Post by bato2 on Mar 9, 2011 6:49:33 GMT -5
Arabi në listën e Viçidolit, dhëndri bigam i Berishajve
Për emrat arabë në listat zgjedhore të Viçidolit, dje reagoi Berisha duke ironizuar: "Po gjejnë eskimezë apo arabë në fshatin tim...". Në përgjigje, Shekulli boton sot detaje mbi emrat e publikuar dje. Ja kush është Emad Al-Bbejdij, lindur në Bagdad dhe 'votues në Viçidol'. Të tjerët në listë, janë 3 nga fëmijët e tij. Dokumentat: Al-Ubejdij ka 10 fëmijë me dy gra, njëra prej të cilave, quhet... Drita Berisha, nga fisi Berisha i Viçidolit. Në GALERI-FOTO mund të shihni dokumentat e Ministrise se Brendshme qe tregojne trungun familjar të z.Al-Ubejdij dhe znj.Drita Berisha dhe një bashkeshorteje të dytë boshnjake
Kryefamiljari Emad Al-Ubejdij, emri i të cilit rezulton në listat zgjedhore të Viçidolit, është iraken nga Bagdadi. Z.Emadi është i martuar me një nga vajzat e fisit Berisha të Viçidolit, zonjën Drita Berisha, me të cilën ka lindur katër fëmijë.
Por dokumentat e gjendjes civile, dëshmojnë se zoti Emadi lind fëmijë njëherazi edhe me një grua tjetër me shtetësi boshnjake, znj.Bushra. Me të dyja gratë, z.Emadi nga Bagdadi i Irakut, ka 10 fëmijë, disa nga të cilët kanë lindur thuajse çdo vit, disa para martesës me znj.Drita Berisha dhe disa pas lindjes së fëmijëve me Dritën. Në dokumentat shqiptare familja e z.Emad Al-Ubejdij përbëhet nga e shoqja Drita Berisha dhe dhjetë fëmijë, me amësi të ndryshme.
Katër shtetasit arabë që janë regjistruar si votues në fshatin ku ka lindur kryeministri Berisha, Viçidol, kanë kombësi irakene dhe kanë ardhur në Shqipëri në kuadrin e një fondacioni humanitar. Fondacioni quhet Small Kindness (AOFF) dhe drejtohet nga Eng.Emad Al-Ubejdij, i cili është edhe kryefamiljari. Lidhja e tij më e fortë me Shqipërinë është fakti që është martuar me një nga banoret e Viçidolit, znj.Drita Berisha e lindur në 8 qershor të vitit 1973.
Pasi z.Emad Al-Ubejdij është bërë dhëndërr në fisin Berisha,ai ka vendosur që të jetojë në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare Emad Al-Ubejdij me kombësi irakene ka lindur në vitin 1963 në Bagdad. Ai ka qenë i martuar me një shtetase boshnjake me emrin Bushra, me të cilën ka lindur gjashtë fëmijë.
Tre prej fëmijëve të çiftit Emad dhe Bushra Al-Ubejdij, janë Aje Al-ubejdij, Alkasim Al-ubejdij dhe Dua Al-ubejdij. Kanë lindur në Bagdad sipas regjistrit të gjendjes civile, por rezultojnë bashkë me babanë "votues në Vicidol". për të zgjedhur kryetarin e komunës Tropojë-Fshat. Dy nga fëmijët e tjerë të çiftit Emad dhe Bushra Al-Ubejdij kanë lindur në Sarajevë dhe në Jordani. E fundit ka lindur në Tiranë në vitin 1994 dhe është një vajzë e quajtur Merjem.
Por të dhënat zyrtare tregojnë se Emad Al-Bbejdij është babai i dhjetë fëmijëve. Sepse njëkohësisht me znj.Bushra Al-Bbejdij ai ka dhe gruan e dytë, znj.Drita Berisha nga fshati Viçidol. Ajo rezulton e martuar me z.Emad Al-Bbejdij dhe së bashku kanë lindur katër fëmijë: Sead, Ahmed, Ejmen dhe Hanin.
Duke gjykuar nga vit-lindjet e fëmijëve del se z.Emadi i mban njëkohësisht të dyja gratë. Sepse fëmija e parë me Dritën ka lindur në vitin 1999 në Tiranë; fëmija e dytë ka lindur në vitin 2001 në Kosovë. Në vitin 2003 ka lindur fëmija tjetër, por kësaj radhe, nëna nuk është Drita, po Bushra. Pas këtij viti z.Emad është bërë çdo vit baba.
Në vitin 2004 ka lindur Ejmeni, nëna e tij është Drita. Në vitin 2005 ka lindur Abdullaj, nëna e tij është Bushra. Në vitin 2006 ka lindur Hanin, nëna e tij është Drita. Parë në këtë këndvështrim nga viti 2001 deri në vitin 2006, Emad Al-Bbejdij është bërë pesë herë baba.
Kjo, sa për të sqaruar "përgënjeshtrimin" e djeshëm të kryeministrit. Pika ku "Shekulli" po ia le përgjigjen kreut të Ekzekutivit shqiptar, për të cilin në çdo veprim sundon "ligji dhe vetëm ligji", është nëse z.Emad është i martuar me të dyja gratë njëkohësisht apo ai është i martuar vetëm me znj.Drita në një kohë kur bën fëmijë edhe me znj.Bushra?
Ligji shqiptar nuk e lejon bigaminë dhe këtu na pëlqen të recitojmë deklaratën e djeshme të z.Berisha: "Sa gjejnë eskimezë apo arabë në fshatin tim, më mirë të merren e të zbatojnë ligjet..".
Nesër me siguri, z.Berisha do thotë që nuk e njeh zonjën Drita Berisha. Ne pyetëm banorë të zonës dhe përgjigja është se të gjithë ata që mbajnë mbiemrin Berisha në Viçidol të Tropojës kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin. "Në konceptin e malësorit janë një fis. Të gjithë ne i njohim si fisi Berisha. Fisin e këtij arabit nuk e njohim",- thonë banorët e fshatit ku vetë S.Berisha ka jetuar deri në moshën kur ka ardhur në Tiranë për studimet e larta.
Tabelë
Listat, e Komunës Tropojë (fshat)
Qendra e votimit 518, fshatit Viçidol, komunë Tropojë (fshat)
Numri votuesve gjithsej në lista janë 461, nga të cilët:
Të vdekur, 18
Arabë, 4
Nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit as të zonës, 30
Banorë të Kosovës që nga 1946, 9 persona
Në total janë 61 njerëz që nuk duhet të jenë në lista.
Mbiemrat që nuk kanë qenë kurrë banorë të kësaj zone:
Al-UBEJDIJ, Bakia, Gojani, Hoxha, Jonuzi, Kabashi, Kajtazi, Kumanova, Kurehasani, Morina dhe Vuthi
Arab.
Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendor. Datëlindja.
Aje Al-ubejdij Emad 22 02.12.1989
Alkasim Al-ubejdij Emad 23 06.08.1991
Dua Al-ubejdij Emad 24 07.07.1988
Emad Al-ubejdij Shasim 25 16.03.1963