Post by engers on Dec 7, 2007 3:12:55 GMT -5
Janë të shumtë ata që kanë zënë qoshet e qytetit tonë, ose që bëjnë xhiro nëpër lokalet e shumta të këtij qyteti pa lum, por me vërshime në mes të vjeshtës. Të tillët kanë mposhtur turpin, kanë ulur krenarinë dhe kanë ushtruar servilizmin, sepse “profesioni” i tyre nuk lejon dinjitet, kryelartësi, pedanteri. Pra duhet t’i zgjosh ndjenjën e mëshirës tjetrit që të dhuroj diçka. Numrin më të madh të këtyre e përbëjnë fëmijët e shkollave fillore, të rinjtë më pak, kurse të moshuarit janë një pjesë e atyre që nuk kanë aftësi për punë. Tek të moshuarit hasim edhe nga ata që bëjnë gjeste të ndryshme për të argëtuar “klientët” e tyre.
Janë të paktë ata që dëshirojnë të publikohen nëpër gazeta ose të dalin para kamerave televizive, sepse të nesërmen do të përqeshen nga shoqëria e tyre. Dhe e vetmja gjë tek e cila gjejnë mbështetje këta njerëz janë “Poemat e Migjenit” të shkruara në vitet e 30-ta, të cilat edhe tani në këtë milenium të ri janë aktuale nëpër rrugët e Prishtinës. Pra ajo bujaria kosovare më të cilën ne mburreshim dikur, e tëra i takon të së kaluarës. Pra ajo koha “kur kishin disa kishin të gjithë ose kur nuk kishin disa nuk kishte askush”, kaloi bashkë më vitet e luftës, kur solidariteti kishte arritur kulmin.
Pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve, që po bëhen profesionalist në “profesionin” më të ri, ndoshta nuk e kanë lexuar poemën e mjerimit: “kafshatë që s’kapërdihet, ashtë or vëlla mjerimi…” mirëpo gjendja e tyre sociale e pikturon qartë mjerimin kosovar. Dëshira e tyre për lodra fëmijësh dhe arsimim mund të mbetet vetëm ëndërr e parealizuar, ëndërr e pabesueshme nga bashkëmoshatarët e tyre, në botën e qytetëruar. Civilizimi botëror trishtimin nga kafshata që s’kapërdihet e ka kaluar kaherë, ndoshta në vendet afrikane është gjendja edhe më e mjerë, por ne na brengos realiteti kosovar. Kosovën e pas-luftës e kemi dëshiruar me uzina e rrokaqiej, rrugë e parqe, thënë shkurt e kemi ëndërruar një kopsht me lule, pa skamnorë e njerëz të vuajtur të cilët merren me profesionin më të padëshiruar.
Dhe për fund mos të harrojmë, qe edhe shifrat e publikuara nga Banka Botërore disa herë, tregojnë që numri i atyre që jetojnë në varfëri arrin mbi 37% e popullsisë, dhe është mbi 12 % numri i atyre që jetojnë në varfëri të skajshme. Dhe ky numër është në rritje e sipër. Për këtë nuk është çudi se përse çdo ditë shohim fytyra të reja me dorën gjysmë-grusht duke kërkuar lëmoshë. Dhe nëpër rrethanat që po kalojmë së shpejti do të dëgjojmë edhe për vdekje nga uria, derisa në lagjen time zënkat fillojnë me grabitje të pronës shtetërore, të pashfrytëzuar nga shteti.
Prandaj duhet që Institucionet tona të kenë një përkushtim më të fuqishëm për të zbatuar programet politike që përshpejtojnë një rritje ekonomike dhe kontribuojnë në uljen e varfërisë. Institucionet kosovare duhet të luftojnë që “duart e zgjatura si hije prapa teje...” të mos mbesin të shtrira përjetësisht. Atyre duarve të zgjatura iu duhen libra dhe lapsa. Ato duar duhet të punojnë për një të ardhme më të bardhë të Kosovës. Sepse Kosova ka nevojë për njerëz me dinjitet, për qytetarët të cilët jetën e sigurojnë në mënyrë të ndershme.
____________________________________________________
[ftp]http://www.telegrafi.com/?id=26&a=105[/ftp]