|
Post by ngadhnjyesi on Mar 14, 2011 13:53:56 GMT -5
Lëvizja e pagëzuar “Vetëvendosje!”, sikur e Albin Kurtit, së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe në Maqedoni, një iniciativë që vjen nga Këshilli i Organizatave Shqiptare.
Përfaqësues të KOSH deklaruan për INA se së shpejti themelohet lëvizja, por nuk jepen detaje se a do të jetë ajo degë e lëvizjes që drejtohet nga Albin Kurti, apo ndonjë organizëm i veçantë në Maqedoni.
“Degradimi i faktorit politik shqiptar deri në nihilizëm, po i detyron forcat e shëndosha shqiptare të organizohen dhe të veprojnë në mënyrë jashtë institucionale, në një lëvizje, që do të quhet Lëvizja ‘Vetëvendosje!’”, raporton INA të ketë thënë një zyrtar i KOSH, organizatë kjo e cila përbëhet nga rreth 40 organizata joqeveritare dhe qytetare shqiptare në Maqedoni.
Këto organizata përjashtojnë bashkëveprimin apo të jenë pjesë e ndonjë skenari të lidhur me partitë aktuale politike. Sipas tyre, në asnjë rast iniciativa nuk ka prapavijë të caktuar politike të ndërlidhur me ndonjë subjekt politik, por modeli i funksionimit do të jetë një lëvizje simotër, por deri tani të pakonfirmuar si pjesë e bërthamës së Lëvizjes “Vetëvendosje!” në Kosovë.
|
|
|
Post by toskaliku on Mar 14, 2011 14:01:43 GMT -5
Duhet te hecim me kujdes ne Maqedoni. Skam besim qe mund te krijojm nji situacion si ne Kosov aty. Mendimi nderkombtare eshte qe Maqedonia duhet te mos ndahet...
E kuptoj qe kombetarizmi Shqiptare po ngrihet, po duhet te kemi shume kujdes ktu. Europa nuk e toleron me kombetarizmin ne Ballkan.
|
|
|
Post by ngadhnjyesi on Mar 14, 2011 14:04:08 GMT -5
Duhet te hecim me kujdes ne Maqedoni. Skam besim qe mund te krijojm nji situacion si ne Kosov aty. Mendimi nderkombtare eshte qe Maqedonia duhet te mos ndahet... E kuptoj qe kombetarizmi Shqiptare po ngrihet, po duhet te kemi shume kujdes ktu. Europa nuk e toleron me kombetarizmin ne Ballkan. Ke shume te drejte po per mua Vetvendosja krijon "leverage" per palen tone. As une nuk besoj se Maqedonine mund ta ndajme po as nuk duhet leshuar pe ndaj Maqedonasve fare.
|
|
|
Post by toskaliku on Mar 14, 2011 14:16:36 GMT -5
Sa per tani, un besoj se me mire eshte qe qeveria Shqiptare te punoj per nje Parti ne Maqedoni dhe Malezi. Situata e sotcme eshte e pa kuptueshme. Skan me shume se nje interes Shqiptaret neper zonat etnike. Kto Partia jan krijuar nga korrupsjoni qeverore dhe njerzore/shoqerore. Perpara spari, ne duhet te focojm levizjen Mjaft perpara se Vetvendosja. Kryeministri i Shqiperise duhet te ket nje prezence me te forte ne kto zona, shiko ministrat e greqise ne jugun ton. Po te kishim pas nje qeveria persembari, ministrat tona do kishin mbajt delegacione dhe Konsullata... kurse lobet shqiptare te amerikes te kishin caktuar leke per partite me te "zhviluar".
|
|
|
Post by ngadhnjyesi on Mar 14, 2011 14:32:27 GMT -5
Sa per tani, un besoj se me mire eshte qe qeveria Shqiptare te punoj per nje Parti ne Maqedoni dhe Malezi. Situata e sotcme eshte e pa kuptueshme. Skan me shume se nje interes Shqiptaret neper zonat etnike. Kto Partia jan krijuar nga korrupsjoni qeverore dhe njerzore/shoqerore. Perpara spari, ne duhet te focojm levizjen Mjaft perpara se Vetvendosja. Kryeministri i Shqiperise duhet te ket nje prezence me te forte ne kto zona, shiko ministrat e greqise ne jugun ton. Po te kishim pas nje qeveria persembari, ministrat tona do kishin mbajt delegacione dhe Konsullata... kurse lobet shqiptare te amerikes te kishin caktuar leke per partite me te "zhviluar". Levizja Mjaft u korruptua kur u bashkua ne aleance me PS-ne. Per mua Vetvendosja i ka qendruar me besnike misionit te saj, dmth Vetvendosjes. Edhe Albin Kurti duket shume me i pergatitur se Erion Veliaj. Jam plotesisht dakort per nje koordinim me te mire mes Tiranes dhe Shqiptareve ne Mal te Zi dhe Maqedoni. Per mua nje nga menyrat me efektive eshte dhenia e bursave te studenteve jashte Shqiperise per te studiaur ne Tirane. Nje kuote prej 400-500 studentash ne vit do ishte mire si fillim. Per mua arsimi eshte kyc.
|
|
|
Post by socio on Mar 14, 2011 14:35:26 GMT -5
'Vetevendosje ne Maqedoni' ! Lajm i mirepritur ...
|
|
|
Post by toskaliku on Mar 14, 2011 14:46:34 GMT -5
|
|
|
Post by atdhetari on Mar 14, 2011 14:59:49 GMT -5
po ca lesh vetevendosje ne maqedoni, nuk ka gje me absurde dhe ironike, partite shqiptare ne maqedoni nuk arrijne dot te ulen ne nje tavoline, si do mbijetoje kjo levizje kur shqiptaret jane kaq te percare? nuk ka turp me te madh per shqiptaret ne maqedoni qe te ket nje qellim te perbashket dhe te keq kaq mosmarreveshje, pa u unifikuar qendrimi politik ne nje bashkesi/parti te vetme, levizje si vetendosja jane te deshtuara.
|
|
|
Post by ngadhnjyesi on Mar 14, 2011 15:11:44 GMT -5
po ca lesh vetevendosje ne maqedoni, nuk ka gje me absurde dhe ironike, partite shqiptare ne maqedoni nuk arrijne dot te ulen ne nje tavoline, si do mbijetoje kjo levizje kur shqiptaret jane kaq te percare? nuk ka turp me te madh per shqiptaret ne maqedoni qe te ket nje qellim te perbashket dhe te keq kaq mosmarreveshje, pa u unifikuar qendrimi politik ne nje bashkesi/parti te vetme, levizje si vetendosja jane te deshtuara. Pikerisht sepse ka percarje duhte nje alternatvie sepse partite qe ekzistojne aty tani jane korruptuar nga pushteti.
|
|