Post by engers on Aug 7, 2009 2:53:57 GMT -5
Valdrin Krasniqi
Prishtinë, 4 gusht
m_1Mbi gjysmë milioni euro do të kushtojë autoblinda e parë e Policisë së Kosovës. Edhe pse më herët zyrtarë të policisë së Kosovës kishin bërë plane për blerjen e dy autoblindave, një gjë e tillë nuk po realizohet. Kjo për arsye se buxheti i përgjithshëm që ndahet për PK-në është i varfër.
Policia e Kosovës ka hapur tender ndërkombëtar për blerjen e një autoblinde dhe një tender i tillë është publikuar edhe në webfaqen zyrtare të Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik.
"Jemi në proces të vlerësimeve të ofertuesve", ka deklaruar për gazetën Infopress, Arbër Beka, zëdhënës i përgjithshëm në Policinë e Kosovës.
Pajisjet speciale
Në një tender të tillë të hapur, përveç autoblindës përfshihen edhe disa automjete tjera speciale. Veturë të blinduar, kamionetë me korp, automjet kundër trazirave TOP-Uji dhe automjet për radiokomunikim.
"PK-ja shumë shpejt do të pajiset me këto automjete të rënda.
Të gjitha këto automjete speciale do të blihen nga buxheti i përgjithshëm i Policisë së Kosovës gjatë këtij viti", ka deklaruar Beka.
Policia e Kosovës është në fazën përfundimtare për blerjen e autoblindës dhe një automjeti i njohur si Top-Uji, që do të shërbejë për shpërndarjen e protestueseve apo grupeve të caktuara kur do të jetë e nevojshme.
Automjetet do t'i dedikohen njësiteve speciale të policisë, respektivisht Njësitit për Mbështetje Operacionale (RSU).
Përveç blerjes së autoblindës, policia ka menduar të pajisjet edhe me gaz lotsjellës.
Autoblindë me kilometrazh zero
"Në kuadër të planifikimit për këtë vit janë iniciuar procedurat edhe për furnizimin e Policisë së Kosovës me gaz lotsjellës", ka deklaruar zëdhënësi. Brenda policisë kanë konfirmuar se për blerjen e një autoblinde janë ndarë mbi gjysmë milioni euro dhe autoblinda do të ketë kilometrazh zero-zero.
Këto pajisje speciale do të kishin siguruar jetët e policëve gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Para disa javëve në rajonin e Gjilanit janë lënduar 22 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga disa grupe protestuesish serbë që ishin të pakënaqur me energjinë elektrike. Sikur të ishte e pajisur Policia e Kosovës me gaz lotsjellës, sigurisht se një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.
Ndërsa në pjesën tjetër të vendit, te Kroi i Vitakut në veri, policia e EULEX-it disa herë ishte ballafaquar me protestues serbë, mirëpo të njëjtit ishin shpërndarë pas përdorimit të gazit lotsjellës i hedhur në largësi 500 metra.
Struktura udhëheqëse e policisë në vend është duke bërë plane edhe për formimin e njësitit ajror, njësi kjo e cila do ta kishte ndihmuar jashtëzakonisht shumë policinë në kryerjen e detyrave zyrtare.
www.purestudio-host.info/infopress/index.php?option=com_content&view=article&id=1577&catid=7&Itemid=8