bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on May 17, 2011 23:59:02 GMT -5
Ja pse u ndertua rruga e kombit...Kjo eshte per miopet dhe syleshet qe besojne se ajo rruge u ndertua per nje ceshtje kombetare.. Kaq kisha..Tani analizojini vet gjerat dhe ngjarjet...
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on May 17, 2011 23:56:13 GMT -5
Shqipëria hoqi taksat doganore për produktet ushqimore të prodhuara në Serbi. Po kështu, një gjë të tillë e ka pranuar edhe Beogradi, për prodhimet ushqimore shqiptare. Shqipëria dhe Serbia kanë arritur kështu një marrëveshje reciproke për heqjen e taksës doganore, për të gjitha produktet bujqësore. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo, "me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit". Sipas Bozdos, qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.
Por, sa mund të jetë e favorshme kjo marrëveshje për vendin tonë? Sipas Ismail Bekës, ekspert në fushën e tregtisë, Ballkani është një treg, ku eksportet shqiptare i kanë humbur shanset. Sipas tij, Shqipëria nuk ka avantazhe konkurruese, krahasuar me një treg solid si ai i vendeve ish-Jugosllave. Pjesa më e madhe e eksporteve bujqësore tona janë perime, të cilat eksportohen të freskëta me shumë pak vlerë të shtuar. Ndërsa, prodhime tradicionale që njiheshin në këtë treg si pijet alkoolike (konjak, raki) apo duhan, sot nuk eksportohen më.
Kompanitë shqiptare nuk i ruajtën ato tregje që ndërmarrjet shtetërore patën krijuar, ndërsa është shumë më e vështirë hyrja e një produkti të ri. Do të duhej një përpjekje e madhe për të bërë që një konsumator maqedonas, serb apo kroat të zgjedhë të konsumojë një pije freskuese shqiptare, ndërkohë që me një çmim më të ulët (në rastin më të keq aq sa ai i prodhimit shqiptar) zgjedh një produkt, të cilit i njeh shijen, arrin të lexojë etiketën dhe mbi të gjitha, e njeh si markë, - thekson ai.
Nga Serbia importojmë sheqer, misër, fara, e prodhime të tjera, hyrja e të cilave në tregun shqiptar është lehtësuar nga "Rruga e kombit". Ndërkohë, me Kosovën një marrëveshje e tillë ende nuk është në fuqi dhe më shumë se një herë autoritetet dhe biznesi kosovar janë ankuar për taksat doganore, që vendosen nga Shqipëria me çmime referencë të ekzagjeruara, si për shembull në rastin e patates. Sipas ministrisë, kjo ndodh se Kosova ka hyrë më vonë në marrëveshjen CEFTA dhe duhen vite që të arrihet eliminimi i tarifave
Gazeta Shqiptare
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on May 15, 2011 9:12:30 GMT -5
Serbian Minister of Interior Affairs, Ivica Dacic reaffirmed the Belgrade′s position on Kosovo′s partition. In an interview with "Zeri", the successor of Slobodan Milosevic in the Serbian Socialist Party, says that he is a pragmatic politician, which reflects the real situation on the ground. This "pragmatism", he says, is that Serbs that live in Kosovo must join Serbia, while the rest according to him, must be separated from Serbia. english.albeu.com/albania-news/dacic-seeks-kosovo-partition/36781/
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
SalPad
May 11, 2011 1:46:46 GMT -5
Post by bato2 on May 11, 2011 1:46:46 GMT -5
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on May 9, 2011 12:48:48 GMT -5
LSI peson ekzekutim politik....
Disfate dhe humbje e Metes dhe ne vendlindjen e tij, bastjonin e Skraparit...Skrapari i thote jo Koalicionit te turpit! PD LSI
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on May 9, 2011 8:53:36 GMT -5
Ne te vertete Bollanon, PDja e ka mbatur ne pushtet PD ne humbje te thelle dhe ne bastjonet e saj...Kavaja dhe Burreli i thote Berishe "kermes" dhe Salebaneve te tij Jo!
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 30, 2011 11:26:00 GMT -5
That what's happen when you sleep with snakes like Goldman Sachs....You will wake up with poison on your system...
I believe we will see in the future, two economic zones in EU "The Northern Europe" and "The southern Europe"...Will be same currency probably but with different value(Like US and Aussie or Canadian dollar)
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 30, 2011 11:14:47 GMT -5
He is been manipulating every single election in Albania.That is the truth!... I have talked with few Kosovars and to tell the truth they "call him" the New Scanderbeg.... Is sad..really sad
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 29, 2011 9:15:07 GMT -5
Ky eshte Berisha qe ju e keni kthyer ne "Kult"..... Shqipëria organizon takim me ministrat e Brendshëm të rajonit, nuk fton KosovënMinistrat e Brendshëm të rajonit janë takuar gjatë ditës së sotme në Durrës, për të diskutuar në lidhje me krimin e organizuar dhe ndërkufitar. Takimi organizohej nga ana e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, e cila mbante drejtimin e kësaj iniciative prej një viti. Por, në këtë takim, Shqipëria ka ftuar të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Kosovës. Shkak për këtë mendohet që të jetë bërë presioni i Serbisë, e cila nuk pranon që të marrë pjesë në takime ku ftohen edhe përfaqësues të shtetit të Kosovës. Në takim merrnin pjesë ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe Malit të Zi Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për mungesën e ftesës ndaj Kosovës, e cila duket se gjithmonë e më shumë po izolohet.
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 28, 2011 16:27:42 GMT -5
The comedy now is showing in Albania,..All tickets are sold out
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 28, 2011 11:06:24 GMT -5
Very funny show....I have seen only few parts tho....
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 28, 2011 10:25:33 GMT -5
"Made in China" balls for Serbian market Those balls are sold in many shops in Serbia...Apparently they passed through the Serbian Custom without any problem.... Now the ball is on Serbia's side....Time to play some football! ;D
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 25, 2011 7:31:58 GMT -5
POGRADEC-Dy javë përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit, komuna Pustec mbushet me tabela me emra rrugësh dhe sheshesh në gjuhën maqedonase. Komuna që dikur mbante emrin Liqenas ka përfshirë dhe zyrtarë të komunës Gazi Baba të Maqedonisë, duke bërë fushatë edhe për kandidatin zyrtar të koalicionit qeveritar të drejtuar nga PD-ja, Edmond Temelko, i cili mban postin e kryetarit të Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian. E perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon se tabelat e rrugëve janë vendosur në dy gjuhë, shqipe dhe atë sllavo-maqedonase, dy janë në alfabetin latin dhe atë cirilik. Shenja të institucioneve dhe rrugëve në gjuhën sllavo-maqedonase në 9 fshatrat të komunës Liqenas, e emëruar në Pustec, të prefekturës së Korçës u vendosën me datën 14 prill ku të pranishëm ishin kryetari i komunës Gazi Baba, Tony Trajkovski, Teodor Petrov, presidenti i kongresit botëror të Maqedonisë dhe Tashko Ivanov, kryetar i shoqatës së Maqedonasve të Egjeut. Ne artikullin e shkruar e perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon personin qe ka lejuar vendosjen e tabelave, ndersa sjell ne vemendje se në Maqedoninë fqinjë, në përbërje me popullsi shqiptare etnike të konsiderueshme, mungojnë emrat e rrugëve në gjuhën shqipe, duke mos respektuar marrëveshjen e Ohrit si dhe rastin Bollano me tabelat greke ne Vlore.
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 25, 2011 7:07:37 GMT -5
Prifti nis meshën në greqisht, besimtarët i "mbyllin gojën"
Prifti i Buçimasit, Piro Gegprifti, me pretekstin se do të imitonte Papën e Romës ka tentuar fillimin e riteve të Pashkëve në gjuhën greke, por besimtarët vendas, menjëherë i kanë kujtuar se po "harron" shqipen dhe e kanë detyruar në çast të predikoj në gjuhën e ëmbël shqipe. Kështu ka ndodhur në pragmesnatën në kishën "Pandelejmon" në fshatin Tushemisht të rrethit të Pogradecit. Prifti, në momentin e nisjes së ceremonisë, ka nisur të flasë në greqisht. Pa mbaruar fjalinë e parë, ka ndërhyrë mësuesi Petrit Tasellari duke i thënë që menjëherë të nisë të flasë shqip. Edhe pse prifti ka "argumentuar" se "dhe Papa i Romës përshëndet në gjithë gjuhët e botës", reagimi i ashpër i besimtarëve, e ka detyruar priftin e fshatit, të stepet. "Jo! Kjo meshë bëhet në zemër të Shqipërisë dhe ti do të kryesh ritet vetëm në këtë gjuhë", - kanë këmbëngulur besimtarët. Dhe kështu ka ndodhur. Gjatë gjithë natës që besimtarët e shumtë festonin Pashkët në kishën "Pandelejmon", mesha dhe gjithçka, ka vazhduar në gjuhën e bukur shqipe dhe ritet tradicionale shqiptare të ruajtura e përcjellë nga njëri brez tek tjetri. Gazeta Shqiptare
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 21, 2011 11:40:15 GMT -5
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 16, 2011 18:56:00 GMT -5
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 16, 2011 17:24:12 GMT -5
Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, “duhet” të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe “Meshari” nga viti 1555. Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tani kanë munguar.
Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për “Perikopenë e Ungjillit” nga shek. XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se “Formula e pagëzimit” dhe se “Meshari”. Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin.
Për herë të parë, bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë” (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”. Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është përgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore.?
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 16, 2011 16:22:53 GMT -5
Rex , relax now..Open your rraki bottle and the pickles... ;D
Watch the trailer....Is on the Albanian Cinemas this week. This movie i heard allready is banned in Greece
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Hahaha
Apr 12, 2011 10:38:53 GMT -5
Post by bato2 on Apr 12, 2011 10:38:53 GMT -5
Car insurance...No surprise... Albs love their expensive cars
|
|
bato2
Moderator
Art Changed The World
Posts: 1,352
|
Post by bato2 on Apr 12, 2011 5:58:55 GMT -5
Again another moronic thread...Will be moved to Balkan Circus
|
|