bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Sept 28, 2010 2:21:06 GMT -5
TIRANE- Transparencë International Albania publikon raportin për Shëndetësinë ku vlerësohet se situata në këtë sektor është më keq se në kohën e komunizmit. TIA shpreh shqetesimin se "prej dekadash”mungojne reformat në shëndetësi. Në një deklaratë për shtyp e cila do të bëhet publike rreth orës 11.00 në hyrjen qëndrore të Qëndrës Spitalore Universitare në Tiranë, TIA shpreh shqetësimin se qytetarët nuk kanë informacion mbi shërbimet spitalore cka sjell dhe korrupsion mes bluzave të bardha. "Kemi vënë re se brenda këtij institucioni mungon në mënyrë totale transparenca. Qytetarët nuk e dinë se cfare shërbimesh ofron ky spital, cfarë cmimesh dhe cfarë procedurash duhet të ndjekin"- deklaroi Endri Shabani, përfaqësues i TIA-s duke shtuar se një situatë e tillë sjell dhe korrupsion mes bluzave të bardha. TIA shpreh shqetësimin për djegien e mbeturinave spitalore nga QSUT pranë zonave publike. Ne nje thirrje publike, përfaqësuesi i TIA i kërkon mjekëve të informojmë qytetarët mbi këtë problem dhe pasojat. "Të publikohen rregjistret e mbetjeve, raportin periodik të përpunimit si dhe informacione të tjera që lidhen me përpunimin e mbetjeve."- deklaroi zoti Shabani. TIA i kërkon QSUT të publikojë të gjitha shërbimet që kjo qendër publike ofron për qytetaërt, si dhe cmimet dhe procedurat që qytetari duhet të ndjekë.Inspektoriatët të inspektojnë gjendjen ne spital. (s.g/BalkanWeb)
|
|
|
Post by drinus123 on Sept 28, 2010 18:56:52 GMT -5
ne komunizem te pakten kishim shtet. kurse sot shqiptaret gjithmone ankohet per qeverine. nuk jane te kenaqur.
kur njeri behet i pasur ne shqiperi, dynjaja mendon me verte i ka bere para te pista. mentalitet i keq.
|
|
PARIS DIO_MYSUS!
Amicus
It's Nice to be Important but It's more Important to be Nice!
Posts: 3,681
|
Post by PARIS DIO_MYSUS! on Sept 30, 2010 13:09:44 GMT -5
Hospitals and health must be perfect in albania since our Prime Minister Sali Berisha with His Wife are Great and so well experienced Medical Doctors!
|
|