Post by meltdown711 on Oct 19, 2007 15:13:48 GMT -5
Link: balkanweb.com/sitev4/index.php?id=10398
Maqedoni, mbi 30 mije protestues ne mbeshtetjes te Kosoves
Derguar me: 19/10/2007 - 18:25
• Eshte mbajtur ne Maqedoni, mitingu me moton "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO”, organizuar nga partite shqiptare PDSH dhe PPD në sheshin kryesor në Tetovë Version multimedial i ketij lajmi
Ora 17:25 Eshte mbajtur ne Maqedoni mitingu me moton "Kosova e pavarur - Maqedonia në NATO”, organizuar nga partite shqiptare PDSH dhe PPD në sheshin kryesor në Tetovë. Ne proteste moren pjese rreth 30 mije persona. Kreu I PDSH Menduh Thaci ka deklaruar se eshte e nevojshme një ‘PO’ e madhe për Kosovën dhe se protesta e sotme eshte kontribut per intergrimin e Maqedonise ne NATO dhe gjithashtu ne sherbim te pavaresise se Kosoves. Ky tubim eshte perkrahur nga nje sere shoqatash humanitare sic eshte ajo “Nene Tereza” nga Struga, lidhja e arsimtareve shqiptare te Kumanoves, shoqata e mjekeve, levizja Zgjohu dhe unionet e studenteve ne Tetove.
Ora 09: 15 Do te mbahet sot ne qender të Tetovës, tubimi me moton “Kosova e pavarur, Maqedonia në NATO”. Perfaqesues te Partise Demokratike Shqiptare qe organizon kete tubim u shprehen se kane mbështetjen e organizatave të ndryshme joqeveritare, studentore dhe fetare.
"Ndodhemi në momentet më kyçe, kur duhet të dëshmohet përkrahja e madhe gjithëpopullore që duhet t’i jepet pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të Maqedonisë në NATO. Kjo do të dëshmohet pikërisht me praninë masive në sheshin e Tetovës", thane drejtues te PDSH.
Kjo parti i ka bere thirrje gjithë opinionit, por edhe anëtarëve e simpatizantëve të partisë shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që të përkrahin moton e tubimit përmes pranisë së tyre në sheshin e Tetovës, ndonëse BDI nuk e ka mbështetur zhvillimin e tij. (news24/balkanweb)