Post by engers on Aug 7, 2009 7:03:40 GMT -5
Boris Tadic thotë se në ‘trekëndëshin’ Kosovë- Luginë e Preshevës-Maqedoni veriore shqiptarët po përgatisin sulme terroriste ndaj Serbisë. Ministri Zenun Pajaziti i quan spekulime komentet e kreut të shtetit serb dhe përpjekje për të ikur nga problemet e brendshme në Serbi. A ka vend të qetë për terroristët në një territor të vogël e të ‘mbipopulluar’ me ushtarë të NATO’s?
Nga Përparim Isufi më 07.08.2009 në ora 8:19
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka lansuar një sulm të ri ndaj Kosovës dhe shqiptarëve duke i akuzuar ata se po përgatisin aktivitete terroriste kundër shtetit të tij. Ai “frikësohet” se Serbia qenka para një vale të re goditjesh nga krimi i organizuar rajonal. “Për herë të parë në historinë tonë po përballemi me krimin e organizuar transkontinental në Ballkanin Perëndimor. Serbia, si vend qendror në këtë pjesë të Ballkanit, kërkon sistem policor të përgatitur seriozisht para këtyre sfidave”, ka thënë ai për revistën policore serbe “Policia Sot”.
Kreu i shtetit serb është shprehur se pjesëtarët e policisë e kanë mbështetjen e tij dhe se ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic “po kryen punën shumë mirë”. Tadic ka thënë se terrorizmi është sfidë për Serbinë e sidomos “terrorizmi ekstrem shqiptar në jug të Serbisë”. “Nuk ka asnjë dilemë se terroristët përgatiten në trekëndëshin e krahinës sonë jugore të Kosovës e Metohisë, veriut të Maqedonisë dhe komunave jugore të Preshevës dhe Bujanocit”, ka thënë Tadic dhe vlerësoi se terrorizmi në jug të Serbisë është i lidhur me procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës.
Por, akuzat e Presidentit serb janë pritur pa ndonjë befasi nga drejtues të institucioneve të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti ka thënë të enjten për Express se deklaratat e Tadicit janë “spekulime me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga telashet serioze që i ka brenda vetë shteti serb”.
Ai i quan të paqëndrueshme dhe të pabaza akuzat më të reja që erdhën nga Beogradi.
Territori për të cilin Tadic thotë se ka aktivitete terroriste (Kosova) është i ‘mbipopulluar’ me ushtarë e policë ndërkombëtarë. Në kuadër të misionit paqeruajtës ushtarak të NATO’s në Kosovë (KFOR) operojnë mbi 13 mijë ushtarë ndërsa Bashkimi Evropian ka instaluar një efektiv prej rreth 1 mijë policësh të trajnuar mirë.
Për më tepër, janë edhe rreth 8 mijë policë vendorë që kujdesen për rendin dhe sigurinë.
“Nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla të pamatura dhe që nuk kontribuojnë në të mirë për regjionin në përgjithësi. Nuk ka asnjë arsye të konkludohet në ekzistimin e aktiviteteve terroriste në Kosovë. Ky nuk është vetëm vlerësim imi dhe vetëm i qeverisë së Kosovës. Kështu nuk kanë vlerësuar asnjë nga institucionet relevante ndërkombëtare”, thotë ministri Zenun Pajaziti.
Ministri i Policisë thotë se praninë eventuale të terroristëve në Kosovë deri më tani nuk ka arritur ta konfirmojë asnjë organizatë relevante ndërkombëtare. Ndoshta më ashpër se kurdoherë më parë, Tadic shërbehet me togfjalëshin “terrorizmi shqiptar”.
Por ministri Pajaziti i përgjigjet duke ia kujtuar të kaluarën e jo më larg se 10-12 viteve.
“Jetojmë në një kohë kur ende nuk i kemi të hartuara ngjarjet që kanë ndodhur. Ngjarjet e freskëta për ne kanë treguar se kush ka zhvilluar aktivitete dhune dhe terrori ndaj një popullate”, thotë ai duke përkujtuar vrasjet masive që regjimi serb ushtroi ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998- 1999.
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi këto deklarata të Tadicit i quan përpjekje të tij për ta diskredituar shtetin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare. “Janë deklarata në serinë e provokimeve dhe tendencave për të krijuar imazh të keq për shtetin e Kosovës jo vetëm në rajon por edhe më gjerë dhe natyrisht se është një dimension i politikës serbe për të penguar konsolidimin e brendshëm dhe atë të jashtëm të shtetit të Kosovës”, thotë Gashi.
Ai thotë se nuk ndjehet i befasuar nga deklaratat e Tadicit. Deri më tash, Serbia ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të ndaluar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet ndaj të cilave mund të ushtrojë ndikim, ndërsa ka paralizuar funksionimin e sundimit të ligjit në pjesët e Kosovës të banuara me serbë të cilët i dirigjon përmes strukturave paralele të papenguara nga askush.
Deputeti nga Aleanca Kosova e Re thotë se është për keqardhje fakti që deklarata të tilla vijnë nga një drejtues i një shteti fqinj. “Pas këtyre deklaratave mund të priten edhe provokime e inskenime tjera që mund t’i bëjnë qarqe të caktuara të militaristëve serbë të cilët janë të disponuar për këtë”, thotë Ibrahim Gashi.
Sipas tij, Serbia duke u përpjekur që ta dëmtojë imazhin e Kosovës në botë më akuza të tilla, do ta dëmtojë imazhin e vet “atëherë kur të provohet se këto akuza janë gënjeshtra”. “KFOR dhe EULEX janë shumë të informuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe përpjekja për të paraqitur se gjoja në Kosovë po përgatiten sulme terroriste është e destinuar të demantohet në çdo moment”, thotë ai.
www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/12772/C5/C18/