Post by bato2 on Mar 8, 2011 3:39:28 GMT -5
Sportistët shqiptarë ikin në Kampionatin europian me paratë e tyre.
E.Hoxha/A. Gjypi | 08/03/2011 | Sport | komentet 0 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin
Mundësit shqiptarë duket se do të shkojnë me paratë e tyre në kampionatin evropian të mundjes, që do të zhvillohet në Dortmund të Gjermanisë më 29 mars deri më 3 prill.
Një gjë e tillë mësohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, z.Viron Bezhani, i cili thotë se më datën 27 mars, ata do t'i drejtohen Gjermanisë, ku edhe zhvillohet kampionati, ndërkohë që shteti shqiptar nuk siguron asgjë. Një absurditet i tillë vjen pasi aktualisht në Shqipëri ekzistojnë dy federata të mundjes: e para e drejtuar nga Bezhani dhe e dyta, e drejtuar nga Martin Biba.
Kjo e fundit është e njohur nga Drejtoria e Sporteve në Ministrinë e Sporteve, por ndërkohë e para është e njohur nga Federata Ndërkombëtare e Mundjes (FILA), si dhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), madje edhe nga Gjykata e Tiranës.
E duke qenë se federata e drejtuar nga Bezhani njihet nga FILA, është pikërisht ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatin evropian e cila është edhe para-kualifikuese për në Lojërat Olimpike 2012.
"Por teksa ne i drejtohemi ministrit me kërkesën që të na jepen fondet, ky i fundit na drejton tek arka, e cila në fakt nuk na njeh ne, por Federatën tjetër të Mundjes, duke mos na dhënë asnjë fond për udhëtimin tonë në kampionatin evropian të Gjermanisë", përgjigjet drejtuesi i FSHM-së, Viron Bezhani, i kontaktuar nga "Shekulli".
Një ngërç i tillë vijon prej gati dy vjetësh dhe megjithëse ministri aktual i Sporteve, Xhaferri, në një shkresë të tij të datës 6 tetor kërkon zbatimin ligjor të vendimeve të gjykatës, ende nuk është ndërmarrë një veprim për t'i dhënë të drejtën Federatës së njohur nga ndërkombëtarët e për të bërë të mundur kështu që mundësit që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin evropian të marrin fondin e përcaktuar për ta.
Pjesëmarrësit:
Viron Bezhani - Shef Delegacioni
Roland Tusha - Trajner
Mundja e Lirë : Florian Rexha (55kg), Seit Prizreni (60kg), Fatjon Baro (96 kg),
Stili Greko-Roman: Dorian Shehu (96kg)