Post by shqipo on Nov 21, 2007 2:58:42 GMT -5
www.nacionalpress.com/modules...php?storyid=14
Në vitin 2025, Shqiptarët barazohen me maqedonasit
NACIONAL
Para pensionimit të tij politik, presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov, prognozoi se në vitin 2015 maqedonasit dhe shqiptarët do të barazohen me numrin e popullsisë në vend. Sipas tij, ajo do të iniconte ndryshime reale në strategjinë nacionale dhe politike të maqedonasve, si popull dominues në Maqedoni. Megjithatë, hulumtimi tregon se paralajmërimi i Gligorovit nuk do të realizohet në vitin e përcaktuar, por dhjetë vite më pas.
Në vitin 2025 Maqedonia do të ketë 2,5 milionë banorë prej të cilëve pjesa më e madhe e popullatës do të jetë e koncentruar në Maqedoninë Perendimore ndërsa mbi 40 për qind e tyre do të jenë shqiptarë. Të dhënat statistikore për shtimin natyror të popullsisë tregojnë se në Maqedoni ka gjithnjë e më pak maqedonas derisa rritje të vazhdueshme shënon numri i shqiptarëve.
Të dhënat zyrtare nga viti i kaluar tregojnë shifra alarmante për zvogëlimin e numrit të popullatës maqedonase, e cila nga viti në vit është gjithnjë e më e vogël. Derisa në vitin 1971 pjesëmarrja e maqedonasve në numrin e përgjithshëm të shtimit natyror ka qenë 50,9 për qind, në 1981 – 50,6, në 1991 – 36,3, në vitin 2001 ajo ka qenë 8,4 për qind që në vitin 2006 pjesëmarrja e maqedonasve për herë të parë të jetë në negativë prej minus 14,2 për qind. Për dallim nga maqedonasit, te shqiptarët shtimi natyror është 22 për qind, me çrast shtohet edhe numri i popullatës që janë në moshë për të lindur.
Komunat shqiptare me popullatë reproduktuese
Në përgjithësi, derisa numri i foshnjave të lindura në vitin 1960 ishte 45 mijë, vitin e kaluar kanë lindur vetëm 23,361 foshnja. Paralelisht me këtë në Maqedoni rritet edhe indeksi i pleqërisë, i cili në vitin 2003 ka arritur 0,51. Ky fenomen është paraqitur në 54 komunat e Maqedonisë Lindore, të banuara me shumicë maqedonase, derisa në komunat me shumicë shqiptare rritet indeski i rinisë, pra mosha mesatare në këto rajone lëviz nga 18 deri 45 vjet.
Demografët maqedonas thonë se kjo gjendje me natalitetin e maqedonasve daton që nga vitet e gjashtëdhjeta e këndej, por se është theksuar gjatë 15 viteve të fundit të tranzicionit, kur kjo popullatë u rrezikua ekonomikisht. Sipas tyre, është koha e fundit që në Maqedoni të fillojë të funksionojë ndonjë politikë demografike, e cila do të sjellë ndonjë rritje të shkallës së shtimit natyror te maqedonasit.
“Maqedonia patjetër të mundësojë një zhvillim të barabartë demografik të bashkësive etnike sepse të dhënat statistikore tregojnë se shtimi natyror i maqedonasve ka trend negative derisa shumë i madh është te shqiptarët, turqit dhe romët. Dallimet në shtimin e popullsisë do të shkaktojnë ndryshime në baraspeshën demografike të vendit. Shteti patjetër të ndërtojë një politikë demokrafike sepse të gjitha shtetet evropiane kujdesen për popullin e vet”, thuhet në konkluzat e Akademisë Maqedonase të Shkencës dhe Artit (AMSHA) të dorëzuara në fillim të këtij viti te qeveria e Maqedonisë.
Në Entin Shtetëror të Statistikës (ESHS) konfirmojnë rënien e shtimit natyror të maqedonasve, por thonë se të dhënat e tyre janë të përgjithësuara.
“Në vitin 2006 në Maqedoni kanë lindur gjithsejt 22786 fëmijë, nga të cilët 22585 të gjallë dhe 201 të vdekur. Për dallim nga viti 2005, në vitin 2006 numri i foshnjave të lindura gjallë është rritur për 103. Në strukturën sipas gjinisë, pjesëmarrje më të madhe te foshnjat e lindura janë meshkujt me 51,5 për qind. Vitin e kaluar janë lindur edhe 2822 foshnja jashtëmartesore, gjë që paraqet 12,5 për qind nga numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura”, deklarojnë në ESHS.
“Vdesin” komunat maqedonase
Duke u bazuar në numrat zyrtarë, hulumtimi tregon se nga regjistrimi i viti 1948 e deri në atë të fundit në vitin 2002, numri i përgjithshëm i popullësisë në Maqedoni është rritur për 870 mijë banorë. Prej këti numri, afër 400 mijë janë të rregjistruar në komunat shqiptare, numër i cili përbën 45 për qind të numrit të popullatës së shtuar në Maqedoni.
Kjo përqindje e lartë e shqiptarëve vjen nga shkaku se në të gjitha komunat me shumicë shqiptare kanë shënuar shtim të vazhdueshëm të popullësisë derisa ato maqedonase, me disa përjashtime, kanë shënuar ulje permanente të numrit të popullësiëë. Mbi 52 komuna me përbërje të pastërt etnike maqedonase (sipas ndarjes së vjetër teritoriale) kanë shënuar zvogëlim drastik të popullësisë. Për shembull, komuna e Konopishtes në vitin ’48 kanë numëruar 6715 banore kurse në vitin 2002 vetëm 350. Nga ana tjetër, komunat shqiptare kanë shënuar një shtim drastik të popullësisë. Komuna e çairit në vitin ’48 ka pasur 2819 banorë kurse në vitin 2002 ka rregjistruar 63 375 banorë, gjë që paraqet një shtim të popullësisë prej 96 për qind. Komuna e tetovës ka shtuar popullësinë për 70 për qind, Gostivari për 75 për qind, Struga për 58 për qind, Kërçova për 71 për qind, saraji për 66 për qind, Haraçina për 83 për qind, Dibra për 55 për qind, Negotina e Pollogut për 56 për qind, Tearca për 41 për qind, Likova për 33 për qind, Bogovinja për 59 për qind, Kamjani për 53 për qind, çegrani për 61 për qind, Bërvenica për 45 për qind, Kondova për 62 për qind, Studeniçani për 35 për qind, Banjica e Poshtme për 62 për qind, Zajazi për 48 për qind, Veleshta për 63 për qind, Dollogozhda për 54 për qind, Xhepçishti për 51 për qind, Osllomej për 29 për qind, Vrapçishta për 33 për qind, Shipkovica për 36 për qind…
Kjo ka bërë që në këto rajone të rritet numri i klasave dhe paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, ndërkohë që në Manastir, vitin e kaluar, janë rregjistruar 521 nxënës më pak se në vitin 2005. Ekspertët deklarojnë se fenomeni i mplakjes së gjeneratave ka bërë që në këtë qytet të zvogëlohet numri i foshnjave të lindura për 500 në vit.
Në bazë të të dhënave nga Ministria e Arsimit, në Manastir në mënyrë rapide është zvogëluar numri i filloristëve. Në shkollën fillore “Kliment Ohridski” mësimin vijojnë 78 nxënës më pak nga viti i kaluar, në “Kole Kaninski” 50 më pak, në “Gjorgji Sugarev” – 48, në “Goce Dellçev” – 44 nxënës…
Sipas të dhënave nga ESHS-ja, në këtë rajon mbizotëron depopullim i madh gjë që vjen nga shkaku se, për një dekadë, nataliteti është përgjismuar. Nëse para dhjetë viteve janë lidhur 800 kurrora në vit, tani ka vetëm 500. Banorët deri në 14 vite janë përfaqësuar me 17,8 për qind në popullatën e përgjithshme të Manastirit derisa ata me mbi 60 vite me 22,3 për qind.
Kisha dhe shoqatat në aksion
Ndërkohë që Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) ka propozuar masa stimulative për rritjen e natalitetit në mesin e besimtarëve të saj anembanë Maqedonisë. Shpërblimi do të ishte një mijë euro për fëmijën e parë dhe katër mijë për të katërtin
“Kjo që po ndodh tani është shumë shqetësuese për kombin maqedonas, i cili shënon rënie të natalitetit prej 4 për qind. Në anën tjetër te shqiptarët nataliteti është rritur për 25 për qind, me çrast dallimi në shtimin natyror është 30 për qind”, ka thënë ipeshkvi Petar.
Këtë iniciativë një kohë të gjatë e ka ndërmarrë edhe shoqata joqeveritare “Familje dhe shoqëri”. Kjo shoqatë ka organizuar një sërë karavanesh nëpër Maqedoninë Lindore për të alarmuar rënien e natalitetit te maqedonsait.
“Maqedonia është shtet i vetëm që nuk ka politikë demografike. Ne punojmë për instalimin e masave stimulative për lindjen e fëmijëve. Harta demografike në disa rajone në Maqedoni është katastrofale. Pjesa e Pellagonisë është në mplakje e sipër me mbi 20 promile shtim negativ të popullësisë. Por, rajoni i Pollogut është mjaft vital për shkak të natalitetit të madh te shqiptarët”, thotë kryetari i shoqatës, Sllave Ristovski. Sipas tij, nëse një komb dëshiron të ekzistojë duhet të ketë 2,1 fëmijë.
“Kjo do të thotë se secila familje duhet të ketë 2 fëmijë, ndërsa tre duhet të ketë çdo e dhjeta”, thekson Ristovski.
Nga ana tjetër, demografët shqiptarë thonë se shtimi natyror i shqiptarëve në Maqedoni nuk është as i organizuar e as i stimuluar, por është thjeshtë “natyror”.
“Gjatë viteve të kauluara të sistemit monist shteti ka ndërmarrë një ofenzivë për ndalimin e natalitetit të shqiptarëve. Në çdo qytet, në çdo fshat të banuar shqiptar janë mbledhur gratë dhe u janë mbajtur ligjërata se pse nuk duhet të bëjnë më shumë se dy fëmijë. Më pastaj, e ndalën edhe shtesën fëmijërore për ata që kanë mbi tre fëmijë. Të gjitha këto masa kanë patur kundërefekt. Madje, te shqiptarët tradicionalisht ka familje të mëdha. Kjo traditë vazhdon edhe sot, por nuk bëhet kundër të tjerëve”, thotë gjeografi Besnik Misimi.