Post by engers on Nov 15, 2007 2:48:15 GMT -5
Skenari amerikan pas shpalljes së pavarësisë
Në Kosovë, shqiptarët e kanë shpallur pavarësinë para tri ditësh
[glow=red,2,300]Skenari amerikan Atilla tri ditë pas shpalljes së pavarësi[/glow]së
12 Nëntor 2007
SHBA dhe Europa e parashohin versionin e mundshëm të ngjarjeve që do të pasonin pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në rast se Republika Sërpska do të organizojë referendum në të cilin do të votohej për ndarjen e këtij etniteti nga BeH. Këtë e pohojnë mediat e huaja, ndërsa analisti Fran Vishnar dje i publikoi edhe detajet e këtij skenari.
Mobilizim i përgjithshëm
Në Kosovë, shqiptarët e kanë shpallur pavarësinë para tri ditësh, trupat ushtarake ndërkombëtare janë në mobilizim të përgjithshëm. Në Luginën e Preshevës ka të shtëna. Trupat speciale policore dhe ushtarake në Maqedoni bëjnë luftime të ashpra kundër forcave paramilitare. Në Serbi po mblidhen vullnetarë që dëshirojnë të shkojnë në Kosovë. Ndërsa në Europë po mblidhet diaspora shqiptare. Krimineli i luftës Vojisllav Sheshel në burgun e Hagës hyn në grevë urie duke bërë thirrje për rezistencë mbarëserbe. Serbët në tërë Europën dhe Amerikën e Veriut janë duke organizuar demonstrata.
Në NATO kanë vendosur që të parandalojnë amputimin e territorit të BeH – kjo është pjesë e skenarit sipas të cilit NATO menjëherë do të aktivizonte planin e quajtur „Atilla".
Në fillim do të izoloheshin të gjitha kazermat dhe objektet ushtarake në RS, ndërsa forcat e EUFOR-it do të merrnin stacionet radiotelevizive, Kuvendin Popullor, Ndërtesën e Qeverisë dhe rrugët kryesore në RS. Forcat amerikane do të mbyllnin të gjitha kalimet kufitare me Serbinë dhe do të fillonin me patrollime intensive ajrore. Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajqak urdhëron përfaqësuesit boshnjakë dhe kroatë në qeveri që të mos e ushqejnë zjarrin. Beogradit i dërgohet mesazh i qartë – të gjithë aeroplanët luftarakë amerikanë që gjenden në Itali, Gjermani dhe në anijembajtëset e Flotës së Gjashtë janë në gatitshmëri nëse Serbia ndërmerr diçka.
Sa është real një skenar i këtillë?
A mund të vie deri te një skenar i këtillë? Nuk duhet të nënvleftësohet një skenar me këtë rrjedhojë, sepse Serbia vazhdimisht po e nxeh zjarrin në këto troje të Ballkanit. Për Beogradin zyrtar RS është monetë për kusurim, dhe ajo pa ndalë po dërgon mesazhe në stilin "Nëse na e merrni Kosovën, ne do ta marrim Republikën Serbe".
Sipas pohimeve të mediave të huaja, nëse kriza vazhdon të thellohet, EUFOR- i në Bosnje do të përforcohet me forca shtesë.
Mediat e huaja theksojnë se RS nuk është dhe nuk mund të jetë kompensim i Kosovës për Serbinë, sepse do të merrte përsipër një ngarkesë të cilën nuk do të mund të barte. Pos kësaj teritori i RS është i vështirshëm për mbrojtje dhe forcat ndërkombëtare lehtë do të thyenin një rezistencën ushtarake të serbëve boshnjakë kështu një operacion i këtillë do të ishte i kotë.
Dhe nëse do të ndodhte çudia që Serbia do ta merrte RS –në dhe do ta anashkalonte një luftë me NATO –n ajo nuk do ta gëzonte këtë fitore të saj. Republika Serbe për Beogradin do të ishte një zorrë qorre, ndërsa Serbia në vend se të hynte në BE së paku edhe një çerek shekulli do të mbetej e vetmuar në Ballkan – e rrethuar dhe e izoluar- theksojnë mediat e huaja.