Post by engers on Aug 5, 2009 1:33:37 GMT -5
Drejtori i Forumit për raporte etnike, Dusan Janjic, ka deklaruar se pushteti në Serbi po shikon se si të marrë sa më shumë territor të Kosovës, e nuk mendon rreth reagimeve të mundshme të shqiptarëve. Zyrtarë të Beogradit thonë se nuk vjen në shprehje kurrfarë shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga Express më 04.08.2009 në ora 19:51
Reagimet rreth idesë për shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë si dhe kërkesës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës për krijimin e një rajoni kanë vazhduar edhe të martën. Drejtori i Forumit për raporte etnike, Dusan Janjic, vlerëson se bëhet fjalë për aktivizim të sërishëm të idesë për “shkëmbim territoresh”.
“E vërteta është se përsëri po ripërtërihet rrëfimi i vjetër për shkëmbim territoresh, për shkak se statusi i Kosovës ende nuk është definuar. Ky pushtet vetëm po shikon sesi të marrë sa më shumë territor të Kosovës, e nuk mendon rreth reagimeve të mundshme të shqiptarëve. E, reagimi është pikërisht ky – kërkesa e për rajon të ri, ose, si e quajnë shqiptarët, Kosova Lindore. Për më tepër, është aktuale edhe rrëfimi për decentralizim të Serbisë, dhe shqiptarët, edhe pse nuk heqin dorë nga ideja e tyre, mund të kërkojnë rajon në mënyrë që të përforcojnë pozicionin e vet”, ka thënë Janjic, për të përditshmen serbe, “Kurir”.
Sipas tij, aktorët e vendosjes së bombave në Preshevë, para disa ditësh, ende nuk janë kapur nga policia, prandaj shqiptarët tani pohojnë se Beogradi është i paaftë të ruajë sigurinë prandaj ka pasuar kërkesa e tyre. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se kërkesa për formimin e rajonit të Luginës së Preshevës është e drejtë për shkak të specifikave të këtij rajoni dhe është në frymën e proceseve euro-atlantike.
Koordinatorja e grupit punues për përgatitje të rajonalizimit të Serbisë, Suzana Grubjesic, ka thënë se krijimi i rajonit etnik do të çonte në destabilizim dhe shpërbërje të Serbisë.
“Absolutisht nuk ka kushte që ndonjë komunitet pakicë në Serbi të krijojë rajonin e vet. Kjo është në kundërshtim me idenë dhe thelbin e rajonalizimit, e cila pikërisht vendos një bllokadë për çfarëdo forme të separatizmit.
Ndërkaq, i ashtuquajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se nuk vjen në shprehje kurrfarë shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pëllëmbë toke të Kosovës dhe jugut të Serbisë. Kjo është një përpjekje për manipulim dhe asgjë më shumë”, citohet të ketë thënë Bogdanovic.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se opsioni për ndryshim të kufijve ka qenë dhe mbetet i papranueshëm. Për më tepër, ndryshimi i territorit të Kosovës nuk lejohet me kushtetutë, planin e Ahtisaarit si dhe parimet e Grupit të Kontaktit.
www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/12628/C5/C18/