Post by todhrimencuri on Mar 2, 2010 13:03:56 GMT -5
Krimet e kishës greke kundër shqiptarëve të Çamërisë
Prof.dr. Eshref Ymeri
“Enciklopedia” e urrejtjes greke (3)
Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavianishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj se profesori Toth duhet të dyshohet për “shqiptarocentrizëm”, as filologu Catapano që thotë se ilirishtja është folur mëse 12000 vjet më parë, siç e citon zoti Dragoj në faqen 60 të librit të vet. Por, dokumente të shkruara të periudhës së Ilirisë, fatkeqësisht, nuk gjenden se “kamillafi” grek i ka kërkuar pilë më pilë me pishë në dorë, për t’i zhdukur nga faqja e dheut. Të mos harrojmë këtu edhe rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168 p.e.r. rrafshoi 70 qytete dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.
Fati i mbi 2 milionë çamëve që kanë pushtuar Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë..
Një pjesë të konsiderueshme të librit të zotit Dragoj e zënë përshkrimet mjaft të hollësishme të krimeve të rënda që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke ka kryer kundër popullit shqiptar në Epirin e Jugut (Çamëri) dhe në Epirin e Veriut (Shqipëri e Jugut), Duhet të kesh, një durim prej hulumtuesi “të kuturisur”, duke sakrifikuar madje edhe shëndetin tënd, që të arrish të grumbullosh aq shumë fakte rrëqethëse për ato krime shtazarake dhe t’i shpalosësh aq mjeshtërisht në faqet e një libri, të cilat përbëjnë një “enciklopedi” më vete, por, fatkeqësisht, “enciklopedinë” e një urrejtjeje të pashembullt që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë kundër kombit shqiptar. Ndërkohë, dhuna dhe terrori i tyre nuk kanë qenë të pakta edhe kundër identitetit kombëtar të arvanitasve. Përkundër këtij qëndrimi, karakteristik për periudhën e inkuizicionit, që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke ka mbajtur edhe ndaj minoritetit arvanitas, dr. Margarit Gjoka, në studimin e lartpërmendur, shkruan: “Arvanitasit përbëjnë një minoritet kulturor, por etnikisht të padallueshëm. Por origjina e tyre ka ngelur deri ditët e sotme në ndërgjegjen e tyre dhe Pangalos, ish-ministri i punëve të jashtme me orgjinë arvanitase, do të deklaronte në ditët e pasndeshjes Shqipëri - Greqi (është fjala për ndeshjen e 04 shtatorit 2004, në të cilën përfaqësuesja greke u mposht nga ajo shqiptare me rezultatin 2:1, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” - E.Y.) se “shqiptarët dhe grekët janë si dy vëllezër që zihen midis tyre””. Por zoti Nuri Dragoj na ka dhënë një fakt shumë interesant në faqet e librit të vet, fakt ky që vërteton se sa “etnikisht i padallueshëm” na qenka ai minoriteti “kulturor” arvanitas në Greqi, duke na zbuluar kësisoj një tjetër realitet që është krejtësisht i përkundërt me atë që paraqet dr. Gjoka: “Kolë Boçari, profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi, në vitin 1996 bëri një replikë me ministrin grek për çështjet evropiane, në gazetën britanike “The Europeans”, në të cilën u shpreh: “Mësova për deklaratën tuaj, z. Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e sotme nuk ka minoritet. Ju ose e keni humbur lidhjen me realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në Greqi jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet i madh, mbi 2 milionë banorë, që kanë pushtuar Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë.., gjë të cilën Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime jemi një nga viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na ndaluat me forcë, që ne, arvanitasit, ta ushtronim meshën në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në gjuhën e nënës, madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në shtëpi… Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në Peloponez, për të gjetur lirinë këtu, në Australi…” (f.326). Kjo deklaratë e profesor Boçarit, si ish-qytetar grek me kombësi shqiptare, ua nxjerr bojën keq jo vetëm shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, por edhe gjithë atyre që, në Shqipëri, u bëjnë fresk nga dëshira ose nga zori. Sa për deklaratën e Pangalosit, se grekët dhe shqiptarët na qenkan, demek, si dy vëllëzër që zihen midis tyre, unë mund t’i shtroj atij pyetjen: “po si na qenka e mundur që shqiptarët dhe grekët t’u ngjakan dy vëllezërve, njëri nga të cilët vazhdon të mbetet kriminel shekullor, kurse tjetri vazhdon të mbetet përherë në rolin e viktimës shekullore? Do të ishte mirë që këtë përrallë, si ato të natës së shënëndreut, zoti Pangalos t’ua shiste atyre të azilit të madh të të çmendurve, siç e karakterizonte Greqinë ish-presidenti Karamanlis në vitin 1981 (Robert D. Kaplan. Greqia: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e Lindjes, f. 40).
Çështja e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë
Problemin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë zoti Dragoj e ka trajtuar me mjaft profesionalizëm. Duke e lidhur ngushtë veprimtarinë e këtij institucioni fetar me çështjen kombëtare shqiptare, ai i ka nisur hulumtimet e veta që nga përpjekjet e para të Fan Nolit për përkthimin e teksteve liturgjike, mbajtja e meshës së parë në gjuhën shqipe në Kishën e Bostonit, Kongresi i Parë Kishtar i Beratit (11 shtator 1922), krijimi i Sinodit të Shenjtë (18 shkurt 1929), Kongresi i Dytë Panortodoks (Korçë, 19 qershor 1929) që aprovoi Statutin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, deri te njohja kanonike e autoqefalisë së saj prej Patrikanës së Stambollit më 17 prill 1937. Ajo që vlen të theksohet në tërë këtë punë kërkimore të zotit Dragoj, është fakti që ai ka nxjerrë në pah me shumë të drejtë tërë përpjekjet e pareshtura të qeverisë së Zogut për konsolidimin e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, veprimtaria e së cilës, po të kemi parasysh qëndrimin armiqësor të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke ndaj pavarësimit të saj, merrte një rëndësi të jashtëzakonshme në kuadrin e mbrojtjes së çështjes kombëtare shqiptare. Prandaj jo më kot zoti Dragoj, gati një të pestën e librit të vet ia ka kushtuar pikërisht trajtimit të çështjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, duke arritur deri te analiza e hollësishme e veprimtarisë së uzurpatorit Janullatos.
Lidhur me shfaqjen “e beftë” të Janullatosit në kryeskenën e Kishës Ortodokse Shqiptare (nuk po përmend fjalën “autoqefale”, meqenëse që kur shkeli këmba e Janullatosit në derën e saj, ajo e tillë nuk mund të quhet më), zoti Dragoj citon fjalët e zotit Sabri Godo: “Fillimisht, pëlqimin për nisjen e veprimtarisë së Janullatosit në Shqipëri e ka dhënë ish-Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia… Por mbetet e paqartë se në çfarë rruge është bërë emërimi i tij. Kjo është kaluar në heshtje nga Ramiz Alia” (f. 410).
Po kush është ky Ramiz Alia, i cili, një ditë të bukur, duke shkelur Statutin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, pranoi të vihet në krye të saj një grek, një armik i betuar i autoqefalisë së saj? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë te karakterizimi i shkëlqyer që zoti Xhelil Gjoni i ka bërë figurës së këtij njeriu pa identitet. “Ramiz Alia, - thotë ai, - është një figurë e dyzuar. Natyrisht, është një figurë e rritur nën hije. Njësoj si bima nën hije. E zbehtë, pa kurajë për të vendosur dhe me një marifet për t’i thënë gjërat me dy kuptime... Në një kuptim, kur ia do puna që ta ketë thënë në ndonjë formë deklaratën, thotë e kam thënë kështu, por edhe ndryshe. Pra, i lë fjalët me disa kuptime për të qenë i mbrojtur. Kjo është një nga cilësitë e tij, për mendimin tim, cilësi e keqe. Ai nuk kishte kurajë për t’i thënë gjërat, por edhe për t’i zbatuar.
Botasot.info
Vijon