Post by engers on Nov 14, 2007 10:54:04 GMT -5
Bujar Muharremi
(Një kujtesë për ambasadorin Ishinger)
Më se 14 vjet më parë, më 6 tetor 1993, në kryeqytetin e Austrisë zhvilloi punimet Simpoziumi Ndërkombëtar i Vjenës me temë "Rreth rikthimit për çështjen shqiptare", ku morën pjesë politikanë të shumtë evropianë, analistë dhe studiues të mirënjohur të çështjeve të Ballkanit. Për dy ditë me radhë, çështja shqiptare dhe veçanërisht ajo mbi të ardhmen politike të Kosovës, ishte temë qendrore e simpoziumit dhe ku zëra të fuqishëm e seriozë nga bota e politikës e mediave evropiane, sollën argumente në sensin politik, historik, perspektiv, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës duhet të ishte e pavarur nga Serbia. Studiues të ndryshëm paraqitën në diskutimet e tyre dëshmi të bollshme nga zbulimet arkeologjike, etnografike, gjuhësore e zakonore, që mbështetnin tezën shkencore, se shqiptarët ishin "populli më i lashtë në Ballkan".
Simpoziumi ndërkombëtar për çështjen e Kosovës, sidomos për faktin se ai zhvillohej në Vjenë, nuk ishte i rastësishëm dhe pa jehonë në opinionin shqiptar dhe në qendrat kërkimore e studimore evropiane që merreshin me Ballkanin. Ky interesim vinte për shkak se politika e Vjenës zyrtare kishte qenë përgjithësisht dashamirëse ndaj shqiptarëve dhe, së dyti, për faktin se në aulat e politikës evropiane kishin filluar të kuptonin se tashmë procesi i dezintegrimit të Jugosllavisë Federative dukej se ishte i pakthyeshëm. Ishte e kuptueshme të mendohej se në kostelacionin e ardhshëm politik të asaj që do të mbetej nga Jugosllavia e Sllobodan Milosheviçit çështja e statusit të Kosovës kërkonte patjetër zgjidhje. Si alternativa më e mundshme e kësaj zgjidhjeje shihej pavarësia.
Jo rrallë shoqata të ndryshme evropiane, që merreshin me të drejtat e popujve të shtypur apo analistë ballkanologë me emër nga bota gjermanishtfolëse si Viktor Majer, Stefën Troebst, Matias Rab etj., kishin përmendur në kuadër të realpolitikës ballkanike, se në Kosovë kishte filluar procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe se i takonte Kosovës të ishte faza përmbyllëse e këtij procesi historik. Kishte gjithashtu të tjerë që guxonin të thoshin se në Ballkan po vinte koha për një rregullim të ri politik të kufijve.
Këto ide, që Simpoziumi Ndërkombëtar i Vjenës i trajtoi në rrafsh historik, politik e shkencor nuk mund të mos shiheshin e vlerësoheshin gati me urrejtje nga ana e Beogradit, që Kosovën e kishte parë gjithnjë si një domen të përhershëm të tij dhe që për dekada me radhë kishte injektuar te popullata serbe idetë e rrejshme se gjoja Kosova kishte qenë "djepi i Serbisë" apo "Jerusalemi serb". Propaganda rreth Serbisë së Madhe, që po projektohej hap pas hapi në horizontet e politikës djallëzore të Milosheviçit, si një model i ri i ekspansionizmit shoven serb të shekullit XX, asnjëherë nuk u kishte thënë serbëve të thjeshtë të vërtetën se djepi i kolonizimit serb në Ballkan kishte qenë në rajonin e Rashës të Serbisë, e cila ndodhej disa qindra kilometra larg trojeve të Dardanisë antike dhe se Rasha nuk kishte pasur asnjëherë lidhje me historinë e vërtetë të Kosovës.
Ndaj, do të ishte më se logjike që Beogradi dhe megafonët politikë të tij të lëshonin gjithë arsenalin e tyre të sulmeve monstruoze kundër ideve të simpoziumit për pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Tipik në këtë drejtim ka qenë reagimi plot mllef i agjencisë jugosllave të lajmeve TANJUG, e njohur gjerësisht në qarqet mediatike botërore si simboli i një agjencie të fabrikimit të gënjeshtrave dhe të pavërtetave mbi Kosovën e shqiptarët në përgjithësi. Lidhur me këtë po citoj disa të dhëna të kësaj agjencie, të nxjerra nga arkivi personal, që mban mbishkrimin TANJUG-10/11/12.06.1993, ku, ndër të tjera, shkruhet: "Simpoziumi Ndërkombëtar i Vjenës për çështjen shqiptare u shndërrua në një forum të propagandës frenetike dhe zhurmëmadhe të qëndrimeve shqiptare e austro-gjermane. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës mbrojtën idenë se Kosova duhet të shpallet shtet i pavarur dhe sovran, nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara". TANJUG-u shkruante gjithashtu në ato ditë se "kërkesat e shqiptarëve u mbështetën me zjarr nga mikpritësit e simpoziumit, nga vendet që flasin gjermanisht. Më i panjerëzishmi midis tyre u tregua korrespondenti i gazetës "Frankfurter Algemeine Zeitung", Viktor Majer, i cili tha se Kosova duhet të bëhet një shtet i pavarur dhe serbëve që jetojnë atje duhet t‘u jepet e drejta e një pakice etnike". Sipas shënimeve të nxjerra dhe që lidhen me zhvillimin e punimeve të simpoziumit në fjalë, del se në buletinin e agjencisë TANJUG të atyre ditëve nuk është përmendur në asnjë rast fjala e ministrit të Jashtëm të Austrisë dhe mikut të mirënjohur të shqiptarëve, zotit Alois Mock, i cili, sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, kishte deklaruar gjatë simpoziumit se "shqiptarëve të Kosovës u takon statusi i pavarësisë, i garantuar në arenën ndërkombëtare".
"Evropa e vjetër", fati tragjik i shqiptarëve
Në mënyrë të natyrshme mund të thuhet se faktet dhe dëshmitë e mësipërme nuk lidhen thjesht me simpoziumin e Vjenës të organizuar më se 14 vjet më parë. Përtej një vështrimi të thjeshtë, këto ngjarje duhen rikujtuar për të freskuar sadopak memorien e kancelarive evropiane dhe atë të institucioneve më të rëndësishme politike të Brukselit. Është i njohur fakti se Fuqitë e Mëdha të "Evropës së Vjetër" dhe ato të Evropës së Re kanë pasur shpeshherë në duart e tyre fatin politik të miliona njerëzve në Evropë e në botë. Roli i tyre është akoma më i ndjeshëm dhe më i prekshëm, kur bëhet fjalë për të gjetur zgjidhje ndaj çështjeve të mprehta, që janë krijuar në të kaluarën, si pasojë e nëpërkëmbjes së të drejtave të popujve për çlirim kombëtar e shoqëror apo të copëtimit të popujve të tjerë, që fati i keq u vendosi pranë gjatë shekujve popuj ardhacakë, të ardhur nga rajone tepër larg Ballkanit. Këta u mëkëmbën në sajë të dyndjeve të ardhura valë-valë; krijuan me ekspansion dhunë e terror, mbretëri e shtete në kurrizin e popujve autoktonë të atyre trevave. Është e drejtë të thuhet se shqiptarët kanë qenë populli më i viktimizuar i rajonit. Ata janë ndarë dhe copëtuar sa herë që diplomacitë e Fuqive të Mëdha dëshironin që me tokat dhe trojet e shqiptarëve të kënaqnin orekset ekspansioniste të vendeve ballkanike, aleate apo partnere të Fuqive të Mëdha të shekujve XIX-XX. Në këtë vështrim, çështja e pazgjidhur e statusit përfundimtar të Kosovës është padyshim një "nyje gordiane" që kërkon zgjidhje, sepse është hallka e fundit që ka mbetur nga zinxhiri i copëtuar i shpërbërjes së dhunshme dhe të përgjakshme të ish-Jugosllavisë Federative.
Vështrimi historik i ngjarjeve dhe i marrëdhënieve midis shteteve e midis popujve të ndryshëm fqinjë është një detyrim edhe për personalitete apo diplomatë të niveleve të larta, që koha dhe rrethanat u ngarkojnë përgjegjësinë e përcaktimit të fatit të një populli, i cili ka qenë në dekada e në shekuj ekstremisht i dhunuar dhe i marrë nëpër këmbë. Arritja e këtyre zgjidhjeve nuk mund të realizohet duke u mbështetur në receta, në marrëveshje apo në projekte që janë vënë në jetë për raste, për rajone apo për popuj të tjerë. Sepse, historia e Kosovës dhe e popullit të saj nuk ka qenë asnjëherë e ngjashme me atë të një populli tjetër në Ballkan, në Evropë e më tej.
Duke folur hapur, në mënyrë jo diplomatike apo konfidenciale, duhet thënë se zvarritja e tejzgjatur, e papërligjur dhe aspak racionale mbi përcaktimin e statusit final të Kosovës, nuk është vetëm përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Rusisë, e cila vazhdon që për inerci të lidhjeve historike pravosllave t‘i mbajë anën Serbisë. Një përgjegjësi jo të vogël mbi çështjen e zgjidhjes së statusit final të Kosovës kanë edhe disa vende anëtare të komunitetit evropian që, me politikat e tyre të vakëta, që me ngurrimin dhe paqartësitë e qëndrimeve të tyre janë bërë komplisë në zvarritjen e këtij procesi të rëndësishëm politik. Sepse, mosmiratimi i rezolutave të Këshillit të Sigurimit për pavarësinë e Kosovës, me gjithë këmbënguljen e njohur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mund t‘i faturohet vetëm qëndrimit të përsëritur kundërshtues të politikës ruse. Akoma deri sot, baballarët e Evropës së "bashkuar" nuk kanë qenë në gjendje të formojnë një qëndrim të përbashkët dhe të kenë një pozicion unik mbi pranimin "de jure" të pavarësisë së Kosovës.
Në takimet e fundit të BE-së është pranuar publikisht se Evropa komunitare është e ndarë lidhur me statusin e pavarësisë së Kosovës. Kështu, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Viana do Castelo të Portugalisë, ministri i Jashtëm portugez, Luis Amado, paralajmëroi për përçarjen që ekziston në radhët e BE-së për çështjen e statusit të Kosovës. "Nëse këto negociata dështojnë, atëherë politika e jashtme e Bashkimit Evropian dhe Ballkani do të pësonin goditje të rëndë", deklaroi pas mbledhjes në Viana do Castelo, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer. Kjo situatë konfuze ka krijuar në vetvete një paradoks, kur dëgjon të thuhet në selitë e Brukselit se Kosova është një çështje evropiane.
Moska zyrtare nuk e ka pasur të vështirë që ta shfrytëzojë këtë qëndrim të paqartë të disa vendeve evropiane për interesat e politikës së saj ditore. Ajo u ka kujtuar evropianëve koston politike që mund të ketë pavarësia e Kosovës jo vetëm në destabilizimin e rajonit, por edhe në nxitjen e në rigjallërimin e konflikteve të ngrira në rajonin e Kaukazit. Jo rastësisht dhe jo pa qëllim Moska zyrtare e ka ndërlidhur shpeshherë në mënyrë artificiale çështjen e instalimit të sistemit antiraketor të SHBA-së në disa vende të Evropës Lindore me problemin e statusit final të Kosovës, kur dihet fare mirë që këto janë dy çështje të ndara, që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Përveç sa më sipër, diplomacia ruse ka hedhur me kohë në qarkullim tezën se çështja e statusit të Kosovës duhet të zgjidhet nëpërmjet një kompromisi të arritur nga të dyja palët. Moska e ka bërë tashmë të qartë se ajo nuk do të pranojë asnjë zgjidhje lidhur me statusin e Kosovës, që nuk ka miratimin dhe mbështetjen e Beogradit. Për arsye të njohura historike dhe politike, kjo tezë e Moskës zyrtare dhe e Beogradit është më se e pamundur që të konfirmohet në negociatat Kosovë-Serbi. Gjithkush e di se në Serbi ekziston një koalicion qeverisës i brishtë, me në krye Kryeministrin Vojisllav Koshtunica, i cili, i ndodhur edhe nën presionin e vazhdueshëm të forcave ultraradikale serbe të klanit Sheshel-Nikuliç, e ka shumë të vështirë që të guxojë të pranojë që statusi politik i Kosovës të jetë pavarësia. Nuk ka gjithashtu deri më sot asnjë politikan serb në pushtet që të mund të jetë i gatshëm të pranojë pavarësinë e Kosovës si formë të zgjidhjes së statusit politik të saj. Pranimi i pavarësisë së Kosovës do të ishte një lloj vetëvrasjeje politike për çdo politikan serb që është "ushqyer" me mitet e rrejshme, me memuaret dhe memorandumet e Vuk Karaxhiçit, të Çubriloviçit, Ivo Andriçit dhe içërve të tjerë serbë.
Për më tepër, historia e marrëdhënieve apo e "bashkëjetesës" midis serbëve dhe shqiptarëve ka qenë kurdoherë një histori dhune, vrasjesh, spastrimet e deportimesh masive, përmasat biblike të së cilës u shfaqën me tërë dimensionin e tyre antinjerëzor me ngjarjet e vitit 1998 dhe 1999, kur mbi 1 milion shqiptarë të pafajshëm u përndoqën me dhunën më ekstreme nga vatrat e tyre dhe u detyruan të "emigrojnë" në Shqipëri, në Maqedoni, në Malin e Zi, në Turqi e në vende të tjera. Askush deri më sot nuk ka mundur të arsyetojë, të shtjellojë, të argumentojë e të bindë të tjerët se në çfarë mënyre shqiptarët që kanë qenë në shekuj viktimat e dyndjeve të përdhunshme të ardhacakëve në Ballkan të mund të arrijnë marrëveshje e kompromis me ata që historikisht kanë qenë xhelatët dhe varrmihësit e tyre patologjikë. Ka ende në fshatrat e komunat e Kosovës njerëz të gjallë që kanë parë me sytë e tyre barbarët serbë që u nxirrnin sytë viktimave të tyre: fëmijë, gra apo pleq. Ka të mbijetuar në Kosovë që kanë parë xhelatë serbë, që me sytë apo me veshët e shqiptarëve të pafajshëm bënin "gjerdanë" mishi dhe i varnin në qafë për t‘ua treguar më pas këtë "bukuri" kanibalësh eprorëve të tyre gjakpirës. Në Kosovë kam dëgjuar llahtari të tilla që nuk mund t‘i imagjinojë asnjë mendje normale njerëzore. Atje flitet për raste të ndryshme me fëmijë, të rinj apo të reja kosovare që janë pjekur në hell, sikur të kishin qenë bagëti. Flitet gjithashtu për qindra e qindra të vrarë, trupat e të cilëve janë hedhur nëpër furrat e shkrirjes së metalit në Trepçë dhe në shkritore të tjera në Serbi, ose janë zhdukur plotësisht duke i hedhur nëpër vaska me acid vetëm e vetëm për të fshirë e zhdukur gjurmët e krimeve dhe barbarive serbe kundër popullit të pafajshëm shqiptar në Kosovë.
Pas gjithë këtyre tmerreve të pafund, që kanë vazhduar me dekada e shekuj dhe që nuk janë tepër larg nga holokausti i hebrenjve, Evropa e sotme vazhdon t‘u këshillojë shqiptarëve të Kosovës që të bashkëjetojnë me fqinjët e tyre serbë dhe të "hapin" një faqe të re të historisë së marrëdhënieve të tyre, të cilat janë shoqëruar kurdoherë nga urrejtja kolektive serbe ndaj shqiptarëve. (Këtë çështje autori e ka analizuar në një rrafsh filozofik, teorik dhe praktik në librin e tij "Kosova drejt pavarësisë", libër që është botuar me rastin e pesëvjetorit të çlirimit të Kosovës dhe që ka pasur mjaft jehonë në Kosovë në trojet shqiptare e në diasporë). Pavarësisht faktit që plagët e krimeve më të fundit që Serbia bëri gjatë viteve 1998 dhe 1999 kundër shqiptarëve nuk janë mbyllur ende, institucionet e Kosovës dhe Ekipi Negociator, nën përgjegjësinë e tyre të plotë, pranuan ofertat dhe propozimet që përfshiheshin në kuadër të planit Ahtisari, megjithëse ishte e qartë se disa kërkesa mbi decentralizimin përfaqësonin në të vërtetë një sfidë të pashembullt dhe të paarritshme edhe për vendet më të zhvilluara e më demokratike të Evropës komunitare. Sepse, nëpërmjet planit të Presidentit Ahtisari, institucionet e Kosovës kanë pranuar nën këmbënguljen dhe nën një presion të vazhdueshëm politik e diplomatik, që 6 për qind të popullatës pakicë serbe në Kosovë t‘u japin nën administrimin e tyre vendor gati 24 për qind të të gjithë territorit të Kosovës! Çfarë lëshimesh të tjera do t‘u kërkojë Evropa komunitare shqiptarëve përpara se ajo të pranojë e të njohë pavarësinë e popullit të Kosovës; këtij populli mbi kurrizin e të cilit po kërkohet të luhen tragjedi të reja, që të kujtojnë kohët kur më se një shekull më parë Evropa e vjetër luajti me fatin tragjik të popullit shqiptar.
"Lajthitjet" e ambasadorit Ishinger
Studiues të ndryshëm, që janë marrë që prej një kohe të gjatë me politikën e jashtme e me diplomacinë, kanë mësuar me kohë se diplomacia është arti i të mundshmes dhe se brenda saj ekzistojnë njëherësh edhe arti i pohimit edhe ai i mohimit. Në diplomaci, pranimi dhe kundërshtimi janë tepër pranë njëri-tjetrit, sa herë që diplomacisë i kërkohet të gjejë zgjidhje për çështje të pazgjidhura, ku palët kanë kundërshtime midis tyre. Në këtë kuadër, historia e marrëdhënieve ndërkombëtare afron mjaft ngjarje dhe episode interesante nga takimet e liderëve të mëdhenj të botës. Njëri prej tyre ka lidhje me një takim të zhvilluar në Paris, mbi 40 vjet më parë, ndërmjet Presidentit të SHBA-së, Riçard Nikson, dhe Presidentit të Francës, Sharl de Gol. Aso kohe Franca sapo kishte dalë nga komanda ushtarake e NATO-s dhe marrëdhëniet e Parisit me Uashingtonin ndodheshin në një lloj krize politike kalimtare. Gjatë njërit prej takimeve dypalëshe, Presidenti Nikson iu drejtua homologut të tij francez, duke i thënë se e dinte që ai nuk ishte antiamerikan. Në përgjigje, Presidenti Sharl de Gol i tha se "unë nuk jam antiasgjëje. Jam vetëm profrancez dhe ajo që i dëshiroj Francës është e drejta e saj për të kontestuar. Po qe se nuk kontestoj unë nuk jam aleat…".
Ky episod nga historia e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk përbën një kureshtje të thjeshtë. Për më tepër, ky dialog i vjetër mbi 40-vjeçar i presidentëve Nikson dhe Sharl de Gol tregon të vërtetën se marrëdhëniet "miqësore" politike nuk e kanë pasur asnjëherë natyrën e aksiomës gjeometrike, sipas së cilës nëpër dy pika kalon vetëm një vijë e drejtë! Të paktën shqiptarët e kanë ndjerë mbi kurrizin e tyre të vërtetën, se politika rrallëherë është e drejtë dhe shpeshherë ajo ka qenë e padrejtë me ta. Ndaj, në rastin e negociatave të Serbisë me Kosovën në Vjenë, drejtuesit e institucioneve kosovare kanë të drejtën legjitime të kontestojnë me argumente projektidetë dhe skemat që ka ofruar në disa raste ambasadori Volfgang Ishinger. Nëpërmjet tyre, me keqardhje konstatohet se propozimet e ambasadorit Ishinger nuk përqasen as për së afërmi "mit alten und neuen situacionen und realpolitik in Kosova". Fillimisht, zoti Ishinger shpalli se Trojka nuk do të bëjë propozime, por vetëm do të nxisë palët që të ofrojnë ide të reja dhe kompromis në arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme mbi statusin e ardhshëm të Kosovës. Ndërsa Prishtina ka ripërsëritur shpeshherë që pavarësia nuk ka alternativa dhe ajo është një çështje që nuk mund të diskutohet në tryezën e negociatave dypalëshe, Beogradi ka vazhduar t‘i qëndrojë besnik tezës së vjetruar, se përveç autonomisë së zgjeruar apo autonomisë substanciale nuk do t‘i japë asgjë tjetër Kosovës. Në çdo takim, para apo pas tij, Kryeministri Koshtunica, Presidenti Tadiçi apo ministri i Jashtëm, Jeremiç, kanë bërë të ditur se nuk do ta pranojnë kurrë pavarësinë e Kosovës. Më parë, Beogradi zyrtar është shprehur se zgjidhjen për Kosovën e sheh në modele të ngjashme me Tirolin e me Qipron. Në negociatat e 5 nëntorit 2007 në Vjenë, pala serbe hodhi idenë "e re", se për çështjen e statusit të Kosovës mund të marrë në konsideratë mënyrën sesi është zgjidhur rasti i Hong-Kongut. Pra, Beogradi vazhdon t‘i ofrojë Prishtinës modelin e papranueshëm autonomi, autonomi dhe përsëri autonomi!
Në këtë sfond surrealist politik tërheqin vëmendjen lëvizjet diplomatike të ambasadorit Ishinger, i cili, bazuar në ofertat e bëra palës kosovare, ka treguar se dëshiron të gjejë për zgjidhjen e statusit final të Kosovës klishe të vjetra të tejkaluara, që nuk marrin fare parasysh të vërtetën mbi karakterin e "bashkëjetesës" midis shqiptarëve dhe serbëve. Aq më keq kur ato nuk marrin parasysh të vërtetën e historisë së popullit shqiptar në Kosovë. Madje, në këtë pikë zoti Ishinger është larg qëndrimeve të homologut të tij gjerman në Beograd, ambasadorit Andreas Zopel, i cili pak kohë më parë u shpreh në një konferencë për shtyp mbi fatin tragjik të Kosovës, që ka lidhje me ngjarjet e fillimit të shekullit XX. Nuk e di për ç‘arsye ambasadori Ishinger, që në ditët e para të caktimit të tij si përfaqësues i Bashkimit Evropian në kuadër të Treshes, pranoi me një lloj "finese të veçantë diplomatike" se nuk do të ishte kundër nëse në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës do të shtrohej për diskutim çështja e ndarjes së Kosovës. "Gafa" e dytë e zotit Ishinger ishte ajo që ka të bëjë me idenë e tij për të organizuar një Dejton të ri për Kosovën. Këtë propozim, ambasadori Ishinger e bëri publik gjatë një intervistë ekskluzive, dhënë të përditshmes "Veçernije Novosti", ku tha se ka mundësi që në përfundim të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës të mbahet një konferencë e ngjashme me konferencën e Dejtonit të vitit 1995, ku u trajtua çështja e Bosnjë-Hercegovinës. Është për të ardhur keq, por është gjithashtu më se e vërtetë se ata që e iniciuan konferencën e Dejtonit sot nuk janë më të bindur se me Dejtonin e atij viti u arrit ajo që duhej dhe u zgjidhën problemet për të cilat ajo konferencë u organizua. Lidhur me këtë, ambasadori Riçard Hollbruk, arkitekti i Konferencës së Dejtonit, në një intervistë për një të përditshme të Sarajevës, ka deklaruar 4-5 muaj më parë se zhvillimi i ngjarjeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos në "Srpska Republika", përbëjnë një zhgënjim për ato që ndodhën në rajon, pas Konferencës së Dejtonit. Nëse do t‘i kishim parashikuar këto, ka vënë në dukje ambasadori Hollbruk, nuk do ta kisha mbështetur idenë për organizmin e Konferencës së Dejtonit. Përse atëherë zoti Ishinger kërkon të bëhet kumbari i një konference të re të dështuar të llojit Dejton?
"Gafa" e tretë e ambasadorit Ishinger është modeli i tij gjerman i zgjidhjes së çështjes së statusit të Kosovës. Veçanërisht kjo, kur ai ofron për marrëdhëniet e ardhshme të Kosovës me Serbinë marrëveshjen ndërgjermane të vitit 1972. Duke qenë se për më se një dhjetëvjeçar autori i këtij shkrimi ka qenë ekspert i çështjeve gjermane dhe se për shumë vite ka trajtuar problemet gjermane dhe të Gjermanisë në median shqiptare, nuk shoh asnjë përqasje me realitetin e marrëdhënieve të sotme Prishtinë-Beograd me ato të marrëdhënieve të 35 viteve më parë midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane. Marrëveshja e vitit 1972, që ambasadori Volfgang Ishinger propozon si kornizë të marrëdhënieve të ardhshme midis Serbisë dhe Kosovës mund të shihej dhe të merrej në konsideratë vetëm nëse sot do të shtrohej për zgjidhje çështja e përafrimit të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Në çdo rast tjetër, marrëveshja e mësipërme është thjesht një marrëveshje e arkivuar. Në mbyllje të kësaj analize dëshiroj të kujtoj nga latinishtja thënien e vjetër "Pereat mundus, fiat justitis" (Drejtësia duhet të vihet në vend, edhe sikur të shembet bota). Pavarësia e Kosovës do t‘i japë fund fatit tragjik që u luajt mbi shqiptarët në kohët e Evropës së Vjetër. /shqip/
[ftp]
www.telegrafi.com/?id=26&a=59[/ftp]