Post by engers on Nov 8, 2007 11:04:48 GMT -5
QËNDRIMET SHQIPTARE DHE GREKE NDAJ MINORITETEVE MIDIS DY LUFTËRAVE BOTËTORE
Prof.Dr. BEQIR META
Shteti grek, në periudhën midis dy luftërave ushtroi presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe për integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ai ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik të minoritetit etnik shqiptar në Greqi, duke u përpjekur të shfrytëzonte çdo rrethanë e koniunkturë ndërkombëtare.
Pasi fitoi të dy Luftërat Ballkanike, Greqia thuajse dyfishoi territorin dhe popullsinë e saj, por, gjithashtu, ajo u bë më pak homogjene. Sipas regjistrimit të popullsisë, të zhvilluar në provincat e aneksuara rishtazi, popullsia e Greqisë u rrit me 2.203.038 banorë, duke e çuar popullsinë e përgjithshme të saj në 4.734.990 banorë[1]. Kështu, për shembull, sipas regjistrimit të vitit 1913, Maqedonia Greke kishte 528.000 grekë, 104.000 bullgarë, 465.000 myslimanë (një pjesë e tyre ishin shqiptarë) dhe 98.000 izraelitë. Grekët në këtë krahinë përbënin vetëm 44% të popullsisë së saj.[2]
Elementët heterogjenë të popullsisë, megjithëse mund të konsideroheshin si një pengesë për realizimin e Megalidesë, në të vërtetë e përforcuan atë dhe i dhanë asaj një nuancë të re. Megalidea arriti të krijonte një Greqi të madhe dhe njëkohësisht ta bënte atë një shtet homogjen nga pikëpamja etnike.
Më 10 gusht 1920 u nënshkrua me solemnitet Traktati i Sevrës midis Fuqive Aleate e Shoqe dhe Turqisë. Ai përbënte kulmin e triumfit të Megalidesë dhe realizimin e ëndrrës së vjetër pesëshekullore greke.
Sipas këtij traktati, Greqia angazhohej të siguronte mbrojtjen e plotë të jetës dhe lirive të të gjithë banorëve të saj, pa dallim të vendlindjes, kombësisë, gjuhës, racës apo fesë. Të gjithë banorët e Greqisë do të lejoheshin të ushtronin lirisht publikisht e privatisht fenë e besimin (kap I, art 2). Greqia pranonte dhe deklaronte se do të ishin shtetas grekë ipso facto dhe pa kërkuar ndonjë formalitet individët e kombësive bullgare, turke (ose shqiptare), të cilët ishin rezidentë në territoret që i ishin dhënë Greqisë prej traktateve ndërkombëtare qysh prej 1 janarit të vitit 1913. Ata që largoheshin, kishin të drejtë të mbanin pasurinë e tyre të paluajtshme në territorin grek dhe mund të merrnin me vete pasurinë e tundshme të çdo lloji. Për këtë transferim, ata nuk do të paguanin taksa eksporti. (Kap. I, art. 3). Ky paragraf ka rëndësi, pasi, siç do ta shohim më poshtë, Greqia e dhunoi atë sistematikisht në vitet që pasuan, deri në përfundim të Luftës II Botërore, kur realizoi spastrimin e përgjithshëm e të përgjakshëm etnik të minoritetit shqiptar.
Ky ligj vijon të dhunohet edhe sot nga shteti grek, i cili nuk pranon t’i rikthejë tokën e grabitur në mënyrë ilegale e të dhunshme minoritetit shqiptar të Greqisë.
Por qysh në këtë Traktat, qeveria greke bënte një dallim thelbësor ligjor midis trajtimit të minoritetit shqiptar dhe minoriteteve të tjera. Konkretisht, Greqia zotohej të zbatonte brenda tre vjetësh, pas hyrjes në fuqi të këtij Traktati, një sistem elektoral i cili merrte në konsideratë të drejtat e minoriteteve. Por kjo dispozitë ishte e zbatueshme vetëm për territoret që iu dhanë Greqisë pas gushtit të vitit 1914 (kap I, art. 7). Në këtë mënyrë përjashtohej nga kjo e drejtë minoriteti shqiptar i Çamërisë.
Qytetarët grekë, që u përkisnin minoriteteve raciale, fetare ose gjuhësore, kishin të drejtë të krijonin, drejtonin e kontrollonin me shpenzimet e tyre institucionet mirëbërëse sociale, fetare, shkollat dhe institucionet e tjera edukative, me të drejtën që të përdornin gjuhën e tyre dhe fenë e vet lirisht në këto institucione (kap I, art. 8). Këtë dispozitë shteti grek nuk e zbatoi ndaj minoritetit shqiptar.
Greqia angazhohej të krijonte në sistemin arsimor publik në qytete dhe distrikte, në të cilat një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve grekë flisnin gjuhë tjetër, lehtësira të përshtatshme që në shkollat fillore mësimi të jepej në gjuhën e tyre. Në qytetet e distriktet ku kishte një popullsi të konsiderueshme të minoriteteve raciale, gjuhësore ose fetare, këto minoritete do të përfitonin një shumë të caktuar nga fondet publike të shtetit, nga buxhetet komunale etj. për qëllime mësimore, fetare e mirëbërëse. Parashikimet e këtij artikulli zbatoheshin për territoret që i ishin dhënë Greqisë pas 1 janarit të vitit 1913, pra këtu përfshihej edhe minoriteti shqiptar. (Kap I, art. 9). Por, as kjo dispozitë nuk u zbatua në vitet që pasuan. Sipas Traktateve të Sevrës, Greqia zotohej gjithashtu të siguronte mbrojtje të xhamive dhe institucioneve të tjera islame. Ajo do të njihte plotësisht vakëfet dhe do t’u krijonte të gjitha lehtësitë. Ajo nuk do të refuzonte krijimin e institucioneve të reja fetare e mirëbërëse dhe do t’u krijonte lehtësitë e nevojshme institucioneve private të kësaj natyre (Art. 14).
Greqia pranonte që artikujt e lartpërmendur për minoritetet raciale, gjuhësore e fetare përbënin detyrime ndërkombëtare dhe do të vendoseshin nën garancinë e Lidhjes së kombeve. Ata nuk mund të modifikoheshin pa miratimin e shumicës së Këshillit të LK-së. Ajo, gjithashtu, pranonte që ndonjë ndryshim pikëpamjesh për zbatimin e këtyre artikujve midis qeverisë greke dhe ndonjë anëtari të LK-së do të shkaktonte një diskutim me karakter ndërkombëtar në bazë të art. 14 të Konventës së LK-së. Greqia pranonte që ndonjë problem i tillë do t’i referohej Gjykatës së Përhershme Ndërkombëtare, në qoftë se këtë gjë e kërkonte ndonjëra nga palët. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare do të ishte përfundimtar dhe do të kishte të njëjtën fuqi dhe efekt si ato që do të kishin subjektet e caktuara në art. 13 të Konventës (Art. 16). Këtu bie qartë në sy hapësira që kishte LK-ja në vitet 1923-1926 për të mbrojtur minoritetin shqiptar në Greqi dhe përse ajo nuk e shfrytëzoi këtë dispozitë.
Më 23 korrik 1923, u nënshkrua Traktati i Lozanës për shkëmbimin e popullsive greko-turke. Qeveria greke ishte përgjegjësja kryesore që, qëllimisht, nuk bëri dallimin midis shtetasve grekë me kombësi shqiptare dhe atyre me kombësi turke. Për këtë arsye, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, ajo duhej të zgjidhte dhe të korrigjonte e vetme këtë gabim. Nga refuzimi i vazhdueshëm i saj, për të bërë këtë gjë, logjikisht, në bazë të parimeve të paritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo nuk do të kishte në të ardhmen asnjë të drejtë të kërkonte prej palës shqiptare respektimin e të drejtave të pakicës grekofone në Shqipëri.
Pas Traktatit të Sevrës, minoritetet në Greqi kapnin shifrën e 1 milion vetëve duke arritur në 23% të popullsisë së Greqisë. Ndërsa pas shkëmbimit të popullsive greko-turke të përcaktuara nga traktati i Lozanës, gjendja ndryshoi rrënjësisht dhe Greqia bëri hapin kryesor drejt shndërrimit në një shtet homogjen. Kjo politikë, vijoi edhe në dekadat që pasuan kundrejt të gjitha minoriteteve të tjera që nuk ishin prekur ose që ishin prekur pjesërisht nga shkëmbimi i popullsive greko-turke e greko-bullgare.
Tashmë, kombësia e gjuha po injoroheshin “për arsye të vështirësive të interpretimit të këtyre termave” dhe kështu u krijua një mjegullnajë e qëllimshme për të penguar dallimin dhe afirmimin e shqiptarëve, vllehve, serbëve, pomakëve dhe maqedonosllavëve.
Duke shkelur hapur detyrimet ndërkombëtare, shteti grek ndoqi një politikë asimiluese të spastrimit etnik ndaj minoritetit shqiptar, politikë që, midis dy luftërave, pati këto rezultate:
- Spastrimi i plotë etnik i shqiptarëve nga viset e Follorinës, Kosturit, Janinës, Konicës, Voshtinës duke larguar rreth 40 000 shqiptarë myslimanë[3].
- U krye spastrimi i pjesshëm i Çamërisë nga shqiptarët myslimanë duke larguar rreth 20 000 vetë[4].
- U grabitën në masë pronat dhe pasuritë e shqiptarëve të Çamërisë. Ky ishte një hap tjetër parapërgatitor për spastrimin e plotë etnik.
- Popullsive shqiptare iu mohuan të gjitha të drejtat politike, shoqërore dhe arsimore që i njihnin traktatet ndërkombëtare, dhe kjo politikë u përdor si argument për të vënë në dyshim karakterin dhe ndërgjegjen shqiptare të kësaj popullsie.
Qysh në momentet e para të jetesës së pavarur të shtetit shqiptar, u vërejtën qartë dy tendenca kryesore në politikën ndaj minoriteteve. Së pari, u ruajt gjithë statukuoja e mëparshme e jetës politike, kulturore, arsimore e sociale të minoriteteve; së dyti, u bënë përpjekje për të rritur standardin e të drejtave të tyre.
Në vitin 1920, qeveria shqiptare gjendej nën presionin e fortë grek për të fuqizuar helenizimin në Shqipërinë e jugut. Drejtimet kryesore të ekspansionizmit grek ishin:
· Beteja për të marrë Sarandën. Kapitali grek i fuqishëm dhe i organizuar me një mbështetje politike të fuqishme nga ana e qeverisë greke u përpoq me të gjitha mënyrat të shtinte në dorë tregtinë dhe të gjitha objektet tregtare të Sarandës, me qëllim që ta shndërronte këtë qytet në avanpost të helenizmit. Qeveria shqiptare u përpoq të rezistojë.
· Beteja tjetër u zhvillua për Himarën, qeveria greke duke derdhur para dhe duke korruptuar shumë fshatarë, duke shfrytëzuar edhe disa elementë grekomanë, u përpoq t’i jepte kësaj krahine karakterin e një zone minoritare. Qeveria shqiptare, me durim, arriti të bënte një marrëveshje të vështirë me banorët e kësaj zone, duke ulur disi presionin grek.
· Nxitja e një lëvizjeje të armatosur në zonën e Përmetit, nëpërmjet një çete andartësh. Por kjo lëvizje u shtyp brenda pak ditësh prej veprimeve energjike të xhandarmërisë shqiptare dhe atdhetarizmit që tregoi popullsia e këtyre fshatrave. Qeveria, nga ana tjetër, ndoqi një politikë shumë paqësore ndaj banorëve të zonës së minoritetit, duke bërë kujdesin më të madh që të mos cënohej ndonjë banor i pafajshëm dhe për të mos i dhënë shkak ndonjë ngatërrese me grekët dhe me ushtritë italiane, që ishin në Shqipëri
· Beteja tjetër u zhvillua për shkollën dhe kishën autoqefale shqiptare. Greqia u përpoq me të gjitha mjetet që ajo ta pengonte procesin e konsolidimit të identitetit kombëtar të shqiptare dhe konsolidimin e institucioneve kombëtare shqiptare.
E gjithë kjo betejë la gjurmë të vrazhda në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Presioni grek i krijoi shumë andralla e vështirësi shtetit shqiptar dhe e plogështoi reagimin e tij ndaj politikës shtypëse, asimiluese e asgjësuese, që ndoqi shteti grek ndaj minoritetit shqiptar në Greqi.
Minoriteti grekofon i Shqipërisë dhe minoriteti etnik shqiptar në Greqi kishin diferenca esenciale midis tyre.
1. Minoriteti shqiptar ishte shumë më i madh në numër dhe banonte në një territor të gjerë kompakt.
2. Minoriteti shqiptar ishte një popullsi autoktone e lashtë homogjene, ndërsa minoriteti grekofon përbëhej më së shumti nga një popullsi migratore greke, vllehe e shqiptare e greqizuar në shekujt XVIII-XIX.
3. Minoriteti shqiptar, përbëhej nga pronarë çifligjesh të mëdhenj e të vegjël dhe kryesisht nga pronarë të ekonomive të vogla bujqësore, ndërsa, ashtu si shumë vite më parë, katundet grekofone kishin mbetur çifligje.[5]
Qysh kur prefektura e Gjirokastrës u bashkua me qeverinë kombëtare në shkurt të vitit 1920, Ministria e Arsimit mori nën përgjegjësinë e saj të gjitha shkollat grekofone dhe rriti rrogat e mësuesve, që më parë ishin paguar shumë keq, pasi ishin mbajtur me të ardhurat e kishave dhe manastireve. Ministria e Arsimit, gjithashtu, hapi shkolla të reja dhe shtoi klasat në ato shkolla, ku ishte e nevojshme.[6]
Pavarësisht nga politika luajale e qeverisë shqiptare, qëndrimet politike të minoritetit grekofon ishin të drejtuara kryesisht nga politika greke. Kështu, popullsia grekofone e Dropullit nuk mori pjesë në zgjedhjet e vitit 1921.[7]
Në shkurt të vitit 1921, qeveria greke i kërkoi këshillit të LK-së, që të merrte një rol specifik për mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri. Ajo i vuri në dukje sekretarit të përgjithshëm të LK-së se “ishte e drejta e saj që informacioni i Këshillit për ndonjë dhunim ose rrezik dhunimi të ndonjërit nga obligimet e Shqipërisë nuk do t’i bëhej vetëm anëtarëve të Këshillit të LK (siç bëhej për gjithë shtetet e tjera), por do t’i sigurohej gjithashtu edhe Greqisë, e cila ishte veçanërisht e interesuar për të drejtat e grekëve në Shqipëri”. Ajo, gjithashtu, po përpiqej t’i imponohej qeverisë shqiptare që ta trajtonte popullsinë ortodokse shqiptare si një minoritet etnik.[8] Greqia u përpoq që t’i impononte shtetit shqiptar sistemin e kapitulacioneve të Perandorisë Osmane, privilegjet fetare, shkollore e juridike dhe imunitetet, që u ishin dhënë popullsive jomuhamedane të Turqisë nga sulltanët me beretë speciale, të cilat Greqia kërkonte që të njiheshin e të respektoheshin nga qeveria shqiptare. Kërkesat greke, në thelb, shtrembërronin tërësisht karakterin kombëtar dhe unik të shtetit dhe kombit shqiptar dhe i hapnin rrugën shkatërrimit të tij dhe hegjemonisë greke.
Qeveria shqiptare u rezistoi këtyre presioneve, por, nga ana tjetër, ajo respektoi me rigorozitet detyrimet ndërkombëtare për minoritetet, të cilat ishin fiksuar në Deklaratën e 5 tetorit të vitit 1921, në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.
Rezultatet historike të kësaj politike rigoroze, u provuan atëherë nga komisionet e Lidhjes së Kombeve dhe nga shumë vëzhgues të huaj të paanshëm. Ato janë:
- Asnjë fshat apo banor i minoritetit i dëbuar;
- Asnjë pasuri private e minoritetit grekofon e grabitur, shtetëzuar apo tjetërsuar;
- Funksionimi i shkollave minoritare normalisht dhe ndihma e financimi i tyre nga shteti shqiptar në masën 70.000 – 100.000 franga ari për çdo vit për një periudhë të gjatë kohe në vitet 20-30. Numri i shkollave në fshatrat grekofone vazhdimisht ka qenë 2 herë më i lartë se ai i shkollave në fshatrat shqiptare përreth dhe mesatares së vendit.
- Minoriteti grekofon, jo vetëm që e ruajti karakterin etnik gjatë viteve ‘20-’30, por erdhi duke e fuqizuar atë.
- Minoriteti kishte të siguruar qeverisjen lokale dhe gjithashtu kishte akses në administrimin e vendit.
Kuptohet që këto rezultate ishin në kontrast të plotë me rezultatet e politikës greke, gjë që flet se Shqipëria i zbatoi detyrimet ndaj minoritetit grek në mënyrë të njëanshme, pa vendosur kriterin e reciprocitetit.
Këto rezultate historike kontradiktore të kësaj periudhe patën pasoja të dukshme në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ato, në vend që ta kënaqnin Greqinë, në supremacinë e fituar në këtë fushë, shërbyen për të nxitur më tej shovinizmin grek që të arrinte caqe të tjera në politikat nacionaliste e ekspansioniste gjatë Luftës II Botërore dhe pas saj, deri në ditët tona.
Së pari, shovinizmit grek iu krijua mundësia për të realizuar spastrimin e plotë etnik të Çamërisë në fund të Luftës II Botërore.
Së dyti, ai (shovinizmi grek) asimiloi plotësisht popullsinë shqiptare ortodokse të Çamërisë e viseve të tjera shqiptare në Greqi gjatë Luftës së Ftohtë e më pas.
Së treti, u rrit presioni për të aneksuar Shqipërinë e Jugut, që vijoi gjatë Luftës II Botërore dhe gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë.
Së katërti, u krijua mundësia për të intensifikuar përpjekjet dhe për të siguruar një sukses të dukshëm në fushatën e pandërprerë politike, kulturore, fetare, arsimore, ekonomike për fuqizimin e helenizmit në Shqipërinë e Jugut, fushatë që ka marrë përmasa të reja dhe është rigjallëruar dukshëm pas rënies së regjimit komunist në këto 16 vite të tranzicionit në Shqipëri.
[ftp]http://www.aiitc.org/universi/nr9/QËNDRIMET%20SHQIPTARE%20DHE%20GREKE%20NDAJ%20MINORITETEVE%20MIDIS%20DY%20LUFTËRAVE%20BOTËTORE.html[/ftp]