|
Post by atdhetari on Nov 5, 2010 16:54:43 GMT -5
ORA 13:30- PËRFUNDON TAKIMI I KOMITETIT TË SA, KUKAN: PA ASNJË MARRËVESHJE! Për më shumë se tre orë kanë vazhduar debatet mes PS dhe PD në komitetin e dytë të Stabilizim-Asocimit, që mbahej sot në Tiranë. Në përfundim të tij, delegacioni i PE, propozoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit duke kerkuar qe Komisioni te kene mandat per hetim te materialeve zgjedhore, ndërsa për fletët e votimit u shprehën, si i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë. Mesohet se PS eu shpreh Pro ngritjes se Komisionit Hetimor mbi keto baza, kurse PD kundder bazes se hetimit. Ka qene eurodeputetja Doris Pack qe theksoi se duhet shtuar pika rreth fleteve te votimit, per te cilat ajo u shpreh se i takon gjykates Kushtetuese te jape zgjidhjen. Por menjehere kane reaguar deputete te PD qe u shprehen se me fletet e votimit duhet zbatuar Kodi Zgjedhor. Nderkombetaret theksuan se Kodi parashikon djegien e fleteve dhe se ne keto dy dite debat, ceshtja e fleteve mbetet pazgjidhje.
Ka qene kreu i delegacionit të PE, Eduard Kukan qe pas takimit, ka shprehur mërzitjen e tij, që palët politike edhe pas këtij takimi nuk kanë vendosur asgjë, pra janë ende aty ku u nisën, ndërsa shton se për Europën ky është mesazhi më i keq që mund ti dërgohet. “Përfundimi i këtij takimi është një mesazh shumë i keq për Europën, pasi nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve”,- u shpreh Kukan.
|
|
|
Post by atdhetari on Nov 5, 2010 17:00:01 GMT -5
u bene kto fletet e votimit si molla e ndaluar, ka e pamundur qenka te hapesh ca kuti?
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Nov 5, 2010 17:23:02 GMT -5
Nuk ka progres me Sali druvarin qe emi ne krye!!
|
|