Post by ILIRI I MADH on Dec 27, 2007 3:25:17 GMT -5
Remember how a while ago i posted those pics...heheh
--------------------------------------------------------------------------------
Një shqiptar në strofkën e Al Zarkawit
Shtuar më: 25/12/2007 - 00:10
• Murat Muftari me origjinë nga Manastiri i Maqedonisë është një anëtar i forcave speciale amerikane, i asaj trupe elite, e cila ka kryer sulmin që shkaktoi vrasjen e Al Zarkawit, trurit të Al-Kaidas në Irak...
Shkruan : Skender Minxhozi /MAPO
...Murat Muftari, një emër që e gjen në çdo numërator telefoni apo listë elektorale nëpër Shqipëri, është në fakt një anëtar i forcave speciale amerikane, i asaj trupe elite, e cila ka kryer ekspeditat më të vështira në të katër anët e botës. I lindur në Maqedoni nga prindër shqiptarë, Muftari tregon për MAPO-n eksperiencën e tij unikale, por edhe ndjenjën e tij kombëtare, e cila ndërthuret, siç thotë edhe vetë me kulturën dhe të qenit qytetar i SHBA
Mund të na shpjegonin diçka për origjinën tuaj shqiptare? Kush është Murat Muftari ?
Emri im është Murat Muftari dhe unë kam lindur në Manastir të Maqedonisë në vitin 1981. Familja ime ka emigruar në Royal Oak, Michigan të SHBA-së, kur unë isha vetëm 1 vjeç. Në shtëpi e kemi mbajtur gjithmonë të fortë lidhjen me traditën shqiptare dhe unë jam ndjerë gjithmonë shumë krenar për atë që isha. Duke u rritur, jam përshtatur drejt një kulture shqiptaro-amerikane dhe madje kam ndjekur edhe festat shqiptare në teqenë e Detroitit në Miçigan duke folur shqip me familjen time.
Që nga mosha 15 vjeçare, unë kam qenë një anëtar aktiv i AANO (Organizatës Kombëtare Shqiptaro-amerikane). Pas shkollës së lartë, unë kam ndjekur universitetin më Michigan në Dearborn. Gjatë kësaj kohe, ndodhi edhe dita fatale e 11 shtatorit të vitit 2001. Pas asaj dite, unë ndjeva se krenaria ime e fortë shqiptare bënte një paralele- në një krenari po kaq të fortë me traditën amerikane. Pikërisht në atë moment ndjeva se pavarësisht religjionit dhe trashëgimisë, ajo që terroristët bëmë më 11 shtator ishte thellësisht e gabuar dhe ndaj u ndjeva i obliguar për të mbrojtur vendin tim të ri.
Sa kohë keni qenë në Irak dhe çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë aventurë?
Unë fillova aplikimin për Armatën amerikane, edhe pse nuk mund të shkoja direkt në frontin e parë të luftës kundër terrorizmit, por të paktën kjo do më ndryshonte mua mendërisht dhe fizikisht. Kjo ishte deri sa kërkova një program të ri, që lejonte të rinjtë që kishin mbaruar kolegjin, të mund të pranoheshin direkt në Forcat Speciale. Unë aplikova në Forcat Speciale edhe më tej, dhe në fund pashë me sytë e mi se atje ishin njerëzit e fortë, të ndershëm, krenar dhe shumë profesionalë. Ata janë të njohur si Profesionistët e Qetë dhe i dedikohen frazës latine “De Oppressor Liber”, që do të thotë “Të çlirosh të shtypurit “, njësoj si kishin bërë me Kosovën gjatë viteve ‘90. Unë e dija se kjo rrugë në Forcat Speciale nuk do ishte e lehtë, por kam pranuar ndryshimet dhe kam pranuar që pesë vitet e ardhshme të jetës sime pas Kolegjit do të më mësonin shumë gjëra për veten. E kam filluar karrierën ushtarake më 2 nëntor të vitit 2001, që ishte ditëlindja ime e 21-të.
Të dy vitet para të jetës sime ishin vetëm stërvitje. Kam mbaruar fillimisht shkollën e këmbësorisë, pastaj atë të Marinësve, dhe vetëm atëherë ka filluar kursi i seleksionimit drejt Forcave Speciale. Pas kësaj kam mësuar taktikat ushtarake, duke u specializuar për ekspert armësh për Forcat Speciale dhe kam mbaruar shkollën i specializuar për luftën guerile dhe operacionet e shpëtimit. Jam caktuar pastaj në Grupet e Forcave Speciale dhe Beretat e Gjelbërta më Prill të vitit 2003, duke qenë gati për t’iu bashkuar Grupeve Speciale në terren në luftën kundër terrorit.
A keni dijeni për shqiptarë të tjerë në Armatën e SHBA-së dhe ët tjerë me origjinë shqiptare?
Komandot shqiptare që janë në Irak meritojnë të nderohen. Ata kanë bërë një punë të madhe në Mosul. Fatkeqësisht, unë nuk kam pasur mundësi që të punoj me ta, por kam pasur mundësi që të takohem për pak ditë, ndërsa kaloja në Mosul. Ka qenë një kënaqësi e madhe për ta që të shikonin një shqiptar-amerikan të Forcave Speciale dhe oficerët e tyre më kanë ftuar menjëherë në Kuartierin e tyre. Ata kanë bërë punë të mirë atje dhe e kam për nder që i kam takuar. Ata më ndihmuan që të ndjej të vërtetë krenarinë time, që realisht unë nuk e kam pasur vetëm prej pjesëmarrjes në ushtrinë amerikane, por edhe prej ushtrisë shqiptare. Ky takim më dha idenë që duhej të punonim me forcat e sigurisë në Shqipëri dhe Kosovë dhe të përpiqeshim që të ndihmonim, stërvitnim dhe të pajisnim ata më mirë për të ardhmen. Shpresoj që puna ime të më japë mundësinë të drejtoj direkt punën me Forcat Shqiptare qoftë private apo ushtarake.
Forcat Speciale më kanë hapur sytë në drejtim të kulturave të ndryshme dhe më kanë bërë të mendoj për potencialin e shumtë të Shqipërisë për ta lulëzuar drejt një vendi shumë të rëndësishëm të Lindjes dhe Perëndimit të Evropës. Unë do të ndjek këtë ëndërr ashtu si ndoqa ëndrrën e Forcave Speciale dhe nuk do të pres më të shikoj vendin tim të origjinës njëherë në dhjetë vjet. Me shumë shpresë, dhe kompania ime e re, Silent Shadow, Inc., që është e specializuar për Zgjidhjet e Sigurimit Rajonal, do të jetë e përshtatshme për të formuar një praktikë të vazhdueshme dhe permanente në Shqipëri, në mënyrë që të ndihmohen Forcat shqiptare të Sigurimit, për të kaluar në një nivel tjetër, jo vetëm përmes trainimit, apo teknologjisë së lartë dixhitale në sektorin e sigurimit.
Ne kemi mësuar se ju keni qënë në komandot që keni ekzekutuar Al-Zarkawi. Mund të na shpjegonin detaje më specifike se çfarë ndodhi në ato momente?
Turi im i dytë ishte në detyrë ishte në Baqouba të Irakut, një qendër e fortë e Al-Qaedas në veri të Bagdatit. Këtë herë kemi jetuar me një grup elitë të Forcave Speciale të Irakut që ishin stërvitur nga Forcat Speciale, që kur kishte filluar lufta. Brenda dy javësh në këtë udhëtim, drejtuesi ynë iraken është vrarë, ndërsa shkonte në shtëpi për t’i dërguar paratë familjes së tij. Përsëri, menjëherë kam parë se kishte filluar edhe një luftë tjetër. Kjo hapësirë ishte plot me vrasës, rrëmbyesë dhe kërcënues.
Përsa i përket Zarqawit, ju rrëfej se ai u vra në një fshat të vogël, në periferi të Baquobas në Irak, që quhet Hib-Hib. Fshati është i lokalizuar në të djathtën e brigjeve të Eufratit. Ndryshe nga shumë raporte dhe ekzagjerimeve të medias, Zarqawi nuk udhëtonte me një grup të madh sigurimi me vete.
Ai udhëtonte zakonisht vetëm me 2-3 veta dhe përpiqej të qëndronte në fshatra të vegjël për të shmangur shumë nga postblloqet amerikane dhe irakiane, që rrethojnë qytetet e mëdha në vend. Në këtë rast, ai do qëndronte te një Sheik i nivelit të lartë për rreth një javë, sepse ky Sheik ishte edhe këshilltari i tij shpirtëror. Raportet tona tregonin se ai ishte rraskapitur duke qenë vazhdimisht në arrati. Detajet që kíshte në atë moment misioni i ekipit tim kishin të bënin me përgjimin e Sheikut dhe vizitën e një anëtari të lartë të Al-Kaedës te Sheikut gjatë një bombardimi, që në fund përfundoi se ishte vetë Zarqawi.
Detajet sesi survejimi ynë arriti të mblidhte nuk mund të bëhen publike. Por, përpjekjet tona të kombinuara na drejtuan në një sulm të suksesshëm kundër Zarqawit. Ajo që mbaj mënd gjatë kësaj kohe ka qenë një shpërthim i stërmadh tek Al-Qaeda në Irak. Dhe, ajo që dua të shtoj është se imazhi dhe rëndësia e vërtetë ishte diçka e fryrë në proporcion me perceptimet e medias Perëndimore dhe Lindore. Zarkawi ishte vërtetë fytyra e Al-Kaeda në Irak, por asgjë më shumë sesa një kryengritës me zërin e tij origjinal. Sulmi ajror kundër Zarkawit ka pasur shumë saktësi dhe janë përdorur dy predha të telekomanduara. I kam parë rezultatet me sytë e mi dhe askush nga shtëpia nuk shpëtoi i gjallë. Ne të gjithë mbajtëm një copë mermeri nga dyshemeja e shtëpisë si suvenir për suksesin e asaj dite
Dënimi kapital i Sadam Huseinit me varje shkaktoi shumë debate në Europë dhe më gjerësisht, lidhur me mënyrën e ekzekutimit. Cili është mendimi juaj?
Mendimi im personal është se nga ana jurid*ke, ne ia kemi lënë në dorë gjykatës së Irakut për të vendosur dhe rezultat i dëshirës së tyre ishte edhe dënimi me vdekje. Në kulturën irakene dënimi me varje është ende shumë i përdorur. Sadami ka qenë një tiran, që ka vrarë të pafajshëm gra dhe fëmijë me anë të armëve kimike, skuadrave të vdekjes etj. Fakti se disa Shiitë irakene e tallën atë para se të varej dhe e përhapën videon e tij për publikun, u takon atyre, por unë jam i besimit se ai ka marrë atë që meritonte. Unë gjithashtu mendoj se vetë Sadami do të dëshironte që të vritej në luftim, sesa të shkonte në një gjyq që drejtohej nga irakenë, që do ta kishte djegur si figurë.
revistamapo.com/
www.ina-online.net/index.php?id=3080