|
Post by adlun on Nov 3, 2009 4:51:29 GMT -5
Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, është sulmuar fizikisht mbrëmjen e të hënës në Tiranë nga biznesmeni Rezar Taçi, pronar i kompanisë së naftës “ARMO” si dhe rojet e tij. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur në një prej lokaleve të ish-bllokut. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Taçi e ka sharë e më pas e ka goditur disa herë Bazenbashkë me bodigardët e tij. Shkak duket se kanë qenë shkrimet e vazhdueshme që Baze ka bërë në adresë të Taçi duke e akuzuar për afera të shumta korruptive falë lidhjeve të tij me kryeministrin Berisha. Zëdhënësja e policisë në Tiranë tha për BBC-në se janë arrestuar dy persona të kompanisë "Taçi Oil" nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vetë presidenti i kësaj kompanie, Rezar Taçi. Ndërkohë, kryetari i Lidhjes se Gazetarëve të Shqipërisë, Ylli Rakipi e quajti ngjarjen të paprecedentë. Ai tha për BBC-në se dhe më parë janë sulmuar dhe rrahur gazetarët, por kjo ka ndodhur fshehtas. “Ndërsa këtë radhë agresorët, banditët, ishin krejt të identifikuar” tha Rakipi duke i bërë thirrje qeverisë të vendosë fajtorët para ligjit. /bbc/ Postuar: 10:27 / 3 Nentor 2009 | RSS www.telegrafi.com/?id=3&a=4299
|
|
|
Post by insomniac on Nov 3, 2009 4:59:38 GMT -5
Kjo eshte nje vit me pare...
Skandaloze.
|
|
|
Post by ilirdardani on Nov 3, 2009 9:57:25 GMT -5
shka njeri ku mero, veq kqyrja ftyren haha
me njerz si ky, kurr shqipnia ska me perparu
|
|
|
Post by adlun on Nov 4, 2009 6:24:16 GMT -5
Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare Nga Aleksander FRANGAJ E Merkure, 04 Nentor 2009 "Do perfundonte nje dite ne ndonje hundelesh". Krahas deklaratave te zakonshme ne kesi rastesh, dje, jo vetem une apo koleget e mi, por edhe miqte e tij, kane degjuar te perseritet shprehja e mesiperme. Rrahja e Mero Bazes, u denua dje nga Presidenti i Republikes, nga kryeministri, Zv.Kryeministri, Kryetari i opozites, nga shoqatat e medias si dhe nga Ambasadori amerikan. Te gjithe e denuan formalisht aktin brutal. Edhe une e denova dhe e denoj kete sjellje te pahijshme, qe nuk duhet t'i ndodhe jo nje gazetari, por kujtdo qytetari mbi toke. Kete nuk e them formalisht, por e perseris, askujt nuk ia deshiroj nje denim te tille. Por nuk mund te rri pa permendur edhe komentet e akoma me shume njerezve te tjere se "Mero Baze e kishte bere hak". Nuk mund te rri pa thene nje te vertete, qe shume si une dje kane degjuar. Mero Baze nuk u rrah per shkak te detyres si gazetar, por u rrah per shkak te sjelljes si shpifes. Bamir Topi e denoi aktin e rrahjes, por jam i bindur qe i jane kujtuar shpifjet e Meros kunder tij dhe familjes se tij. Sali Berisha e denoi dhunen, por nuk besoj se i ka harruar shpifjet kunder tij, gruas se tij, vajzes se tij, djalit te tij. Ilir Meta u solidarizua me te tjeret, kunder veprimit te dhunshem, por iu kujtuan shqetesimet e Monikes per shpifjet e Mero Bazes. Edi Rama e denoi fort rrahjen e njeriut te "fjales se lire", por jam plotesisht i bindur se njeherazi i eshte kujtuar shpifja e ndyre e Mero Bazes, per djalin e tij. Po ashtu edhe politikanet e tjere, Fatos Nano, Gramoz Ruci, Namik Dokle, Spartak Ngjela, Pandeli Majko, Lulzim Basha, Flamur Noka, Genc Pollo, Nard Ndoka, Tritan Shehu, Dashamir Shehi Mesila Doda, Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Ben Blushi, Erion Brace, Arben Malaj, Erion Veliaj e shume te tjere, te majte e te djathte kane kujtuar shpifjet per ta apo per grate e tyre. Por jo vetem politikanet, jane vene ne mendime dje. Edhe koleget e tij qe i rrinin prane. Ylli Rakipi e Andi Bushati, Sokol Balla e Rudina Xhunga, Skender Minxhozi e Ilir Babaramo, Andi Bejtja e Enkel Demi, Alfred Peza e Ylli Ndroqi, Eni Vasili e Mira Meksi, Remzi Lani e Petrit Beci, Tan Dulaku e Agim Nesho, Anila Basha e Carlo Bollino, Mustafa Nano e Andrea Stefani Blendi Fevziu e Fatos Lubonja, e sigurisht une, personazhi i perditshem i shpifjeve dhe trillimeve te uleta te tij, dje kemi ndjere keqardhje per ngjarjen ndaj nje qytetari, por pa dashje kjo rrahje na ka risjelle ne mendje gjithsecilit, kujt me shume e kujt me pak, dhimbjet qe i kane shkaktuar ne familje e ne personalitet, shpifjet e kesaj monstre te shtypit apo medias shqiptare, te paspluralizmit. Nuk me del komplet gazeta te permend gjithe emrat e politikaneve, gazetareve, biznesmeneve apo qytetareve, ndaj te cileve ka shpifur ky "hero i fjales se lire". Nuk ka asnje shqiptare apo shqiptar personazh publik, brenda e jashte kufijve, qe te mos jete share apo fyer, qe te mos jete sperkatur me helmin dhe balten e ketij njeriu, qe pretendon se ben detyren si gazetar, kur shpif per ta. Sigurisht, shume miq kembengulen te mos merrem me kete shpifes, dhe aq me pak ne nje dite te tille. Ndoshta kane patur te drejte. Une kete gje kam bere prej shume kohesh. E kam barazuar me zero dhe nuk i jam pergjigjur shpifjeve dhe fyerjeve te tij ndaj meje, ndaj familjes sime te gjalle, por edhe ndaj babait tim te vdekur qe ne vitin 1979. Kete kane bere e bejne shume si une, por kur degjoja dje deklarata pas deklaratash qe jo vetem denonin aktin e Tacit apo badigardeve te tij, por e konsideronin dhune ndaj fjales se lire, nuk munda t'i rezistoj edhe une misionit te fjales se lire: Te them qe e denoj kategorikisht rrahjen e gazetarit Mero Baze, por te them edhe ate qe askush nuk e tha publikisht por vetem neper dhembe: Qe ai eshte njekohesisht dhe kampioni i shpifesit dhe turpi i fjales se lire ne Shqiperi e ne treva shqiptare. www.kohajone.com/html/artikull_47779.html
|
|
donnie
Senior Moderator
Nike Leka i Kelmendit
Posts: 3,389
|
Post by donnie on Nov 4, 2009 7:42:36 GMT -5
Shkrim i piste dhe tentative per justifikim nga A. Frangaj. Edhe nese eshte shpifesi me i madh i gazetarise shqiptare i lartpermenduri Baze, nuk e justifikon rrahjen e tij nga ana e Rezart Tacit dhe rojeve te tij. Shpifjet, neqenese jane te tilla publikimet e Bazes ndaj figurave publike, duhet denohen ne nje menyre ligjore. Per kete arsye eshte ligji. Sjellje te ketilla me se paku e demtojne Bazen vet dhe tipa te tille, dhe me shume lirine e shprehjes se medias.
Kjo eshte sjellje tamam mafioze nga ana e Tacit dhe duhet denohet per te treguar se askush, pavaresisht pozites dhe madhesise se kuletes, s'eshte mbi ligjin.
|
|
PARIS DIO_MYSUS!
Amicus
It's Nice to be Important but It's more Important to be Nice!
Posts: 3,681
|
Post by PARIS DIO_MYSUS! on Nov 4, 2009 12:37:36 GMT -5
askush, pavaresisht pozites dhe madhesise se kuletes, s'eshte mbi ligjin.
|
|
tulip
New Member
Posts: 0
|
Post by tulip on Nov 4, 2009 14:48:49 GMT -5
Shkrim i piste dhe tentative per justifikim nga A. Frangaj. Edhe nese eshte shpifesi me i madh i gazetarise shqiptare i lartpermenduri Baze, nuk e justifikon rrahjen e tij nga ana e Rezart Tacit dhe rojeve te tij. Ne Shqiperi keshtu justifikohet gjithcka qe nga sharjet ndaj familjes se deputeteve deri tek rrahjet ndaj polititkaneve, gazetareve te verberve etj. Fatkeqesisht ne kete dite kemi mberritur kur opozita apo thjeshte personi qe s'eshte dakort me ty shifet ai armik ose si "shka" sic thote edhe Iliri. Kjo eshte atmosfera qe ka krijuar berisha ne Shqiperi u jepet dore te lire mafiozeve dhe krimineleve te bejen si te duan me ke te duan. Nejse Mero te falenderoje zotin qe nuk perfundoi si Kosta Trebicka megjithese ai besoj sipas Ilirit duhet ta kete merituar denimin me vdekje gjithashtu. Nuk po mbroj Bazen ketu sepse ai ka qene bashkepunetor me Berishen dhe u be kundershtar thjesht prej interesit po me vjen keqe per atmosferen shtazarake qe po krijohte nen regjimin ne fuqi.
|
|
|
Post by leshte on Nov 4, 2009 15:13:29 GMT -5
Donie ,Aleksander Frangaj sot per sot eshte nje nder bythelepiresit me te medhenj te Saliut ne Shqiperi. Puna eshte familja e kryeministrit e ka kthyer shqiperine ne ciflig privat te tyre. I shiten prona Serbit nga Bosnja qe merr pjese ne mbledhjet e sigurise kombetare te shqiperise. Tokat ne Orikum me demek i ka shoku i cunit te tij dhe jo cuni i tij. Te njejtat toka qe fshataret kane tapi. Sala thote do ta bejme te ligjshme martesen e pedrove e ky Taci fut e nxjerr karburante kontrabade ne te njejten kohe qe Sala heq vemendjen e njerezve. Kerkon eshtrat e Zogut edhe the Nen Terezes dhe fal hapesiren tone ujore. Nje minister shkon aq larg sa kerkon eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia ne nje kohe kur ai ka dekada te tera qe prehet ne Shqiperi. Pas cdo lajmi apo kerkese te cuditshme te kryeministrit dhe qeverise qe terheq vemendjen e shtypit fshihet nje pisllek.
|
|