|
Post by Teuta1975 on Aug 1, 2008 21:28:41 GMT -5
Albanian newspaper:
more or less the article is about Skopje Governemnent that didn't allow Kosovar citizens to enter Skopje because of new passport. The reason is that Skopje doesn't recognize the new passports because it didn't recognize the Independent Kosovo!!!
Kosovë-Maqedoni, konflikt për pasaportat e reja
PRISHTINE - Pasaportat e reja të Kosovës kthehen në mollë sherri mes Prishtinës dhe Shkupit. Zyrtarë të qeverisë të Kosovës bënë të ditur se qytetarët kosovarë me pasaportat e reja nuk janë lejuar të hyjnë në Maqedoni, sepse Shkupi zyrtar ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë as pasaportat. Autoritetet në Prishtinë bënë të ditur se pavarësisht nga mosnjohja, punonjësit në pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë duhej të lejonin qytetarët e Kosovës të kalonin në Maqedoni me këto dokumente që sapo janë lëshuar. Akuzat kosovare, ndërkohë janë hedhur poshtë nga qeveria maqedonase, që ka mohuar të ketë dhënë urdhër për mosnjohjen e dokumenteve të reja të kosovarëve. Sipas tyre, pasaportat do të njihen nga shteti maqedonas dhe kosovarët do të lejohen të kalojnë, edhe pse pavarësia e Kosovës nuk është njohur ende.
|
|
|
Post by ILIRI I MADH on Aug 1, 2008 22:36:04 GMT -5
Macedonia and Montenegro recognized the new passports
|
|