptarëve na ka kushtuar, shumë më shumë se sa gripi i shpendëve, apo ai i derrave. Dhe po të ishim në dialog, apo debat me z.Kurti, e di se do të më pyeste për rolin e zëvendësministrit të brendshëm, i cili është shqiptar. Por një përgjigje e tillë nuk do të ishte e vështirë, sepse jo vetëm zëvendësministri aktual, por edhe të gjithë ata para tij, s’kanë mundur të ndalin veprime shumë më të rënda se sa një bisedë informative, siq kanë qenë rastet e Bit-Pazarit, Gostivarit, Brezës, Sopotit e Brodecit, e shumë të tjera, ku nuk kanë munguar edhe vrasjet dhe torturimet e shqiptarëve të pa fajshëm. E sa për bisedat informative, ato kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë derisa ky shtet nuk do të jetë dynacional, apo shprehur me figura historike, shtet i pasardhësve të Aleksandrit, por edhe të Lekës së Madh. Në të kundërtën, “pasardhësit” e Aleksandrit të Madh me prejardhje sllave, do të vazhdojnë t’ju ndalin në biseda informative, sa herë që t’u kujtohet, qoft ju zoti Kurti, qoft liderin e BDK-së z.Hisni Shaqiri, bashkëpartiakun e tij z.Milaim Fejziun, apo kreun e Lëvizjes për Iliridën z.Nevzat Halili, e ndoshta edhe kreun e komunës së Gostivarit z.Rufi Osmanin, dhe të gjithë të tjerët të cilët punojnë për avancimin e çështjes shqiptare.
E sa për kreun e BDI-së z.Ali Ahmetin, e dij se s’do ta marrin në bisedë informative, sepse e kanë edhe më lehtë, vetëm e riaktivizojnë procesuimin e lëndëve të Hagës dhe Ahmetin, ose edhe ndonjë bashkëluftëtarë të tij, do të mund ta shihni në bankën e të akuzuarve të gjykatave të këtij shteti. Kështu ndodh kur e sulmoni shtetin “Biblik” sepse ai është krijuar nga Perëndia, megjithëse për çudi, i madhi Zot kishte harruar ta pagëzojë!!! Ose djalli ua ka shtyrë mendjen e keqe, pasardhësve të Helenëve dhe po e kontestojnë emrin e shtetit të “shenjtë”! Kush e din? E shprehur me fjalorin e popullit, kur mungon përgjigje për një dukuri thuhet, tatari i raft në fije? Por me sa duket, tatari që moti si ka rënë këndej pari, e ju kanë mbledhur aq shumë probleme për t’i zgjidhur, saqë nuk po guxon të paraqitet. Por ne t’i kthehemi bisedës informative të z.Albin Kurti, nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, e cila thënë të drejtën, nuk më ka befasuar dhe veprimet e ngjashme, nuk do të më befasojnë edhe në të ardhmen. Kjo do të vazhdojë të jetë kështu, e të na përsëritet derisa, në këtë shtet nuk krijohet krizë politike, me largimin e participientit shqiptar nga qeveria.
Por, gjithsesi jo duke vrapuar pa frymë, ndonjëri nga subjektet e vegjla që të bëhet pjesë e qeverisë, por të gjitha strukturat politike, që kanë për qëllim avancimin e çështjes kombëtare, përfshi edhe partinë shqiptare në pushtet, por edhe ato në opozitë, të gjejnë formën, për ndërtimin e një strategjie të përbashkët, për arritjen e barazisë së plotë të shqiptarëve në këtë shtet.
www.lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=5324