bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Nov 15, 2010 6:45:00 GMT -5
TIRANE-Qeveria merr vendim për dhënie me kredi me interes zero për ministrat, politikanët dhe zyrtarët e lartë, duke i përfshirë në kategorinë e personave që jetojnë në kushtet jonormale të strehimit. E perditshmja Gazeta Shqiptare zbardh sot udhëzimin nga ministrat e Transportit dhe të Financave, Sokol Olldashi dhe Ridvan Bode, në të cilin futen në programin e kredive të lehtësuara të subvencionuara nga shteti zyrtarë që përfitojnë sipas vendimit Nr.600, datë 12.9.2007 "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë". Sipas te perditshmes, me udhëzimin e ri, dy ministrat përfshijnë njëherësh zbatimin e dy vendimeve të tjera të tjera, nr.600 datë 12.9.2007 dhe nr.814, datë 3.12.2004. E perditshmja zbardh vendimin ku pervec lehtesisarave, funksionaret e larte mund ta perfitojne edhe nese kane vetem 3 muaj pune pa nderprerje ne institucionin zyrtar.
|
|