Post by donnie on Dec 14, 2010 4:55:58 GMT -5
Vdes Richard Holbrooke
Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 03:12
Në moshën 69 vjeçare ka ndërruar jetë ish-kryenegociatori i Kosovës dhe Bosnjës, Richard Holbrooke pas një sulmi në zemër.
Njeriu që i dha fund luftës në Bosnje dhe Kosovë kohëve të fundit ishte si pikë referimi për administratën Obama për të ndërprerë edhe konfliktin afgano-pakistanez, ka vdekur të hënën nga sulmi në zemër në Qendrën Klinike Universitare të Washingtonit.
Sekretarja e jashtme Clinton ka thënë se SHBA ka humbur njërin prej kampionëve të saj në diplomaci dhe njërin prej njerëzve që i ka shërbyer më së shumti vendit për të përfaqësuar SHBA edhe në zona të konfliktit të rrezikshmërisë së lartë.
“SHBA ka humbur njeriun e përkushtuar dhe më brilant t diplomacisë. Qysh i ri kishte punuar për paqe në Vietnam – kurse roli i tij ishte historik në sjelljen e paqes në Ballkan. Misioni i tij i fundit ishte Afganistani dhe Pakistani, ku Richard ndihmoi që të rregullohet historia duke ju siguruar atyre njerëzve ditë më të mira”, tha Clinton.
Ajo e ka përshkruar humbjen e Richard si një humbje të një diplomati i cili kurrë nuk ka ditur që të ndalet dhe njeri që është përballur me diktatorët më të vështirë në botë.
“Nga Azia Juglindore deri tek luftrat e ftohta në Evropë dhe në tërë globin, njerëzit dhe popujt kishin mundësi për të jetuar në paqe në sajë të shërbimeve dhe punës së Richardit”, tha ajo.
Pas vdekjes ka reaguar edhe presidenti Barack Obama i cili ka thënë se Richard i shërbej vendit që e deshi. Ai ka punuar në zyrën e jashtme gjatë luftës në Vietnam dhe pataja ka marrë pjesë në bisedimet e paqes që shënuan edhe funditn e luiftës në Paris. Holbrooke është shëmbull që si të mbrohet heta e tërë qytetarëve të të botës”, tha Obama.
“Sot SHBA ka humbur një shok të madh të paqes dhe njërin prej luftëtarëve më të mëdhenj të paqes. Richard Holbrooke ishte një figurë e madhe, briliante dhe përcaktues I paqes në botë”, tha Joe Biden, nënkryetar SHBA’ve.
www.gazetaexpress.com/?cid=1,17,43443