|
Post by meltdown711 on Nov 4, 2007 19:56:25 GMT -5
Shqiptar e shkuar shqiptarit!...
UNE, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit, jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises, jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.
UNE, jam topuzi i Gjergj Elez Alise, hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen, jam nje fije e mustaqeve te Mujit, nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.
UNE, jam rreptesia e Leke Dukagjinit, nje fjale e rende ne faqet e Kanunit, jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit, shpata qe Skenderbeu lart e tundi.
UNE,jam nje strofe e bukur e Naimit, shkruar mbi malet , fushat e brigjet, jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit, jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.
UNE, jam deshmori qe ra ne Mitrovice, e me gjakun tim u la edhe Cameria, se jam ai qe nuk u qa kur vdiq, se per deshmoret nuk qan njerezia.
UNE, jam nje pushke qe del nga frengjite, jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise, jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite, jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.
ja pra, UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, ja lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit, jam pisqolla e arte e dinakut Ise, jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...
UNE, jam shqiptar e shkuar shqiptarit...
by Alban Tartari
|
|
|
Post by meltdown711 on Nov 4, 2007 21:19:06 GMT -5
Anyone else besides me never heard this before? Strange.
|
|